Meti Belaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/meti-belaj/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 15:47:53 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Meti Belaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/meti-belaj/ 32 32 Atje, pa-kthim! – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/atje-pa-kthim-meti-belaj/ Sat, 28 Aug 2021 15:47:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20927 Atje, pa-kthim!! Atje, as tokë për varr nuk ka, qielli nuk është më, ai kulmi...

The post Atje, pa-kthim! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atje, pa-kthim!!

Atje, as tokë për varr nuk ka,
qielli nuk është më,
ai kulmi ynë i kresë.
S’ka vend askund për njëriun
që në dhe të huaj vdes.

Boten si aren e ëndërrave pam,
edhe si shteg shpetimi, ndoshta!
Mbollem zenitet e tjerëve,
me faren e t’lashtave tona.

Drithërat, vet nuk mbijnë!
Tokën djerrë, e hambarët e zbrazura na presin…
Kujtimet e shprishura vjerrur nepër foto,
bluajn imt mendjet e zemrat mërgimtare dhe
numërojnë ditët tona pa kthim.

Meti Belaj

The post Atje, pa-kthim! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kujtesën e shokëve të idealit – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/ne-kujtesen-e-shokeve-te-idealit-meti-belaj/ Sat, 15 Aug 2020 12:28:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11200 Në kujtesën e shokëve të idealit, HYSNI RAMA–Dëshmor i atdheut Kur atdheu ishte në rrezik,...

The post Në kujtesën e shokëve të idealit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kujtesën e shokëve të idealit,
HYSNI RAMA–Dëshmor i atdheut

Kur atdheu ishte në rrezik,
HYSNIU i kishte thënë lamtumirë mërgimit
për t’i treguar armikut se Kosova ka
djem që i dalin zot.

Bashkëluftetarëve tanë që u ngritën në piedestalin e Lirisë së Kosovës,
ua kemi borgj jetësimin e amanetit, ribashkimin e trojeve etnike shqiptare…

I përjetshëm do mbetët kujtimi për
jetën dhe vepren tënde heroike,
HYSNI RAMA, Lavdi!

Meti Belaj
Foto/ Tiranë,1998

The post Në kujtesën e shokëve të idealit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dele – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/dele-meti-belaj/ Sat, 15 Aug 2020 11:35:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11186 • D E L E • Kafshë shtëpie që shkojnë mbarë, që ushqehën veq me...

The post Dele – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
• D E L E •

Kafshë shtëpie që shkojnë mbarë,
që ushqehën veq me bar.
Bar të thatë–sanë e kashtë,
drithërat hanë mbyllur n’vathë.

Dele të urta e qumështake,
lesh–buta shumë pjellake.
Laramane e bardhoke,
dele–galë, pak–brinoke.

Dele t’zeza e laroke,
bri–dredhake tufë–kullote.
Mbretëreshë fushe, e bjeshkëve tona,
qafë–balusha, autoktonja.

m.b.
Meti Belaj

The post Dele – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Papagallistët – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/papagallistet-meti-belaj/ Sun, 21 Jun 2020 19:12:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8692 Papagallistët Mendime të trasha në opinion, pa asnjë filtër na i servojnë. Diku shprehi, të...

The post Papagallistët – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Papagallistët

Mendime të trasha në opinion,
pa asnjë filtër na i servojnë.
Diku shprehi, të tjera zakon,
lajme të rrejshme krejt–shabllon.

Lojëra fjalesh–podiumagji,
përsëritje pa–kufi.
Në çdo shfaqje–llumagji,
politiken e bëjnë fli.

Gojtarë të zellshëm alamet,
imitojnë shefat e vet.
Për çdo temë që debatojnë,
papagallit i’a kalojnë.

Meti Belaj

The post Papagallistët – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mërgimtar – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/mergimtar-meti-belaj/ Sat, 02 May 2020 10:04:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5364 Mërgimtar O–shqipe mali përmbi dhe, që rritë zogjtë pa fole. Me krahë të lehtë ti...

The post Mërgimtar – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mërgimtar

O–shqipe mali përmbi dhe,
që rritë zogjtë pa fole.
Me krahë të lehtë ti fluturon,
botën mbarë e shtegton.

O–dykrenor me sy të mprehtë,
në vend të huaj mos mbete shpend!
Se ti je mbreti i lartësisë,
në folenë tënde simboli i lirisë.

O–kthetër fortë,
ti o–shkëmb mali,
përtej deti e oqeani.
Kthehu ti, të thërret vatani,
ktheni shqipet në atdhe,
se s’rriten zogjtë pa–fole.

Meti Belaj

The post Mërgimtar – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pika–shiu – Meti Belaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/pika-shiu-meti-belaj/ Wed, 29 Apr 2020 19:46:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5121 Pika–shiu Avulli i tokës kur gufon, retë në qiell i formon. Re të bardha–grumbullore, ngjyrë...

The post Pika–shiu – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pika–shiu

Avulli i tokës kur gufon,
retë në qiell i formon.
Re të bardha–grumbullore,
ngjyrë të murrme shumë shtresore.
Të kuqërremta–pupëlore,
mbushur plotë masë ajrore.

Kur ferkohën në mes veti
shtypen fortë si valë–deti.
Bubullimë qielli gjëmon,
vetëtimë mbi tokë shkarkojnë.

Grimca mjegulle–kristalore,
reshje breshër kokërr–bore.
Lëng pa ngjyrë në atmosferë,
pika–shiu si përherë.

Meti Belaj

The post Pika–shiu – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>