Mimoza Çobo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mimoza-cobo/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 18:29:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Çobo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mimoza-cobo/ 32 32 Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/ti-nuk-ke-vetem-nje-emer-mimoza-cobo/ Sat, 16 May 2020 18:29:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6406 TI NUK KE VETËM NJË EMËR Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,...

The post Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI NUK KE VETËM NJË EMËR

Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,
zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

Puthja jote puhizë ,si fluturat më con tek retë,
më shplodh nga vuajtjet me fëshfërimën e lehtë,
se brenda dhembshurisë tënde,fle një luaneshë,
e patrembur,stoike,do të thërrasë,mbretëreshë.

Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,
të falësh dashuri,atje ku shpirtrat vetëm qajnë,
dhimbjen t’ia qetësosh lëngatës së pashpresë,
dhe moshën ta sfidosh ,si një lojë kalamajsh.

Bukuria jote mbjell perla mbi tokë të djerrë,
ndan ujin e trazuar që than filizat e sapodalë,
këngës ia merr shtruar sipas zakonit arbëresh,
rrënjët thellë në tokë, lidhen si mishi në gjak.
Mimoza Çobo

The post Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/kurre-mos-me-thuaj-neser-mimoza-cobo/ Thu, 20 Feb 2020 20:42:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=231 KURRË ,MOS MË THUAJ NESËR! Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër, ndoshta nesër,as unë më...

The post Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KURRË ,MOS MË THUAJ NESËR!

Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër,
ndoshta nesër,as unë më s’do të jem,
nesër ndoshta është një gënjeshtër,
ditë korbash që krikëllijnë me ujem!

Kurrë,mos thuaj,do të vë zemrës nesër,
kur sot më ke pranë,djegur nga malli,
ndoshta nesër,dëshira zgjohet e verbër,
duke thërrmuar çdo ndjenjë kristali.

Kurrë ,mos më thuaj ,do të puth nesër,
kur agut të shkreptijë rrezja e parë!
Ndoshta dielli nesër,dergjet ndër shtretër,
piskama dhimbjesh rrëzon nga lart.

Kurrë,mos thuaj,do të mbaj gjirit nesër!
Kur dua të fle e të zgjohem mbi të,
natyrshëm të vdes e të rilind grua tjetër,
ndaj fjalën nesër,s’dua ta dëgjoj më!

Kurrë,mos thuaj,do ngjizim dashurinë nesër,
kur hëna sipër mitrës imazh të bjerë!
Nëse hëna nesër është një gënjeshtër,
embrioni dashurisë s’mbinë asnjëherë!

Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër,
ndoshta nesër,as unë më s’do të jem,
nesër ndoshta është një gënjeshtër,
ditë korbash që krikëllijnë me ujem!

©copyright reserved Mimoza Çobo

The post Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>