Mimoza Xhebexhiu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mimoza-xhebexhiu/ Poezi Laberia News Sat, 09 Jan 2021 11:31:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Xhebexhiu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mimoza-xhebexhiu/ 32 32 Yjet lulet dhe fëmijët! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/yjet-lulet-dhe-femijet-mimoza-xhebexhiu/ Sat, 09 Jan 2021 11:31:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16372 YJET LULET DHE FËMIJËT! Kur zgjohem në mëngjes, shoh lulet me ves, shkëlqejnë si kristal,...

The post Yjet lulet dhe fëmijët! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
YJET LULET DHE FËMIJËT!

Kur zgjohem në mëngjes,
shoh lulet me ves,
shkëlqejnë si kristal,
çdo gonxhe e çdo petal!

Shoh rrezet e diellit,
ku mbi to shkëlqejnë,
dhe fëmijët e lumtur ,
dorë për dore kërcejnë!

Kërcejnë lodrojnë dhe këndojnë,
një parajsë të bukur krijojnë,
ësht e vetmja mrekulli në tokë,
e vetmja pafajësi në këtë botë!

Dhe kopshin e parajsës zbukurojnë,
plot me lule e plot me aromë,
të kapura dore për dore,
bashkë me lule bore!

Por kemi dhe qiellin ,
kur i ikën dielli,
vijnë yjet ta shoqërojnë,
në çdo cep ta xixellojnë!

Të gjitha së bashku ,
si një trekëndësh i vetëm,
ësht trekëndëshi i pafajësisë,
është treshja e lumturisë!

Pra janë yjet,
lulet dhe fëmija,
që i simbolizon ,
vetëm mrekullia!

Se fëmija ësht pafajësia,
ndërsa lulja bukuria,
janë yjet dhe gjithësia,
ku të tëra jan hyjnia!

Autore:Mimoza Xhebexhiu!6/1/2021.

The post Yjet lulet dhe fëmijët! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Festa pa alegri! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/27/festa-pa-alegri-mimoza-xhebexhiu/ Sun, 27 Dec 2020 15:59:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16027 FESTA PA ALEGRI! E lamë mbrapa një tjetër vit, ku shpirtin na e trazoi ky...

The post Festa pa alegri! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FESTA PA ALEGRI!

E lamë mbrapa një tjetër vit,
ku shpirtin na e trazoi ky i flamosur kovid,
shum u demoralizua ky njeriu i shkretë,
dhe vetë nuk e di , se si mund ti quaj këto festa me të vërtetë!

Nuk po e gjej dot atë alegrinë e atyre festave të kaluara,
dhe ata njerëz që ecnin në rrugë,me ato ndjenja të shfrenuara,
na mungon shum ajo atmosferë festive,
ti o dymijë e njëzetë na e mohove, që nga momenti kur ti mbive,

Por shpresojmë, që pasardhësi yt të na mundësojë pak shpresë,
dhe kësaj bote ,kaq të lodhur e të trazuar,ti japë pak jetë,
Të lutem vër pak dorë në zemër,o dymijë e njëzet e një,
o vit i shpresës sonë, të lutem na shpëto njëherë e mirë nga kjo gjë, që nuk ha gdhë!

Të paktën ti mundësoja këtij njeriu të planifikojë,
ku dhe realizimin e tyre në fund do ta tregojë, dhe secili prej teje do të marrë një çmim,
si përfitim festat e tua do ti kalojë në gëzim!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!22/12/2020.

The post Festa pa alegri! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E keqja e kësaj bote! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/18/e-keqja-e-kesaj-bote-mimoza-xhebexhiu/ Fri, 18 Dec 2020 22:40:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15864 E KEQJA E KËSAJ BOTE! Për të parën herë u shfaq në whan, por shum...

The post E keqja e kësaj bote! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E KEQJA E KËSAJ BOTE!

Për të parën herë u shfaq në whan,
por shum shpejt sundoi,tër botën anembanë!
Esht i egër me të vërtetë ,
ësht hedhur vetëm për t’marrë jetë.

Ku fillesat i kish në Kinë,
e pasoi me italinë,
pastaj botën anembanë,
për shkak të saj të gjithë u ndamë!

Nuk e dimë se ësht nga zoti,
apo shkaktarë ësht vetë robi,
por këto kufij që u vunë,
me t’vërtetë botës po i japin fund!

Mos o zot ,ndryshoje këtë botë,
ktheje nga e mbara atë sot,
se vetëm ndarje s’pranon kjo tokë,
jemi të njëjtë ,duhet të shkojmë si shokë!

Po ndodh siç ësht parashikuar,
kjo rrugë botën ka për ta shkatërruar,
janë ato njerëz të pafytyrë,
me shpirt dhe zemër plot zgjyrë!

Në të vërtetë ky virus egziston,
dhe shum i rrezikshëm për jetën tonë,
por o njeri këtë e shkaktove vetëm ti,
se në të vërtetë ti nuk ke njerëzi !

Po pse o i uruar e shkatërron këtë botë,
lëre të lire siç e ka bërë i madhi zot,
mbase ti nga kjo mund të pasurohesh,
por dije mirë se së shpejti do dënohesh!

Se ti diçka në dorë ke sot,
por shum shpejt do të ikësh nga kjo botë,
se thjesht ke ardhur për të jetuar,
nuk je këtu për të sunduar!

Se këtë të flamosur ti e hodhe,
të gjithë njerëzit i dënove,
por nuk ja vlen ajo që po bën,
të trazosh gjith botèn anekënd!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!18/12/2020.

The post E keqja e kësaj bote! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendnlindja ime! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/17/vendnlindja-ime-mimoza-xhebexhiu/ Thu, 17 Dec 2020 14:55:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15817 VËNDLINDJA IME! Ësht një vend që m’lë pa mend, ku cdo ditë më rrëfen, nuk...

The post Vendnlindja ime! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VËNDLINDJA IME!

Ësht një vend që m’lë pa mend,
ku cdo ditë më rrëfen,
nuk më lë që të harroj,
më bën cmos që ta kujtoj!

Kjo shpesh më ndodh mua,
për një vend që shum e dua,
ësht si çerdhe me plot kujtime,
ësht themeli i jetës sime!

Ësht vendi ku më hodhi zoti,
kështu ka ndodhur prej qëmoti,
aty u linda aty u rrita,
dhe pse në fund mu desh dhe ika!

Por kjo ikje s’ më ndaloi,
shpejt nga vij më kujtoi,
ësht fëmijëria dhe rinia,
shpesh i shoh në ëndrrat e mia!

Ish një lagje shum e qetë,
nuk kthehet më në këtë jetë,
kishte plot gjallëri,
në cdo rrugë e në çdo shtëpi!

Kish një fushë goxha të madhe,
rreth shtëpitë që hidhnin valle,
por aty diku në cep,
ish një pus që i jepte jetë!

Dhe vogëlushët rreth tij lodronin,
lojëra të shumta ata frekuentonin,
por këto lojëra aq të bukura ,
sot si gjejmë se janë të zhdukura!

Por cdo gjë kish lezet,
ishim të lumtur me të vërtetë,
por papritur u harrua,
i madh e i vogël u largua!

Por të shkosh aty tani,
aty ka vetëm vetmi,
i mungon alegria,
kan ngel vetëm pleqëria!

O njeri sa larg ke shkuar,
për vendlindjen a ke menduar?
Do vij dita s’do ketë njeri,
çdo të ndodhë me këto shtëpi?

Ajo çdo ditë po rënkon,
ku shpesh ty po të kërkon,
të paktën ruaje në kujtesë,
mos e lër fare të vdesë!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!16/12/2020.

The post Vendnlindja ime! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur motra të bëhet nënë! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/16/kur-motra-te-behet-nene-mimoza-xhebexhiu/ Wed, 16 Dec 2020 18:39:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15785 KUR MOTRA TË BËHET NËNË! Lum ata që kan një motër, edhe pse në fund...

The post Kur motra të bëhet nënë! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR MOTRA TË BËHET NËNË!

Lum ata që kan një motër,
edhe pse në fund të botës,
ajo sjell shpesh tek ti,
me zemër shum dashuri!

Oh moj motër ,motra ime,
më mundojnë shum kujtime,
jan kujtimet e fëmijërisë,
janë vitet e vegjëlisë!

Shumë gjëra kemi kaluar,
asnjë gjë nuk kemi harruar,
se në thelb ësht pafajësia,
që kujtojmë nga fëmijëria!

Motra zë vëndin e nënës,
se çdo fjalë i vjen prej zemrës,
edhe ti kur ke një hall,
ajo ty të del përballë!

Ajo ty hallin ta heq,
dhe kur ti je shum keq,
fjala e saj ty të qetëson,
këtë jeta e vërteton!

Mos harroni motrat,
sido që të vijne kohërat,
se si motra nuk gjen dot,
e kemi parë deri më sot!

Sado larg ato të shkojnë,
njëra-tjetrën e kërkojnë,
edhe në fund të botës të jenë,
njëra-tjetrën shpejt e gjejnë!

Veç ti motër më kupton,
në k’të botë veç ti m’beson,
se ne jemi të një rrënje,
jemi bijte e një nëne!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!15/12/2020.

The post Kur motra të bëhet nënë! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Frikë dhe shpresë! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/14/frike-dhe-shprese-mimoza-xhebexhiu/ Mon, 14 Dec 2020 19:18:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15731 FRIKË DHE SHPRESË! Pse kam frikë se kuptoj, apo ësht se po gaboj? Nuk e...

The post Frikë dhe shpresë! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FRIKË DHE SHPRESË!

Pse kam frikë se kuptoj,
apo ësht se po gaboj?
Nuk e di në duhet luftuar ,
apo e tillë duhet pranuar?

Çësht kjo ndjenjë që quhet frikë,
a ti themi që të ikë?
S’ka përse të na sundojë,
se cdo gjë do të kalojë!

Ajo ësht midis nesh,
ka një shoqe që quhet shpresë,
ësht ajo që na ndihmon,
kur kjo frikë na kaplon!

Të kesh frikë ësht zgjuarsi,
se të jep një maturi,
të ndihmon të sigurohesh,
nga rreziku ti të mbrohesh!

Por gjithmonë ka një shpresë,
shpëtimtare do të mbesë,
në çdo rrezik që ne kalojmë,
frikën tonë ta menaxhojmë!

Dikush thotë se jam trim,
pale thotë se ka guxim,
në të vërtetë ësht budalla,
ku çdo gjë e bën badiava!

Jam dakort të kesh guxim,
gjithashtu të jesh dhe trim,
por mba me vete edhe frikën,
dhe shpresën ti vër pritën!

Frika dhe shpresa,
dy gjëra të vërteta,
të pandashme shoqe janë,
njëra-tjetrën nuk e ndajnë.

Autori:Mimoza Xhebexhiu!13/12/2020.

The post Frikë dhe shpresë! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Humbja nuk të bën dështak! – Mimoza Xhebexhiu https://poezi.laberianews.com/2020/12/13/kur-ti-humb-o-njeri/ Sun, 13 Dec 2020 18:45:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15699 HUMBJA NUK TË BËN DËSHTAK! Kur ti humb o njeri, nuk do të thotë se...

The post Humbja nuk të bën dështak! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HUMBJA NUK TË BËN DËSHTAK!

Kur ti humb o njeri,
nuk do të thotë se ke dobësi,
por qe ti të dèshtosh,
do të thot të mos tentosh!

Lufto sa të mundesh,
mos lejo kurrë të lëkundesh,
se sado që të rrëzohesh,
fuqishëm do të cohesh!

Më i fortë se kurrë do të ngrihesh,
edhe më shumë do të ripërtërihesh,
sepse tani cdo gjë ti ke mësuar,
nga ajo që ti ke kaluar!

Po nuk humbe nuk mëson,
mos mendo se po gabon,
se humbja nuk ësht dështim,
mos ec kurrë me këtë mendim!

Përtej asaj rrugës tënde të gjatë,
që ësht mbushur plot me disfatë,
ku secila e ka një zgjidhje,
edhe pse kërkon shumë mundime!

Kjo ështè e vërteta,
një rrugë me shum kthesa,
por keto kthesa të forcojnë,
dhe shum gjëra të mësojnë!

Mos mendo se ke dështuar,
ti ke humbur ,por ke fituar,
ke fituar eksperiencën,
dhe ke zhdukur neglizhencën!

Ke mësuar nga gabimet,
ke pranuar dhe qortimet,
dhe tani je i fortë si shkëmb,
të luftosh dhëmb për dhëmb!

Më në fund je fitimtarë,
ke cdo gjë në rrugë të mbarë,
mos mendo se ke dështuar,
se gjithmonë ti ke tentuar!

Autori: Mimoza Xhebexhiu! 13/12/2020.

The post Humbja nuk të bën dështak! – Mimoza Xhebexhiu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>