Moza Reçi Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/moza-reci-shehi/ Poezi Laberia News Sat, 21 Aug 2021 21:00:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Moza Reçi Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/moza-reci-shehi/ 32 32 Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/mbolla-nje-mergimtar-moza-reci-shehi/ Sat, 21 Aug 2021 21:00:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20486 Mbolla një mërgimtar Mbolla në qiellin blu një mërgimtar, Atje për çudi, çeli lule margaritar,...

The post Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbolla një mërgimtar

Mbolla në qiellin blu një mërgimtar,
Atje për çudi, çeli lule margaritar,
Jo jo, rrënjët s’ja shkula dotë!
Mëngjeseve i vadiste me dy pika lotë.

E mbolla mërgimtarin nëpër Europë,
E ujita çdo ditë me pikat vesese,
Për çudi nuk zuri rrënjë e ngeli rebel,
Degët ju thyen në qimbra mëngjese.

Një mërgimtar e mbolla në zemër të perendimit,
Mes dritave verbuese e rrugëve të qëndisura,
Veshur nga koka te këmbët me ar,
Mallë kish të ecë atje, ku u rrit me këpucë të grisura,

E mbolla mërgimtarin në gotën e verës,
Mes luksit e dritave vezulluese ish lokali,
Mall kish për shtambën që e ngrinte tek pragu i derës,
U derdh e u mbush ajo gotë me lotë mërgimtari.

Me letra të vulosura mërgimtarin e mbolla,
Atë jetë mes të huajsh i mjeri se donte,
U bë i pushtetshëm e me shumë të holla,
Për gurë e dru malli tej për tej shpirtin ja shponte.

Moza Reçi Shehi
Datë, 24/07/2021

The post Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/08/01/te-lumtur-jemi-moza-reci-shehi/ Sun, 01 Aug 2021 16:07:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20277 Të lumtur jemi. Hej o shqiptarë, sa të mjerë mbetëm! Në dhe të huaj kockat...

The post Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lumtur jemi.

Hej o shqiptarë, sa të mjerë mbetëm!
Në dhe të huaj kockat po ju treten,
Të panjohur ju shohin atje në varreza,
Me vello në fytyrë e me syze të zeza,

Hej o shqiptar, që nuk zure kur mend,
Si nuk na u dhims kur shitën këtë vend!
Mllefin që ke brenda, e ndan dhe me miq,
Pas disa ditësh, ke haruar, sikur s’ndodhi gjë hiç!,

Më këmbë të shkelin, e nuk të pyet kush për mend,
Të është mësuar kurizi, tani nuk të dhemb,
Edhe të ngrënë e të pirë, janë krejt pa hile
Ha nga pak, e fryhesh e vë dhjetra kile,

Ilaçet në barnatore, nuk ke çfar u thua!
Jan cilësi e zgjedhur, kur jo s’jan skaduar,
Tani së fundmi, na mbriti dhe vaksina,
Erdhi për shpëtim, nga Amerika dhe Kina,

Të siguruar jemi nuk kemi çfarë themi!
Me parti të forta e shtet të çelikt e kemi,
Jemi të mësuar që në luftë, kemi përvojë,
Po të dojë armiku, le të vijë ta provojë!

Moza Reçi Shehi
Datë, 20/06/2021

The post Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/o-ju-bijte-e-kesaj-toke-moza-reci-shehi/ Mon, 15 Mar 2021 11:45:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18220 O ju bijtë, e kësaj toke!! Pini, me gota të kristalta! Gllënka të fjalëve të...

The post O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O ju bijtë, e kësaj toke!!

Pini, me gota të kristalta!
Gllënka të fjalëve të arta,
Ç’visheni, lëkurën prej derri!
Visheni shkëlqimin, me ngjyra ylberi,

Shpërlani gojën me ujë burimi!
Fshini sytë, shihni nga Perëndimi!
Lani duart me sapun erëmira!
Fytyra maskuar, kthehuni nga pasqyra!

Bota është lartë, si në majë mali,
Na soditë, nga i vogli tek i madhi,
Zgërdhihen, qeshin, se të drejtë kanë,
Na dhanë gjithçka, ne kurr si pamë!

Ta duam vendin, jo vetëm me fjalë,
Populli s’është dele, e as pemë e tharë,
Ktheni sytë, çdo ditë nga pasqyra!
Pini gllënka, të veprave më të mira!

Shqipëria jonë, e varfër e mjerë,
Nxorre fëmijët lypsar, derë më derë,
Derdhën djersën, kockat lanë për të tjerë,
Shqipëtarë, një grushtë kemi mbetë!
Secili nga ne, kërkon famë e pushtet,

Të jemi si bota, të mbjellin mirësinë,
Të kthenen në atëdhe, atje larg mos rrinë,
Shqipëtarë jemi, një kulturë e një gjakë!
Të duam të bashkuar, jo të përçartë,

Kohë e gjatë, hallkat tu këputën!
Ikën largë, labirintheve u humbën,
O Shqipëri e mjerë, o gurë xhevahiri!
Në duart e tua, tu shkërmoq zinxhirri,

Mblidhi hallkat, ngjiti një nga një!
Ata që janë largë, gjumi për ty si zë,
Aty ku je këputur, lidhi fortë ato duar,
Në sytë botës, ti je tokë e bekuar.

Moza Reçi Shehi
Datë/14/03/2021

The post O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/loti-eshte-i-fundit-moza-reci-shehi/ Thu, 11 Feb 2021 09:57:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17196 Loti është i fundit. Erdhi kohë e heshtur, Labirinteve të panjohura, Dritaret me grila në...

The post Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti është i fundit.

Erdhi kohë e heshtur,
Labirinteve të panjohura,
Dritaret me grila në errësirë,
I rruajta poshtë lëkurës së natës,

Gërma si hije, nga shpirti dolën,
Zinxhiri këputur në fyt të fjalës,
Zbritën ngadalë nëpër dhimbje ëndrash,
Si flladi i pranverës, kur flokun ledhaton,

Spirale me gjëmba shfaqet jeta,
Aty nuk është mbarimi,
Fjala dhunshëm godet,
Si çekan mbi gozhdë,
Hej! O njerëz!
Keni parë të lotoj zemra!?

Fjala ligshëm shpirtin lëndon,
Bashkë me lotin, syri rrjedh gjak,
Zemra vrullshën, ja dhuron,
Fjala zien si kazan mbi zjarre,
Trupin deri në palc, ta thërmon,

Syri rrokulliset ledhatar,
Askush se ka kuptuar,
Loti, shëroka dhimbje,
Në kuvendin e brëndshëm,
Të zbutka trishtimin,

Aty është fundi i mërzitjes,
Çliron zemra nga vargonjë fjalësh,
Disi, shpërlarje e kripëzuar,
Shpirtin kërkon për ta lehtësuar.

Moza Reçi Shehi
Datë, 07/02/2021

The post Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/do-shkruaj-moza-reci-shehi/ Thu, 04 Feb 2021 13:26:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17043 Do shkruaj! Për lulet kur çelin, në të ëmblën pranverë, Vjeshtën e kemi si stinë...

The post Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do shkruaj!

Për lulet kur çelin, në të ëmblën pranverë,
Vjeshtën e kemi si stinë me vlerë,
Dimrin e veshur me fustan nusërie,
Për malet që s’flasin, por vetëm dëgjojnë,
Për fushat pjellore, çdo gjë e shikojnë,
Për tokën e florinjtë, për të bukurin qiell,
Për detin kur dallgët lartë i përcjell
Për prindër të mirë, kur si kam harruar
Për njerëzit e zemrës, streh tek unë kanë zenë,
Do shkruaj pa u ndal për diell e për hënë,
Për zemrat zhuritura, për të zezat nënë,
Fëmijët i përcollën, atje në harresë,
Ata do të ngelën në zemër si kujtesë,
Do shkruaj për bujkun kur punon në arë,
Tokën lëron, e pastaj i hedh farë
Kallirin që rritet nën rrezet e diellit,
Për bukën e përditshme, për tasin e miellit,
Do shkruaj për ato, që s’kan nderë në faqe,
Për të mjerët njerëz që s’kan miell në magje,
Por, korupsionin pas e kam lënë,
Shtresat e myshkut, sytë ua kan zënë,
Për popullin tim, të mirë e punëtorë,
Me dy duar punojnë, japin me një dorë,
Do shkruaj për Zot, dorën të vejë në zemër,
Robin kur e sjell, ti jap vlerë e emër,
Shkruaj si poet, pena mos shterrojë,
Shkrimet e mia, ndofta i lexojnë,
Jeta për njerëzinë nuk është fjalë e lojë.
Moza Reçi Shehi
Datë, 01/02/2020

The post Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/01/23/te-shkruash-per-vete-moza-reci-shehi/ Sat, 23 Jan 2021 20:41:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16782 Të shkruash për vete. Përse kaq vështirë të shkruash për vete? Desha kohën dhe njëherë...

The post Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të shkruash për vete.

Përse kaq vështirë të shkruash për vete?
Desha kohën dhe njëherë pas ta ktheja
Viteve të rinisë t’ju thoja me bindje:
Prap, eja!
Të thurrja çdo ditë, ëndrra të reja

Atje ku filloj jeta çdo gjë është e shkruar
Vulosur fatin me dëshmi mallkimi
Të thuash për veten jetova a s’jetova
Se kjo qe vërtetësia, ky është durimi

Përse është e vështirë të shkruash për vete?
Fjalët e shpirtit ti qëndisë në muzë
Gjilpëra e mendjes e ndryshkur nga koha
Dhe fjala se ç’më paska ngrirë në buzë

Përse e kam të vështirë të shkruaj për vete?
Për këngën që desha, kurr nuk u këndua
Në rrjeshta fjalësh fshehtësie
Në labirinte mundimesh, ndofta u harua,

E vështirë është të shkruash për vete
Të vijnë njëherësh të gjitha kujtimet
Loti të zë syrin, e s’të lë të dalë fjala
Deri sa zemra do pushoj së rrahuri
Ëndrrat e shpirtit ngelën si përralla.

Moza Reçi Shehi
Datë, 22/01/2021

The post Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak shpresë! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/pak-shprese-moza-reci-shehi/ Sat, 02 Jan 2021 22:11:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16144 Pak shpresë! Ende shpresë!? Shpresa gjallë na mban, Sa ëndrra brenda u dogjën, Si kandili...

The post Pak shpresë! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak shpresë!

Ende shpresë!?
Shpresa gjallë na mban,
Sa ëndrra brenda u dogjën,
Si kandili kur i soset vaj,
Fitili mundohet të mbijetoj,
Na vodhën ëndrat!
Futën dorën ndër vite,
Si në folenë e një zogu
Ndoshta padituri e kohës
Trishtimi dhe gurin në dysh e çau,,
Stinët mbeten dëshmitarë të kohës,
Venë e vijnë si dita e nata pa mbarim,
Nga syri i gurt, loti kërkon të dalë,
Si shiu që fillon kur mëngjesi vjen,
Shpresa zë vend në dritare të vjetra,
Nën rrezet e diellit që futet në plasa,
Hapet muri i vjetëruar
Aty rrjedhin gërma varfanjake,
Formohen fjalë pa kuptim,
Shkatërruar nga pesha e kohës,
Pak shpresë!
Vetëm pak kërkove në univers
Tani si margaritar fjala të rrjedhë,

Moza Reçi Shehi
Tiranë, 26/12/2020

The post Pak shpresë! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përsëri aty, do të na gjeni! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/12/16/moza-shehi/ Wed, 16 Dec 2020 17:55:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15772 Përsëri aty, do të na gjeni! Sa me mllëf e mërzitje, shkruajti Migjeni!? Me shekuj...

The post Përsëri aty, do të na gjeni! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përsëri aty, do të na gjeni!

Sa me mllëf e mërzitje, shkruajti Migjeni!?
Me shekuj në mjerim, aty do të na gjeni,
Sa Migjena do të lindin e do të vdesin!?,
Sa breza kaluan, jemi, e do të mbesin!?.

Dhe Migjeni hallet me vete nuk i mori!
Poezit e tij, varfërin e skamjen, sikur e mbolli!
Me dhimbje në shpirt, shkroj për lisë e gurë.
Deri sa vdiq pena nuk i shteroj kur!

Mjerimin se kapërdiu, vuajtjen e durimin,
Malit që z’ban za, në kulm të trishtimit,
Për Lulin e vockël, për zhele reckosur,
Për shpirt përvëluar, e për zemra plagosur,

Dhe ti poet! Shkruaj mos hesht!
“Me grushtë mu zemër malit me ja ngjesh”!
Migjeni ndër breza do të përsëritet,
Sa poet, e poete, me emrin tënd do rriten,

Vuajtje shkruaj në shekullin e njëzet e nji,
Linda, u rrita, e po m’plakem, me poezit e tij
“Kafshat që s’kapërdihet” shkruajti Migjeni
Që në vitet tridhjetë, aty, me ty do të na gjeni.

Moza Reçi Shehi
Datë/ 15/12/2020

The post Përsëri aty, do të na gjeni! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I pafajshëm je në ëndra! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/i-pafajshem-je-ne-endra-moza-reci-shehi/ Sat, 05 Dec 2020 12:14:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15356 I pafajshëm je në ëndra! Gjumi të merr, të çon në pafajsi, Trupi kthyer në...

The post I pafajshëm je në ëndra! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I pafajshëm je në ëndra!

Gjumi të merr, të çon në pafajsi,
Trupi kthyer në hiç, krejtë në zbrazti,
Mendja shëtitë në ëndra nata e gënjen
Në mëngjes veten në realitet prap e gjen,

Ëndrat disa herë janë befasuese të frikshme,
Duket sikur jeton në një botë të neveritshme,
Herë herë janë të bukura, e plotë jetë,
Dëshirë s’ke, të kthehesh më në realitet,

Ëndrat e magjishme, shuajnë dashuri e mallë,
Dikush që të mungon shfaqet, si në përallë,
Ti e përqafon me gëzim i përmalluar,
Edhe kur zgjohesh, shpirti të ri i gëzuar.

Përse botë e ëndrimtare, tallesh me mua!?
Herë më jep pak gëzim, herë më bënë të vuaj,
Mendja fluturon, në qiell me yjet lodron,
Trupi ri statik, kurr s’më tradhëton,

Prandaj e dëshiroj trupin, sepse rri me mua!
Kur dhimbja e kaplon, prap s’më ka tradhëtuar
Mendja ikën çdo çast, pa të thënë asgjë,
Njëherë trupi largohet, e nuk kthehet mëëë……!

Moza Reçi Shehi
Date, 04/12/2020

The post I pafajshëm je në ëndra! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mërgimtar! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/mergimtar-moza-reci-shehi/ Sat, 14 Nov 2020 13:10:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14568 Mërgimtar! Eh o njeri! Pak dritë! Si poeti kërkove, Rrugëve të florinjta, habitshëm i numërove,...

The post Mërgimtar! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mërgimtar!

Eh o njeri! Pak dritë! Si poeti kërkove,
Rrugëve të florinjta, habitshëm i numërove,
Këmba të shkeli, por shijen se more!
Çdo ditë, në llumrat e tyre u rrobtove,

Natën pushoje, poshtë urrave gjigande,
Shokë me peshqit, e shijen nuk e njohe
Kurrizin thërmove, kullave përallore,
Se çfar kishte brënda ti kur se mësove

Përditë shkele labirinte autostradash,
Makina luksoze, para teje kalonin,
Oh, sa i vogël dukesh para botës së madhe!
Mes njerëzve të natës, pushoje e hidhje valle,

Harrove që kishe lënë nënë një fëmijë,
Atje tu shumfishuan tu bënë njëmijë,
Me dhibmje e trishtim u ngrite çdo mëngjes
Në mbrëmje mendoheshe të rroj a po të vdes!?

Moza Reçi Shehi
Datë, 13/11/2020

The post Mërgimtar! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>