Natasha Ilia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/natasha-ilia/ Poezi Laberia News Sat, 04 Sep 2021 18:57:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Natasha Ilia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/natasha-ilia/ 32 32 Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2021/09/04/kush-te-dergoj-ne-kalkute-natasha-ilia/ Sat, 04 Sep 2021 18:56:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21060 Kush të dërgoj në Kalkutë Kush të nisi për Kalkutë, Ty e shënjta shqiptare, India...

The post Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush të dërgoj në Kalkutë

Kush të nisi për Kalkutë,
Ty e shënjta shqiptare,
India tu bë atdhe i dytë,
Se zemra jote ish e madhe.

Kush të nisi për Kalkutë,
Ndoshta ty të zgjodhi zoti,
Shpirti yt mëndafshi i butë,
Dashuri i dhe gjithë Globit.

Kush ta ndau shpirtin në pjesë,
Prizren,Tiranë,Kalkutë,
Familja e ndarë pa shpresë,
Zemra të rinte në Shkup.

Grua e madhe,trup vogël,
Humaniste për gjithë botën,
Indinë,bëre atdhe të vetin,
Shpirti jot në gjithë planetin,

Për të tjerë,u sakrifikove,
Dashuri veç kërkove
Ëngjëll u pagëzove,
Nderin kombit lart i’a çove..

I përjetshëm kujtimi,
Çdo i varfër të mban pranë,
Krenari, burim frymëzimi,
Vepra jote është e gjallë..

Ky atdheu im i vogël,
Edhe pse i cunguar,
Njerëz të shquar i dha,Evropës botës,
Dhe vetë është i përjashtuar. ..!??


N@t@sh@ Ili@ Greqi

The post Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2021/05/11/lundro-udheto-flutro-natasha-ilia/ Tue, 11 May 2021 11:53:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19543 Lundro udhëto flutro. Në lumin me dallgë të rrëmbyera Lundro në detin me valë të...

The post Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lundro udhëto flutro.

Në lumin me dallgë të rrëmbyera
Lundro në detin me valë të tërbuara
Fluturo në qiellin me re të ngarkuara
Shëtit botën planetin
Me makina të sofistikuara.

Të gjitha benzinë naftë duan
Të nxjerra me mund e djersë
Nga vendet e varfra janë fituara
Këto vende skanë bukë të hanë vet.

Luftrat bombardimet ju zhdukën paqen
Arin bitum naftë kanè të rrojnë si mbret
Talibanizëm e terrorizëm
Nëpër vend dominon.e shpesh monustroze shfaqet
Një varfëri,xhihadist ther ,koka të prera vret.

Njeriu i fuqishëm e bën ligjin
Dhe themi pse ka terror
I varfëri spyetet ligjin e bën Maliqi
Kjo botë e mjerimit është krijuar
Nga hemogjenizmi botëror.

Aq të pasur janë popujt e.Afrikës
Floriri me thasë vidhet atje
Njeriut tè thjeshtë të varfër
Palcën e trupit gjakun i thithën
Në duar,pushteti i njerzve egoistë…

Sngopen në kurriz të vegjëlisë
Hiena për gjak ulurasin
Armë përdorin për ti shtypur
Për interes hierarki vrasin
Me lak pafajshmit mbytur
Nën emrin e demokracisë…..

Paqe i hegjemonizëm duan fuqitë??
I popuj të varfër në mjerim
Luftra për,naftën, floririn e zi bëhet
Afrikë ska tjetër shpjegim
Vende të së tretës botë..
Si futin Evropë të vogla shtetet
Që kurrë mos ngrenë kokë…

Armë shesin Izrael Palestinë
Presidentë senatorë krekosur
Buzëqeshin duke luajtur (golf)
Bijë nënash i përdorin
Makina të blinduara, mish për top..
Nëpër podiume fjalimet për paqe,të grijnë…

Fjalë,gënjeshtra boshe ,shantazh
Gjithë diplomacia për paqen
Emigrantë klandestinë pa valixhe,bagazh
Fëmijë,të mbytur nëpër gomone.
Liri drejtësi ,një bllof..njjë bumerang??

N@t@sh@ Ili@ 10.5.2019 Greece.

The post Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaj – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/e-huaj-natasha-ilia/ Tue, 03 Nov 2020 21:32:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14129 E huaj E huaj në këtë vend E huaj në vendin tim Pa atdhe, jam...

The post E huaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaj

E huaj në këtë vend
E huaj në vendin tim
Pa atdhe, jam më dhemb
A mos po shkruaj ,gabim.

E huaj si dita me natën
E huaj si syri me dritë
E verbër e s,shoh qartë
E huaj në atdhe të dytë

E huaj dhe vendse jam
E ndarë në dy pjesë
Shpirt e trup veç janë
E gjysmuar pa shpresë

E huaj si kënga me vajin
Si zëri qyqes me bilbilin
Eh,në vargje nxjerr mallin
Qaj,qesh,lehtësoj shpirtin!!

N.ILIA .26/9/2017.

The post E huaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/une-jam-nga-permeti-natasha-ilia/ Tue, 25 Aug 2020 14:03:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11592 UNË JAM NGA PËRMETl Unë jam nga Përmeti Nga një vend me histori Në cep...

The post Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË JAM NGA PËRMETl

Unë jam nga Përmeti
Nga një vend me histori
Në cep i qëndron shkëmbi
Lumi Vjosa përkashi..

Mali i lart i Dhëmbelit
Rënë mbi kokë si çati
Shkëlqen dielli te Mejdeni
Afër Gurit kam shtëpi..

Vendlindje e paharruar
Vendi i dijes e kulturës
Gjithë vendi i gjelbëruar
Lule parqe zbukuruar

Përmeti ka një emër
Qytet lulesh trëndafiltë
Përmetare e kam për nder
Më i bukuri në tërë Shqipërinë

Bujari dhe urtësinë
Raki e verë Përmeti
Mos harrojmë mençurinë
Gjithë i kemi përveç detit
.
Është vend me tradita
Histori dhe shumë paqe
Mbi Bolëngë Leusë, Lëshica
Kishë e lashtë me shumë harqe

Nuk po e zgjas më unë
Për vendlindjen e dashur
Për Laverin këngë shumë
Burra të mëdhenj ky vend ka pasur

Kam shumë për të thënë
Vëllezërit Frashëri banjat e Bënjës
Bredh Hotovë mali Nemërçkë
Aty fola gjuhën e nënës!!

N@t@sh@,Ili@ Çuro Greece

The post Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/engjell-me-shpirt-djalli-spiunit-natasha-ilia/ Mon, 29 Jun 2020 19:35:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9034 ENGJËLL ME SHPIRT DJALLI..!! (SPIUNIT) Në trurin e cekët mendime djallëzore thur Cmira mëllefi urrejtja...

The post Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ENGJËLL ME SHPIRT DJALLI..!!
(SPIUNIT)

Në trurin e cekët mendime djallëzore thur
Cmira mëllefi urrejtja shpirtin të ka molepsur …
Mos në heshtje, mos ngul gozhdë në mur
Nën rrogoz,punon i heshtur,fshehur…

Dëshirë ambicje inat ke të zë tërbimi..
Karierë do ,zili, xhelozi shpirt mbështjelllur
Në kraharor, kokë zënë vend hipokrizia mashtrimi
Në zemër grepa kurthi ligësia shtrirje ka gjetur…

Çfarë është me ty çfarë ka ndodh që je i dredhur
Që një njeriu të thjeshtë do t’i bësh keq ,e shet
Mos vallë në gjoks ke ..duf të mbledhur,
E gjithë spiunllëkun… shpifjen mbjell me vrer..

Ti je i gjithi një monstër ,një spiun i poshtër
Që informata mbledh andej këtej
I përpunon i rregullon e të duken si lodër
Dhe pastaj me thikën pas shpine godet….

Harron se ke të bësh me jetë njeriu
Kjo punë të kënaq të është bërë rrit
Ske me ç’farë të merresh nëntokë rëmon si miu
Kurthe, damka, ligësi si urith përgatit.

Të duket vehtja mbret në këtë gjurdulli
Nuk trembesh e zemra njerzish do plagosësh
Por ndoshta një ditë do japësh llogari…
Do pendohesh e me grushta do i biesh kokës…

I fshehur nën rrogoz si mi gjirizesh
I maskuar si shejtan je vetëm hije
Mundohesh me servillëk e lëpirje të ngrihesh
Spiunllëqet lëri llafazan se një ditë nga kali bie..

Nga pisëllëqet që bën kurrë s’do heqësh dorë
Si laraskë bishtin,shpatë Demokleu nxjerr e turresh
Qesh ditën e vret natën,intriga tjerr mizor
Po mos harro s’do gjesh vrimë miu ku të strukesh..

Tentakulat helmuese shtrin si merimanga,
Ligësi, kurthe kurdis nën rrogoz, skuta ,fera
Po mos harro një ditë do të bjerë maska
Se në shesh e në dritë do dalë e vërteta…!!!

N@t@sh@ Ili@
28/6/2019.Greece

The post Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajzë e Përmetit – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/vajze-e-permetit-natasha-ilia/ Sat, 06 Jun 2020 11:17:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7761 Vajzë e Përmetit Bukuroshe e rallë Ritur rëzë Dhëmbelit Trëndafil i bardhë E ritur me...

The post Vajzë e Përmetit – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajzë e Përmetit
Bukuroshe e rallë
Ritur rëzë Dhëmbelit
Trëndafil i bardhë

E ritur me je
Mes luleve me erë
Në mes trëndafilash
Që janë me emër.

Gonxhe e paçelur
Flokët ngjyrë ari
Të shtrira pas kokës
Si jelet e kalit.

Vajzë nga Permeti
Ritur buzë lumit
Merak për ty vura
Nuk më zënka gjumi.

Se te ty o yll
Kam hedhur meraknë
Buzët si qershi
Baluket mënjanë.

Të ëmbla buzët
Si gliko qershi
Se u ndjeva mirë
Kur të putha ty.

Sa të dua ty
Sdua asnjë tjetër
Trëndafile bukur
Zbukuron Përmetnë.

Vajzë përmetare
Më rëmbeve zemrën
Ti më dashurove
Më duket si ëndërr.

Se do të të dua
Ty shpirt gjithë jetën
Ty trëndafilenjë
Që më vodhe zemrën!

N.lLIA. 5 Qershor 2017.

The post Vajzë e Përmetit – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me stinën e Pranverës ngjason – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/me-stinen-e-pranveres-ngjason-natasha-ilia/ Sun, 31 May 2020 19:58:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7493 ME STINËN E PRANVERËS NGJASON Flladi i freskët i mëngjesit vijnë lirika. shkrimet e tua...

The post Me stinën e Pranverës ngjason – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME STINËN E PRANVERËS NGJASON

Flladi i freskët i mëngjesit vijnë lirika. shkrimet e tua
Ngrohtësi, dielli ndjesi në shpirt më sjellin…mua..

Gjethet,petale lulesh pemëve kanë filluar të çelin
Dhe pse kjo stinë e brishtë e trembur, erdhi..!

Dikush se besoj unë shikoj gjethet tunden nga era
Në dhomën errët, shpirtin qetësoj se erdhi pranvera

Nga frika dhe paniku, që Covid 19, shkaktoj..
Kur aromën e luleve,shijuam po nuk besoj

Tokës i humbi bukuria,si një vit më parë,…..
Përsëri gonxhet çelën,aromën po ndjejmë prapë..

Vështroj nga dritarje,gëzohem zogjtë e gëzuar
Këndojnë, prekem, zërat e tyre të ëmbël,cicëruar.

Nuk duan tja dinë, nga ky mister hidhen nëpër degë
Fluturimthi nga një degë kalojnë në tjetrën pemë ..

Foletë sndryshojnë nga vëndet e ngrohta janë kthyer
Jetën bukur sërisht ta fillojnë.e pse janë zhgënjyer..

Shikoj kopështin e lulëzuar, të braktisur..
Njerzit ku janë kaq shpejt u mërziten kanë ikur ?!

Në shtëpi,futur trembur ti shpëtojnë virusit rrënë..
Vështroj një stol,dy trëndafila harruar vyshkur lënë.

Stolin e vetmuar shikoj, mbuluar nga petale lulesh,
Harruar dy trëndafila,kujtime të dashurisë, puthjesh
.
Në çast trishtimi më zë,syve më rrjedhin dy pika lot,
Kush është ajo dorë njeriu,për ti marrë jam kurioz

Lart nga dritarja,këshëri. kureshtje mendoj
Cila dorë e ngrohtë,shkoj aty si relike i lëshoj..!!

Pranverën ndjen dhe shpirti im i trishtuar
Gonxhet çelën kokrat në pemë nuk janë formuar..

Erdhi vonuar,tek tuk, bien petale lulesh bien nga era
Rënia i ngjason me simfoni uverturë notash të lehta.

Këngësh kënduar, luajtur në pjanon e vjetëruar
Shpirtit të lënduar po i nxjerrin mallin e pashuar..!?

Shikoj ditët e muajit Maj,ikur me nxitim
Mendoj në plazhe s’kemi për të vajtur, trishtim..

Kjo stinë e brishtë, çuditërisht,solli ndryshime..
O zemra ime mos u mërzit s’ja vlen me lëndime..

Dy thinja tu shtuan në flokë ato duan tu thonë…
Ke pjekuri në rritje je fisnike sa pranverës i ngjason.

Ne të dy pranverën si do që është do jetojmë..🌷🐦.

N@t@sh@Ili@ Çuro Greece
E drejta e autores rezervuar!!

The post Me stinën e Pranverës ngjason – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e tij – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/syte-e-tij-natasha-ilia/ Thu, 21 May 2020 11:50:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6711 Sytë e tij Vështrim i përvëluar shikimi i tij më ngjeth Në pjesën e gjirit...

The post Sytë e tij – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e tij

Vështrim i përvëluar shikimi i tij më ngjeth
Në pjesën e gjirit zbuluar,epshor sytë i hedh….

Sytë magjikë më prekën,një shteg bluze shkopsitur
Gjinj si ftua të verdhë, dy sy i lakmojnë babzitur…

Padashur zbuluar gjiri,zhibrues syri i tij me bisht
Trupin, ndezi,tundoj, dogji shpirtin im të brisht..

Sytë, turbullues,dëshira të merr frymën, puthja
Mes nxehjes, kimisë,dallëdisë,trupi u tkurr u lëshua..

Drithërima eros prekje puthje ofshama ëmbëlsi
Në ekstazë dy trupa,shkrinë në një,oazin dashuri..!

N@t@sh@ Ili@ Çuro Greece
E drejta e autores rezervuar!

The post Sytë e tij – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranverën pres – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/pranveren-pres-natasha-ilia/ Wed, 06 May 2020 20:15:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5724 Pranverën pres Dimëri zemërak Nuk do të largohet Shfryn me inat Pranverës i hakrohet Është...

The post Pranverën pres – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranverën pres

Dimëri zemërak
Nuk do të largohet
Shfryn me inat
Pranverës i hakrohet

Është inatci
Si burrë i rëndë
Kur vjen ai
Do ti lënë vend

Retë e zeza
Për mustaqe ka
Borën e bardhë
E ka për krevat

Ky dimër i ashpër
Është inatçi
Jashtë bën ftohtë
Jashtë bie shi

Ndjej shumë ftohtë
Jam qull edhe lagur
Gjithë ftohtësinë
Në shpinë kam mbajtur
:
Ndaj dhe jam
Zemëruar me ty
Dimër plak
Ti jep ngrohtesinë
Me zjarr në oxhak.

Dimri hundë e buzë
Iku u largua
Shpërndau retë
Toka u gjallua

Largohu o dimër
Po vjen stinë tjetër
Mblidhe edhe erën
Se po vjen pranverë

Dielli ndricon
Toka u gjelbrua
Zogu cicëron
Shpirti mu gëzua

Pranvera me lule
Fustan ka veshur
Ngjyrat e ylberit
Rip në mes
Ka ngjeshur.

Pranvera si vajzë
Bukur buzëqesh
Na dha ngrohtesinë
E lumtur mes nesh

Mbushur vendi ,lule
Lule kuqe zi
Ndaj të dua shumë
Se sjell ngrohtësi.!!

The post Pranverën pres – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Metastazë i virus – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/metastaze-i-virus-natasha-ilia/ Sun, 03 May 2020 13:12:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5463 Metastazë i virus Këtë radhë do shkruaj pak Për këtë virus të rallë I rrezikshëm...

The post Metastazë i virus – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Metastazë i virus

Këtë radhë do shkruaj pak
Për këtë virus të rallë
I rrezikshëm njerëz ha
Kanceroz e vdes në çast

I ka shtrirë tentakulat
Si helmuese merimangë
Slejon përqafime puthje
Fshehur prej fyti të kap..

I padukshëm,tinzar i lig
Ky çovid nëntëmbëdhjet
Vret të vjetër e të rinj
Zot i madh çfarë na ka gjet

Metastazë në trup planetit
S’dinë si të mbrohen njerzit
Gjithë bota ra në hall
Virusi ha si kanibal

Virusi vjen fshehtë
Ruajuni miq e shokë
Dorë njeriu është kjo vepër
Kancerin përhapi në Glob..

The post Metastazë i virus – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>