Neil Ruçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neil-ruci/ Poezi Laberia News Sat, 12 Sep 2020 13:05:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Neil Ruçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neil-ruci/ 32 32 Mëndja po na vjen rrotull – Neil Ruçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/12/mendja-po-na-vjen-rrotull-neil-ruci/ Sat, 12 Sep 2020 13:05:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12343 MËNDJA PO NA VJEN RROTULL S’kishim parë e dëgjuar, Për këtë të flamosur flamë, Botën...

The post Mëndja po na vjen rrotull – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MËNDJA PO NA VJEN RROTULL

S’kishim parë e dëgjuar,
Për këtë të flamosur flamë,
Botën e ka nënshtruar,
Shumë njerëz më nuk janë.

Do të vijë normaliteti,
Se njeriu mposht gjithçka,
Të ikurit dheu treti,
Shumë familjeve helm u la.

Ndofta unë jam i gabuar,
Që kjo ështe dorë njeriu,
Mëndja po i është kthjelluar,
Do ta ket pësuar i ziu.

Është një apo më shumë,
Këtë projektuesit e dinë,
Popujt po i vënë në gjumë,
Me një shpikje vaksinë.

Gjatë jetës kemi mësuar,
Çdo veprim ka k/veprim,
Por ata që e kanë lëshuar,
I kanë zhduk,apo vet flijim.

Eh! mor i shkreti popull,
Ç’po luhet në kurrizin tënd,
Mëndja po na vjen rrotull,
E po na shkelin me këmb.

Shkenca për shkatrrim njerzimi,
Them se shumë ka avancuar,
Kjo tregohet te mos shërimi,
Ilaçe s’gjejnë do për të kuruar.

Mijëra jetë për minut zhduken,
Nga armët e dëmtimit në mas,
Me të keqen duan të duken,
Por dhe vet do ta kenë pas.

Shumë fonde financiare,
Po të ndryshojnë drejtime,
Do të pakësohen varre,
Më shumë do t’ket shërime.

The post Mëndja po na vjen rrotull – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ne u bashkua – Neil Ruçi https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/me-ne-u-bashkua-neil-ruci/ Sun, 03 May 2020 13:15:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5466 ME NE U BASHKUA Ja dhe zogu na erdhi, Me ne u bashkua, Për liridaljen...

The post Me ne u bashkua – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME NE U BASHKUA

Ja dhe zogu na erdhi,
Me ne u bashkua,
Për liridaljen që keni,
Këngë me ju tha dua.

Ne i thamë filloje,
Po pse vetëm vjen,
Sepse po ta doje,
Plot të tjerë gjen.

Këndo monofoni,
Se do të dëgjojmë,
Ne në labëri,
Zërat i bashkojmë.

Dy vet jemi ne,
Dhe afër po rrimë,
Zërat që larg ke,
Mirëse të na vinë.

At’here plotsojmë,
Atë që do kënga,
Kështu do shijojmë,
Daljen që s’rrimë brënda.

The post Me ne u bashkua – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rri,mendohem që të shkruaj – Neil Ruçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/21/rrimendohem-qe-te-shkruaj-neil-ruci/ Sat, 21 Mar 2020 19:16:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1920 Neil Ruçi Rri,mendohem që të shkruaj, Por truri,herë herë bllokuar, Gjej forcë të mos e...

The post Rri,mendohem që të shkruaj – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Neil Ruçi

Rri,mendohem që të shkruaj,
Por truri,herë herë bllokuar,
Gjej forcë të mos e vuaj,
Me të ndjeshmit i rreshtuar.

Poet i mirëfillt nuk jam,
Por sot në ditën e poezisë,
Të gjith’ poetët i kam xhan,
Për frymëzimin e krijimtarisë.

Vargjet e tyre brilante,
Të fusin në tjetër bot,
Ku për sikletin që pate,
Ta ndryshon ç’ka ke në kokë.

Rruzullit tonë toksor,
I kanoset sot rreziku,
Poet e të gjith ç’kemi në dor’
Kundërsulmin te armiku.

Raportin e epërsisë e kemi,
Shkencëtarët ditë,natë punojnë,
Tek normaliteti të vemi,
Armik virusin do shkatrrojnë.

Jetët që në mes u prenë,
Ikën e nuk kthehen prap,
Armët u kthyen në penë,
Normalitetin do na jap.

Sa do desha të këndoja,
Armik virusi më pengojë,
Por dhe s’desha të lëndoja,
Familjet që kanë pasojë.

Pena shkruan ç’ke në mëndje,
Vargje qofshin a formula,
Ndaj luftohet ç’do sëmundje,
Me respekt në gjunjë ju ula.

The post Rri,mendohem që të shkruaj – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prej ti as’kush s’më ndan – Neil Ruçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/16/prej-ti-askush-sme-ndan-neil-ruci/ Mon, 16 Mar 2020 21:24:50 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1602 PREJ TI AS’KUSH S’MË NDAN. O moj kënga labe, Sa fortë të dua, S’më thinje,s’më...

The post Prej ti as’kush s’më ndan – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PREJ TI AS’KUSH S’MË NDAN.

O moj kënga labe,
Sa fortë të dua,
S’më thinje,s’më plake,
Sekretin s’ma thua.

“Ti vazhdo këndo,
Se do ta kuptosh,
Kurrë mos e lësho,
Se me të do rrosh.

Kur fryma të ndalë,
Fizikisht s’do jesh,
Zërin ke lënë gjallë,
Do jesh midis nesh.

Unë si këngë labe,
Kujt si kam kënduar,
Meritat që pate,
Me të tjerët je rreshtuar”.

“Rrofsh moj Labëri,
Se tek ti jam lindur,
Sot them me krenari,
Që më bëre dhe të ditur.

Prindrit kurrë s’ harroj,
Për jetën që më dhanë,
Tani po e kuptoj,
Prej ti askush s’më ndan.

Fati më bashkojë,
Njeriun që desha,
Ndaj dhe Ajo do rrojë,
Tek ajo që gjeta.

Të gjetëm moj këngë,
Dhe ti na pranove,
Bashkë kemi një Nënë,
Ndaj dhe s’na lëshove.

Kush të ngroh e të mbeshtjell,
Nëna po dhe vëndi yt,
Mbaje mënd se ku je pjellë,
Duaji fort si të dy sytë.

The post Prej ti as’kush s’më ndan – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krenari e vëndit tim – Neil Ruçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/14/krenari-e-vendit-tim-neil-ruci/ Sat, 14 Mar 2020 18:54:19 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1453 Neil Ruçi KRENARI E VËNDIT TIM Eh! mor i dashur SKËNDERBE, Sot të erdha në...

The post Krenari e vëndit tim – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Neil Ruçi

KRENARI E VËNDIT TIM

Eh! mor i dashur SKËNDERBE,
Sot të erdha në Muze,
Unë të pash e Ti më pe,
Të dy kemi një At`dhe.

Sot në ditën e Verës,
E mora një frymëzim,
Tek Kalaja e vlerës,
Krenari e vëndit tim.

Tek Heroi Kombëtar,
E gjeta ngrohtësinë,
Mu rrit ndjenja krenar,
Sepse kujtova shtëpinë.

Në këto troje lindi,
Heroi jonë kombëtar,
Sa shumë më çuditi,
Kur pash këtë thesar.

Pash e ç`nuk pash,
Dot nuk ua tregoj,
Aman një gjë ja thash,
Vetvehten s’turpëroj.

Sepse jam gjak Shqiptari,
Dhe kështu do të jem,
Edukuar nga i pari,
Këtë gjak për herë do kem.

Dhe si familje këtë do kemi,
Ndaj këtu të erdhëm sot,
Busull e historis ju jeni,
E nuk ta mohojnë dot.

The post Krenari e vëndit tim – Neil Ruçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>