Nertila Koko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nertila-koko/ Poezi Laberia News Sat, 03 Oct 2020 09:00:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Nertila Koko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nertila-koko/ 32 32 Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/endrra-dhe-realiteti-nertila-koko/ Sat, 03 Oct 2020 09:00:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13058 Ëndrra dhe realiteti. Ëndrra larg më çoi kët’ mëngjes, N’kufinj që dot s’i kontrolloj, Frikën...

The post Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra dhe realiteti.

Ëndrra larg më çoi kët’ mëngjes,
N’kufinj që dot s’i kontrolloj,
Frikën dhe t’panjohurën gjeta aty,
Dhe ëndrra m’ngjau me ëndrrën,
S’e kuptova pse,
Pse çdo gjë kaq bosh?!
Pse ecim në ëndrra pavetëdije,
kur jetojmë në realitet ,
ku trazirës i falet njeriu?!
Ç’linjë e ndan realen nga ëndrra?
Dhe ëndrra shuhet
kur hapen syt,
kur realiteti troket
e ëndrra largohet.
Por pakuptuar ëndrrat sërisht
do ‘pushtojnë siç e kanë zakon.
Nertila Koko

The post Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetësi…! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/qetesi-nertila-koko/ Wed, 02 Sep 2020 21:09:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12023 Qetësi!!!!!!! Qetësi, qetësi në mundshi mbani, kur pistoletat shkrepni, kur fryma ndalni, e heshtjen brenda...

The post Qetësi…! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetësi!!!!!!!

Qetësi, qetësi

në mundshi mbani,

kur pistoletat shkrepni,

kur fryma ndalni,

e heshtjen brenda jush t’mbillni.

A nisët me ndërgjegjjen tuaj të kuvendoni?!!

Heshtni! Heshtni! Heshtni!

Qetësi ju mjeranë

që fillin kini humb,

qetësi ju…

ju që dhe djajt trembni,

e djajt fronet ju kanë liruar

e për vete ja kanë mbathur

e për së largu po ju vështrojnë

se tmerrohen nga djallëzia juaj.

Ah , shqiptar, shqiptarët e mi,

t’shkretët ju ,

t’varfrit ne,

t’masakruar prej sa kemi lind,

këmbanat e tmerrit s’po pushojnë,

po kur do t’pushojnë vallë?!!!

Or shqiptarët e mi këmbëzbathur tërë kohës

e këmbët s’ju janë vrarë

jo aq sa shpirtin mjerimi jua ka plagos,

shpirti plag ,

po goja mjalt ju nxjerr,

e sytë drit,

tek që jemi fëmijt tuaj

në sy na shihni ,

koka jonë në prehrin tuaj prehet ,

papritur çiltërish shpirti juaj tek shprehet:

“Shqipëria mor bijt e mia thikë n’zemër

e rrufe n’sy ,

ndaj kini kujdes nga ‘insektet’

që çdo shekull sëmurin.”

Nertila Koko

The post Qetësi…! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetja dhe koha – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/poetja-dhe-koha-nertila-koko/ Thu, 27 Aug 2020 11:11:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11713 Poetja dhe koha. Tërë jeta vec nje rrugë me destinacione t’panjohura, stacione pa fund e...

The post Poetja dhe koha – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetja dhe koha.

Tërë jeta vec nje rrugë
me destinacione t’panjohura,
stacione pa fund
e un’ vec një kalimtare rastësore,
gjithnjë e më shumë pikëpyetje
e shumë pak përgjigje.
Sa e çuditshme kjo jetë!
Ah , moj kohë!
Kjo kohë që po kalon
shpirtin po m’plagos ngadalë-ngadalë,
mbase ne , poetët jemi shumë njerëzor,
e koha vrastare ditëve t’veta u falet,
e kështu koha kalon,
veç muzika i shpëton kohës,
e ngrin kohën në çdo shekull, dekad, vit, orë .
E pakopjueshme muzika!
Sikur një notë muzikore t’isha,
n’shekujt t’lundroja
këmbëzbathur e moskokëçarëse.
E atëherë në shekuj e paharrueshme do t’isha!
Nertila Koko

The post Poetja dhe koha – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Atdhe! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/19/o-atdhe-nertila-koko/ Wed, 19 Aug 2020 19:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11336 O Atdhe! O Atdhe! Atdheu im! T’katranosëm sërisht! Sa “sërisht” u bënë vallë?!!! I mjeri...

The post O Atdhe! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Atdhe!

O Atdhe! Atdheu im!
T’katranosëm sërisht!
Sa “sërisht” u bënë vallë?!!!
I mjeri Ti,
t’mjetrët Ne!
Çuditërisht ,një heshtje e gjatë ra,
po për sa kohë vallë?!
Edhe sa kohë do t’flejmë,
edhe sa kohë ky gjumë i ndrojtur
do t’na shkatërrojë?!
Dhe gjumi duket sikur fund s’ka!
Ah! O Atdhe!
N’ëndërr frikë,
n’realitet tmerr,
një lot trembet t’pikojë,
mendimet pushtojnë
si frymë veriu,
zërat tentojnë t’jehojnë,
e jehonat mbeten si frikëra
t’gërvishura në brengat këtij vendi.

Nertila Koko

The post O Atdhe! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/07/25/enderro-nertila-koko-2/ Sat, 25 Jul 2020 20:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10219 Ëndërro Në një realitet plot shkencë krijo pak fantazi, shpirtin me muzike të ushqesh, se...

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro

Në një realitet plot shkencë
krijo pak fantazi,
shpirtin me muzike të ushqesh,
se muzika ndoshta përmban ,
fjalët më t’ëmbla në formë tingujsh,
një melodi përmban mijëra fjalë
ne detin e fantazise noto ,
por mos u zhyt se do mbytesh.
Nertila Koko

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/07/23/enderro-nertila-koko/ Thu, 23 Jul 2020 19:33:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10199 Ëndërro Në një realitet plot shkencë krijo pak fantazi, shpirtin me muzike të ushqesh, se...

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro

Në një realitet plot shkencë
krijo pak fantazi,
shpirtin me muzike të ushqesh,
se muzika ndoshta përmban ,
fjalët më t’ëmbla në formë tingujsh,
një melodi përmban mijëra fjalë
ne detin e fantazise noto ,
por mos u zhyt se do mbytesh.
Nertila Koko

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos harro t’më kërkosh – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/mos-harro-tme-kerkosh-nertila-koko/ Fri, 01 May 2020 18:35:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5307 Mos harro t’më kërkosh. Kur këngën e zogjve t’dëgjosh , E frymë t’marrësh , Sikurse...

The post Mos harro t’më kërkosh – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos harro t’më kërkosh.

Kur këngën e zogjve t’dëgjosh ,
E frymë t’marrësh ,
Sikurse dje,
Porsi pardje,
Mos harro t’më kërkosh,
Midis detit a tokës,
T’lutem bëhu dallgë e detit tim,
T’lutem bëhu puhiza e erës që lehtë vjen e më mbështjell,
Para se t’jetë mjaftueshëm vonë,
Për mua ,
Për ty,
Për ne të dy,
Por t’lutem mos eja t’më kërkosh
Midis tokës a qiellit,
Se atëherë veç në ëndrra po t’më kërkosh,
Ndoshta mund t’më gjesh,
Duke t’përqafuar, dashur a urryer,
Me sytë e dashuruar s’e di,
Dashuro sa s’është vonë,
Se një engjëll s’mund ta dashurosh
Përveçse ta kujtosh,
Kur vetmia përbrenda t’ka gllabëruar,
E frymarrjen e vet s’e ndjen,
Kur frymë merr,
Dashuro , para se t’jesh penduar që s’ke dashuruar.
NERTILA KOKO

The post Mos harro t’më kërkosh – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>