Nezi Plaku-Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nezi-plaku-velaj/ Poezi Laberia News Sun, 26 Dec 2021 18:40:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Nezi Plaku-Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nezi-plaku-velaj/ 32 32 Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/vargje-elegji-per-motren-qe-humba-nezi-plaku-velaj/ Sun, 26 Dec 2021 18:40:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22379 Vargje elegji për motrën që humba Në sytë e shpirtit thellë, ta ndjeva dhimbjen, Me...

The post Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje elegji për motrën që humba

Në sytë e shpirtit thellë, ta ndjeva dhimbjen,
Me kujdes vrojtoja çdo hollësi dhe ndryshim,
Sikur po studjoja heshtjen tënde brënda heshtjes time,
Nuk e duroja dot dhimbjen, kur ti venisje në përhumbje sytë.

Eh, valet e shpirtit tend gulçonin në heshtjen e trishtuar,
Kisha kohë që shikoja këtë heshtje që flet aq shumë,
I njihja, i nuhasja më së miri dallgët e shpirtit të trazuar,
Në përhumbjen e pavetdijshme dallova thellësinë e mendimit tënd.

Në rrudhat e thella i numërova vitet, vuajtjet, brengat e dhimbjes,
Shijova aromën e fjalës që me vështirësi nga buza e nxirrje,
Thellohesha në misterin dhe gjurmët e të së kaluarës,
Përjetova zjarrin e dashurisë, që na dhurove gjithë jetën pa kursyer.

Ballin e kishe si hije dhe shikimin si rreze dielli,
Zëmra ishte bërë akull, asnjë pipëtime nga shpirti nuk nxirrje,
Heshtja më e errët se nata ishte, një “Ah” nga dhimbja shfrehu,
Në etjen e shpirtit, mallin kishim përqafuar, donim të na ngrohte një rreze djelli.

Etjen dhe dashurinë, dhimbjen e lotit që nën qepallë ruaje fshehur,
Eh, sa e sa të fshehta të tjera ruaje, që nuk doje t’i thoje,
Të të shtrëngoja në kraharor, bashkë me fjalët që bëlbëzoje nga goja,
Qetësinë e një kopshti të gjelbëruar, sa doja të ta dhuroja.

Flokët e shprishur dukeshin sikur mëndja po luftonte me furtunat,
Sytë gjysëm të mbyllur, shikonin me vërejtje here pas here në pëhumbje,
Në hijen e natës me hënë imazhin tënd përfytyroja,
Në pasqyrë, si mbi dërrasë të zezë, portretin tend vizatova.

Si një njeri që kërkon me dëshirë drejt qiellit shpirti i saj të lartohet,
Me mallëngjim t’ja lërë lamtumirën kësaj toke dhe njerzve,
Në valën e kujtesës sa gjëra të ruajtura kishe, por vetëm mesazhe përcolle,
Të rrethoheshe nga dashuritë e tua shikoje, ato që nga barku polle.

Në ishullin e trazuar të mendimit radhitemi neve të parët,
Koha me hapin e kaliti kalëroi pengesat e vështira,
Zhytur në botën e përtejme, zgjon nga ëndrra misterin e kujtimit,
Nuk është e lehtë t’ju japësh lamtumirë, të dashurve dhe me dëshirë të largohesh.

Por ti po largohesh nga jeta, neve na le dhimbjen, pikëllimin,
Shpirti yt i bukur fluturoi në qiellin e pastër të Parajsës pa re,
Shtrëngoj e sforcuar lotin nën qepallë, që mos të më rrjedhi nga syri,
Po a mund ta ruash të krypëzuar këtë pike loti të këasj dhimbje të madhe?
Që si lumë rrjedh bashkë me ngashërimet, që e mbushin plot oqeanin.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 18. 11. 2021

The post Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/bisedoj-me-heshtjen-nezi-plaku-velaj/ Sun, 10 Jan 2021 19:42:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16488 Bisedoj me heshtjen Me heshtjen bisedoj shumë kur jam vetëm, Bisedoj në heshtje dhe me...

The post Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bisedoj me heshtjen

Me heshtjen bisedoj shumë kur jam vetëm,
Bisedoj në heshtje dhe me hënën e plot,
Plot sharm pasqyron hiret e saj kjo zonjë e heshtur,
Unë prap e heshtur me veten dhe me heshtjen bisedoj.

Më jep këshilla heshtja në vetminë e frikshme,
Hesht më mirë thotë, dëgjo çfarë thonë!
Përtypur e kam heshtjen shpesh, bashkë me pështymën,
Dëgjoj në heshtje, se heshtja edhe pse s’flet, shunë thotë.

Heshtja është shoqëruese në netët e pa gjuma,
Është domosdoshmëri të heshtësh për një moment,
Ku në heshtje përtyp psherëtimat e dhimbjes
Ftohtësitë e akujve e aisbegve i ndjen thellë, thellë,

Kam përtypur shpesh në heshtje edhe dhimbjen,
Kam mësuar se në qetësi hesht edhe kur s’dua të hesht,
E di, se shumë herë jam bërë skllave e heshtjes time,
Duhet të heshtësh më mirë, kur fjala s’të zë vënd.

A ka shije heshtja, vallë kur e thartë përtypet?
Apo ndjen dhimbje kur fjalën s’e nxjerr dot ?
Por një gjë është e vërtet, që të bashkëjetosh me heshtjen ,
Nuk është e lehtë,
Të duhet të gjesh gjuhën e saj, sepse ajo kurrë s’flet, por vetëm dëgjon.

Arma më e fortë është fuqia dhe qartësia e mendimit

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 08. 01 2021

The post Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/me-fal-o-nenokja-ime-nezi-plaku-velaj/ Sat, 18 Jul 2020 21:36:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10002 Këtë poezi ja dedikova nanës time, ditën kur unë duhej të isha pranë saj, por...

The post Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë poezi ja dedikova nanës time, ditën kur unë duhej të isha pranë saj, por për shkak të pandemisë nuk shkova dot.
Nëpërmjet këtyre vargjve i kërkoj të më falë.

Më fal o nënokja ime!

Më fal o nënoke që sot tek varri s’të erdha,
Karafilat e kuq u mërziten mbi tavolinë
Mbi mermerin e akullt, sot kokën s’e mbështeta,
Me hënën qava natën për dhimbjen që në shpirt ndjeva.

Mos më gjyko o nënoke që sot tek varri dot s’të erdha,
Shtëpisë i vija rreth e qark sikur isha e marrë,
Më pret nana të shkoj sot, duke më pritur e lodha,
Nuk është kjo ditë si çdo ditë tjetër, sot më pret të shkoj nga larg.

Më fal o nënoke që s’ndodhem sot afër teje,
Ëndërroj shpirtin të qetësoj aty pranë,
Të puth me lot syri, dallgë të marr kraharori,
Të përulem para teje si kur isha e vogël,
Në prehrin tënd të përkëdhelesha do të doja sado pak.

Zemra mori dridhje, lotin se mbajta dot më të poshtë rrodhi,
Kujtimet e dhimbjes me një tufë lule i mbështolla në kraharor,
Në oqeanin e ëndrrës rikthehen përmallshëm përqafimet,
Kur të puthja duart e lodhura, të puthja sy e ballë.

Ah, sa më mungon në ditët mia kur shkëlqejnë plot diell,
Më mungon moj nanë në ditët me stuhi dhe acar,
Më mungon në netët e gjata, në mendimet e mia të pa gjuma,
Më mungon dhe në ëndra, ehh, sa më mungon një përqafim i jot i rrallë.

Pse këmbët më janë lidhur, me një vështrim jam e ngujuar nga qielli,
Jam mbyllur brënda lidhur, shikimin e mbajë nga jashtë,
Shpirti i vrarë është, pikon pikë pikë si kurrë ndonjëhere vreri,
Lusim Zotin të na shpëtojë nga ky mallkim, që kërcënon njerëzit si xhelat.

Më fal o nënoke të lutem mes lotësh të lutem të më falësh,
Nuk të përqafova dot sot, por ta dish që vëndi s’po më mban,
Nuk ka vallë një zog me krah, të vijë këtu mua të më marri,
Të më sjellë tek ti o nënokja ime,
Mbi mermerin e akullt bashkë, të shuajmë këtë oqean me mall.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 04. 2020

The post Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/nje-bisede-e-cuditshme-me-ullirin-shekullor-nezi-plaku-velaj/ Sat, 30 May 2020 16:54:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7283 Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor Një bisede pak të çuditshme do tju tregoj,...

The post Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor

Një bisede pak të çuditshme do tju tregoj,
Me një ulli të motshëm shekullor bisedova,
Duket si ëndërr e një gjumi të thellë,
Nga kjo ëndërr, deri në fund s’u zgjova.

Një fytyrë fisniku, gdhëndur ishte në trung,
Sytë e vegjël i kishin hyrë thellë në zgavërr,
Vetullat i vareshin të vrenjtura mbi qepallë,
Ku ndjehet ledhatimi i gurëzave të lagur.

I shoh damarët e trugut, bërë si akulli në përrenj,
Çfar fshihin vallë, ato rrathë dhe ato brazda?
Më thuaj diçka të fshehtë që ne ndoshta s’e dimë?
Gënjeshtrat që ndër vite na janë servirur të vërteta.

I menduar ulliriri tundi kokën rëndë-rëndë,
Degët që mbarte mbi kurriz ja zbehën shikmin,
Pasi u mendua mirë për një kohë të gjatë,
Me një “Ah” që i doli nga brënda, filloi të flasë.

Rrezet e diellit hynin më bollëk nëpër gjethe e degë,
Unë e shikoja serbes, drejtë e në sy plot kureshtje,
Nuk kisha ndroje aspak ju betohem, nga ajo fytyrë e çuditshme ,
Nga ai burrë i motçëm që më shikonte vrejtur më sy.

Dorën mbante të mbledhur grusht poshtë mjekrrës së zbardhur,
Sikur hallet e gjithë botës kishte mbi shpinë,
Një buzëqeshje të ëmbël fshihte në fytyrën burrërore të plakur,
Me një hundë të vogë merrte frymë me vështirësi.

Histori të vjetra shekullore më tregojoi
Unë rrija me gojë hapur gjithë vesh e sy,
Më foli për Pirron e Epirit që ishte racë e pastër Ilire
Për Aleksandrin e Madh bashkë më nënën e tij Olombinë,
Gjurmët e historisë prekën kaltërsinë e qiejve.

Vazhdoi të tregoi për Balozin e Zi të legjendave,
Papritmas u drodh trungu, u drodhën edhe degët,
Klithi më një “ah”, kur foli për Gjergj Elez Alinë,
Kokrrat e ullirit ranë në tokë më gjithë gjethe.

Burrit të motshëm i pashë mbi faqe një pikë lot,
I rrodhi nga syri brënda, thellë nga zgavra,
Edhe pse kishte nëntë plagë të rënda në trup,
U ngrit nga shtati, u përlesh me Balozin Zi, dhe e mundi,
Kështu mbrojti nderin e motrës së tij.

Vazhdoi me historine e Gjergj Kastriotit, hero kombëtar.
Për luftën e tij heroike me turqit si kordhëtar,
Ishte një strateg dhe burrë me mënd,
Ishte mbreti i Ilirisë, i Epirit, i Dardanisë,
E njihte turqia dhe gjithë bota mbarë,
Qëndronin para tij gatitu, burra shteti, trima me mënd.

Për një çast ndaloi bisedën e mori pak frymë,
Duke ju dridhur duart ndezi çibukun.
Me keqardhje më foli Shqipërinë kur e bënë copë-copë,
Fqinjët grabitqar, me Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913.

Unë dëgjoja më kureshtje duke e parë në sy,
Të gjitha çfar më tha ishin shumë, si mbajta dot mënd,
Më foli shumë për Zogun e Parë, mbretin e Shqipërisë,
Për sundimin e tij për 25 vjet.

Foli për atdhetarët tanë të shpërndarë nëpër botë,
Për burra shteti me mënd që jetonin të mërguar,
Për patriotët që ngritën flamurin e pamvarësisë në Vlorë,
Për deputetët e parë të Kuvëndit të Shqipërisë.

E pashë që u lodh duke folur aq gjatë,
Fliste e ndalonte dhe merrte pakëz frymë,
Por nuk ndalej kur folur për rilindasit tanë,
Për poetët e shquar atdhetarë,
Që me penë kanë shkruajtur me mallë për Mëmëdhenë.

Ndjeu ashpërsinë e shkëbit në tabanet e këmbëve
U krekos, ngriti kokën krenar kur foli për shkollën e parë,
Për alfabetin shqip, abetaren e parë që do ngelet e gdhendur në shekuj.

Eh sa të vërteta fshihte ai burrë fisnik, në ato rradhë dhe brazda,
Sa të thëna dhe të pa thëna mbartin brënda zgavrës,
Në rrënjë thellë fshihet histori dhe legjenda,
Në degë, në gjethe fshihet fjalët e thëna dhe të pa thëna.

Burrit të mënçur s’i binte asnjë fjalë në tokë,
Sytë thellë ja pash që po i vetëtinin,
U ngjeth i tëri që nga trungu deri në degë,
Flokët e kokës ju ngritën përpjetë edhe gjethet,
Kur foli për të mallkuarin, kriminelin Enver .

Pastaj tundi kokën rëndë rëndë i menduar,
Nga thellësia i doli fjala me vështirësi me “ah” ,
Ai ishte i pabesë, të vriste natën të qante ditën,
Vrau me radhë gjithë shokët, elitën e kombit,
Në pabesi pa i bërë tërr syri.

Djall, pervers kishte vënë një maskë, fytyrë njeriu,
Kush s’e njihte, shtenjt ja blente lëkurën,
Orator plot gënjeshta të hidhte hi syve,
Një popull për pesëdhjetë vjet e la shurdh, memec, qorr në errësirë, nga bota të izoluar .

Mezi Plaku Velaj
Tiranë 10. 05. 2020

The post Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm! – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/19/o-zot-na-ndihmo-ne-kete-muaj-te-madherueshem-nezi-plaku-velaj/ Tue, 19 May 2020 17:18:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6617 O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm! O Zot, na ndihmo në këtë...

The post O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm!

O Zot, na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm,
Në këtë muaj të shenjtë,
Agjërimin ta kalojmë të gjithë sa më lehtë,
Të jemi të durushëm, të jemi të drejtë,
Me njerin tjetrin te jemi dashur, të sinqert,
Të falim mirësi për njerëzit tanë të shtrenjtë.

O Zot, na lehtëso çdo mërzi dhe çdo siklet,
Çdo brengë që na rëndon shpirin në këtë botë të egër,
Në këtë botë që çdo gjë vret,
Që e keqja të vjen, andej nga s`e pret.

O Zot, na jep të mira, në këtë botë dhe në botën tjetër, në hairet,
Unë kërkoj strehim tek Ty o Perëndia ime,
Mos më lër vetëm pa mbrojtje, në një pleqëri të shkretë;
Na shto dituri, na përgatit në një udhëzim të drejtë;
Na dhuro nga ana jote mëshirë, në këtë botë të zhdrejtë.

O Zot, na mundëso të ndihmojmë njerrëzit e varfër,
Njerëzit që vuajnë, janë pa streh, fukarenjtë;
Ata që bukë s`kanë në votër, në skamje janë
të shkretë,
Që hallet dhe dhimbjet t`i kalojnë sa më lehtë,
T`u hapim zemrat tona, dhe t’u falim jetë.

O Zot, na ruaj nga njeriu i lig, nga njeriu i keq,
Që mbizotëron kudo, bën ligjin e ka pushtet,
Ka ligësitë në shpirt, me fjalën që hedh si grep,
Shkatërron çdo gjë të bukur, kudo që grepi i tij ngec.

O Zot, na jep mirësi, mos na bëjë të pa drejtë,
Në këtë botë që zemrat vriten, fare pa të keq,
Njeriu me dy fytyra dhe hipokrit, ngado të përndjek,
Pse e mira dhe bukura këtë botë mos të na udhëheq?

O Zot, prindërit e mi, fali në atë jetë, në amshim,
Bie në sezhde, falem i lutem Zotit çdo ditë në agjërim,
Merr nga mirësitë e mia, i them dhe shtojua atyre si shpërblim,
Qetësi shpirti i tyre i mirë të gjej, në atë botë,
Kërkoj nga Ty o Zot im!
Kopësht me lule bëjua varrin, lehtësojua atë shpirt,
Kërloj për prindërit e mi nga Ju o Zot, Mëshirim!

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 14 Maj 2018

The post O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një flutur më përshëndeti – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/08/nje-flutur-me-pershendeti-nezi-plaku-velaj/ Fri, 08 May 2020 19:14:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5773 Një flutur më përshëndeti Në dritare ç’mu shfaq një flutur krahëshkruar, Tek xhami përplaste krahët...

The post Një flutur më përshëndeti – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një flutur më përshëndeti

Në dritare ç’mu shfaq një flutur krahëshkruar,
Tek xhami përplaste krahët pa pushim,
E habitur ngela, e pash e frikësuar,
A thua mos më ka sjellë ndonjë lajm të mirë?

Me ngulm i përplaste krahët në xham duke trokitur,
Diçka kërkonte, por unë e shkreta atë s’e di?
Një emocion i fortë më mbështolli të tërën,
Një erë e lehtë, një fllad flatrat ja përkëdhel,

Të ndalojë kërkon, një vënd për të pushuar,
Rrezet e para të mëngjesit shkëlqenin si magji,
Mos ishte vallë flutura që e pash mbëmë në ëndër?
Dhe tek dritarja ka ardhur të më përshëndes?

Dielli si një zjarr digjte nga përjashta,
Flutura sillej përqark, asgjëkundi s’zinte vënd,
E mjera që s’kuptoj çfar donte të thoshte,
Drita më luhatesh rrathë-rrathë në fytyrë.

Qerpikun gjeti flutra, vënd për të qëndruar,
Dy herë përplasi krahët përmbi syrin tim,
Mbi vetull kërkon të gjej nektarin e mjaltëruar,
Në sytë e saj të qelqt pashë një përmallim.

Tek cepi i buzës, pastaj qëndroi çuditshëm,
E putha dhe më puthi plot dashuri,
U largua nga buza, qëndroi tek një fije floku,
Ndriçonte e tëra si lule e vesuar në lulëzim.

A thua mos kish harruar fofezën nën gjethe?
Dielli kish derdhur të praruara rrezet n’agim,
E shikoj flutrën si adoleshente e dashuruar,
Ne ishim ilaç i njëra tjetrës në këtë të bardhë ditë.

Mos jam gjë në ëndërr thashë kur e pashë tek buza?
Lava sytë në çesëm më ujë që rridhte thëllim,
Sa bukur kjo flutur mbi flok më ka qëndruar?
Pastaj u ul, qëndroi serbes mbi syrin tim.

Mos është ky një imazhe në sytë e mi i shtrembëruar?
A mos është vallë ky mëngjes një vegim?
Ti je rima më e bukur moj flutur për mua,
Je vargëzimi më i magjishëm, je muza e shpirtit tim.

S’do ta harroj kurrë magjin e rrahjes së zemrës
E çuditur mbeta kur më qëndroi mbi qerpik,
Ndjeva limfën që u derdh e gjitha përmbi mua,
Ndjeva rrahjet e krahve të saj në ikje, në fytyrë.

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 25. 04. 2020

The post Një flutur më përshëndeti – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një poezi në kujtim të nënës time – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/28/nje-poezi-ne-kujtim-te-nenes-time-nezi-plaku-velaj/ Tue, 28 Apr 2020 18:10:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5051 Një poezi në kujtim të nënës time. O nëna ime! O mbretëresha ime! Ti u...

The post Një poezi në kujtim të nënës time – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një poezi në kujtim të nënës time.

O nëna ime! O mbretëresha ime!
Ti u largove nga kjo jetë me një brengë të madhe, e plagosur nga një plagë që të helmoi gjakun dhe të thau shpirtin.
Pushkatimi i babait dhe plot halle të tjera që jeta nuk ti kurseu.
Edhe pse në moshë madhore para figurës tënde madhështore neve jemi shumë të vegjël.
Ti do të jetosh gjithë jetën në zemrën time deri sa të vi pranë

Nanës time

Në se qielli do të më dëgjonte këtë natë të
qetë,
Një fjalë do ti thoshja nga shpirti me dhimbje,
Të lutem o hapësirë:
Qëndise me yjet më të bukur qiellin hyjni,
Lëri yjet të vallzojnë një vals në pasarelë kaltësive,
Le të vezullojnë plot shkëlqim yjet, në kujtim të gruas më burrërresh,
Në kujtim të nënës time.

Në se zogjtë do të dëgjonin zemrën time që rreh kaq fort,
Edhe atyre me përulje një fjalë do tju thoshja:
Këndoni një sinfoni me akordet e zëmrës time
Të ndëgjohet anë e mbanë pyllit, malit, dhe luginës,
Të jehojnë shpatet si ne sinfonitë e Bethovenit e Listit.

Në se dielli një mëngjes do ta hedhi shikimin nga unë,
Edhe atij më zemër do ti lutesha:
Hidhe ti rrezen më të ndiçme mbi tokë, për nanën time,
Ndriçoja shpirtin asaj Nane të Madhe, aty në parajsë,
Lehtësoja vuajtjet dhe dhimbjet,
Në këtë botë, ajo pa vetëm erresirë,
Sytë plot me lot, s’e njohu kurrë dritën tënde.

Edhe kohën po të mundja do ta ndalja, vetëm për një çast,
Mbaj një minut heshtje do t’i thoshja,
Homazh, në nderim, respekt për Mbretëreshës time,
Që nuk u mposht kurrë nga më i egri rrebesh,
Dhe shpiri i saj fali vetëm dritë dhe buzëqeshje.

Penës më të artë do t’i thoshja të shkruante për ty që je krenari për të gjithë,
T’i gdhëndi fjalët si skulpturë nëpër fletë librash
Për vlerat e tua të rralla që kishe moj grua fisnike, trime,
Për shpirtin tënd të artë,
Për dashurinë tënde të madhe, që kurrë s’e kurseve.

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 17. 04. 2020

The post Një poezi në kujtim të nënës time – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/nga-nje-enderr-u-zgjua-nje-dite-bota-nezi-plaku-velaj/ Thu, 26 Mar 2020 19:18:58 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2245 Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota I tmerruar papritur u ngrit një ditë...

The post Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota

I tmerruar papritur u ngrit një ditë bota nga gjumi
Sytë kish zgurdulluar duke parë e çuditur, e mpirë,
Çfar po ndodh vallë me njerzit në gjithë këtë rruzull
Kuçedra na ka pushtuar apo ka ardhur ndonjë vampir?

Ç’mystafir është ky vallë që eshte ulur në sofër pa ftuar?
Na është ulur këmbëkryq mu në mes të shtëpisë,
Tantakulat ka hedhur ky përbindës, gjakun për të na infektuar,
Nga erdhi vallë, kush e pruri, kush drejqin e ka pjellë.

Kush e hodhi në gjithë botë, këtë kuçedër me shtatë koka,
Çirren qajn zërat duke lënguar me tuba në shtrat të shtrirë
Kërkon rrugën bota të gjejë, në mugëtirën që ka humbur
Ku po e çoni këtë botë vallë, pse njerzve shpresën u a vratë?

Dëgjojmë duke lindur nga barku i nënës një zë femije
Pse vjen në jetë çdo fëmijë vallë duke qarë????
Ndjejmë dorën e ngrohtë të Perëndisë, duart tona të përkëdheli
Lindja e diellit na ushqen shpresën që këto kohe na është vrarë

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Albania Tirana 22. 03. 2020

The post Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera troket në dyer të mbyllura – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/pranvera-troket-ne-dyer-te-mbyllura-nezi-plaku-velaj/ Wed, 18 Mar 2020 20:02:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1720 Pranvera troket në dyer të mbyllura Kurrë nuk e ndjeva pranverën të endet prapa xhamave...

The post Pranvera troket në dyer të mbyllura – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera troket në dyer të mbyllura

Kurrë nuk e ndjeva pranverën të endet prapa xhamave të djersitura,
As shkëlqimin e diellit se kam parë asnjëherë me dylbi,
Hapsirat si kam parë në distanca të largëta, të pa prekura,
Fantazma e vdekjes si një ëndër e mallkuar më është futur në gji.

As veten se kam parë të ngujuar brënda dyerve të hekurta,
Freskinë s’e ndjeva të më përkëdhelë duke ecur në fladin mëngjezor,
Pravera ka trokitur këtë herë në dyert tona të mbyllura,
Dita kuis nga ekstaza e një pranvere të trëmbur nga një baloz i zi.

Të ngujuar brënda nën masa të rrepta sigurie,
Telefoni u lodh së ankuari, vetëm se s’ka gojë të flasë,
Shqetësimet rendin ditë pas dite në ëndrrat e tretura,
Në kërkim të një kandili, që të ngjallë pak shpresë në shpirt.

Përcjell ditët duke larë duart, fytyrën, duke u parë në pasqyrë
Shikoj çdo ditë një rrudhë më tepër, më shtohet edhe një thinjë,
Flas me vete, çfar po ndodh? Më duket mua, apo mos jam çmëndur?
Mbledh veten, shkruaj poezinë time, lexoj, kaloj ditën në bisedë me familjen.

Kam jetuar komunizmin me pranga në ëndrra, por jo në hapësirë,
A thua të destinuar jemi, gjithë jetën të izoluar të jetojmë?
Imagjinata harliset e trembur në shtegtime të largta, si flutra bredharake,
Si piratët që braktisin anijet në brigje, dhe bredhin zbathur nëpër shkretëtirë

Të kujtohemi o njerëz, të lusim Zotin të ngrejmë duart lart nga qielli,
Të shpresojmë që Zoti të na dëgjojë dhe të pranojë lutjen tonë,
T’i lutemi, t’i mëshirojë krijesat e tij, t’i shpëtoj nga kjo kuçedër,
Të largojë trishtimin, frikën që ka gllabëruar kobshëm shpirtrat
Dhe po i vret pa mëshirë, në këtë rruzullit tokësor.

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 03. 2020

The post Pranvera troket në dyer të mbyllura – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>