nezi plau velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nezi-plau-velaj/ Poezi Laberia News Thu, 27 Aug 2020 08:21:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg nezi plau velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/nezi-plau-velaj/ 32 32 Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/imazhi-i-nje-nate-magjike-seti-pezaku-vladi/ Mon, 24 Aug 2020 21:19:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11574 Imazhi i një natë magjike Ulur në krevatin e ëndrrave po vëzhgoja, Karvani i yjeve...

The post Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Imazhi i një natë magjike

Ulur në krevatin e ëndrrave po vëzhgoja,
Karvani i yjeve na ndriçonte nga lart,
Po përjetoja përkëdheljen e rërës tek këmbët,
Në bregun e detit vala ndiqte valën plot gaz.

E ndjeja nga larg magjinë e yllit Polar,
U magjepsa me hijeshinë e tij, shkëlqimin,
E shikova më shikoi në atë shkëqim magji të zjarrtë,
Menjëherë doja të hyja në bisedime.

O Yll që ndriçon këto kaltërsi qiellore!
Ti që mbush zemrat e atyre që vuajnë në errësirë,
Më thuaj të lutem, më çliro nga një breng zëmre?
A e ke parë një shpirt të mirë që fluturon n’errësirë?

A ja njeh o Yll, vallë brengë nanës time,
Ajo as në parajsë nuk prehet e qetë,
Ka ikur me merak të madh, me zemër të thyer
Për fëmijët, shpirti i saj, as aty s’është i qetë.

Ylli buzëqeshjen me një pelerinë e shpërndau,
Një pikë loti nga syri im rrodhi, buzëqeshjen shoqëroi,
Vështrimin për asnjë çast nga Ylli nuk e ndava,
Korr yjesh ndriçonin bregun, loti në det u fundos.

Rruga ishte e gjatë deri sa të vinte tek mua,
Brënda pelerinës silueta nënës u përshfaq,
Ngriva në vënd, zëmra filloi të dridhej,
Me nënën në atë imazh u përqafuam gjatë.

Pelerina e kaltër më mbështolli me mirësi të tërën,
Përjetova emocione dashuri dhe lot,
I thash plot fjalë por s’ja thash dot të tëra,
Shoqërova situatën e nënës brënda pelerinës, të ngjiste shkallët,
Bashkë me shpirtin e saj më në fund të qetë.

Nezi Plaku Velaj
Albania 23. 08. 2020

The post Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>