Pjetër Domgjoni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/pjeter-domgjoni/ Poezi Laberia News Wed, 17 Mar 2021 21:22:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Pjetër Domgjoni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/pjeter-domgjoni/ 32 32 Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni https://poezi.laberianews.com/2021/03/17/une-dhe-ti-pjeter-domgjoni/ Wed, 17 Mar 2021 21:22:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18332 Unë dhe ti Notonim s’bashku me nji barkë nëpër botën e iluzioneve Unë llomotitja nëpër...

The post Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe ti

Notonim s’bashku me nji barkë nëpër botën e iluzioneve
Unë llomotitja nëpër ajir pa e dit se ç’të thosha
Fytyra m’ishte skuq si trendafilat e erënave
Dhe zemra më thonte se të dashuroja.

Po shkriheshim të dy në nji melodi të kputun
Barka lundronte ajirit dhe hapsinës pa skaj
Po treteshim në një valle që nuk kishte fund
Era lozte me ne dhe krijesat e natyrës.

Ngritei nji tallas e ulei nji tjetër
Shpirtrat po lundronin nëpër erë.
Shikimet e tua plagosnin zemrën time të mjerë
Dhe barka po na shpje hapsinës pa skaj.

Prizren, 3. 12. 1982
TE VORRI NANËS

Vendosa nji tubë lule mbi kët dhe të rimun me lotë
Kujtimetë ma t’bukurat për ty i vendosa mbi ket dhe
M’bahet se edhe bilbili kangtar asht tu’ vajtue sot
Për t’gjitha vuajtjet tua e t’gjithë mundin tand që ke ba për ne.

Prizren, 15. 04. 1985

JETIMJA

Ti shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Kuptova se t’u kish fikë shkëndia parë e jetës
T’i shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Kuptova se t’u kish fikë shkëndia dytë e jetës
T’i shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Ndjeva zbraztësinë e zemrës sate.

N’prandverën e shtatë të jetës tu vyshkë lulja parë
N’vjeshtën e po atij viti tu vyshkë edhe lulja dytë
Ti kishe mbështetë kryetë për shpinën e erës
Dhe diçka t’pakuptimtë shkruaje në ranë
Diçka që vetëm zemra jote e ndinë
Dhe sytë e tu e thonë.

Pjetër Domgjoni

    1. 1986

The post Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>