poete Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poete/ Poezi Laberia News Thu, 12 Mar 2020 20:07:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poete Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poete/ 32 32 Mërgimi – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/mergimi-xhevdet-bajraj/ Thu, 12 Mar 2020 20:02:07 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1301 Sugjeruar nga Xheva Salihaj MËRGIMI Nja njëqind e pesëdhjetë metra larg një përroi nga vendi...

The post Mërgimi – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

MËRGIMI

Nja njëqind e pesëdhjetë metra larg një përroi
nga vendi ku jam lindur
mbi një shkëmb
jetonin pëllumbat e egër
Kur të njëjtit fluturonin
mbi shkëmbin e madh
ulej Perëndia
Nga aty
i ulur brenda një kryqi
mora rrugë të gjatë rreth botës
kërkova gurë për të ndërtuar një shtëpi
Dhe pothuajse i kam të gjithë
por
ku t`i vendos muret e shtëpisë
cilat peizazhe do të vë brenda kornizës së dritares
për të gjetur rrugën për në fëmijëri

EXILEN

Etthundrafemtio meter från en bäck
på platsen där jag föddes
på en klippa
bodde de vilda duvorna
Då de utsträckte sin flykt
bort över den stora klippan
sänkte sig Herren ned
Därifrån
sittande under ett kors
tog jag den långa vägen runt jorden
och sökte stenar för att bygga ett hus
Och jag har nästan alla
men
var ska jag resa husets väggar
vilka vyer ska jag placera inom fönsterkarmarna
för att finna vägen till barndomen

The post Mërgimi – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kafene – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/11/ne-kafene-lola-shehi/ Wed, 11 Mar 2020 21:01:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1290 Sugjeruar nga Xheva Salihaj NË KAFENE… Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime Dhe si...

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NË KAFENE…

Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime
Dhe si gjithmonë vazhdojmë të mbidhemi në kafene
Spas meje, kafeneja s`është aspak vend për poetët
Për zhurmaxhinjtë që trazojnë botën deri mbi re

Kështu edhe sot, sërish u bëmë mëkatarë
Përhumbëm mes poezive në librat e njeri-tjetrit
Recituam me zë të lartë, shqetësuam dynjanë
Dhe kafen e mëngjesit, ia nxorëm përhundësh miletit

Herë tjetër do ikim larg, atje ku askush s`na dëgjon
Të flasim, të qeshim, të këndojmë pa më të voglin merak
Ani se rrotull kemi botën që gjumë fle deri vonë
Për prishësit e qetësisë….. do kërkojë dhe hak….

Ç`na duhen rreth e rrotull kaq shumë dëshmitarë
Se flasim çapraz, kur pimë ndonjë gotë më shumë
Ndoshta bëjmë edhe ndonjë premtim të marrë
Me shkopin magjik… muza na vë në gjumë…..

Lola Shehi.

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/me-i-larti-plep-me-i-miri-ne-fshat-liri-loshi/ Sun, 08 Mar 2020 21:38:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1264 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Dr.Liri LOSHI: MË I LARTI PLEP – MË I MIRI NË...

The post Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Dr.Liri LOSHI:

MË I LARTI PLEP – MË I MIRI NË FSHAT

Më i larti plep, më i miri në fshat
Të banojnë në të vetëm zogjtë kanë fat.

Ne fëmijët s’arrijmë ta përthekojmë me dorë
mbi të shpesh shkrihet ndonjë meteor…

Kur në maje të tij shoh pëllumbin tim
sytë më shlodhen tek sodis me admirim,

pëllumbi im – sa shpend i bukur
pëllumbi im – sa më bën të lumtur!

Sikur të kishte plepi zemër fëmijërore
do kënaqej në puthje të kaltërisë qiellore…

e damarë gjaku nën lëkurë po të kishte
më i fuqishëm se plepi kush do të ishte?…

Ai që në lartësi luhatet pa drojë
retë si ushtarët në qiell i bëjnë rojë.

Shtatë shtresa të tokës ia shuajnë urinë,
shtatëdhjetë e shtatë zogj ia falin kënaqësinë,

shtatë lloje erërash gjethet ia përkëdhelin
shtatëdhjetë e shtatë rreze n’blerim e mbështjellin.

Kush e di pse plepi qëndron aq krenar
a pse vlerë e tij s’peshohet dot me ar,

a pse shpesh ne fëmijët shpenzojmë kot fuqi
që me guraleca t’ia prekim majat e tij?…

Pse është shumë krenar? Babai le ta thotë
atij shpesh pranë plepit i pikojnë do lotë

për kujtimin e gjallë – të vetmin kujtim
që me duart e veta e mbolli gjyshi im…

Nën hije të plepit mund të pushojë gjithkush
në oborr zemërgjerë ju pret një voglush.

The post Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëndja n’Livadh – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/mendja-nlivadh-avni-a-neziri/ Sun, 08 Mar 2020 21:26:10 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1252 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Mëndja n’Livadh (Avni A. Neziri) Kurë të shoh buzëqesh e flet...

The post Mëndja n’Livadh – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Mëndja n’Livadh

(Avni A. Neziri)

Kurë të shoh
buzëqesh e flet leht
m‘përshkon pikë pikë
afsh e merak n‘tela
m‘kaplon ngrohëtësi, zjarrë
e mëndja kullotë n‘për livadh

të t’shkyeja
arnat n‘trup çë mba
shtrëngoj grushtat thatë
buzët dhëmbë ha
uri e etje flakëzjarrë
si shuaj me nji kafshatë

do të bëhej
pjesë e krimit
po t‘mos shuhej pika e vlimit
t‘katandisej n‘shpiert
e lahej me lot
t‘mos harrohej jetë e mot

në bot‘zë nasihat
gërshetat mbi mitan t‘bardhë
ëndrra s‘m le rehat
je e mbetesh dij‘tare
po s‘m lave trupin
me at djersë mëkatare.
Avni Neziri

The post Mëndja n’Livadh – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/8-mars-ne-vend-te-urimit-evolucion-shqipe-bytyqi/ Sun, 08 Mar 2020 20:41:26 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1236 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Shqipe Bytyqi 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION Vetëbesimi saj...

The post 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shqipe Bytyqi

8 mars, në vend të urimit…
EVOLUCION

Vetëbesimi saj
trondit eshtrat arkaik
tërmet gjashtë ballësh
miliarda neurone n’lëvizje
nxitojnë zigzakeve dhe shtratit t‘langt
veç sa s’shpërthejne membranat trunore
dosje te hapura
llogari algoritmike
hipotallamusi nuk mban kontrollën
tundim i kromozomit y
muret e kësaj shtëpie kan veshë për burrin
për duar gruaje
për hire gruaje
muret e kësaj shtëpie
s‘kan vend për nivel sysh

Ky tërmet gjashtë ballësh po me çmend
si përsëritje e një manjetofoni defekt
kurrë në nivel syshë jo…
kurrë në nivel syshë jo…
Shoh, kromozomin y
këtë kameleon gjenetik
që relikte, rrugës evolucionit mblodhi
edhe atë aktin e pështirë
të shënjimit të territorit
akt që ndesh në vetbesimin e saj
e evolucioni përmbrenda zien
mashtrohet kafsha alfa
dhe vullneti tij i dominimit,
evolucionit si bën ballë dot

N’horizont përshfaqen
ëndrra që drojnë të linden
ndjenja që ndrydhen e shtrydhen
turma primatësh
që besojnë, shoqëri t‘kenë emrin
Por ti beso,
e tha, Athena,
lindur nga koka e t’jatit
atyre betejave kromozomesh
atyre luftërave nivelesh sysh
veç une bëj zap Aresin!

Evolucioni përmbrenda zien
Të lutem m‘trego
kur mund t’hap sytë?

ShB, 2020

The post 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Recetë – Ilire Zajmi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/recete-ilire-zajmi/ Sun, 08 Mar 2020 20:22:32 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1229 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autore Ilire Zajmi RECETË Zgjodha të jem gruaja që do të...

The post Recetë – Ilire Zajmi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autore Ilire Zajmi

RECETË

Zgjodha të jem gruaja që do të bëhesha
kokëfortë, egoiste, tekanjoze, mace e çmendur
për trupin dëshirat ëndrrat e mia
pa dyshuar kurrë te vetja
mora gjithmonë atë që më takonte
pa hequr dorë në emër të ndonjë marrëzie
e ruajta me xhelozi diçka të shenjtë brenda vetes.

Por të bëhesh gruaja që do
do të thotë të kalosh nëpër vrimën e gjilpërës
të shkelësh mbi dhimbjet e tua si mbi varret e armiqve
të gjesh forcë në dobësi
të qeshesh kur të thyhet shpirti në thërrime
të ngritesh sa herë dikush ta përmbys botën
në emër të një dreq morali a kanuni

Të bëhem e sinqertë
të bëhesh gruaja që do
është një detyrë shtëpie tepër e vështirë
por unë që nga zanafilla u përbetova
të bëhesha ajo që dua.
Bëjeni edhe ju!

Autore Ilire Zajmi

The post Recetë – Ilire Zajmi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty (Grave, kudo në botë duke u uruar GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare) – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/per-ty-grave-kudo-ne-bote-duke-u-uruar-gezuar-diten-e-tyre-nderkombetare-kujtim-hajdari/ Sun, 08 Mar 2020 20:17:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1225 Sugjeruar nga Xheva Salihaj PËR TY (Grave, kudo në botë duke u uruar GËZUAR ditën...

The post Për ty (Grave, kudo në botë duke u uruar GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare) – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

PËR TY

(Grave, kudo në botë duke u uruar
GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare)

Për ty vallëzojnë qiejt atje lart,
Dhe bukuria e hënës dritëplotë,
Zbehet para tëndes dhe pse larg,
Se t’shohin mbretëreshë në botë.

Kur në gjirin tënd mban ngrohtë,
Krijesën më të ëmbël “fëmi”,
Adami nuk thirri më kot,
E kërkoi ndihmë në perëndi.

Lulet ulin kryet në nderim,
Lumi ndalon rrjedhën n’qetësi
Pylli përshëndet me oshëtimë,
Kur e madhërishme kalon ti.

Burrit kur i ndez dashurinë,
Aromë lulesh siç ndizen në Maj,
Bën që dhe dimrit t’çel’ pranvera,
E luan e qesh me ngjyrat e saj.

Yjet ziliqar ndizen zjarr,
Sytë e tu të zëvendësojnë,
Rendin mimozat kush më parë,
Me ngjyra shpirti të urojnë.

Burrat sikur t’kishin më shumë sy,
S’do bëhej askush aq i marrë,
Ofeza e dhunë t’ushtronin ty,
Por do t’shihnin si një thesar.

Do vraponin me mimoza të tërë.
Në hapësirat e shpirtit tënd,
Kush e kush më parë të zërë,
Një të bekuar, të uruar vend.

KUJTIM HAJDARI

The post Për ty (Grave, kudo në botë duke u uruar GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare) – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/dua-te-jem-prane-teje-nga-zemra-urime-7-8-marsi-jan-a-kosova/ Sun, 08 Mar 2020 20:14:25 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1221 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor Jan A Kosova Nga zemra urime 7/8 marsi. Dua të...

The post Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Jan A Kosova

Nga zemra urime 7/8 marsi.

Dua të jem pranë teje

Ndoshta mosha i ka fajet, të thashë përseri
Se nganjëherë kalon viti me shpejtësi rrufeje
Unë të gjitha dëshirat e tua ende as nuk i di
E vetë një dëshirë kam, dua të jem pranë teje

Të thashë përseri, ndoshta mosha i ka fajet
E unë as sot nuk i di të gjitha dëshirat e tua
Me ty ndoshta botës do të ia shkelim skajet
Dhe kudo që të jemi, ty pafundësisht të dua

The post Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tri këshilla të gjyshit – Fadil Lumi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/tri-keshilla-te-gjyshit-fadil-lumi/ Sun, 08 Mar 2020 20:08:03 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1214 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Fadil Lumi TRI KËSHILLA TË GJYSHIT Mos ju beso fjalëve të...

The post Tri këshilla të gjyshit – Fadil Lumi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Fadil Lumi

TRI KËSHILLA TË GJYSHIT

Mos ju beso fjalëve të mëdha
Mos i beso bërtimës e fishkëllimës
As gjelit që kërcen tra më tra

Merr një lugë, tenxheres mëshoj
Degjoje e veshin afroje
Nëse është e zbrazët, ajo do kumboj

Kurrë mos e shkel arën me grur
Kallirin kokë ulur përkdhele me duar
Kokëlartin me përbuzje shikoje, injoroje

The post Tri këshilla të gjyshit – Fadil Lumi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
1001 netë me nënën – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/1001-nete-me-nenen-hasan-qyqalla/ Sun, 08 Mar 2020 19:59:08 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1211 Sugjeruar nga Xheva Salihaj 1001 netë me nënën Sonte po çmallem me zhuritje malli, si...

The post 1001 netë me nënën – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

1001 netë me nënën

Sonte po çmallem me zhuritje malli,
si zog shtegtarë në folenë tonë lismali.

Për 1001 netë ndarje tegelisëm jetën ,
ti dhembshëm dëfton e unë të qaj në prehër.

Kujtuam edhe oxhakun në kasollën e vjetër,
muranë mesmuresh ,Alfabet në letër…

Sonte s’kam fjalë ,as varg ,as këngë ,…
për 1001 netë do të çmallem me Ty,Nënë!

Hasan Qyqalla
16.07.2014
Brohl,

The post 1001 netë me nënën – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>