poetet Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poetet/ Poezi Laberia News Tue, 28 Jun 2022 12:45:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poetet Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poetet/ 32 32 “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/bomba-zgjedhore-sevdail-hyseni/ Tue, 28 Jun 2022 12:45:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23446 Satirike “BOMBA” ZGJEDHORE Bomba në Strukar Na doli me bisht, Dikush po i fryn Zjarrit...

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

“BOMBA” ZGJEDHORE

Bomba në Strukar
Na doli me bisht,
Dikush po i fryn
Zjarrit qëllimisht!

Mjaft se na çmendën
Votimet në rresht,
– Nuk digjet jorgani
Vetëm për një plesht!

Nga zgjedhjet serike
Po na shkon vera…
Dhe aspak s’na vjen
E mira nga dera!

Lojërat pa kufij
Nuk i kap kalemi,
Edhe pse e dimë
Ku qëndron problemi!

T’ia vëmë shulin
Sa nuk është vonë,
Se nesër nuk dihet
Ç’na pjell në sezonë!

Urtia na mëson
Duke na këshilluar:
– Kush e sheh rrezikun
Është gjysmë i shpëtuar!

E ne po e shohim
Me dy sytë në ballë,
Dhe pa bërë hopa,
Kërcejmë nëpër shkallë!

Pa menduar mirë
Nganjëherë na kruhet,
E prekim arushën
Aty ku nuk duhet!

Prandaj edhe gjërat
Na shkojnë për dreq,
Në këtë botë mizore
Ka edhe më keq!

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Boshatisje – Blerim Muriqi https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/boshatisje-blerim-muriqi/ Sat, 14 May 2022 13:55:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23220 Boshatisje Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë Ikën të rinjtë, bollshëm ka vetëm pleqëri...

The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Boshatisje

Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë
Ikën të rinjtë,
bollshëm ka vetëm pleqëri
dhe për çudi; ka zënë mos duket tepri!

Rend plakjen lagjes, ia prek fytyrën
zharisin rrudhat; mërzi si je katandisur kështu?
Pyes trishtimin.
Ca pleq ngelur kanë mbet
e djeshmja iku diku larg, shumë larg…

Gjithçka më sillet vërdallë
dhe mikja e mirë më tha se donte t’ia mbathë.

Në pashpresë hyj me këmbë të mbarë,
bërtas në kupë të qiellit;
si po plaket kështu atdheu

Hiq nuk ka hare pa nipër e mbesa,
pa zhurmë, gëzime e ngatërresa
lojërat harru i ka edhe sokaku
as gëlon as gjallon, aty këtu vetëm gulçimë plaku

Kanatat portave rrinë varur
hapen a mbyllen askush nuk i pa,
gjithçka pezull rri
për pak gjallëri, fëmijë e rini.

Që kur mortaja ka nisë të bjerë
ikja dhe vdekja janë bërë njësh,
e kam me ty o sylesh
që kamjen ke e ikjes resh.

The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dita e verës festë pagane! – Enkeleda Reka Laloshi https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/dita-e-veres-feste-pagane-enkeleda-reka-laloshi/ Thu, 24 Mar 2022 05:59:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22822 Dita e verës festë pagane! Dita e verës festë pagane. Në Elbasan është kryeqëndra. Aty...

The post Dita e verës festë pagane! – Enkeleda Reka Laloshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dita e verës festë pagane!

Dita e verës festë pagane.
Në Elbasan është kryeqëndra.
Aty festojnë prej çdo ane.
Lule të bukura si ta ka ënda.

Ballokume në çdo shtëpi.
Mbushen rrugët e qytetit tim.
Ëmbëlsirë që ka pak hi. (finj)
Në shpirt njerëzit kanë gjallērim.

Zjarret në perëndim puthen me diellin.
Mishi piqet në mangalle.
Amvisat kanë mbaruar me miellin.
Kudo hidhet këngë e valle.

Veroret varen nëpër pemë.
Zogjtë këndojnë këngën e verës.
Në piknik gjithçka ngrejmë.
Lulet mbulojnë pragun e derës.

Enkeleda Reka
Berat.
13/03/2022

The post Dita e verës festë pagane! – Enkeleda Reka Laloshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Moj vendlindja ime – Adriana Kongjini Bala https://poezi.laberianews.com/2021/10/20/moj-vendlindja-ime-adriana-kongjini-bala/ Wed, 20 Oct 2021 07:56:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21910 “Moj vendlindja ime” Shqiperi e dashur, Moj vendlindja ime , Kudo qe kam vajtur, Per...

The post Moj vendlindja ime – Adriana Kongjini Bala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Moj vendlindja ime”

Shqiperi e dashur,
Moj vendlindja ime ,
Kudo qe kam vajtur,
Per ty qa zemra ime.

Me malet me bore ,
Me fushat si qylim,
Me burimet e ftohta,
I bukuri vendi I’m.

Dhe detin pa fund,
Lumenjte me rembim,
Avllite me trendafila,
Po qaj me ngasherim.

Me njerezit e thjeshte,
Qe punojne ne are,
Me barinjte e malit,
Kam mall per ti pare.

Kur cycles I bie,
Ta ka enda ta degjosh,
Po ti shkosh tek stani,
Te qeras ,dhe ta shijosh.

Ne fshat tek NENAT tona,
Ti takosh tek porta ,
Te te puthe ne balle ,
Te duket jotja e gjithe bota.

Cohu Shqiponje mali,
Fluturo krenare,
Te vije vajza dhe djali,
Se bashku te hedhim valle.

Malli na ka mare,
Per vendin qe jemi rite,
Per shtepine e NENES,
Ajo na jep DRITE.

Sado mire te jetoj,
Sa do te kemi pasuri,
Te dua shume,moj e dashur,
ASNJE NUK KRAHASOJ ME TY.

Autore
Adriana Kongjini Bala

The post Moj vendlindja ime – Adriana Kongjini Bala appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa https://poezi.laberianews.com/2021/10/20/kam-ndier-kam-enderruar-kam-dashur-valentina-todhri-lapa/ Wed, 20 Oct 2021 07:51:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21905 ********** Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur , siç duan zemrat kur zërin e shpirtit...

The post Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
**********

Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur ,
siç duan zemrat kur zërin e shpirtit dëgjojnë.
Kam lodhur ëndrrat, agimet kam pritur,
Ofshamat e mia , qyteti mos dëgjojë…

Kam pritur gjatë, madaje ,shumë gjatë
Me lodhjen e pritjes pasquruar në fytyrë,
i ndukja buzët gjak i kam bërë
E lotët e nxehtë i kam lënë të lirë.

Kam ndier mbas shpine edhe psherërima,
të dala nga gojë, që s’dinë ç’thonë .
E kam pritur erën e ftohtë të detit mbi krahë.
Por ëndrrat e mia si kam lënë të shkojnë .

Valentina Todhri .

The post Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ismail Ali Maliqi – Fetah Maliqi https://poezi.laberianews.com/2021/10/17/ismail-ali-maliqi-fetah-maliqi/ Sun, 17 Oct 2021 17:40:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21867 -NËNKOLONEL- (1943-1988) BUSAVATË-DARDANË Përse këtë fat ky popull e kishte kaq gjatë, nën sytë e...

The post Ismail Ali Maliqi – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
-NËNKOLONEL-
(1943-1988)
BUSAVATË-DARDANË

Përse këtë fat ky popull e kishte kaq gjatë,
nën sytë e djallit duke jetuar plot kërcënim,
kudo ku arritën, vran secilin
që dritë në shpirt e në kokë kish.

Më i dalluari, më i ndjekuri,
Më i ngrituri në nivel dëlirësie qijesh,
më i përgjuari, sepse e di mirë
ç’bëhet në këtë jetë.

Lindur më 12 tetor 1943,
tamam në kohën kur lëmshi i gjarpërinjve
po vërtitej këtyre viseve
me dhëmbët e hijeve.

Po rritej nën pasqyera të fshehta,
që po shikonte sllavi
gjithçka po ndodhte
tek shqiptari….

Shtatorit 1958 regjistrohet në
Akademin Ushtarake në Beograd
dhe më 1962 e kryen.

Shërben në Banja Llukë-Bosnje,
e në Vinkovac të Kroacisë, Sarajevë
e pas një kohe arrinë gradën
Kapiten i klasit të parë.

Oficeri më i ri në moshë,
që arrinë këtë gradë,
periudhës më të shkurtër kohore.
Dhe e përgëdheli mrekullia,
u lejua të punojë epror ushtarak në Prishtinë,
një kohë goxho të gjatë, 1972-1980.

Gjthë kësaj kohe ai ndezi,
ku mundi, fener, qiri e pishë,
që të regjistrohen sa ma shumë të rinj
shkollave e akademive ushtarake,
dhe arrinë shkallë ushtarake
gradën major.

Por nuk u zgjati më tej kjo dritës,
u transferua për katër vite në Leskoc,
arrinë shkallë të re meritash ushtarake,
gradën nënkolonel.

Duke shikuar dhe një dritës të re fati,
të kthehet vitit 1985 në Prishtinë.
Zuri dhe një katedër ligjërimi
për shumë mallë,
duke dhën lëndën;
Mbrojtja Popullore I e II
në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Por kuçedra i kishte parë të gjtha,
kishte çarë viktima ndër vite,
kishte hëngër, kishte njohur jetën reala
të njeriut ndër fytyra,
dhe kjo më së tepërmi e tmerronte,
të mos shihte nënshtrimin….

Të mos e shihte përplasur në hendek,
shqiptarin që shkallëve të dritës po ngrihej,
dhe e kishte në shpirt besimin
e dritës së panjohur që do të linde,
patjetër do të lindte,
si lulediell, kumbull e bardhë apo ferrë,
zjarr me shtatëqind krah, i lirë.

Dhe kishte filluar;
Ismail Ali Maliqi
të ndjehej dhe komod,
brenda lëkurës së tij,
që po ecte rehat,
meritor pse qe njeri.

Po shijonte ajrin e jetës,
gëzimin që je i drejtë.
Mori familjen, të tijë shoqe, fëmijët
e do ikte ca pak ditë
për shijim uji e rrezesh në det,
plazhit, klimës, qetësisë së butë….

U futën në veturë,
si një peizazh harmonik pranveror,
e sapo kaluan Mitrovicën,
një malazias me veturën e vet,
Ismail Ali Maliqin e godet drejtpërdrejt,
me të tërë që brenda veturës që qenë.

Ismaili dhe djali i vogël, Iliri,
pësuan lëndime të rënda, vdesin,
bashkëshortja me djalin e madh;
Gazmendin, lëndohen rëndë,
por i shpëtojnë vdekjes.

Se mos s‘ishte kuçedra sllave,
nga kabineti në rrugë me veturë atë ditë?
Mos nuk ishte tërbimi i përhershëm
që po ngrinte dhëmbët
e gjer në qiell po uluronte?

Mos nuk ishte nata kaq shtrigë,
që me laps e vulë po tërbohej,
të vuloste ajrin pse lirisht
nuk mund të merrje as frymë?

Natyrisht kjo copë akullnaje mallkimi,
Beogradin, në pako të ndryshkur sjellur
pranverës shqiptare…
me shpresë se do të ndalte planetin,
rreth boshtit të mos sillej,
graviteti i tokës të zhdukej,
ajri në bark tankesh të neneve
të shndërrohej në gjethe plastike
drurësh nëpër teatro…!

17.10.21
Busavatë – Dardanë

The post Ismail Ali Maliqi – Fetah Maliqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua…! – Perparim Dida https://poezi.laberianews.com/2021/10/17/dua-perparim-dida/ Sun, 17 Oct 2021 17:26:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21859 Dua…!!! Bukurinë dua ti jap portretit tim të vrazhdë, ta shfryjë fort të madhen brengë...

The post Dua…! – Perparim Dida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua…!!!

Bukurinë dua ti jap portretit tim të vrazhdë,
ta shfryjë fort të madhen brengë mbledhur.
Të mos jetë si vjeshtë me shi me t’zezat re,
çaste pranvere të ketë,me lule sërish çelur.

Nga agonia e më të ftohtit dimër dua të iki,
ta shtegëtojê dashurinë në rymën e ngrohtë.
Bashkë me dallëndyshe të kthehem sërishmi,
aty ku zemra ime di të rahë fortë e më fortë…!

Të ndjejë cicërima zogjsh si dashuri shtegëtimi,
e ato rahjet mbrenda shpirtit zogjve t’jua ndjejë.
Ku simfonitë e erërave çmenden,më flen shpirti
me oshëtimat e stuhive e dallgë magjike detesh…!
P@Dida.969.

Dua … !!!

Quiero darle belleza a mi retrato rudo,
para desahogar con fuerza el gran dolor acumulado.
No ser como un otoño lluvioso con nubes negras,
Momentos de primavera para tener, con flores floreciendo nuevamente.

De la agonía del invierno más frío quiero escapar
para migrar el amor en la corriente cálida.
Vuelve con la golondrina
donde mi corazón sabe latir cada vez más fuerte …!

Sentir el canto de los pájaros como el amor de la migración,
y esos latidos dentro del alma de los pájaros para sentirte.
Donde las sinfonías de los vientos enloquecen, mi alma duerme
con el rugido de las tormentas y las mágicas olas de los mares …!
P@Dida.969

The post Dua…! – Perparim Dida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ngrohtë fjala jote – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2021/10/16/e-ngrohte-fjala-jote-muca-vladimir/ Sat, 16 Oct 2021 08:54:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21844 E ngrohtë fjala jote Befas sa marr rrugën e Shijakut Lehtas bien gjethet e çinarëve;...

The post E ngrohtë fjala jote – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ngrohtë fjala jote

Befas sa marr rrugën e Shijakut
Lehtas bien gjethet e çinarëve;
Në stinën e përndezur
Si kirurgji mishërimi përtej varrëve.

I përkëdhel dora jote baba
Si një frushnajë
Zbritur kodrinave.
Një kërcitje e vogël mes degëve
Zgjon krijesat e tokës.
Ditëlindjes tënde të Tetorit
Qielli mbart ngrohtësinë e një stine të ikur,
E ngrohtë fjala jote,
Mes gjethesh ëmbëlsohet pirgu i mendimëve.

Përmes kaltërsisë,në sytë e Tu
Shoh ëmbëlsinë e duarve të flladit,
Që Ti si në vargje,më le një magji
Që hap dyert në ledhatimin e të nesërmes,
Me ledhatimin e duarve të Tua…

The post E ngrohtë fjala jote – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërra ime – Bekim Kime Lile https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/enderra-ime-bekim-kime-lile-2/ Thu, 14 Oct 2021 18:50:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21802 ——Ëndërra ime—– Kujdes politikan! mbase nuk del,se ëndërra janë, vini trinitrinë nënë gjuhë, kush vuan...

The post Ëndërra ime – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
——Ëndërra ime—–

Kujdes politikan!
mbase nuk del,se ëndërra janë,
vini trinitrinë nënë gjuhë,
kush vuan na zëmëra nga ju,
….tek busti F.Nolit me kishte zënë gjumi,
erdhi nje ushtar i gardës dhe nga krahu me tundi,
largohu nga ky vënd,
sh.Enver po vjen për në Kuvënd,
u ngrita në këmbë e më ndriten syt,
sa shumë këtë cast kisha prit,
udhëheqësi i bukur,i qeshur,si dritë,
grushtim lart e kishte ngrit,
eja me tha,mi thuaj te gjitha atje ne Kuvënd,
kur hym brënda ngelëm pa mënd,
ku jan deputetët me tha Ai?
….ngrita supet,….këtu ishin,….tani se di,
u zhdukën te gjithë si me magji,
waaa o zot ku je,
të gjithë të shtrirë për dhe,
kur pa pritur e pa kujtuarë te gjithë në këmbë janë cuarë,
me një zë janë betuarë:
”PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERE,,
Sala e puthi i pari,
oh sa shumë me ka mar malli,
qante ndër gjunjë Salia,s’ka kala qe se mer partia,
kam hequr shumë sh.Enver,
këtë vend e kam dhjerë,
s’kam len gje pa shit e blerë,
bashkë me shokun Fatos,
tham u be deti kos,
ai iku mori dhen,
bashkë me Ismail Kadarenë,
unë te qëndrova besnik,
të gjithë me thoshin:ik..
po kujt t’ja lë pasuritë,
Likja i vodhi florinjtë,
nuk paguan dotë as qerat,
ngriti një pallat 5-katë,
dhe 1 vilë dy katëshe në bregdetë,
sa vila jote i bëjn 11 haletë,
është mbyllur brënda qan hallet tona,
nuk ja mban bytha as nga korona,
kurse unë me gjithë djalë,
me qytetarin dixhital,
do t’ja hedhim dhe këtë radhë,
se ai piktori Edi Rama,
qënka djalë që s’e bën nëna,
nga nëntori deri tani,
nuk ka vënë gjumë në sy,
si tërmeti dhe korona,
po na marin jetët tona,
po të isha unë në pushtet,
këmbë shqiptari nuk kish mbet,
mos më lër vetëm shoku Enver,
të lutem në Sharrë më mer,
ti i njeh shumë mirë dhe vetë,
nuk më duan fare ky shejtan milet,
janë mos mirënjohës të pa parë,
më shajnë më thonë kriminel,barbar,
na vodhe,na vrave,na ke përçarë,
sa shumë më vjen për të qarë,
kam shumë frikë,nuk dal në derë,
sa më kishte mar malli o shoku Enver,
flasë në gjumë nuk gjej derman,
kam frikë nga imperializmi amerikan,
ambasadorja Juri Kim më ka inat,
e shof në ëndërr çdo natë,
herë si djall,herë si luvgat,
do shkosh në ferr thotë me inat,
edhe Ilirin e ka zënë frika,
i shpëton shurra nga Amerika,
është futur në vrimë të miut,
nuk ju thotë më s’jemi Korea e Veriut,
çuditemi shoku Enver,
ky Edi Rama me se i ka blerë,
ç’thotë Ai bëjn këta,
të gjithë më kanë inat mua,
në vëndin tim vura Lulin të jetë i pari,
po ai s’di nga lidhet gomari,
më dëgjon vetëm Ilir Meta,
po dhe ai ka hallet e veta,
ka vjedhur shumë ç’është e vërteta,
unë kam hallet e mija,
mos më tradhëtojnë si ty,Ramiz Alija,
të lutem thuaj lali Erit një fjalë,
të më jap një vënd pranë teje në Sharrë,
ne komunistat jemi betuarë:
grusht bashkuarë dhe në Sharrë,
mu duk vetja shumë i fort,
po “Skënderbeun”se munda dotë.

The post Ëndërra ime – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë e paharruar – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/nate-e-paharruar-rrahim-billa/ Thu, 14 Oct 2021 18:40:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21800 Natë e paharruar Natë vere Fryn fllad i lehtë Lirën kam marrë në duar. Hënë...

The post Natë e paharruar – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë e paharruar

Natë vere
Fryn fllad i lehtë
Lirën kam marrë në duar.
Hënë e plotë
Si kurrë më parë
Në qiellin e pastër shkëlqen.
Ulur në breg
Deti është i qetë
Ngjyrë vaji e pakëz i valëzuar.
Ndjej lumturi
E dua fort jetën
Një ndjenjë qiellore më rrëmben.

Pulëbardhat
Sikur të kishin ftesë
Lozin , pranë bregut janë afruar.
Në këto çaste
Telat e Lirës dridhen
Tinguj të magjishëm lëshojnë.
Prej detit
Sirenat dalin në breg
Nën tingujt e Lirës duke vallëzuar.
Yjet në qiell
Më shumë shkëlqejnë
Ëmbëlsisht me Hënën bisedojnë.

Këtë natë
Magji pafund
Valët shtruar, vijnë aq embëlsisht.
Një sirenë
Gjithnjë më buzëqesh
Me mua ka rënë në dashuri.
Këto çaste
Doja të mos mbaronin
Të zgjasin në kohë…pafundësisht
Natë e tillë
Vështirë të përsëritet
Që të lumturon , me të tillë magji.

Në këtë natë
Lumturi si në ëndrra
Sikur jam në një tjetër planet.
Ku parajsa
Me jetën reale
Bërë një, s’shoh ndonjë ndryshim.
Jam muzikant
Këngëtar i famshëm
E ndoshta , më i madhi poet.
Kjo lumturi
Një jetë të zgjaste
Kjo natë të mos kishte mbarim.

10 / 10 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)

The post Natë e paharruar – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>