poezi shqiptare Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poezi-shqiptare/ Poezi Laberia News Mon, 19 Sep 2022 11:41:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poezi shqiptare Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poezi-shqiptare/ 32 32 Dua – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/dua-xhevat-i-prebreza/ Mon, 19 Sep 2022 11:41:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23667 DUA Dua që sot të jesh afër meje të flas me ty gjerë në mesnatë...

The post Dua – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUA

Dua që sot të jesh afër meje
të flas me ty gjerë në mesnatë
ti shohim yjet
e dashurisë sonë si shëndrrisin.

Dua që sot të të kem në përqafim
të shtrihesh në gjoks
ti ledhatoj flokët
të fali puthje të panumërta.

Dua që sot të fluturojmë
me pëllumbat krahë bardhë
të ngjitemi lartë e më lartë
atje ku vetëm perëndia na sheh.

Dua që sot të bëhemi engjuj
t’ju plotësojmë dëshirat
zemrave që duhen
të mbjellim paqe mes njerëzve!

Xhevat I. Prebreza 11.07.2022, Prishtinë

The post Dua – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/09/05/besa-januzi/ Mon, 05 Sep 2022 12:39:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23655 Besa Januzi Titulli: Më fal mirësiAutore: Besa Januzi-RexhepiData : 8-07-2022vendi Michigan! Ti mirë e njeh...

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Besa Januzi

Titulli: Më fal mirësi
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data : 8-07-2022
vendi Michigan!

Ti mirë e njeh plagën time
Të lutëm mos trokit aty
Të besova dhe të tregova,
Sot unë nuk jam mirë,
Nesër ti do jesh një soj.

Më fal mirësi nga zemra jote
se kjo jetë është shumë e shkurt,
Mi shero plagët e zemrës,
Bota për të gjithë sillet një soj.

Mos luaj me dhimbjen time
Mos bënë shumë mëkate,
Jep sa të kesh mundësi,
Se zoti ty të ndihmon.

Nëse s’ke ç’të falësh tjetër
Falja një buzëqeshje të sinqert,
Dhuro mirësi nga zemra jote,
Falja ndonjë fjalë të ëmbël!!!

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Besa Januzi-Rexhepi

Laberia News

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush je ti ? ! – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/08/29/poezi-per-nenen/ Mon, 29 Aug 2022 12:53:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23534 Titulli : Kush je ti ? ! .Autori: Besnik LamajVendi: Vlorë Albania ShqipëriData : 07/07/2022...

The post Kush je ti ? ! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : Kush je ti ? ! .
Autori: Besnik Lamaj
Vendi: Vlorë Albania Shqipëri
Data : 07/07/2022

Kush je ti që më kyços mendim ?
Kush je ti që s’më lë të flasë ?
Me padrejtësinë që ti po bënë
Mua më ke bërë që të bërtas .

Gjuhën ma dha nëna ime
Ma dha për nënën Shqipëri
Ma dha të shpreh mendimet e mia
Jo të them ato që dëshiron t’i .

A e kupton s’e ç’po bën me vete
Je ngujuar tërsisht në verbëri
Si më provon të drejtën e fjalës !
Ke harruar që je në demokraci .

© Të drejtat e autorit të rezervuara.

Shenim

Sofra e poezise shqiptare eshte nje dritare per te gjithe poetet shqiptare dhe te huaj.Cdo poet mund te publikoje falas ne kete portal 50 poezi nga krijimtaria e tij. Ne krijojme nje kend poetik per cdo poet dhe krijimet e derguara prej tij publikohen dhe grumbullohen nga ana jone ne kendin e tij poetik.

Poezi.laberianews.com është libraria me e madhe e poezive në internet. Ky portal është krijuar nga Labëria News me  qëllimin promovimin e krijimtarive të krijuesve shqiptarë.Faqja nuk ka qëllime fitim prurëse dhe kontributet që mund të mblidhen nga sponsorat apo nga hapesirat publicitare do përdoren për mirëmbajtjen e portalit.

Kjo faqe ka hapësirë dhe mirëpret çdo krijues shqiptarë. Cdo krijues mund të publikojë në këtë portal 50 poezi FALAS te cilat ne do i grumbullojme ne kendin e tij poetik.

Krijuesit që kanë dëshirë të promovojnë krijimet e tyre  në këtë portal mjafton ti bashkohen grupit tone ne facebook dhe ti  dërgojnë poezitë e tyre, emrin e poezive dhe një foto personale në grupin tone ne facebok duke klikuar këtu: Poezi Laberia News 

Poezi per atdheun. Besnik Lamaj. Poezi per nenen. Poezi te zgjedhura. Poezi per dashurine. letersi shqiptare. poetet shqiptare. poetet e rilindjes. poezi per atdheun. poezi per nenen

The post Kush je ti ? ! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajtimet 22 – Ilmi Cani https://poezi.laberianews.com/2022/07/06/vajtimet-22-ilmi-cani/ Wed, 06 Jul 2022 12:33:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23499 VAJTIMET 22 Vera po ikën bashkë me vapën E barin e shkrumbosur. Të korra, s’...

The post Vajtimet 22 – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJTIMET 22

Vera po ikën bashkë me vapën
E barin e shkrumbosur.
Të korra, s’ ka.
Njerëzit e zhuritur e kruspullosur.
Kërkojnë bukën mbi gjithçka.

Vera po ikën pa të korra e me bar të zhuritur.
Njerëzit e kruspullosur varfnie;
Psherëtijnë;
” kjo jetë e varfën; me bar të zhuritun;
Po pse, mor pse; s’ dashka me ikun!!

Djeg ende kjo verë.
Djeg me grurin e pakorrun e
Barin e zhuritun.
Njerëzitshohin qiellin të dëshpëruar;
Ky behar zhuritës,
S’ paska me ikun.
Ilmi Cani

The post Vajtimet 22 – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/07/05/nena-shqiperi-besnik-lamaj/ Tue, 05 Jul 2022 08:22:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23488 Titulli : NËNA SHQIPËRI . Pse bëhet kjo zhurmë Çfarë kërkon ky vallë ? Mos...

The post Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : NËNA SHQIPËRI .

Pse bëhet kjo zhurmë
Çfarë kërkon ky vallë ?
Mos do të mbulojë
Zullumin e parë ! .

Gërthet s’i bretkosa
Në moçal të tharë
Thotë për Edi Ramën
Do t’a heqim zvarrë .

E harroj Gërdecin
Njëzet e një janar
Nënat shami zeza
Mbetë duke qarë .

Qajnë fëmijët e tyre
Zemra thyer mbeti
Katër në Tiranë
Njëzet e gjasht Gërdeci .

T’i u more jetën
T’i s’je ditë – je nata
Zonja Amerikë
Kot s’të dha , nongrada .

Tridhjetë vjet gënjeve
S’i s’të vjen zorë
E thua gjithnjë
Ky popull është qorrë .

Ik Sali Berisha
S’të dëgjon njëri
Për ty ka një rrugë
Shko jep llogari .

Dhe t’i Edi Rama
S’i ke punët mirë
Bota e zhvilluar
Me ne bën sehir .

Ishe ateistë
Besove në fe
Kjo Europa skile
S’të fut në – B E .

T’i s’i burri zgjuar
Bëre ironi
Do vim në Europë
Në vitin tremij .

Ku jeni rinia
Zgjidhni djem të ri
Po rënkonë ethshëm
Nëna SHQIPËRI .

Autori : Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data : 28/06/2022

The post Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Laramania – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/laramania-sevdail-hyseni/ Mon, 04 Jul 2022 12:44:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23471 Satirike LARAMANIA Një fushë me qenë Mblidhen n’Kuvend, T’u shpallin luftë Ujqërve me gjithë mend!...

The post Laramania – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

LARAMANIA

Një fushë me qenë
Mblidhen n’Kuvend,
T’u shpallin luftë
Ujqërve me gjithë mend!

Me mend e me forcë
Në një stil qenqe,
T’i fusin të gjallë
N’gropa e hendeqe!

Ujku nga kodrina
I pa me trishtim,
Kthehet t’i njoftoj
Ujqërit me nxitim!

O vëllezër mbaruam
Nga qentë endacakë,
E pat puna jonë
Jemi fare pak!

Ujku plak u ngrit
Na çmende o mik,
Dil e shih si duken
Mos përhap panik!

Doli dhe njëherë
Çfarë t’i shohin sytë?
Një orgji me qenë
Lloj-lloj e çeshit-çeshit!

Qenë të zi e të kuqë
Të bardhë e laramanë,
Bishtcubel e veshprerë
Që lypin belanë!

Vëren dhe të tjerë
Langonj e zagarë,
Llaskuc dhe zangoqë
Tepër të paparë!

Kthehet me vrap
Te të afërmit e tij,
T’u tregoj me rend
Ç’kish parë me sy!

Mirë na qenka puna
Tha ujku qafëtrashë,
Për t’fituar luftën
Nuk kemi telash!

Ata kur plas lufta
Bëhen copë e thërrime,
S’e njohin njëri tjetrin
Nuk janë të një qime!

The post Laramania – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ditë – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/nje-dite-xhevat-i-prebreza/ Mon, 04 Jul 2022 11:39:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23449 NJË DITË…. Një ditë kur don të flet me mua më telefono do ta hap...

The post Një ditë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË DITË….

Një ditë kur don të flet me mua
më telefono
do ta hap telefonin, nuk do të flas
në heshtje do ta dëgjoj zërin tënd.

Një ditë kur don të qajsh, më telefono
nuk të premtoj se do të bëj të qesh
por, të premtoj se do të.qaj me ty.

Një ditë nëse ke vendos të ikësh
leje telefonin hapur
dua ti dëgjoj hapat e ikjes
hapat që më godasin në zemren time.

Një ditë nëse ke vendos të më harrosh
më telefono që ta përballoj termetin
e atij momente kur zemra
merr një plumb nga fjala jote.

Një ditë nëse me telefonon
dhe unë nuk të përgjigjem
eja me vrap tek unë
se kam nevojë për ty në qastet e fundit!

Xhevat I. Prebreza 25.06.2022, Prishtinë

The post Një ditë – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/kush-e-do-me-te-drejt-bashkimin-dhe-drejtesine-te-bashkohet-me-mua-luan-godaj/ Tue, 28 Jun 2022 12:40:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23442 Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua me ne...

The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua me ne qe e duam Kombin pa asnje interes!
Dhe pa te koruptuar.
Kush e do Popullin ta tregoj veten te bashkuar dhe drejtesi pa dallime partiake
pa percarje jug veri. !

Dhe Pa asnje nga keta qe duan percarjen !
Si te majtet dhe te djathtet se Po bejne lojen ne kuriz tePopullit fukara. !
Nje turi kane Kriminela dhe hajduter jane.
Le te Me Mbeshtesin mua neve qe cdo gje do japim si dhe jeten borxh ja kemi kombit.
Te roj Bashkimi dhe drejtesia pa dallime partiake. Jug veri. ! Te vej haka tek i zoti.
Kush e ndien veten bure dhe patriot i ndershem dhe qe do drejtesin pa dallime Partiake Le te vij bujrum.
populli do buke dhe jo sbukurime.
Jo Hunda ne qiell dhe bytha ne diell. !
Boll dhe mjaft na i shiten nderin dhe prestigjin nepet bote !
Po jetojme te perbuzur me cdo vend te botes. Si te dhier.
Pse dhe nga kush jemi shitur Kaq keq. ?
Kush e mban kete pergjegjesi. ?
Kush Po na mbron jasht shtetit kur perdoremi si Mish per top Dhe me padrejtesi. ?
Kush dhe kujt po i vete ne mendje te na ngrej lart nderin qe na takon kush. ?
Dhe nga kush do te presim qe te jemi te respetuar si cdo lloi race apo ngjyre ne bote !
Ky eshte nje turp dhe krim. !
Ne Po kriminalizohemi Nga vete pushtetaret tane Nga djemt tane te pa cip te pa nder. !
Te pa shpirt Jane bere Kriminela te pa pare kur me ne historim e te gjitha koherave te ekzistences Te ketij kombi !
krim dhe tradheti poshterim. Nga disa te pa ngopur Me pushtet dhe para ! 32 vjete vetem krime !

Skandaloze Ska me keqe dhe krim.

Mbase dua miqt dhe shoket te me bashkohen nuk dua poste as roge por dua te jem sa ti shikoje pas hekurave
Keta kriminela! !!
Mbase sjam shume i sakt Por jam shume shume dhe shume krenar qe sjam fallco !
-🦅🇦🇱Luan Godaj. 🦅🇦🇱-
-26.06.2022 Gjermani ! -!!!

The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Djegia e librave – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/djegia-e-librave-ylli-mece/ Tue, 28 Jun 2022 09:13:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23415 DJEGIA E LIBRAVE —— Atë ditë më morën zvarrë, zvarrë nga mezi i natës Kohë...

The post Djegia e librave – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJEGIA E LIBRAVE
——
Atë ditë më morën zvarrë,
zvarrë nga mezi i natës
Kohë e keqe pa dritë,
ose me pak dritë klandestine
Ata të dehur nga helmi i hidhët,
pra vet kafkë thyesit
Mbi librat e dijes ngritën gotat
për dollinë e vdekjes time
—-
Ashtu gjithë jargë përlyer
e me sytë krejt të përgjakur
Nxorrën të vjellat e gëlltitjet
e bashkë me to, vrerin jeshil
Librat prej inati,
m’i hodhën mbi stivën e druve përflakur
Drejt qiellit ulërinin:
Mallkim o zot i madh, mallkim !
—–
Flakët e ndezura, por dhe të marra,
u nisën për nga qiejt
Dhe Hëna si e çmendur,
këmbëzbathur yjet lajmëroi
Diku, në një kënd toke,
paskish parë njerz pa ëndërra
Ose, ata ndofta ishin njerz,
me ëndërra të një tjetër lloji
—–
Librat barbarisht m’i dogjën,
por u çudita me “Historinë”
Disa herë në zjarr e hodhën,
madje dhe e shqyen fletë fletë
Mizorët rrëmbyen dhe një plak,
që tundët kokën duke thënë:
Mund të digjni librat, por dijeni,
me historinë nuk e kini dhe aq lehtë !

The post Djegia e librave – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/thuame-o-bir-venetike-cako-miraka/ Tue, 07 Jun 2022 05:52:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23335 THUAMË, O BIR! Thuamë, o bir, se kur do të vish, Fol, ku je, e...

The post Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THUAMË, O BIR!

Thuamë, o bir, se kur do të vish,
Fol, ku je, e thuamë një fjalë,
Oh, ta di se kur do të mbrrish,
Si vetëtimë qiellit para do të dal.

Rrugët le të jenë me borë mbuluar,
Flak’e mallit dhe akullin do shkrijë,
Do dal nëna kaq shumë përmalluar,
Me lotë e mall fytyrën të të ndrijë.

Thuamë, o biri im, kur do vish?
Mos ma lër syrin të mbytet në lotë,
Thuamë të nisem e në qafë të të marr,
Zemrën nënës pse ja bën copë?
Venetike Cako

The post Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>