Pullumb Ahmeti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/pullumb-ahmeti/ Poezi Laberia News Sat, 30 Apr 2022 15:22:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Pullumb Ahmeti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/pullumb-ahmeti/ 32 32 Ikte poetiaj, nuk e di.. – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/ikte-poetiaj-nuk-e-di-pullumb-ahmeti/ Sat, 30 Apr 2022 15:22:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23045 IKTE,POETJA,,NUK E DI,, Pullumb Ahmeti ,,autor,, Ecte poetja,,pa fjalë ecte përtej drejt,,kurkundit,, në shpirt,, përplasej,,dueli...

The post Ikte poetiaj, nuk e di.. – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKTE,POETJA,,NUK E DI,,
Pullumb Ahmeti ,,autor,,

Ecte poetja,,pa fjalë ecte përtej drejt,,kurkundit,,
në shpirt,, përplasej,,dueli heshtur,,
se linte të ikte,,,gëzimi dhe dhimbja,,
në sy i rrinë trazuar ,qerpikut,, përlotur,,,,

Shpitit,,ndërtoi kalanë me gërma
në hapat që hidhte,,shkelte mbi to
diellin s’e linte,,pa ardhur mbrëmja
qetë i mbyllte synë,, me një pik lot,,

Gëzimit,, i qeshte me dritën e syrit
trupi rënkonte brënda,,, nga dhimbja
kthehej,,shikonte,, qiellit,, rënien e yllit
buzëdetit,, kitara,,dridhej nga tënga,,

Ikte pa ditur dhe përsëri,,kthehej poetja
hënëzës i fliste,,me gjuhën e shënjave
ç’mu ndal buzë pyllit,, nën degët e blirit
ndjeu një dhimbje nga ikja e gërmave,,

Kalaja rrëzohej sa gërmat i iknin
mure vargjesh ndërtonte përsëri
mendimet harlisur si degët te pylli
ikte ku shkonte as vetë nuk e di,,,
******
Vargje Ahmetiane,,,,, 21 Prill 2017

The post Ikte poetiaj, nuk e di.. – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2021/08/17/iku-nje-petrit-i-lire-pullumb-ahmeti/ Tue, 17 Aug 2021 15:28:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20406 Iku një petrit i lirë. Poetit Petrit Ruka Mbeti një letër e bardhë Përbri saj...

The post Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Iku një petrit i lirë.

Poetit Petrit Ruka

Mbeti një letër e bardhë
Përbri saj një penë që hesht
Një pikë loti sa ka rarë
Ç’pate që ike Poet?

Pret letra të hedhësh vargje
Dora përmbi të ka ngrirë
Atje tej heshtën dhe malet
Iku një Petrit i lirë.

Shpirtin e la në çdo varg
E përcolli ndër balada
Vate të shplodhet në fshat
Të shëtisë lart nëpër pllaja.

Iku një Petrit i lirë,,
Heshti pena përmbi letër
Iku lart në hapësirë
Iku në një botë tjetër.

Si Petrit të rrijë mbi gurë
Sytë të hedhë mbi Labëri
Në çdo mal e në çdo gurrë
Shkrirë do jetë zemra e Tij.

,,
U prehsh në paqe Poet Petrit Ruka.

The post Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/perbindeshi-i-adhuruar-pullumb-ahmeti/ Tue, 17 Nov 2020 22:38:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14704 PËRBINDËSHI,,I ADHURUAR Dhe rrezen e dritës shpesh për vete e donte Diellin në kuvli kërkoi...

The post Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRBINDËSHI,,I ADHURUAR

Dhe rrezen e dritës shpesh për vete e donte
Diellin në kuvli kërkoi t’a mbyllte si një zog
Idhuj kish fotot e tija flokëve dorën përshkonte
Qeshjen tinëzare nën buzë mbante lidhur fort.

Mes ëndrra faraonësh ecte natën nëpër dhomë
Cigaren kafshonte në bluarjen si dy gurë mulliri
Para këmbëve skllevërit rreshtonte të pagojë
Parketit kërcet thembra e këpucës nga deliri.

Në libra diturin vriste për të urrejtje kish ngritur
Grisur kish fasha mjegullash turmës i lidh sytë
Intrigat thurte netëve i pagjumë pjatancave servirur
Podiumeve lëshonte shigjeta herezie,s’kish të dytë.

Buzëqeshur gostive shtronte qetë hipokrizinë
Zotin,e ç’e donim zotin,zot kishim përbindëshin
Nga do ishte zot ai dhe zonjë kishim partinë
Një fjalë e turma histerike të çonte në gijotinë.

Gijotina përballë turmës së fandaksur ulërinte
Jo jo sy e vesh po ndiqnin idhullin të shfrenuar
Në horizontet e mbyllura koha flokë bore hidhte
Në shpirtra të akullta të vdekura shpirtra të rrënuar.


Varg Ahmetian,,,,16/11/2018,,,

The post Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/nje-hene-e-plote-vetemitare-pullumb-ahmeti/ Sun, 21 Jun 2020 14:59:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8671 NJË HËNË E PLOTË VETËMIMTARE Autori ,,Pullumb Ahmeti Në natën e plotë me hënë Ku...

The post Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË HËNË E PLOTË VETËMIMTARE
Autori ,,Pullumb Ahmeti

Në natën e plotë me hënë
Ku era e mbulonte me retë
Ethet e zjarrit më kishin zënë
Dridhma kur një ujk zë ulëret.

Ndën copa të grisura resh
një yll pas hënës del i frikur
si syri yt kur më buzëqesh
Kur hapat nxiton në të ikur.

Papritur më humbe në pyll
Si hëna kur fshihet ndër re
Një portë pas krahëve u mbyll
Një udhë e pashkelur u çel.

S’të shoh ku humbe mesnatës
Zhurmë nuk ndjeja në pyll
Kush vallë me brengë i binte harpës
Mes këngës i thoshte ,më dil.

Hapin ndala te lisat e moçëm
Ku gjethet nga era fëshfërijnë
Pranë tyre sytë gjumit m’u kotën
Thellë pyllit ulërima ujqish vijnë.

Një shpirt nga ankthi po trembej
Në ëndrra shihja një natë të zezë
Hënën kërkoja gjëkundi sgjendej
Ç’kërkoj këtij pyllit nëpër një terr?

Qyqe ç’mu bëre në buzë të honit
Pyllit nga era ndihen fishkëllima
Se di pse më harrove i flisje Gjonit
E honi të kthente zërin në ulërima.

I grisi era lart retë copa copa
E yjet dolën e qeshnin me mua
Nga ëndra tër frikë sdi si u zgjova
Ndën lisa gurgullon ujët një përrua.

Hënën së pashë se nga kish ikur
Një nga një yjet ranë për gjumë
Zogjtë zhurmat i zgjuan tronditur
Tronditur u zgjova gjumit dhe unë.

Si një hënë e plotë vetëmimtare
Më shfaqesh degëve nëpër gjeth
Në përrua përmes ujit shtojzovalle
Më laje sytë e blertë këtë mëngjes.

Të fola s’të fola se ndjeu as pylli
Përroit fshihesh në shelgjishte
S’arrita të shoh ç’të thoshte syri
E syri im hap pas hapi të ndiqte.

Të thirra padrojë:O hënëz lozonjare
Më ndale buzëqeshe ndanë përroi
Ujku brenda shpirtit si s’u ndje fare?
Si mjegull ëndërre më erdhi e shkoi.
********
Varg Ahmetian ,,26 tetor

The post Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kerraba e bariut, tim eti – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/kerraba-e-bariut-tim-eti-pullumb-ahmeti/ Sun, 17 May 2020 04:57:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6439 KËRRABA E BARIUT,,TIM ETI Kujtime shpirti Si gjarperi që kafshon për të helmuar për të...

The post Kerraba e bariut, tim eti – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËRRABA E BARIUT,,TIM ETI
Kujtime shpirti
Si gjarperi që kafshon për të helmuar
për të kapur derdhur kërraba harkuar…

Në oborr varur në degën e manit
sa kohë mes viteve aty ka qëndruar
kërraba e tim eti derdhur prej metali
më flet heshtur unë rri duke vështruar,,

Kujtimet burojnë shpirtit nostalgjinë
dëgjoj pllajave zile këmborë bagëtish
era sjell gurgullimë përrenjsh fëmininë
zhurma tingujsh fyejsh longar melodish,,,

Kërrabën e mora në dorë ,e ledhatova
ndjeva në të dorën e ngrohtë të tim eti
zërin paqëtor sa herë pranë tij shkova
fliste;jeta bir,s’është lojë,luftë prej vërteti,,

M’u drodh kërraba apo unë u drodha
druri i piksit prerë e latuar si atë ditë
loti faqes teposhtë rrodhi ,s’e ndalova
melodi me fyell erdhi e m’u ul në shpirt,,

Të kam thënë;kërraba është për të kapur,
eh, jetën me kërrabë mbërthyer më kanë
ditë natë larg jush jeta kohë më ka plakur
hallet tëngë mes tingujsh fyelli zë i qajmë,,,

E vara degës së manit shkundi kokrrat
dikur fëmijë hipja e shkundja fort degët
iku me erën vegimi i tim eti nga kodrat
kujtime malli sot shpirtin thellë më prekën
*****************************************************
Vargje Ahmetiane,,,autor Pullumb AHMETI 3/5/2016

The post Kerraba e bariut, tim eti – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/jeta-pullumb-ahmeti/ Sat, 16 May 2020 18:41:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6409 JETA Rrëkezë e vogël nisesh pandjerë teposhtë rrëpirave rrëmben ç’gjen lumë ngarkohesh fushës së gjerë...

The post Jeta – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETA

Rrëkezë e vogël nisesh pandjerë
teposhtë rrëpirave rrëmben ç’gjen
lumë ngarkohesh fushës së gjerë
vjen ndalesh befas në det humbet.
************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
NDERI

Ulur e priste kaherë stolit i pafjalë
vite kalojnë ndjen se do vij një ditë
cigaren thithte shikonte një djalë
si hije erdhi iku lehtësoi një shpirt.
**************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

PABESIA

Ecja shtegut të jetës qetë qetë
zogjtë papritur këngën pushojnë
diku përtej era lëkundte një gjeth
mendime turbull mendjes gëlojnë.
**************,,,,,,,,,,,,,,,

TRADHËTIA

Më buzëqeshi ëmbël sofrës u afrua
dorën supeve më vendosi miqësisht
gotën ktheu me fund shpejt u largua
iku duke qeshur ndën buzë,,tinëzisht.
***************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

TRISHTIMI

Trishtimi rrugëve shpirtit ecte si i penduar
s’nxitohej hapat hidhte ngadalë i lëkundur
ç’do këtu tek unë,dil jashtë i thashë i uruar
jeta më thirri,tha,ulet këmbëkryq i patundur.
**********,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
MIRËNJOHJA

Të ndjeva në zërin e ëmbël ëngjëllor
kur zilja më zgjoi befas nga përgjumja
erdhe ashtu thjeshtë si fllad në qershor
s’u besoja syve,më the ,Jam mirënjohja.
**********,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

MOSMIRËNJOHJA

Mosmirënjohjen rrugës e hasa
në stacione pritshmërie e paturp
njohjen tënde kërkoj,tha,se plasa
e mori iku pa drojë e veshi në trup.
********** ,,,,,,,,,,,,
FALJA

Faljen s’e pranoni,e thotë dhe zoti
koka e falur gijotinës s’pritet dy herë.
Ky vend im i drobitur prej mot,motit
këmborën u vari Ju ta tundni një herë,
******* ,,,,,,,,,,,,,,,

Më fal,i tha për ç’ka kam bërë
stoik qëndron, fjalë nuk thotë
si qentë lehin natën për hënë
e imja është dhe kjo cop tokë
*********,,,,,,,,,,,,,,

ZHGËNJIMI

Më prit ,më tha,në udhëkryqe
do të vi një ditë aty me patjetër
eci kohës,thash,mos më ndiqje
përditë shkruaja diçka në letër.

Nën drita neonesh të kërkoja
rrugës së jetës të pambarim
ti s’ndihesh më kot shpresoja
në shpirt ndjeja një zhgënjim.

**4/5/2017**Pullumb Ahmeti

The post Jeta – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse s’flet Omeri Rubairave – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/pse-sflet-omeri-rubairave-pullumb-ahmeti/ Tue, 14 Apr 2020 17:52:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4145 PSE S’FLET OMERI RUBAIRAVE ****7\7** pjesa e pare 1 C’u bëre Omer Khajami, ku më...

The post Pse s’flet Omeri Rubairave – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PSE S’FLET OMERI RUBAIRAVE
****7\7**
pjesa e pare
1
C’u bëre Omer Khajami, ku më vajte?
katër herë radhë lapsin për ty e mora
e vargje të tëra hodha letrës si vergje
e thash të rri pak se mu lodh dora.
2
Gotën e verës që ti aq shumë e doje
këtu pranë zjarrit qëndron e heshtur
cupat për këtu i ftova por kishin droje
c’thua krijus? më thanë, po ai ka vdekur.
3
Jo ,u thash Omer Khajami ska vdekur
mes rubairave kohës udhëton i gjallë
kush e lexon e brënda s’është tretur
nëpër gjumë thërret; ah, Omer Khajam.
4
Shkruaj dhe unë për vashat e dëlira
sic vjen rreshti e gërmat vë në rradhë
ç’ti bësh kësaj zemre që s’më lë lavirja
e për to nis e shkruaj të ëmblat fjalë.
5
Po zbrit, Omer, eja këtu pranë meje
se unë për nder, jo, s’të kam lexuar
e di që do të lëshojnë helm shigjete
rrugës shpirtit vetëm kam kënduar.
6
Eja, zbrit nga hëna vetullngrënë
vetull vashe mbrëmjes së Teheranit
zbrit të shikosh vetullgajtanet si hënë
të rritura lëndinave vashat e shqiptarit.
7
Eja, Omer Khajami mos mi mbyll sytë
këtu, lastaret tona na dehin me aromë
puthjet që marrim janë mjalt në burim
puthje të shtrenjta vashash që kushtojnë.
8
Po, po, poet i rubairave, këto sorkadhe
vrapojnë e hidhen shkëmb mbi shkëmb
sorkadh mali, duhet të jesh, ti ftosh në valle
për ndryshe tërë një jetë zemra të dhëmbë.
9
Po pse përsëri me le vetëm sonte darkuar?
leshverdha trëndelinë shtrojeren e bëri gati
se ja në pirosti jashtë qumështin ka vluar
e furres në sini ka vën të piqet ,mish saci.
10
E, Omer Khajami, zbrit nga vetullngrëna
e nga lart i vetëm mos më bëj sehirë
të shikosh leshverdhën time si kadëna
me gjokset mbushur,,eh buzët si qershi.
11
E ëmbla,,qershit e buzëve më dha mua
gjirin e bardhë larë me qumësht të dhirtë
po s’deshe, rri aty rehat në punët e tua
ne sonte kemi vaktin bekuar për dashuri.
***********************************
/2015

The post Pse s’flet Omeri Rubairave – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puthja – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/puthja-pullumb-ahmeti/ Wed, 08 Apr 2020 14:13:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3753 Miremengjesi PUTHJA Pullumb Ahmeti Puhizë pranvere mledhur aroma ndjeva buzëve ngjyrë manushaqe aty buzë detit...

The post Puthja – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miremengjesi
PUTHJA
Pullumb Ahmeti

Puhizë pranvere mledhur aroma
ndjeva buzëve ngjyrë manushaqe
aty buzë detit vorbulla s’njeh mosha
kristale kripëzash mbetur në faqe.

Deti s’më ndali të puthja dy buzë
dy buzë të ëmbla nektare mbuluar
bletare mëngjesit ,gjumë s’fle kurrë
aromë lëndinash ndër hoje mjaltuar.

Stinët ti putha buzës njomëzake
të ftohtin dimër e largoi pranvera
vera më dogji si prushi një vatre
frutdashurie puthjesh fali vjeshta.

Frutputhje shijova buzës ciphollë
deti sa rreket të na rrëmbejë në gji
puthja vjeshtake thotë ,dashuromë
dashuromë,më thoshte zemra për ty.
*******************************************
Pullumb Ahmeti 13/9/2015**10”45”

The post Puthja – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ika vërtet prej zhurmës – Pullumb Ahmeti https://poezi.laberianews.com/2020/03/17/ika-vertet-prej-zhurmes-pullumb-ahmeti/ Tue, 17 Mar 2020 17:14:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1638 IKA VËRTET PREJ ZHURMËS Pullumb Ahmeti, Pa gdhirë,apo në mbrëmje,ika,s’e di, sepse sa e kam...

The post Ika vërtet prej zhurmës – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKA VËRTET PREJ ZHURMËS
Pullumb Ahmeti,

Pa gdhirë,apo në mbrëmje,ika,s’e di,
sepse sa e kam humbur nocionin kohë,
s’shoh natë në qytet,s’ka,është marrëzi,
duhet të ikësh jashtë tij,larg nëse e do.

Dhe hëna e kupton, fshihet e drojtur, ikën,
mes pallatesh tamam si një vashë me turp,
pse fshihet,mos pret ti vijë djalë dielli ditën,
këtij qyteti të vjetër, ku zhurmat s’kan fund?

E kam humbur vërtet, nocionin në kohë,
kur dal rrugicës, më verbon drit’ makine,
eci pa vetëdije dhe gjoksi zë thith smog,
s’e di ku shkoj, kam humbur në mendime.

Ika, si një bohem i shkretëtirës së shpirtit,
për gjithënatës mes rrugëve, të pa rrugë,
ndala bregores, më shpoi gjembi murrizit,
mos,sa më dhëmbi,jo,jo s’isha në gjumë.

Frymë sa mora thellë, e ndjeva fushën,
ku aromën e barit të korrur, era më sjell,
hëna qeshi, një beze reje i mbuloi gushën,
dhimbje gjëmbit, shputës së këmbës ndiej.

Dhe yjet grisën në copa, fustanin e reve,
t’më shihnin mua, kur vallzoja me hënën,
unë, bohem shkretëtire, ecja pas një deveje,
nga shpirti i zhuritur, kërkoja ujë për buzën.

Pik, pik, pik, më pikoi vesa nga një gjethe lisi,
shtrirë kisha mesnatës,gjumi më kish zënë,
Kisha ikur si i pavetëdijshëm,larg zhurmave,risi,
çohu bohem i shpirtit,poetët, natës nuk flënë.

Kisha ikur si i pavetëdijshëm, larg zhurmave,
kur ndjeva cicërimën e zogjve,eeh një simfoni,
sa lirshëm u ndodha bregores mes hurmave,
zgjata dorën të të kapja,oh, mos, Ti s’ishe aty.

Qyteti im zhurmonte mbuluar, me perde tymi,
më sëmboi shpirti, kur lëvizim si kavje mes tij,
dielli me inat shfryu bulcitë dhe perden e grisi,
ika dhe unë, sa ngarkova natyrën, mbi shpinë.
**********************
Vargje Ahmetiane,,,

Dhe ika vërtet ndodhem larg në një qetësi të mahnitshme,në këto ditë plot ngarkesa negative dhe pozitive nga virusi Korona.
Uroj për këdo Jetë dhe Besim e Kurajo
Do ja dalim
Ju përshëndes miqesia ime ,mirënjohje përcjell për ju

The post Ika vërtet prej zhurmës – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>