Puntorie Muça Ziba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/puntorie-muca-ziba/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 13:25:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Puntorie Muça Ziba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/puntorie-muca-ziba/ 32 32 Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/stina-e-shirave-puntorie-muca-ziba/ Sat, 28 Aug 2021 13:25:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20857 Strugë, 13 qershor 2021 Stina e shirave Kipci mërzimadh nduk flokët në stinën e shirave...

The post Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strugë, 13 qershor 2021

Stina e shirave

Kipci mërzimadh
nduk flokët në stinën e shirave
zaliset nga bubullima shurdhuese
gëlltit rrufetë,
kur përsëdytet trokitja e llahtarshme.

Thonë se
në cep të stinës së shirave
asnjë luftë nuk filloi.

Koha e lulimit është larg
syri s’është i qetë
lëngata e drithërave
lëngata e hënës
lëngata e tokës ia tret shkëlqimin…

The post Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/vargu-izota-rexho-haruni/ Sun, 14 Jun 2020 10:41:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8253 VARIANT PËR VARGUN NË KOHË KARANTINE Vargu Je musht vjeshte, je loti që rresh nga...

The post Vargu – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARIANT PËR VARGUN NË KOHË KARANTINE

Vargu

Je musht vjeshte,
je loti që rresh nga akullnajë shpirti,
prafullimë që kapërcen nga damarët
dhe merr udhët e botës.

Je plazmë që ndalon rrjedhën e gjakut
nga dregëza lëkurore,
je guall plage.

Je uragani që vret të ligun
puhizë që përkëdhel urtarin
dhe frymën e të shenjtëruarit…

Mbete magjia që zgjëron horizontin
përtej fshehtësisë…

Je dorë që lëmon
pasqyrë ku shoh dritëzën e ndezur.

Je zë zogu
zë shiu
zë vajtojce
vaj bebeje…

Je zhurma e takeve
të zonjave që vërdallosen buzë Senës
kur presin dashnorët e zhuritur.

Je bardhësia e brushës së piktorit
që imagjinoi sytë e Monalizës lazdrake…

Je shfryrje
je rrufe,
shkrepje je.

Je vashë e brishtë e nazike,
je perëndeshë.

Je lartësia që zë vend
mbi gojët llomotare të politikanëve cakërran…

Je petale fonemash të trëndafiluara
je arma ime e vetme,
je religjioni.

//

The post Vargu – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi në kohë pandemie – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/poezi-ne-kohe-pandemie-puntorie-muca-ziba/ Sat, 18 Apr 2020 21:08:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4464 POEZI NË KOHË PANDEMIE UJDI ( Tani po i vë shpirtit një gur dhe ju...

The post Poezi në kohë pandemie – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEZI NË KOHË PANDEMIE

UJDI

( Tani po i vë shpirtit një gur
dhe ju lus të mi nxirrni sytë.)

Në altarin prej dy kokrra sysh
lumenj lotësh
që derdhen kur vjen e ik një grusht stinë
kur ndahen rrugët
kur piqen kumbullat binjake
dhe në një fron, kokulur nusërojnë vajzat
pranë pirgjeve ëndrra ngujuar,
ku plakat tundin degët e mendjes
dhe me gishtin e unazës
në kyçet e gishtërinjve
numërojnë vitet,
hutimthi pikon gjethja
dhe pas dy stinësh,
nadje hap petalet një lule
që kruspullohet në muzg
nga shkrepjet terratisëse.

Në altarin e syve të mi
pas çdo rrëzëllitjeje
mpiksen lotët
kokrra-kokrra kristali
mbi mollëzat e kërcyera
që filluan vyshkjen.

Unë që sot
po i vë shpirtit një gur
dhe ju lus të mi nxirrni sytë e mbufatur
prej çurg lotësh,
ngaqë pata rrëzëllitje të pakthyeshme
me ata që rash në ujdi.

The post Poezi në kohë pandemie – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një rrugë – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/nje-rruge-puntorie-muca-ziba/ Fri, 03 Apr 2020 17:57:34 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3215 Poezi kushtuar kolosit, të papërsëritshmit BEKIM FEHMIU. Kjo poezi u shpërblye me vendin e parë...

The post Një rrugë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi kushtuar kolosit, të papërsëritshmit BEKIM FEHMIU. Kjo poezi u shpërblye me vendin e parë në Takimet e Poeteshave – Vushtrri, në vitin 2011, nga juria profesionale: Ibrahim Kadriu, Arsim Rexhepi, Xhevahire Izmak.

Një rrugë

(Kolosit të filmit, Bekim Fehmiut)

Eh, ti ecje vetëm
drejt një rruge
i djegur
pa pikë force
shtroje shputën mbi asfalt,
mbi gurë e baltë
mes shikimesh të përçudnuara
qensh e macesh rrugaçe
belgradase,
njëmijë vjet larg nga vendlindja.
Në mesin e ujqërve të kokës tënde
kalëroje udhën me këmbë odiseje
dhe të rëndonin pellgje gjakrash
mbi sytë bojë plumbi.

Si mbete gjallë
kur hapëroje kokulur
rrugës së Kalemegdanit
me këmbët e tua të vetmuara
kur anash pemët gojëliga
përqeshnin sharraxhinjtë e tu
e ju vëndonin nga një bisht.

( dimër, verë)

Gjithë ato vjeshta me baltë e shi,
gjithë ato verëra
pa një rreze,
verë e dimër narthje
të dridhej damari
mëngjeseve udhës së Beligradit
kur merrje nga pak ajër
mes shkurresh e egërsirash
larg mitrës së tokës tënde.
Një jetë betejë,
në rrugëtimin me këmbë Odiseje
pa asnjë këngë në buzë,
i uritur
për një copë bukë
nga hambari i Kosovës
me buzë të shkrumuara,
pa stërkala qumështi
nga një dele Sharri
që të shijon si qumësht
i thithur nga gjinjë nëne,
ah, i thithur nga gjinjë nëne…

(në shtratin e tokës së huaj)

Edhe në shtrat
trupi yt i bukur
i zënë rob
nuk prehej,
se rrinte varur në ajër
afër pjellës së farës së egër.
Çdo mëngjes të ftohtë
dëgjoje si të shanin e të rrihnin
belgratçe
dhe çdo ditë
të shtienin në altarin e vdekjes.
Si mbete gjallë
kur ti ecje,
ecje
se të shtynin
e të pështynin pas shpine
atje ku derdhje mushtin
pa një kokërr fjale të nënës tënde,
në amfiteatër,
brenda në boshësinë e shpirtit
ku t’i prenin kokat
e gjakut të derdhur lum
ku të ngulfaste zëri i të vdekurve
që nuk u dihej varri.
Atje ku ishe gjithçka dhe askush,
i ngazëllyer dhe i trembur
me një zemër fluide
që si gur rëndonte ,
brenda lëkurës tënde.

( larg teatrit)

Eh,
ti ike dhe e le
vetëm,
vetë vetë
dërrasën e Talias,
me këmbë druri ike…
Sa e doje atë dërrasë
ku ecje si lypës e si mbret
pa këmbë shqiptari
dhe,
sytë dritë nuk të bënin më
s’shikoje as petale lule dushku
e lulebore
asgjë shqip ne Belgradin e sertënuar
ku ti e gjete limontinë,
aty ku zjarri e akulli
s’pjellnin pranverë
aty,
ku ditë e natë
dimër, verë
të rropën nga një copë lëkurë koke,
zemre e mushkërie…

(në mes të ditës)

Mijëra copa ndjenjash,
kokrra lotësh
si kokrra breshëri
i binin tej për tej Kosovës tënde
dhe përplaseshin rrugëve
me asfalt Beligradi
pa ajër Prishtine
pa ajër Prishtine.
Dhe ti, kolos i artit hyjnor
mbete i ngujuar aty
në Beligrad
pas dergjes së nënave për sy biri
në pellgun e gjakut të kokave tua
larg bukës amnore
i kacavjerur në mendime
pa një përqafim,
pa një puthje të tokës tënde
pa i shikuar ëndrrat
kur jetoje brenda nesh
ti ëngjëll i kristaltë.

( vdekja të puthi me plumb)

Ku të mbeti arkëmortja
ti hero i kuq i krenarisë
së fisme…

( vaj populli )

I vdekuri ynë u bë hi
u fut në urnë
e doli përsëri.
Ikni korba mos e ngani,
sytë e zi mos ia hani
se ka mbetur një mall vashe
dhe nëneja pa e parë.

The post Një rrugë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot me kolosin – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/04/01/sot-me-kolosin-puntorie-muca-ziba/ Wed, 01 Apr 2020 07:20:56 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3016 SOT ME KOLOSIN NJË RRUGË variant ( Bekim FehmiuT) Kalëroje fronin me këmbë odiseje e...

The post Sot me kolosin – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SOT ME KOLOSIN

NJË RRUGË

variant

( Bekim FehmiuT)

Kalëroje fronin me këmbë odiseje
e të rëndoi një pellg deti
një tokë lume
mbi sytë bojë plumbi.

I uritur
për një copë bukë ndorme
nga një dorë miell hambari
nga duar nëne,
i etur
për stërkala qumështi
nga një dele rrunëzake
sa për ta lënë veten brenda ndijimesh shijore
shpirt varur në ajërin tënd.

( I miri i zanave)

Trupi yt i bukur
i zënë rob në lëmën e dërrasave të Talias
ku derdhe mushtin
ku ishe profet
pa një kokërr fjale të nënokes.

( Larg teatrit)

Kur natën hovte smira
e praptoheshin dërrasat
ku të kërcëllinin dhëmbë e kocka
ku ecje si lypës e si mbret
pa këmbë shqiptari,
ku zjarri e akulli
s’pjellnin pranverë
ku dashnia për lojën hyjnore
të rropi një copë lëkurë,
një copë mushkëri
dhe ike me këmbë druri
e muza t’i pinte lotët me kupë.

( Larg teatrit)

Mijëra copa ndjenjash,
kokrra lotësh
si kokrra breshëri
binin tej për tej,
përplaseshin rrugëve të botës
pa ajër Prishtine
pa ajër Prishtine.

( Vaj populli )

I vdekuri ynë u bë hi
u fut në urnë
e doli përsëri.

Ikni korba mos e ngani,
sytë e zi mos ia hani
se ka mbetur një mall vashe
dhe nënokja pa e parë.

The post Sot me kolosin – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur vdes qyteti – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/kur-vdes-qyteti-puntorie-muca-ziba/ Mon, 30 Mar 2020 14:15:05 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2746 KUR VDES QYTETI Kjo pranverë e gjatë polli mijëra kandërrngrënës si derra të tërbuar perandorak....

The post Kur vdes qyteti – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR VDES QYTETI

Kjo pranverë e gjatë
polli mijëra kandërrngrënës
si derra të tërbuar perandorak.

Këta gojë çaraveshur
shituan shikimin tim
nga dritarja pasqyrë
e bërë pis me copëza fekalesh.

(Çdo mëngjes zvetnohet
faqja e qytetit.)

Nga periudha larvore
plasin kokat,
pikojnë bulevardeve.

Zëra të çartur kandërrngrënësish
shalëgjatë e shalë shkurtër
dremisin maleve përreth
gjoja se flejnë,
gjoja se janë krahë e këmbë këputur.

Ata gërvishtnin hënëzën e faqes sime
dhe s’bëjnë asnjë çap tutje.

Më sillni kulpër kacavarëse
t’ua ndal hovin
kandërrngrënësve të zhurmshëm,
se qyteti i skulpturave pa art,
mori pamjen e dhomës së morgut.

The post Kur vdes qyteti – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mërmëritje – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/mermeritje-puntorie-muca-ziba/ Mon, 30 Mar 2020 13:58:52 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2732 VARGU IM NDRYSHE, e shkruar në vitin 2010⚡️ #MËRMËRITJE Ti më njohe nëpër vite isha...

The post Mërmëritje – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARGU IM NDRYSHE,
e shkruar në vitin 2010⚡

#MËRMËRITJE

Ti më njohe nëpër vite
isha poete qëndisja vargje,
tepër boheme kjo puna jote
m’thanë mediokrët nëpër lagje.

Eh, më kërkoje nëpër stinë
ne mbetëm larg, sa larg
na ra mbi kokë korba vdekje
e gjora unë, fleja mbi varg.

I hodhe sytë n’mollëzën kërcyer
përplot nur hëne,stolis me germa.
Deshta të tretem në gishtërinjë
e ta lë vargun pashkruar.
Ah, kisha mall e prush në gji
kur më endeshe nëpër sy…

Ti më vështroje nëpër vite
isha venitur brenda në varg
na ra mbi kokë korba vdekje
e, ne rrinim larg e larg…
S’doje të vrasësh dorën e muzës
t’dukej mëkat njajo dashni.

Tani resh borë n’balluke t’ballit
sa larg më rri faqja e hënës,
zhubravis flokun e barit vjeshtës
në vargjet e gjata të ditëve t’mugëta
numëroj petalet e luleve t’ bjeshkës.

Loja me shkronja s’po mbaron kurrë
n’petale vargjesh shndrit si rubin,
eh, syri i qiellit nga marazi
ngadalë e humb kaltërsinë.

The post Mërmëritje – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gruaja e ve – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/gruaja-e-ve-puntorie-muca-ziba/ Thu, 26 Mar 2020 19:28:50 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2252 GRUAJA E VE Gruaja e ve në arkën e vjetëruar fsheh: mollë, mushmollë, arra, ftonj,...

The post Gruaja e ve – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GRUAJA E VE

Gruaja e ve
në arkën e vjetëruar
fsheh:
mollë, mushmollë, arra, ftonj, lajthi e qershi
dhe i ruan stinë pas stine
për t’i këmbyer me një fjalë goje.

Nata që zgjat i hedh terr,
ajo qull këllëfin e linjtë me shi lotësh
dhe hap sytë
yllth më yllth
duke pritur agimin
për ta mbush zemrën me dritë.

Gruaja e ve
jeton me shikim të ngujuar në dritaren,
sa një faqe arkapie
dhe asnjë sy nuk e prek.

Vjeshtë e dimër
pret një trokitje të lehtë
si puhizë,
një shushurimë shavari
një gurgullimë të mbytur prej dallge
por, as era s’pëlcet në xham
t’ia zgjon një nerv
t’ia merr një shikim
sa ta këmben me pemë stinësh
një gjysmë fjale për të mirë,
a për të keq.

Gruas së ve
afër qerpikut të syrit
të azurtë
i rrëshqasin sumbulla loti.

Kur ikin stinët
ajo ka mall të flet me zogjtë
sa ta lëvdoj dashurinë
mes shelgjeve të heshtura
e ta fyej burrin
që kthehej pas mesnate si furtunë.

Gruaja e ve,ngre në qiell fëmijët urtarë
të përqafuar me jetën e tyre
në metropolet e mëndafshta…

Ah, ajo ndjell vdekjen e ngadaltë
dhe dëbon nga shqisa hundore
aromën e pemëve:
mollë, mushmollë, arra, ftonj, lajthi e qershi
që i ruan mot për mot
për t’i këmbyer me një fjalë goje.

The post Gruaja e ve – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>