Raif Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/raif-gashi/ Poezi Laberia News Sun, 21 Feb 2021 08:50:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Raif Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/raif-gashi/ 32 32 Ti o heroi im – Raif Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/02/21/ti-o-heroi-im-raif-gashi/ Sun, 21 Feb 2021 08:50:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17555 Ti o heroi im Ti që jetove e vdiqe sofërthatë Ti që po këndon duke...

The post Ti o heroi im – Raif Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti o heroi im

Ti që jetove e vdiqe sofërthatë
Ti që po këndon duke shkua në varr.
E thoshe edhe i varfër jam vetëm shqiptar

E unë idioti i kohës
Po të thamë lavdi
Se sot turpi po hahet me lugë të krenarisë së humbur.

Nesër do sjell një bukë
Me t’i dhënë zë këngës
O heroi im

The post Ti o heroi im – Raif Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal që nuk të njoha – Raif Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/me-fal-qe-nuk-te-njoha-raif-gashi/ Thu, 12 Mar 2020 20:35:30 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1319 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Shkruar nga RAIF GASHI ! Me fal qe nuk te njoha...

The post Më fal që nuk të njoha – Raif Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shkruar nga RAIF GASHI !

Me fal qe nuk te njoha

Me falni shoke te burgut dhe te idealit se nuk e paskam ditur se kush paskeni qene!
Me fal ´81se paskam protestuar e demonstruar gabimisht !
Me falni UDB-asha qe ju kam munduar qe te me jepni mend ,jo me fjale por me dru!
Me falni spiune te shkjaut qe kurr nuk mundet te me blini!
Me fal reforma “demokratike” qe nuk munde te me socializosh kurre!
Me fal shkja qe nuk te desha kurre!
Me falni shoke qe na late vetem ne rrugen e idealit tone per nje shqiperi natyrale dhe te bashkuar !
Me fal populli im qe vuajte per buke e kripe!
Me fal populli im qe i harrove shpejt vuajtjet shekullore !
Me falni levizje te mbara e te mbrapshtate kombit tim qe u futet ne mjegulla duke i pasur syte ne balle!
Me fal pushka e Ademit qe po te perdori qe xhepin tim ta kem plot!
Me fal ti komandant qe nuk e pate asnje ushtare por vete ishe komandant e vete ushtar ne njejes !
Me fal ti komandanti i vertete qe per atdhe ke vdekur !
Me fal Amerike pash nj´at zot qe na dole krah e tani po te shajme !
Me fal Turqi qe nuk do te ma degjosh zerin Shqip!
Me fal demokraci qe polle shume hajni,rezili,pasiguri,padituri!
Me fal o shqiptar qe ma thyen koken me gur,pa pasur asnje hak,e asnje borxh!
Me falni ju ish -shoket e mi qe me shani,fyeni dhe ogurzi kerkoni per atdheun !
Me fal vendi im qe e kuptova se nuk je vendi im !
Vazhdoni se ju ka hypur tambli mbi pershesh,o argatet e djallit!

Shkruar nga RAIF GASHI !

The post Më fal që nuk të njoha – Raif Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>