Rifat Ismaili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rifat-ismaili/ Poezi Laberia News Sat, 05 Dec 2020 11:56:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rifat Ismaili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rifat-ismaili/ 32 32 Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/gjurme-dhe-zhurme-rifat-ismaili/ Sat, 05 Dec 2020 11:56:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15343 GJURMË DHE ZHURMË Gjurmë, që më shfaqen në gjumë Gjurmë pafund… Në shkretëtirën e bardhë...

The post Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GJURMË DHE ZHURMË

Gjurmë, që më shfaqen në gjumë
Gjurmë pafund…
Në shkretëtirën e bardhë tē poezisë
Ku lotët si palma kane mbirë
Dhe ndjenjat si oaze shuajne dhimbjet njerëzore
Çdo peng është shtrire brenda tyre
Me mall dhe qiell mbuluar…
Harresa dot si mund udhëtarët e përjetshëm
Çdo gjurmë ka një emër.

Gjurmë dhe zhurmë…
Udhëtarë të vonuar.që ikin e vijnë nëpër trena
Mbartin nder valixhe ëndrra poetësh
Por brenda kanë veç një grumbull gjethesh…
Zhurmë, shume zhurmë e buje
Njerëz të vetëlartësuar me skeptër kryeneçësh
Në kortezhin mortor të Poezise
Hedhin një lopatë dhè në varrin madhështor
Duke pritur naten prapë Muzën ta zhvarrosin
Me reliket e shenjta udhëve të mburren…
Dhe veten mbajnë për shenjtorë.

Gjurmë dhe zhurme..
Gjurmë që çdo ditë humbin e shuhen…
Zhurmat në depresion
Me fijen e celiktë e të fundit të shpresës
Mbysin dhe varin rrezet e poezisë së jetës!

Gjurmë dhe zhurmë hienash!…

29-8- 2020

The post Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/10/15/kenga-e-nje-armiku-kunder-armiqve-rifat-ismaili/ Thu, 15 Oct 2020 14:26:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13535 KENGA E NJE ARMIKU KUNDER ARMIQVE Armiqte e mi Rrine fshehur brenda librave te mi...

The post Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KENGA E NJE ARMIKU KUNDER ARMIQVE

Armiqte e mi
Rrine fshehur brenda librave te mi
Si koleksion i rralle pullash
Me vlere te dyfishte.

Armiqte e mi ngjasojne
Me oret e dores
Qe i harrojme pa kurdisur-
Aureole rreth kokes.

Megjithate,i kam armiqte
Dhurate, natyrisht
I dua, per te mos u braktisur
Edhe prej tyre si nga miqte…

The post Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/ditet-qe-sjetojme-bashke-rifat-ismaili/ Thu, 17 Sep 2020 17:59:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12434 DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË Miqve u shkruaj në mesnatë Sepse në këtë orë jam...

The post Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË

Miqve u shkruaj në mesnatë
Sepse në këtë orë jam me engjëjt.
Muaj të tërë harrimi i fshiva
S’ dua tia shtoj mundimet vetes.

Në botë kanë vrarë dashurinë
Me thikën e ndryshkur të injorancës.
Ndërsa veprat që doja idealisht
I kane mbyllur me çelës sirtareve.

Mallkuar errësira e kësaj nate
Që ndan në copa zemrën time.
A mund të jem sa duhet i nevojshëm
Për njerëzit dhe çka mbetet nga ditët?

Udhëtoj me patat e heshtura të vjeshtës
Që ngjajnë me heronj të rrjepur
Përkëdhel qenin që më vjen pas
Kamarieri im i vetëm.

Restauroj muret e portretet
Të vetmet viktima të miat.
Miqtë në rafte kujtese kane mbetur
Si librat që mbajnë erë vjetërsie.

Mallkuar vetmia e kësaj nate
Në heshtje u vë emra kukullave.
Kam bërë mik dhe hundë Pinokun
Në pyll shëtita me Shtatë Xhuxhët.

Me palaçot mbretërorē u deha
Dhe gjer vonë me ta kam kënduar
Largohu prej meje, natë e pashpirt
Ti vetmi, qofsh përherë e mallkuar!

The post Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/sikur-te-mos-ishin-kurre-rifat-ismaili/ Sat, 15 Aug 2020 11:06:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11166 SIKUR TË MOS ISHIN KURRË Pas pak ristoranti mbyllet Në portën e tij kanë mbetur...

The post Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SIKUR TË MOS ISHIN KURRË

Pas pak ristoranti mbyllet
Në portën e tij kanë mbetur
Gjurmë të gjalla, të dalldisura
Shumë takime me jetën…

Unë, brenda qartësisë sime
Kuptoj, do jetë një lot, një peng
Do jetë një dhimbje…e shuar
Në çdo gjurmë që prek…

Do jetë një gjurmë e paharruar
Që s’ do kurrësesi, të heshtë,
Ndoshta, ndonjë puthje e premtuar
Apo një gjest i thjeshtë.

Do ketë ndonje gotë të thyer
Nga ndonjë maraz pa shkak.
Një gjurmë që i thotë tjetrës;
” Rri me mua dhe pak”…

Do ketë një valle të heshtur
Gjurmësh që rendin ndër natë
Sa mall kam për jetën
Sa pak çdo gjë zgjat…

Festa mbaroi dhe mbeti
Zemra e natës…vetëm
Që do ti fshijë të gjithë
Me fshesën e heshtjes!…

Vitet ’90

The post Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dehem me jetën… – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/dehem-me-jeten-rifat-ismaili/ Thu, 11 Jun 2020 13:11:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8055 DEHEM ME JETËN Humbas e tretem mes dritash dhe ëndrrash… Përzihem me njerëz, të krijuar...

The post Dehem me jetën… – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DEHEM ME JETËN

Humbas e tretem
mes dritash dhe ëndrrash…
Përzihem me njerëz,
të krijuar me grimca
qelqesh dhe ylberesh…

Shëtis nëpër muzgun
krahënderë dallandysheje…
Pi elizirin e vesës
Në lëndinat e heshtjes;
Symbyllura e të përgjumura ,
Mbi sup më mbështeten…

Humbem e tretem
Në vështrim muzash…

Luaj symbyllur me mjegullën
Dehem me jetën…
Në maja pemësh si gjethe
Lë dëshirat dhe veten…

25- 5- 2020

The post Dehem me jetën… – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirë se vjen, dashuri – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/06/02/mire-se-vjen-dashuri-rifat-ismaili/ Tue, 02 Jun 2020 21:33:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7586 MIRË SE VJEN, DASHURI Mirë se vjen, dashuri Në shpirtin tim papritur Unë do jem...

The post Mirë se vjen, dashuri – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRË SE VJEN, DASHURI

Mirë se vjen, dashuri
Në shpirtin tim papritur
Unë do jem aq i pafajshëm
Sa një shenjtor i ndritur.

Në zemër ty do të të mbaj
Si një diamant i fshehtë.
Që netëve zgjohet dhe më jep
Një përqafim të nxehtë.

Në gji do fsheh nxehtësinë
Me yje do rend nëpër natë
Të ndezur ta mbaj dashurinë
Në shpirt sa më gjatë…

Në sy bukurinë do mbyll
Ta kem ndër ëndërrime
Si kaprolle e dehur në pyll
Të rrahë kjo zemra ime!

The post Mirë se vjen, dashuri – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nganjëherë… – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/nganjehere-rifat-ismaili/ Sat, 23 May 2020 07:39:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6909 NGANJËHERË… Nganjëherë më duket se jetoj Në ishullin e Robinsonit Duke u rikthyer në të...

The post Nganjëherë… – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGANJËHERË…

Nganjëherë më duket se jetoj
Në ishullin e Robinsonit
Duke u rikthyer në të kaluarën
Vetëm kur ajo më duhet…

Gjinjtë e dallgëve më zgjojnë gruan,
Fletët e pemëve si libra lexoj
Dhe sjam vetëm.

Nganjëherë hija e Meduzës
Më kthen në një guvë kujtese
Ku ruaj eshtra poetësh…

Odisea plak gjithnjë më shpie
Në mijëra udhëtime
Që do doja ti bëja
E si bëra kurrë…

Nganjëherë hija e Makbethit
Më lan këmbët
Me gjakun e të pafajshmit
E më fshin me peshqirin e harresës.

Nganjëherë…
Brenda të gjithëve jam, nganjëherë…

The post Nganjëherë… – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çfarë s’mund të harrojmë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/cfare-smund-te-harrojme-rifat-ismaili/ Mon, 18 May 2020 18:47:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6544 ÇFARË S’ MUND TË HARROJMË Kur isha nentë vjeç Fshehur pas një reje Tymosja cigare...

The post Çfarë s’mund të harrojmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇFARË S’ MUND TË HARROJMË

Kur isha nentë vjeç
Fshehur pas një reje
Tymosja cigare
Se më mungonte një vëlla…
Urinë kam shuar
Duke udhëtuar
Në shkretëtirë…
Në gjurmët
E poetëve të mëdhenj
Ujë kam pirë…
Kërkimin kam dashur
Si erën ndër flokë
Kolombit i laja fytyrën
Pas kthimeve heroike
Me toka të reja nê kokë.
Dobësinë time
E kam luftuar
Heronjtë më çonin
Përtej vdekjes
Të jetoj
Si një shkëmb
Shpirt duruar…

Por veç diçka
Nuk mund të harroj;
Të frikshmet…
Ëndrra…
Që i kam jetuar!

The post Çfarë s’mund të harrojmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në rrugën, e zbrazët – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/05/15/ne-rrugen-e-zbrazet-rifat-ismaili/ Fri, 15 May 2020 16:58:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6193 NE RRUGEN E ZBRAZET Nga dritarja e autobuzit Një trëndafil hodha mbi rrugën e zbrazët....

The post Në rrugën, e zbrazët – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NE RRUGEN E ZBRAZET

Nga dritarja e autobuzit
Një trëndafil hodha mbi rrugën e zbrazët.
Erdhën gardelinat dhe e morën
I ndanë me sqepat e tyre petalet.

Mu duk sikur kujtimi yt mori fund
Përplasa kokën pas xhamit.
Por imazhi yt qe shtrirë tek unë
Si një bletë e vdekur mes hojeve te mjaltit.

The post Në rrugën, e zbrazët – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duarlidhur para fatit – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/duarlidhur-para-fatit-rifat-ismaili/ Sun, 10 May 2020 18:25:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6017 DUARLIDHUR PARA FATIT Buzë detit, Me këmbët ujit të shkumëzuar, I vetëm, Qiellin përthith syve,...

The post Duarlidhur para fatit – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUARLIDHUR PARA FATIT

Buzë detit,
Me këmbët ujit të shkumëzuar,
I vetëm,
Qiellin përthith syve,
Tretem me të larg…
Ah, inatit e vrerit,
Nxirë e zemëruar,
Me jetën…
Hesht mes thellësive,
Herë dritë e herë natë!..
Jam pa kolorit,
Kërrusur si murg,
Pa trajtë.
Me lodhjen e jetës,
Fatin e Sizifit
Me veten ndaj…
Brenda hiçit ndryrë,
Tharë si trung,
Ushqim për djajtë,
Larg së Vërtetës,
Me përulësinë e tokës e plisit,
Shpirtin mbaj…
Nuk kemi dy jetë,
Njërën ta vuajmë,
T,na gëzojë tjetra…
Jemi sot,
Nesër se dimë…
A na thërret dielli i mëngjesit…
Mbajmë shpresë më kot…
S’na çojnë askund,
Këpucët e vjetra…
Buzëqeshje dhe lot,
Duarlidhur rrimë…
Dhe në heshtje vdesim…

Rifat Ismaili 2019

The post Duarlidhur para fatit – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>