Safet Hasani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/safet-hasani/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 14:18:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Safet Hasani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/safet-hasani/ 32 32 S’dua të jem si ti! – Safet Hasani https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/sdua-te-jem-si-ti-safet-hasani/ Sat, 16 May 2020 14:18:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6358 S’dua të jem si ti! Ishim së bashku mes zjarresh dikur, S’dallonim për asgjë, deri...

The post S’dua të jem si ti! – Safet Hasani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’dua të jem si ti!

Ishim së bashku mes zjarresh dikur,
S’dallonim për asgjë, deri më dje
Gjersa vendose mes nesh një mur
Kur çdo herë thua – unë, e asnjëherë – ne!

Disa u vranë, shumë të tjerë u lamë me gjak,
Në atë kohë të errët, ç’me furtunë e stuhi,
Atëbotë ishim një, s’dallonim aspak
Eh, lakmia na ndau tani në liri!

Tani, sa herë kur të shihemi përball
Të shikoj, e them me vete: vërtetë a je ti?
Mundohesh të arsyetohesh, por goja s’qet fjalë,
I tëri je shndërruar në hipokrit, e në një fytyrëzi.

Unë mbeta i njëjtë, ashtu siç kam qenë
Me ato thjeshtësitë e mia, që dikur kisha
Rrugën time në jetë askush s’mund t’ma zënë
Por kurrë nuk do doja sikur ti të isha!

S’dua të mbetem kështu në veten e parë,
Kur bashkë ishim dikur, e jo të vetmuar,
Përherë mbetem i tillë, jo me njollë në ballë,
Emri yt përgjithmonë qoftë i harruar!

Poezi nga libri im “Baladë e heshtur”, Lena, Prishtinë 2019, fq 20.

Safet Hasani. Prishtinë, 15 maj 2020

The post S’dua të jem si ti! – Safet Hasani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpresën që dogji zjarri! – Safet Hasani https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/shpresen-qe-dogji-zjarri-safet-hasani/ Thu, 12 Mar 2020 20:39:03 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1323 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Safet Hasani Shpresën që dogji zjarri! Pasi zjarri i armikut dogji...

The post Shpresën që dogji zjarri! – Safet Hasani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Safet Hasani

Shpresën që dogji zjarri!

Pasi zjarri i armikut dogji çdo gjë, përveç qiellit,
Shkrova ca vargje me thërrmijë nga druri i djegur,
Në një dhomë të errët me një ditë të vogël qiriri,
Doja të tregoja vuajtjet e këtij populli se ç’kanë hequr!

Tërë kohën bredha rrëfimeve e atyre gërmadhave,
Në muret e shtëpive që kishin qenë t’shënjestruar,
Edhe rrugët ishin të prishura, e të pakalueshme,
Asgjë s’kishte mbetur, përveç qiellit që e kishte mbuluar.

Lart ndrinte qielli me retë të kryqëzuara, e çdo gjë po digjej,
E kthyer në errësirë dita nga tymi i shkaktuar nga zjarri,
Pran lagjes sime që dikur ecja edhe zbathur, u ndala e prisja,
Dikush të kalonte, kushdo që të ishte, më kishte marr malli!

Te rruga e kryqëzuar, mes tri lagjesh shikoja!
Zemra më digjej, shpirti rënduar por s’mund të nxirrja lot,
Shikoja si digjeshin shtëpitë si një shportë me letra,
E me njerëz të pambrojtur, ishin mbushur malet plot.

Iu kishte humbur besimi, s’iu kishte mbetur shpresë,
Për ta s’ishte më e rëndësishme asgjë, as edhe jeta!
S’kishin fuqi të zbrisnin e të shikonin se, ç ’kishte ndodhur,
E unë shikoja i habitur, ashtu i shtangur seç mbeta!

Buzë rrugës, gjethet binin të zverdhura para kohe,
Sikur kishte humbur ekuilibri stinor, si një apokalips,
Të ndërtosh të gjitha ato shkatërrime, ishte e pamundur,
Të bekosh a mallkosh vdekjen dhe zjarrin, si kohën e profetësisë!

Tiranë, tetor 1998

(Publikuar për herë të parë pas 21 vitesh, ku para ca dite gjeta fletoren time që mbaja shenime në atë kohë, ngjarje se çfarë ka ndodh, emra të miqve që ishim bashk dhe disa poezi që në atë kohë i shkruaja)

Safet Hasani

The post Shpresën që dogji zjarri! – Safet Hasani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>