Safet Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/safet-hyseni/ Poezi Laberia News Thu, 27 Aug 2020 21:16:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Safet Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/safet-hyseni/ 32 32 Drita ime – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/drita-ime-safet-hyseni/ Thu, 27 Aug 2020 21:16:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11754 Drita ime Hesht kur heshtja jote flet më shumë Fshehu po munde kur unë në...

The post Drita ime – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drita ime

Hesht kur heshtja jote flet më shumë
Fshehu po munde kur unë në çdo yll të shoh
Ti je dritë nate që më len pa gjumë
Je diell që shkrin akullnaja e zemra ngroh

Ti je freski që vije me të mëngjesit vesë
Je aromë lulesh që shpirtra mjekon
Je pikë uji që s’le asnjë kujtim të vdesë
Je melodi himn dashurie që në zemër jeton

Hesht kur e di se në zemrën tënde jetoj
Më varesh me buzëqeshjen e ëmbël në të syrit qerpik
Ditën të përkundi nëpër fjalë natën tek ti udhëtoj
Je dritë që jeton edhe kur çdo xixë shprese është fik

Je këngë zabelesh që ia thonë zogjtë me hare
Je e mëngjesit vesë që vije e me bënë freski
Je një pikë shiu që ruhesh në të bardhën re
E bukura drita ime je më shumë se dashuri
@s.hyseni

Safet Hyseni

The post Drita ime – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më merr – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/me-merr-safet-hyseni/ Sun, 23 Aug 2020 13:04:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11495 MË MERR Hapi krahët Më dehë me aromë i imi mëngjes Jam dëshirë e paluar...

The post Më merr – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË MERR

Hapi krahët
Më dehë me aromë i imi mëngjes
Jam dëshirë e paluar thellë
Ëndërr e shpaluar aq cekët

Më shtërngo
Etje kam dhe malli më përbinë
Është koha më bëj një vend
Aty ku pulsi të rrah në gji

Më puthë
Ta ndjejë shijen më shihë në sy
Në shpirtë më le një shenjë
Që të jem çdo herë me ty

Më merr
Udhës së dritës eca kah ti
Më mbështjellë me tënden freski
Ngjyrat që i mblodha t’i ruaj vetëm ty

[ Safet Hyseni ]

The post Më merr – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Preke ëndrrën – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/preke-endrren-safet-hyseni/ Sat, 16 May 2020 13:09:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6316 Preke ëndrrën Ti vjen nga çasti në çast Me frymën bëheni një Ma mbushë shpirtin...

The post Preke ëndrrën – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Preke ëndrrën

Ti vjen nga çasti në çast
Me frymën bëheni një
Ma mbushë shpirtin me dritë
Unë mbetem pa gjumë në sy

Ëndrra më fle në netët pa Hënë
Malli më përvëlon në thellësi
Digjet si gacë e plasë veten
Dikur dita erret pa ty

Ti vjen si hije
Me gishta trupin ma përshkon
Më puthë e frymën nga buzët ta ndjej
Më shtrëngon me aromë gjiri më dehë

Unë duart i shtrij e lutem
Përkundma ëndrrën në sy
Të ndjej e bindem se fryma je ti
Më pushto e ëndrrës sime perri

Po të duash më bëj magji
Kur zhurma e dritës këngën të ketë zgjuar
Buzën e tharë ma lag me ujë vese
Dhe një pikë loti ma lësho në sy

E një tjetër pikë ma lësho në buzë
Të rrjedh ngadalë nëpër trupin tim
Bëhu valë e egër e më rrëmbe
Përqafomë ti bëhu shpëtim

E kur dielli të më djeg
Derdhe flokun e më bëj hije
Zgjoje ëndrrën dhe një herë
Diell i butë ngrohtësie

Jepi krah ëndrrës të vijë te ti
Është e bukur dhe pastër
Njësoj si e qiellit kaltërsi
Përkëdhele e puthe se është për ty

Jepi jetë lehtë me frymë
Merre pa frikë e shkrije në sy
Preke e puthe pastaj do t’mësosh
Se zemra e shpirti kanë një melodi

Barte atje në shtratin e butë
Lere të shkrihet në ty
Si brezi i ylberit ajo qëndisë qiellin
Mbi re ndër hyjni. |s.hyseni|

The post Preke ëndrrën – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/me-puthje-do-ia-bejme-funeralin-tradhtise-safet-hyseni/ Tue, 05 May 2020 18:13:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5635 Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë Liri a je aty, aty në të bukurën...

The post Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë

Liri a je aty, aty në të bukurën Dardani
Në këtë stinë me heshtje e veshur
Mos të kanë mërzit që s’dukesh Ti
Mbaj në gji pëllumbat, të dua të qeshur

Eja me lule aty ku flenë ëndrra fëmijësh
T’i puthim Lapidarët që me Flamur ranë
Pëllumbat me lule të prisnin, dua ta dish
Erdhe e stolisur me gjak, por s’të panë

Mos je hidhërua kur mortja flet me gojë
Nëpër dreka e darka ofshamën të ndjej
Është kohë e ligë dhe kjo do shkojë
Por gjurmët e fëlliqura koha s’do i shlyej

Në cep të syrit lotin e lagur dhe tharë
Ah! S’të shohë të veshur me pranverë
Betimi iku u fsheh nëpër lapidarë
U tremb si Shënë Naumi që iku njëherë

Nuk dua të ndezësh kurrë qirinjtë e shpresës
Rri e qetë se do t’i kthehet nënës Konstadini
Është i lidh fortë me urtësinë e Kullën e Besës
Në aromën e dheut t’Atdheut është betuar trimi

Po kthehet Liri, po kthehet bashkë me nuse
Të pa duke puthur pëllumbat përlyer me gjak
U tmerrua kur falën male, lisa, brigje e puse
Do vijë e dashur do vijë dhe nusja pa duvak

Kur erdhe mendova se e varrosëm tradhtinë
Me dritë në sy, shpirtbardhë e diell në zemër
Të pritëm me lot, dhimbje e gëzim fëmijësh
Me ngjyrë lulëkuqesh ta qëndisëm atë emër

Në prehrin tënd përkundim fëmijë e sytë lotojnë
Në shpirtin tënd jetojnë ëndrrat e bardhësisë
Në gjoksin tënd plagë vajzash e nusesh kullojnë
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë

Nuk dua të ndezësh kurrë qirinjtë e shpresës
Rri e qetë se do t’i kthehet nënës Konstadini
Është i lidh fortë me urtësinë e Kullën e Besës
Në aromën e dheut t’Atdheut është betuar trimi.

Safet Hyseni

The post Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëgjo! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/degjo-safet-hyseni/ Mon, 27 Apr 2020 19:16:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5040 Dëgjo! A e ndjen fërshërimën e lehtë të erës Që me aromë lulesh të gudulis...

The post Dëgjo! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëgjo!

A e ndjen fërshërimën e lehtë të erës
Që me aromë lulesh të gudulis në gji
A e dëgjon këngën e zogjve nëpër pemë
I luta që bashkë të thurin melodi për ty

Mbyllë sytë e të puthë rrezen e diellit
Që nëpër valë deti të përkundin ty
Dehem duke thithur vesën e mëngjesit
Nga kurmi yt pikturë në timin sy… @s.hyseni

The post Dëgjo! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja me erën..! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/eja-me-eren-safet-hyseni/ Tue, 14 Apr 2020 19:16:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4171 Eja me erën..! Errësira ka mbyllë shtigjet është bërë si gërmadhë Ka mbledh mjegullat si...

The post Eja me erën..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja me erën..!

Errësira ka mbyllë shtigjet është bërë si gërmadhë
Ka mbledh mjegullat si shtëllunga për të zënë çdo shteg
Mbuluar ka valët e shkumëzuara të Drinit të Bardhë
Ndjej aromë kaçurrelash me sy në errësirë ia prek

Erërat janë rebeluar natës duan t’ia shkulin flokët
Me vetmin time kuvendoj nën qiellin pa hënë dhe yje
Kaçurrelja me sy dallëndysheje ëndrrën e përkund
E ndjej se buzëprusht vrapon pas erës te unë të vije

I buzëqeshur unë natën përkundi ta vë në gjumë
Gotat me verë mbushur presin të eturën shegëbuzë
I qetë loz me erërat mos ma trazojnë shpirtin valëlum
Të hapen mjegullat e ta shoh qiellin me yjet shpuzë

Nuk dua të agojë natës ia njoh të gjitha fshehtësitë
Gotat do i zbrazim dhe erërat do bien të flejnë
Kur ne të etur nga malli të heshtur do mbyllim sytë
Mëngjesi me vesë e aromë lulesh përqafuar të na gjejë
@s.hyseni

The post Eja me erën..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nguten… – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/01/nguten-safet-hyseni/ Wed, 01 Apr 2020 17:17:38 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3055 Nguten… Duke kërkuar shpresën ujku ndërseu papagajtë dhe tash po qesin fall me kafe e...

The post Nguten… – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nguten…

Duke kërkuar shpresën
ujku ndërseu papagajtë
dhe tash po qesin fall
me kafe e filxhan të huaj

I mbyllur populli ka veshur heshtjen
kur ata i bëjnë gjyqin shpresës
dhe nguten në shpinë nga një thes
e shiritin i presin tradhtisë. @s.hyseni

The post Nguten… – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti je grua! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/02/28/ti-je-grua-safet-hyseni/ Fri, 28 Feb 2020 10:01:40 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=831 Ti je grua! (Poemë) Jam vetëm nga askush s’dua të marr leje Do ta hap...

The post Ti je grua! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti je grua!

(Poemë)

Jam vetëm nga askush s’dua të marr leje
Do ta hap zemrën të flas vetëm me ty
Do e ndal dhe hijen të mos arratiset pas teje
T’të përkëdhelim e të t’i puthim ato dy sy

Sonte jam ulë e bisedoj me ty
Të ndjej si grua jo si hyjni
Ti futesh e mbetesh pikturë në sy
Shpirtin ta njoh edhe ti këtë e di

Je e etshme për jetë zemrën plot mall
Herë si grua të ndjej herë si dashuri
Virtytin e ruan në shpirt ke shej në ballë
I jep frymë vargut bëhesh poezi

I jep tingull fjalës bëhesh këngë
Zanë mali dukesh kur derdh flokun
E shtron tryezën je nënë
Kur merr lapsin e ndrit botën

Se që futesh në çdo zemër si krua
Si erë mali më gudulis
E vështirë është vetëm që je grua
Por, sa herë të shoh më arratis
*
Je e panënshtruar që ia shëron plagët zemrës
Ia di dhimbjen shpirtit
Mund të ishe edhe ndryshe e përlyer e vrarë
Po të mos ishe rebele e çartur e kthjelltë e qëndrueshme
Ti nuk shikon tinëz si të vjedhin bukurin
Lakuriqësin me buzëqeshje ua thua në ballë

Edhe mëkatin se ruan e gjuan me dy e tre të bukura fjalë
Ti grua e bukur që më qorton heshtur pa zë ngadalë
Të përgjoj në thellësi të shpirtit ty qenie e rrallë
E butë e brishtë fjalët si margaritar
Që botën e fut në zjarr e sjellë vërdallë

Je vetvetja që sfidon
Në një pikë uji merr forcë jeton
Je e vërteta që dhemb
Ti ndërton kulla nuk shemb
Ke ngrit ura mbi çdo përrua
Por je grua

Ke dhe shumë beteja për të bërë
Dhe akuza për të dëgjuar
Kur s’munden me të marr
Me gur kanë për t’të gjuar
Se je grua
E gdhendur nga Perëndia
Me trup të praruar

Ti ishe je dhe do të jesh në shenj të leshrave të kërleshur
Që të duan vetëm për të shfry epshet
Që kokën e kanë fut në lesh
Në emër të Zotit
Të mbulojnë me burka
Të duan robëreshë
Ti je grua
Në tokë e vetmja princeshë

Ti je Zanë
Që në shtatë kroje ke pirë ujë
Në shtatë bjeshkë kë kënduar
Në shtatë lumenj je freskua
Vajrat e detit trupin të kanë përshkua
Ti je jeta
Por je grua

Ti je ajo që ëndrrën e ushqen për ngadhënjim
Shtron tryezën me dëshirë e dashuri
Ti ia njeh zemrën Atdheut
Edhe ngjyrën gurëve të Kullave
Edhe shtratin maleve
Edhe lotin lumenjve
E lidhur për toke
Si mishi me thua
Por je grua

Fjalën e besën e vatrës e ke ruajt
Djepit edhe thatë i ke kënduar
Se je shpresa që rrjedh si krua
Je gjallëria
Je grua

Unë ndihem me faj
Se një ditë u fjalosa me Kullën
Që kur thash “s’do më gjesh në asnjë dhee
Se nuk bëra Atdhe”
Ti më buzëqeshe
Diç me the pa zë pa fjalë
Kur tryeza ishte shtruar me duart tua
Ulu në Kuvend…

Akrepat e Orës të rrahin si zemra për atdhe
Hape shpirtin veç për jetë
Bëri malet shtrat e pikturë
Ulu dhe shpalos të vetmin flamur
Gur mbi gurë
Të bëjmë një mur
Që se shemb asnjë furtunë
“Besë e fe kemi një Atdhe”
Dhe një shtrat për mua dhe ty
Që qiellin me dritëyjesh të kemi çati

Ty që të lakmojnë për gjoksin e ngjeshur
Por syrin e zjarrtë
Për buzën e prushtë
Për belin unazë
Për vithet tunduese
Dhe të ngarkojnë me faje Perëndie
Ti je grua
Këngë e fjalë mirësie

Dhe çdo herë të thonë mos fol
Shuaj
Duan vetëm të shfryen epshin
Ta xhelozojnë bukurin
Je art
Të duan robëreshë
Se je grua

Ti që je hyjni por dhe grua
Unë ndryshe të dua
Sy për sy e buzë për buzë
Në një Kullë e në një Tryezë
Me një fjalë e një Besë
Që gjurma zjarr kullash të ndezë
Gëzimi në votër të mbesë
Ty që bukurin ta fali Zoti
Natyra të mbushi me aromë
Dielli të veshi sytë me dritë
Hëna tu bë këmishë nate
Yjet gushën ta bënë për gjerdan
E gjinjtë të bardhë si bora e alpeve
Belin e hollë për unazë
Të do Ora
Ti që ushqen me mall çdo fjalë
E ardhmja të donë zonjë
Si mbretëreshë të ulesh në ballë

(Risjellje) Safet Hyseni

The post Ti je grua! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>