Selajdin Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/selajdin-gashi/ Poezi Laberia News Sun, 27 Sep 2020 09:01:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Selajdin Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/selajdin-gashi/ 32 32 Hapave – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/hapave-selajdin-gashi/ Sun, 27 Sep 2020 09:01:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12840 Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me...

The post Hapave – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hapave
Të tu gjithnjë kam ecur
Ku shputat tua linin gjurmo
I sigurtë shkelja me nxitim
Koha të mos na ikën; të na vijo pas
Fjala jote e buto, këshullë paqësore
Drejton krrusjen time, rinohem kur mendoj
Se frymo e jote jeton në ne, e ti provove
Bëre të mundshmen që dukej e pamundshme
Vëlla, mos më tall me ikjen, je këtu, frymoj me ty
Prandaj, pavdekësia më flet, më bind amshimi yt
Se dheu e atdheu janë tonat përgjithmonë
E u shpërbë katrahurë anarkije të kësaj dekadence të sëmurë!

Selajdin Gashi, 26.09.20

The post Hapave – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dalja – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/dalja-selajdin-gashi/ Sun, 17 May 2020 05:06:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6447 Dalja Mallkaur mos qofshi mure Jeni mësim e shpëtim Në këtë katrahurë hutie Pastaj me...

The post Dalja – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dalja
Mallkaur mos qofshi mure
Jeni mësim e shpëtim
Në këtë katrahurë hutie
Pastaj me qetësi e njohje gjithashtu
Jam i ardhur në këtë vend
Njeri me biografi e kujtime
I lirë, i pajisur me ëndërra
Njeri që braktisi muret e labirintit
Prandaj jam, e kam një shpresë
Një besim, një bindje
Kurrë mos më moho, më thotë
Një krijues, s’di ku e takova
Por ai është, në labirint
Apo në liri, diku shfaqet
Qoftë si Jezus, Muhamet,
Apo krijues i gjithësisë,
Apo shtegtar!

Selajdin Gashi

The post Dalja – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Herët – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/heret-selajdin-gashi/ Sat, 16 May 2020 19:47:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6417 Herët U zgjova dhe thash Ta nisë një varg të ri Kështu siç vargojnë ditët...

The post Herët – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Herët

U zgjova dhe thash
Ta nisë një varg të ri
Kështu siç vargojnë ditët
Rrjedhë e një lumi të qetë

Është kohë pandemie
Të mbyllur druajmë
Nga një virus i rrezikshëm
Vetminë, e ndoshta edhe dergjen

Është vala e parë, ndërkohë që
Mund të vijo vala tjetër e prodhuar
Mbase në një laborator marrëzi
Ose është bishti i dekadencës

Sidoqoftë, kjo dergjë me pasoja
Ka një bisht prapa…!

Selajdin Gashi
12.05.20

The post Herët – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udhë – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/udhe-selajdin-gashi-2/ Sat, 16 May 2020 10:14:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6245 Udhë E gjatë na solli këtej Edhe më largë duhet t’shtegtojmë Çfarë afër është, sa...

The post Udhë – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udhë

E gjatë na solli këtej
Edhe më largë duhet t’shtegtojmë
Çfarë afër është, sa yjët, rrugë ka edhe përtej
Këtu gëzimi, kupën dot më s’e shtrojmë
Dhe po deshe bashkëudhëtar i mirë
Sërish të nisësh rrëfime gote
Të dashurojmë dhe në vezullimë të rrimë
Shenjat të kërkojmë në fryma bote
Pa dhëmbje, urija s’është njollë
Vetja është që shpëton kur druhesh
Dhe po dyshove do të kenit shkollë
Shembull të përkryer, disfatë ti s’shkruhesh
Dhe fillimi dije pyetje s’shtron
Dashuro shumë se jeta në përralla t’zgjon

Selajdin Gashi

The post Udhë – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nismat – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/nismat-selajdin-gashi/ Thu, 14 May 2020 17:43:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6149 Nismat Rrokullisen udhëve, kah yjët e këputur ikin Të them se nga plagët e kujtesës...

The post Nismat – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nismat

Rrokullisen udhëve, kah yjët e këputur ikin
Të them se nga plagët e kujtesës s’vdes
Ndaj ngrihesh në mesnatë, ulët trokëllin
Përpara portës së madhe gjurmët vështirë shikimi kap
Kalldrëm i moçëm nga shtërgatë rrëmbyese vulën e shputave ka zhdukur
Shtigjeve të reja në mrekulli ëndrrash shpërbëhem
Pranë këtyre çasteve, këtu ku jam, bashk me shpirtin shtrihem
Të qënit gëzoj, pikëllimin dëboj, një presë e një pikë shënoj.

Dashuritë më thërrasin kur dridhen gjymtyrët e mia
Sa është një e sa janë dy kur olimpin thërrasim
Mërzitshëm tekat e tua kanoqe eliksiri në qiell përvjedhin
Nëpërmes ferrit s’kalon dot pa përgjakur gjunjët
Më i lashtë mali se gjoks i fryrë krenarie
Kur kult i vjedhur kundërshton në kërkim të asaj dashurie.

Selajdin Gashi
16.09.2006
Nga libri “Dalja nga Labirinti”

The post Nismat – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përshëndetje pranverës – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/11/pershendetje-pranveres-selajdin-gashi/ Mon, 11 May 2020 20:12:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6069 Përshëndetje pranverës Në mes të rrugës të kanë mbërthyer Me lajka e lutje të kanë...

The post Përshëndetje pranverës – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përshëndetje pranverës

Në mes të rrugës të kanë mbërthyer
Me lajka e lutje të kanë mashtruar
Dhembja jote mijëvjeçare tani
Nisë udhëve të reja shtegtimin
Për në parajsë s’është e gjatë rruga
Për në ferr më e shkurtër se jeta.

Këngë gëzimesh ti zgjohesh nga ditë e mjegullt
Zogjtë thërrasin mes brigjeve, të ëndërrojmë
Kjo tokë, ky qiell, tranden në ethe trishtimi
Përdita thërrasin pavdekësia e amshimi
Nën degë peme kujtesë e brishtë
Çast përjetësie kur dashurojmë

Bulëzat e barin i ledhaton puhizë pranvere
Jetë, ti nxjer mrekullitë më të thella, të lutjes zgjime
Më thuaj kur të vijë agim i pritur
Unë fjetur do jem, ti m’zgjo pa premtime
Më të mirën liri pres, pres shpëtime
Perëndi, ti njeh vullnete, njeh çudi

Pastaj mendje të kthejllëta do vijnë, të ardhmes filiza
Neve poeteëve të na bëjnë analiza, të na nxjerin
Të deprimuar, skizofrenik, nga psikozë të përvuajtuar
Nga shtrat i vdekjes sonë shpirtin vegues të shpalosin
Në harta të sistemuara logjikisht të vijnë në përfundime
S’është asgjë të jetosh podrumeve të mykëta

Ndërsa ne, të vetëdijshëm tani përhoshim agun tonë të përhitur
Kuvendojmë e shahemi, asgjë për atë botë s’lëmë të mbetet
Kur dita shfaqet sheh dikush murosjen tone, përgjon
Vargun e trisht, pyet i habitur, çfarë janë këto lëkundje
Kallinjsh të prerë pa sopatë, pa shpatë, pa drapër korrjesh
Gëdhihen e shterren, vdesin e rilinden, tranden e gëzojnë

Hyjnore veprat tuaja filiza të një t’rdhme të largët
Hyjët e hyjneshat i lusim për mëshirime, ku janë e s’janë
Pastaj shohim pranverën, flasim me gjelbrimin, dehemi pa verë
Në gurë, në gjethe, në trungun tonë të lashtë kërkojmë shenjat
Diell i ri, diell i ditëve ilire, na ndriço udhët e mugëta me t’ardhme
Se ne të pa-diturit s’shkojmë askund ndërsa mezi latojmë vitin n’ëndërrime
Selajdin Gashi

The post Përshëndetje pranverës – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poemë enigmatike – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/poeme-enigmatike-selajdin-gashi-2/ Sun, 10 May 2020 18:55:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6028 Poemë enigmatike Rilindesh sfingë nga ujëra të kthjellta Në Agartë gurë e shkëmbinj të flasin...

The post Poemë enigmatike – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poemë enigmatike

Rilindesh sfingë nga ujëra të kthjellta
Në Agartë gurë e shkëmbinj të flasin
Lusim tokën, diellin mbajmë në gji

Korbi me pendën e bardhë
Të sheh sy i zi, fat të sjell

Me hapa njeriu zgjohet gjiganti
Thrret në takimin e thënë, lindje e re

Për varret s’flet
Piramiada ka mbi tokë

Kupto fjalët e lulet
Ngjyra tregon fytyrën

Dheu ynë nxjer gëzhojën
E rrezeve të lashta

Ngjyrë e kuqe e përzier
Me të zezë, një porosi

Në gjum mbi re bëjmë ëndrrën
Ditën syri ynë e ushqen me dtritë

Magji zjarri nxit tryezë e jotja
E kristaltë, e rrafshtë, vezulluese

Ti mbin bimë e re
Në heshtje vallë rilindesh

Thello shikimin tënd
Mija vite kujto

Kujto ditën e parë
I vetkrijur e i fortë

Nga gjiri yt i djegur
Nxir shkëndijën e amshimit

Zhduk vdekjen për dashurinë
Kujtimi të vie pas

Në kështjellë jeta
Ngjall të ardhmen

I ushqyer me dritë yjësh
I ndritur ky fillim

Kur për Atlantën mendohesh
Shpirti këndon gëzueshëm

Të zgjidhshmet enigma
Roje bedenash kujtojnë

Thonë: Mos dysho në vete
Palcë e ashtit tënd di këtë mirë

Hareshëm mbijetojmë, vullnetshëm
Të pathyeshëm për dashurinë tonë

E herë herë, mijëra vite në një jetë
Shkrihen e përtërihen përherë kështu

Ne kemi lirinë, të rigjetur
Mallin për lirinë, gëzo

***
Mik zemre të kanë përdhosur
Të kanë vrarë besimin, të lodhurit

Herë me fjalë të kota të kanë mbërthyer
Në pranga paragjykimesh, prap kthjellsh

Shtoi Zot vallet, sepse prekim
Bukurinë magjepsëse të çastit
Kur të lumtur jemi, kur mjafton
Të jesh gjallë për të lozur vallen!

Nga libri: “Dalja nga Labirinti”

Selajdin Gashi
Gjermani

The post Poemë enigmatike – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dalja nga Labirinti – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/dalja-nga-labirinti-selajdin-gashi/ Fri, 27 Mar 2020 20:28:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2373 Dalja nga Labirinti Ashtu siq kam hyre brenda, ashtu dola jashtë Nuk më hutonin muret...

The post Dalja nga Labirinti – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dalja nga Labirinti

Ashtu siq kam hyre brenda, ashtu dola jashtë
Nuk më hutonin muret e shumta, më udhëzonte
Besimi se ti je diku
E pastaj te gjeta
Mu në mes të jetës sime.

Tani, kur bashk pushuam gjatë
Kur mirë më njeh e të njoh
Unë kthehem prap atje ku isha
Tek brigjet e gezimeve
Tek rinia ime

Selajdin Gashi, 03.10.12

The post Dalja nga Labirinti – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>