Sevdail Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sevdail-hyseni/ Poezi Laberia News Mon, 04 Jul 2022 12:44:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sevdail Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sevdail-hyseni/ 32 32 Laramania – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/laramania-sevdail-hyseni/ Mon, 04 Jul 2022 12:44:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23471 Satirike LARAMANIA Një fushë me qenë Mblidhen n’Kuvend, T’u shpallin luftë Ujqërve me gjithë mend!...

The post Laramania – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

LARAMANIA

Një fushë me qenë
Mblidhen n’Kuvend,
T’u shpallin luftë
Ujqërve me gjithë mend!

Me mend e me forcë
Në një stil qenqe,
T’i fusin të gjallë
N’gropa e hendeqe!

Ujku nga kodrina
I pa me trishtim,
Kthehet t’i njoftoj
Ujqërit me nxitim!

O vëllezër mbaruam
Nga qentë endacakë,
E pat puna jonë
Jemi fare pak!

Ujku plak u ngrit
Na çmende o mik,
Dil e shih si duken
Mos përhap panik!

Doli dhe njëherë
Çfarë t’i shohin sytë?
Një orgji me qenë
Lloj-lloj e çeshit-çeshit!

Qenë të zi e të kuqë
Të bardhë e laramanë,
Bishtcubel e veshprerë
Që lypin belanë!

Vëren dhe të tjerë
Langonj e zagarë,
Llaskuc dhe zangoqë
Tepër të paparë!

Kthehet me vrap
Te të afërmit e tij,
T’u tregoj me rend
Ç’kish parë me sy!

Mirë na qenka puna
Tha ujku qafëtrashë,
Për t’fituar luftën
Nuk kemi telash!

Ata kur plas lufta
Bëhen copë e thërrime,
S’e njohin njëri tjetrin
Nuk janë të një qime!

The post Laramania – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/bomba-zgjedhore-sevdail-hyseni/ Tue, 28 Jun 2022 12:45:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23446 Satirike “BOMBA” ZGJEDHORE Bomba në Strukar Na doli me bisht, Dikush po i fryn Zjarrit...

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

“BOMBA” ZGJEDHORE

Bomba në Strukar
Na doli me bisht,
Dikush po i fryn
Zjarrit qëllimisht!

Mjaft se na çmendën
Votimet në rresht,
– Nuk digjet jorgani
Vetëm për një plesht!

Nga zgjedhjet serike
Po na shkon vera…
Dhe aspak s’na vjen
E mira nga dera!

Lojërat pa kufij
Nuk i kap kalemi,
Edhe pse e dimë
Ku qëndron problemi!

T’ia vëmë shulin
Sa nuk është vonë,
Se nesër nuk dihet
Ç’na pjell në sezonë!

Urtia na mëson
Duke na këshilluar:
– Kush e sheh rrezikun
Është gjysmë i shpëtuar!

E ne po e shohim
Me dy sytë në ballë,
Dhe pa bërë hopa,
Kërcejmë nëpër shkallë!

Pa menduar mirë
Nganjëherë na kruhet,
E prekim arushën
Aty ku nuk duhet!

Prandaj edhe gjërat
Na shkojnë për dreq,
Në këtë botë mizore
Ka edhe më keq!

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejtorllëku – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/drejtorlleku-sevdail-hyseni/ Tue, 28 Jun 2022 08:59:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23408 Satirike DREJTORLLËKU O sa mirë me qenë drejtor, Nuk e prek punën me dorë! Veç...

The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

DREJTORLLËKU

O sa mirë me qenë drejtor,
Nuk e prek punën me dorë!

Veç një “send” e ke patjetër,
Kur e vë firmën në letër..!

Edhe atë në tridhjetë ditë,
Sepse n’paga s’ka me pritë!

Ato vijnë e shkojnë si shkumë,
Pa lënë prapa asnjë gjurmë!

Ndaj drejtori është i mbarë,
Ç’e zë gjumi në orar..!

Jo se lodhet në detyrë,
Por, që natën e ka vështirë!

T’i mbyll sytë nga pagjumësia,
Herë nga gruaja dhe fëmija…

E bezdisin me gjithë mend
Për pushime në vikend.

Të vendos s’e ka aq lehtë,
Se pushimi ka lezet!

Ndaj vendos si në Pazar,
Për vikend n’udhëtim zyrtar!

Po sa zgjat ky marifet?
Çdo mandat në katër vjet!

Spica Metalike

(Karikatura marrë nga interneti)

The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lobimi – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/lobimi-sevdail-hyseni/ Fri, 17 Jun 2022 10:46:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23362 Satirike LOBIMI Sa paraja derdhet Në botë për lobime, Mos qenka vonuar Kjo Lugina ime?!...

The post Lobimi – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

LOBIMI

Sa paraja derdhet
Në botë për lobime,
Mos qenka vonuar
Kjo Lugina ime?!

Është dashur kaherë
T’eci me ngadalë,
E jo të dalldiset
N’pushtetin lokal!

E kur pulës voja
I erdhi në bythë,
Hajde nëpër botë
Të dalim të gjithë!

Fondin për Luginën
Ta bëjmë copë e grimë,
A nuk kemi qenë
Gjithmonë për bashkim?!

Nëse kësaj Evrope
Nuk i mbushim sy,
Në Ballkan të hapur
Jemi, gjithsesi!

Kjo paria jonë
E politikës lokale,
Më shumë është marrë
Me çështje globale!

Më mirë të shëtisin
Lirshëm nëpër botë,
Veç t’kthehet rinia
Që na mungon fort!

The post Lobimi – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Planeti i majmunëve – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/planeti-i-majmuneve-sevdail-hyseni/ Tue, 07 Jun 2022 05:37:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23322 Satirike PLANETI I MAJMUNËVE Kujt i ka rënë hise Të shoh film ekspres, – Planetin...

The post Planeti i majmunëve – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

PLANETI I MAJMUNËVE

Kujt i ka rënë hise
Të shoh film ekspres,
– Planetin e majmunëve
E mban në kujtesë!

Këtij farë regjisori
Mos i qofsha falë,
Me këtë kryevepër
Na ka lënë pa fjalë!

Kështu dhe Darvini
Mbështet teorinë:
Njeriu nga majmuni
Del me origjinë!

Tani vjen dhe lija
Nergut prej majmunit,
Po na fut virusin
Me madhësinë e kunjit!

E sa majmunllëqe
Të tjera n’Evropë,
Fatin e njerëzimit
E mbyllin në gropë!

N’këtë botë ndryshe
Që e quajmë planet,
Sa shumë na shtohen
Majmunët n’pushtet!

Nëse kështu vazhdon
E ndërrojmë teorinë,
Majmuni prej njeriut
Është me origjinë!

The post Planeti i majmunëve – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bombat fiktive – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/bombat-fiktive-sevdail-hyseni/ Thu, 02 Jun 2022 07:18:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23299 Satirike BOMBAT FIKTIVE Po zgjohet rajoni Mbi bombat fiktive, S’ka si të lirohemi Njëherë prej...

The post Bombat fiktive – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

BOMBAT FIKTIVE

Po zgjohet rajoni
Mbi bombat fiktive,
S’ka si të lirohemi
Njëherë prej sh’pive!

Jemi mbyll si pelat
Gjatë dimrit në stallë,
Të dalim pa frikë
Sikur kemi mall!

Deri dje na ndalën
Për shkak pandemisë,
Tani vjen alarmi
Mos lu’ni prej sh’pisë!

Gjithçka në “online”
Brohorit trumbeta,
Me lajme të rreme
Është mërzitur jeta!

Jemi bërë si lepuri
Me veshtët në krah,
Me shumë të papritura
Si loja në shah!

Askush nuk e di
Nesër çka na pret,
Bombat fluturojnë
Vetëm n’ internet!

Bomba në shkolla
Spitale e n’qarshi,
Por, askush nuk thotë
Bomba n’Qeveri!

The post Bombat fiktive – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Specialja (satirike) – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/05/24/specialja-satirike-sevdail-hyseni/ Tue, 24 May 2022 08:31:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23271 Satirike SPECIALJA (Varianti i ri ) S’ka si Specialja Gjykatë më të rëndë, Kokën në...

The post Specialja (satirike) – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

SPECIALJA
(Varianti i ri )

S’ka si Specialja
Gjykatë më të rëndë,
Kokën në Kosovë
Bishtin në Holandë!

S’e morëm me mend
Se kjo farë Gjykate…
Mund t’i pjell gjërat
Mbushur me mëkate!

Me gjyqtarë të huaj
E porotë robotë,
Seancat gjyqësore
Sillen sikur rrotë!

Dënohen luftëtarët
Trimat e lirisë,
Qoftë kjo specialja
Kulm i çmendurisë!

Si do që të jetë
Nga ky marifet,
Liria ka emër
Nder dhe respekt!

Kthehet nga beteja
Edhe më e fortë,
Vlera çlirimtare
Qershia mbi tortë!

Kjo Evropa plakë
Le t’krihet po deshi,
Vjen një ditë e drejta
Dhe e kap për veshi!

T’ia bëj me dije
Kësaj kurve pa fund:
– Krimi dhe dënimi,
Gjenden tjetërkund!

The post Specialja (satirike) – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Virgjëresha – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/virgjeresha-sevdail-hyseni/ Sat, 14 May 2022 14:03:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23227 Satirike VIRGJËRESHA Dikur nga Krahina… Një gruas sojli, Nuk i eci mbarë Jeta n’dashuri! Zgjodhi...

The post Virgjëresha – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

VIRGJËRESHA

Dikur nga Krahina…
Një gruas sojli,
Nuk i eci mbarë
Jeta n’dashuri!

Zgjodhi për burrë
Maestron për kopsht,
Çdo natë e nuhaste
Vetëm atje poshtë!

Ishte mësuar lulet
T’i erëmonte shumë,
Provon me nuhatje
Ta bëjë dhe atë punë!

U mërzit nusja
Me këtë marifet,
Vendosi nga burri
Të ndahet urgjent!

Të gjej ndonjë tjetër
Mashkull me zanat,
Që i kryen detyrat
Me rregull në shtrat.

Pa e zgjatur shumë
Doli si turist…
Duke begenisur
Një ëmbëltorist.

Edhe ky si tjetri
E kishte fiksim,
Lëpirjen e akullores
Deri n’pambarim.

Nuk e joshte nusen
Ky stil bashkëkohor,
E donte më ndryshe
Burrin me kurorë.

U nda dhe nga ky
Për një të tretë,
Ta gjej ku s’është
Burrin e vërtetë!

E zuri në fund
Burrin politikan,
Me fjalë e premtime
Përlyente dynjanë!

Sa herë kur binin
N’krevat me fjet,
I thoshte atë punë
Nesër me kësmet!

Kalonin me nesër
Netët varg e vi…
Burri i dalldisur
Zhdukej në Parti!

Nga mbledhjet serike
E fushatat zgjedhore,
Nuk i binte n’mend
Për atë punë fare!

Të ndahet nga shoqi
Nuk e pat vështirë,
Iku e zhgënjyer
Pa një lamtumirë!

Gruas së trazuar
Shpirti i çohej peshë,
Pas tri martesave
Ngeli virgjëreshë!

Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)

The post Virgjëresha – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Festa e Shëngjergjit – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/05/09/festa-e-shengjergjit-sevdail-hyseni/ Mon, 09 May 2022 09:07:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23182 Satirike FESTA E SHËNGJERGJIT Ditën e Shën Gjergjit Thellë në lashtësi, Mes dimrit e verës...

The post Festa e Shëngjergjit – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

FESTA E SHËNGJERGJIT

Ditën e Shën Gjergjit
Thellë në lashtësi,
Mes dimrit e verës
Vihej një kufi!

Natyra gjallërohej
E tëra n’gjelbërim,
Njerëz e gjallesa
Mbusheshin gëzim!

Herët në mëngjes
Pa u zbardhur dita,
Nisnin me lëvizje
Doket dhe tradita!

Një kungull i egër
Në qafë zinte vend,
Me hithra e shelgje
Stërpikej çdo vend!

Të mirat vazhdonin
Me rend pa pushime,
Me lojëra të ndryshme
E lloj-lloj ushqime.

Pastaj shkonin varg
N’Tyrbe për kësmet,
Për ta gjetur fatin
E dashur në jetë!

Tani kjo traditë
Nuk ruhet n’kujtesë,
Vijnë disa të tjera
Na bëjnë pikë e pesë!

Dikush e kremton
Ditën e Planetit,
E disa veç hajt
Dalin anës detit!

Për t’i hyrë në hatër
Evropës çdo ditë,
Nuk i përkujtojmë
Festat me traditë!

Që kur kjo fantazmë
Na k’cen prapë e mbarë,
Harrojmë nganjëherë
Se jemi shqiptarë!

The post Festa e Shëngjergjit – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ramazani (Varianti i ri) – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/05/03/ramazani-varianti-i-ri-sevdail-hyseni/ Tue, 03 May 2022 11:45:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23083 Satirike RAMAZANI (Varianti i ri) Kanë mbetur pak ditë Dhe shkon Ramazani, Përmbahuni o njerëz...

The post Ramazani (Varianti i ri) – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

RAMAZANI
(Varianti i ri)

Kanë mbetur pak ditë
Dhe shkon Ramazani,
Përmbahuni o njerëz
Mos shpifni dhe shani!

Të paktën këtë muaj
Sa zgjat agjërimi…
Kujdes nga përçarjet
Veset dhe mashtrimi!

Tridhjetë ditë në vit
Nuk na bëhen shumë,
Të jemi pedantë
Në sh’pi dhe n’punë!

Për festë të Bajramit
Na presin urimet…
Shtrëngim të duarve
Si dhe përqafimet!

Pastaj si të ikën
Ky muaj i rahmetit,
Drejt e fluturim
Në derë të pushtetit!

Për t’i kapur lidhjet
Me të parët tanë,
Që s’na kanë munguar
As në Ramazan!

Na kanë shoqëruar
Nëpër çdo iftar,
Me shumë hipokritë
Servilë dhe zuzarë!

Injoranca e tyre
Me asgjë nuk matet,
Kujtojnë me Ramazan
Do t’i lajnë mëkatet!

The post Ramazani (Varianti i ri) – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>