Sherife Malo Allko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sherife-malo-allko/ Poezi Laberia News Tue, 09 Jun 2020 17:02:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sherife Malo Allko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sherife-malo-allko/ 32 32 Kthehu,por s’të premtoj më dashuri – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/kthehupor-ste-premtoj-me-dashuri-sherife-malo-allko/ Tue, 09 Jun 2020 17:02:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7958 Kthehu,por s’të premtoj më dashuri ************* Kthehu në indet e mia Ngjitu si mishi mbas...

The post Kthehu,por s’të premtoj më dashuri – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kthehu,por s’të premtoj më dashuri
*************
Kthehu në indet e mia
Ngjitu si mishi mbas kockës
Përvëlohu në zjarrin e ethshëm
të trupit tim ,
por s’të premtoj më dashuri .

Kthehu ,arratisje mos të ketë më .
Futu në shtratin tim të ngrohtë ,
Mblidhu sa një grush në gjoksin tim ,
por dashuri s’të premtoj më ..!

Do jenë të ftohta netët ,
deri në përjetësi .
Deri atëherë bota s’do ketë më kuptim ,
Pa të ëmblën dashuri !

Sherife Allko
09.06.2020

The post Kthehu,por s’të premtoj më dashuri – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbje – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/dhimbje-sherife-malo-allko/ Sun, 07 Jun 2020 22:24:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7862 Dhimbje ——- Sa kujtime të trishta në mbasditen me stuhi . Tek stoli i vjeter...

The post Dhimbje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbje
——-
Sa kujtime të trishta
në mbasditen me stuhi .
Tek stoli i vjeter ,
imazhi yt ka mbetur aty si i gjallë.
Ah kjo ditë me shi ,e furtunë
më sjell kujtime të trishta .

Ishte dita e fundit për ne të dy ,
kur dhamë puthjen e lamtumirës .
Sytē e tu përcillnin trishtim e melankoli .
Dhimbja e shpirtit tregohej qartë .

Yjet lotuan për ty në grahmën e fundit .
Ditë makabre , dhimbje e hidhur .
Gurët e ftohte në gri të errët ndërtuan strehëzën e përjetshme ku do preheshin eshtrat e tu .

Ah o dhimbje qiellore ,
e thave zemrën e shkretë ,
si koren e tokës të plasaritur
nga etja e madhe.
Po pres nga dita në ditë engjëllin e vdekjes
Jo ,s’mund të jetoj dot pa ty !

Sherife Allko
07.06.2020
Të drejtat e autores të rezervuara !

The post Dhimbje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ringjallje – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/ringjallje-sherife-malo-allko/ Sun, 31 May 2020 18:36:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7452 RINGJALLJE ******* Nga varri u ngrita e lemeritur Trupi rreckosur si fijet e barit të...

The post Ringjallje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RINGJALLJE
*******
Nga varri u ngrita e lemeritur
Trupi rreckosur si fijet e barit të thatë hedhur në arën e shkretosur ,
ku përdhosja ishte e gjithkunshme .
Me duart e lyera nga yndyra e trupit të vdekur ,
kapa për gryke jetën e gjallë .
E shtrëngova fort -fort me sa fuqi që kisha ,
Sa qiellin dhe hënën lëshova përdhe ..
Klithma e zhgarravitur oshëtiu ndër malet e gurtë të pazë ..
U ringjalla …!
Fytyra mori trajtë hyjnore !!
Shpirti u rindez si dielli mbas shiut të rrebeshëm ..
Klitha nga gëzimi i ringjalljes të ardhur në këtë botë .

Sherife Allko
30 .05 .2020

RESURRECTION
*******
I rose from the grave in horror
Body sculpted like dry grass threads thrown into the desolate field,
where desecration was all-pervading.
With hands smeared with dead body fat,
I grabbed the living life by the throat.
I tightened it tightly with all the power I had,
How much heaven and moon I dropped to the ground ..
The squeaky cry echoed through the pebbled rocky mountains.
I was resurrected …!
The face took on divine form !!
The soul was rekindled like the sun after the torrential rain.
I cried out for the joy of the resurrection that came into this world.

Sheriff Allko
30 .05 .2020

The post Ringjallje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Identikiti -Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/identikiti-sherife-malo-allko/ Sat, 30 May 2020 17:18:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7302 IDENTIKITI ************ Unē i di mirë emrat e gurëve që mban toka . Në çdo...

The post Identikiti -Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IDENTIKITI
************
Unē i di mirë emrat e gurëve që mban toka .
Në çdo gurë është pasqyrimi i jetës tekanjoze .
Çdo gurë e kam shkelur me këmbën time nazike .
Mbase shumē i kam lënduar me ecjen time ,
por për çudi asnjë gurë nuk mē është ankuar .
Pse heshtin vallë !? Përse nuk flasin !?
Janë gurë enigmatikë !?

Unë i di mirë dhe erërat e luleve .
Ua njoh mirë ngjyrën dhe aromën .
Ngjyra shëndeti,ngjyra dëshire,ngjyra frike,ngjyra të çeljes së ëmbël ..
Ngjyra të qeshjes pa vënd ,
kur lumturia i çmend .

Unë di mirë dhe emrat e yjeve .
Çdo mbrëmje shëtis bashkë me to .
Eksplorojmë botën nga largësi të pa anëshme .
Dua ta bind me zemrën time gjithësinë .
Trokitjet gjithësisë ia ndjej
në zemrën e tē tjerëve .

Çdo mbrëmje dua ti mbledh yjet
në rrjetën e shpirtit tim
Dua ti ruaj të sigurtë
në kasafortën e zemrës .
Në qënien time ka trajta
të atyre yjeve qē dua .

Unë flas vërtetë !
Flas me gurët e sokakeve shekullorë ,
flas me lulet e praruara ,flas dhe me yjet .
Flas me gjithësinë enigmatike .
Njoh kohën që ndan e bashkon gjithçka

Sherife Malo Allko
2019

The post Identikiti -Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuro me forcën e shpirtit – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/20/dashuro-me-forcen-e-shpirtit-sherife-malo-allko-2/ Wed, 20 May 2020 18:18:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6674 Dashuro me forcën e shpirtit ********************* Dashuro o qënie njerzore Dashuro me fuqin e shpirtit...

The post Dashuro me forcën e shpirtit – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuro me forcën e shpirtit
*********************
Dashuro o qënie njerzore
Dashuro me fuqin e shpirtit ,
Sa dhe toka te dridhet nën këmbët e tua
Dashuro dhe qëndro në mes furtunash
si gjigand ngadhnjimtar .

Dashuro..Dashuro si rrallë ndonjëherë.
Dashuro me sytë mbyllur dhe percepto botën një formë zemre të zjarrtë ,
ku triumfon vetëm dashuria .
Dashuro…Dashuro sekondin e kohës
Sepse është tepër i çmuar …!!

Sherife Malo Allko
02.04.2020
Tiranë

The post Dashuro me forcën e shpirtit – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje fjale ! – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/nje-fjale-sherife-malo-allko/ Mon, 18 May 2020 18:40:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6542 NJË FJALË ! Sikur një fjalë të mund ta gjeja , që të ma ngrohë...

The post Nje fjale ! – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË FJALË !

Sikur një fjalë të mund ta gjeja ,
që të ma ngrohë zemrën flakë,
Me ty folenë do ta ngrenja
për të kaluar një jetë të artë .

Fjalët e arta të nxjerr nga ty ,
pēr mua shprehin shum dashuri .
Shije fjalësh në ditë të lumtura ,
ëndrra të shumta dhe të bukura .

Sikur një fjalë të mund ta gjeja ,
në gëzimin e pritjes e të njohjes ,
ti zmbrapsja në harresēn e kotësisë
dhe dashuria si dielli tē lind përsëri .

Sikur …,vërtet sikur një fjalë të gjeja ,
Dhe qielli s’do kishte errësirë kurrë,
Dhe yjet do ndrinin ,ditën dhe natën,
E unë do këndoja misterin,ku dashuria
qënien time krijon .

Sherife Allko
18.05.2020

The post Nje fjale ! – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vogëlushë të botës – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/15/vogelushe-te-botes-sherife-malo-allko/ Fri, 15 May 2020 18:09:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6218 VOGËLUSHË TË BOTËS **************** Çkanë sytë e ty që veç lotojnë ?! Pse dhimbja të...

The post Vogëlushë të botës – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VOGËLUSHË TË BOTËS
****************
Çkanë sytë e ty që veç lotojnë ?!
Pse dhimbja të vrau aq shumë ?!
A i meriton ti,gjithë këto !?
A meriton shpirti yt i pastër
gjithë këtë terr e padrejtësi !?

Pse brinjët e tua janë tharë ?!
Për një copë bukë që me sy nuk sheh .
Të pasurit barkngopur e hedhin përdhe ,
Pa pyetur se ekzistenca jote është prezente ,
E gjysma e botës vuan nga urija e etja.

Ku shkoi buzëqeshja jote fëminore
Ku shkuan lodrat që si ke parë kurrë me sy .
Ku është jeta jote o bijtë e nënave
Kur do ta shijosh fëmijërinë tënde ?!

Eh , sa pyetje në mendje më vijnë !
Por kjo botē po rrokulliset mbrapsht ,
I pasuri sundon gjithcka e mbi gjithshka!
Varfëria e tejskajshme ..Mizerabël !

Por dora e zotit ,
do jetë e pamēshirshme një ditë,
kush dha dhimbje mbi fëmijët e pafajshëm,
që mbetën pa dashurinë e nënës dhe babait .

Do godasi fort aty ku trishtimi lendon çdo shpirt fëmije ..
Në sytë e fëmijë kurrë s’duhet të ketë lot dhe trishtim .
Ata janē e ardhmja jonē .
E ardhmja në shekuj të rinj .

Sherife Allko
Të drejtat e autorit të rezervuar !

The post Vogëlushë të botës – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përvëlim shpirti – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/07/pervelim-shpirti-sherife-malo-allko/ Thu, 07 May 2020 19:14:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5738 Përvëlim shpirti ***************** Nën flakët e qirit vajtoj Vajtoj mynxyrën që botën sot ka zënë...

The post Përvëlim shpirti – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përvëlim shpirti
*****************
Nën flakët e qirit vajtoj
Vajtoj mynxyrën
që botën sot ka zënë .

Vajtoj klithmat e agonisë
së shpirtrave ,
Në luftë përmbi jetesë .

Oh..O dhimbje e shkretë ,
O dhimbje e tmerrshme ,
Gjoksin seç ma çave.

Lamtumirë o njerëz fatkeq
Dhimbjen enigmë të këtij shekulli
mbartët me vete në dheun e ftohtë !

Sherife Malo Allko
05.05.2020
Të drejtat e autorit të rezervuar !

The post Përvëlim shpirti – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ju Martirë – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/per-ju-martire-sherife-malo-allko/ Tue, 05 May 2020 20:36:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5653 PËR JU MARTIRË ****************** Në ka nē Atdhe një pemë gjaku, kjo është pema e...

The post Për ju Martirë – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR JU MARTIRË
******************

Në ka nē Atdhe një pemë gjaku,
kjo është pema e lirisë,
që dëshmorët e vaditēn me gjakun e tyre ,
nën qiellin e shkretë,nën zjarrin e zi.

Në ka nē Atdhe gjuhë të pareshtur ,
kjo flet për lirinë,gjuhĕ që sndalet kurrë ,
gjuhē ,pĕr trima e për flamurë,
për gjakun e derdhur në cdo pëllëmbe tokē
e gurë.

Në ka këngë për këta Martirë
këndon ky popull me ligjërime ,
këndonin trimat këngë të heshtur ,
mes territ të zi ndiznin flakën.

Se flaka agimin do të sjellë ,
do të sjellē vesën,freskinë e mëngjesit .
Do të sjellë gëzimin harenē e fitores
Emri juaj ,shpresë e të tjerëve .

Për ju heronj,qĕ s’menduat kurrë për vdekjen
Betohemi me grushtin lart .
Xhelatët mbi ju u hakmorën,
por ju Atdheut i sollët paqe dhe shpresë .

Prandaj për ju në cdo pesē Maj
Nderojmë me grushtin lartë,
për ju Martirë të Atdheut tim .
Ju jeni kudo në zemrat e çdo shqiptari .

Sherife Malo Allko
Tiranē 05 Maj 2019

The post Për ju Martirë – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos vajton violina ime – Sherife Malo Allko https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/mos-vajton-violina-ime-sherife-malo-allko/ Mon, 04 May 2020 16:06:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5545 MOS VAJTO VIOLINA IME *************************** Me tërsëllëmë ulëret violina. Telat e tendosur vajtojnë si një...

The post Mos vajton violina ime – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS VAJTO VIOLINA IME
***************************
Me tërsëllëmë ulëret violina.
Telat e tendosur vajtojnë si një ulkonjë,
kur prenë ia rrembejnë nga kthetra e saj .
Vajton sa dëgjohet në kupë të qiellit.
Vajtimi i saj trembi yjet ,hënën
dhe natës i veshi mantelin e zi.

Toka mbeti e shkretë në errësirë,
pa tapetin plot ngjyra e dritën të tij .
Vajton violina ,ulëret , kacafytet
e gërshetohet me vetveten .
Ulëret me tinguj të cjerrë,
sa ,dhe shpirtin ta pëlcet.

Sherife Malo Allko
04.05 .2020
Të drejtat e autorit të rezervuara !

The post Mos vajton violina ime – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>