Shukrije Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/shukrije-gashi/ Poezi Laberia News Mon, 04 Jan 2021 11:19:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shukrije Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/shukrije-gashi/ 32 32 Dashni pa kushte – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/dashni-pa-kushte-shukrije-gashi/ Mon, 04 Jan 2021 11:19:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16297 DASHNI PA KUSHTE Nuk kam as s’di c’t’i them dhimbjes per ty places ku fle...

The post Dashni pa kushte – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHNI PA KUSHTE

Nuk kam as s’di c’t’i them
dhimbjes per ty places ku fle
shpirti yt krater kurre i heshtur
as ta perze nuk mundem
e besa as nuk dua
dimrat e acarte me akullnaja
vezulluese trishti nuk shqiten
nga mendja as shkrihen nga
oqean lotesh vershyer
kujtimesh peng ne krah dallendyshesh
dyzuar ardhjeve te bleruara e ikjeve
vjeshtash me gjethe zvetnuar e stuhi
rebeluese
Nuk kam as nuk mund ta thyej guacen
e dhimbjes qe nuk flet
memece jane hijet anipse zemra pelcet
e pikellimit nuk i mbyllen kurre
dritaret as dyeret ecjeve pa shije
neper kohe
Dimer me shume se acari kristal
murtaja vrau mijera dashni vitin
qe iku dje me zezonen pas
rri aty ku je strehuar n’ placen
dashni as nje kohe t’ vodhi
as nje cast as ne grimca atomi
t’ harrova hija ime besnike
jam veshur c’ moti me Ty
di c’ t’ them dhimbje e bukur
dashnia ime pa kushte Kosove…

The post Dashni pa kushte – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/01/idile-femijerie-shukrije-gashi/ Fri, 01 Jan 2021 20:11:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16094 Idilë fëmijërie (26 dhjetor, 2020) Gjyshi i gjatë e i drejt si lisi sykaltër e...

The post Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Idilë fëmijërie

(26 dhjetor, 2020)

Gjyshi i gjatë e i drejt si lisi
sykaltër e gjelbër me mafesin e kuq
burrë i pashëm i thonin t’ gjithë
që e njohën nga paria e qjytetit
vishej me elgancë me trendin e kohës
e donte jetën dhe t’bukurën kërkonte
kudo
as gratë ishin inferiore teksa kalonte
rrugës me kalldërmë gadi çdo ditë
prapa perdeve pikaseshin silueta
zonjash kurreshtare plot hire
nga dyqanet vështrime admirimi
burrash për namin e Tij liberal e dijen
politike
dhe pak gjelozi tekajnoze e
inferioriteti thyente panoramën
arkaike t’ lagjes zanatçinjësh me namë
idilën e rrugës me kalldërmë
fëmijërinë time më t’ dashtun
çupën me kaçurrela t’ verdha
ulur shkujdesur para
dugajes drugdhendjeje t’familjes
Gjyshi ndjesë pastë kurrë nuk fali
urrejtje i donte buzëqeshjet e dlira
dhe u gëzohej dëshirave t’ fëmijëve
satirën e lehtë n’ humor me shije
e kishte n’ maje të gjuhës
përdorte fjalë që rrallkush ua dinte
kuptimin “osht filimon ai bir thiu”
“e hjeshëme osht ajo dosë…!
Ishte mik me t’madhin dijetar
At Shtjefen Gjeçovin
abetaren e parë e mori prej Tij
“kombi n’ vend t’ parë…”thoshte
me pak buzëqeshje elegante
e shumë urti krenie për dukjen
e dijen librale
e donte t’ bukurën dhe jetën
plot gaz e hire trendi allafranga
n’ Evropën gjysëm mondane
nuk i pëlqeninin thashë e thënat
dhe as burrat e zhurmshëm e grindavec
gruan e donte më shumë se Perendinë
“osht Zoja e shpisë e kryet e familjes…”
n’ meshlize i bënte vend n’krye
t’ oxhakut asaj
Eh gjyshi sa shumë dashni m’fali
e kurrë foli me urrejtje për as ke
një breme mall me lotë për te
ma nxorri andrra e mëngjesit sot
ç’ogur i mirë kujtimi për gjyshin…

The post Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/miq-kur-tmos-jem-me-n-mesin-tuaj-shukrije-gashi/ Sat, 12 Dec 2020 10:15:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15561 7 dhjetor 2018 Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj m’ kërkoni n’ vargje...

The post Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
7 dhjetor 2018

Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj
m’ kërkoni n’ vargje poezishë
në sytë e çdo gruaje që
heshtjes gjinore ia preu
frikën n’ kërthizë
gjahun e sedrës së ligë burrnore
tek varri im mos vajtoni
shpirti im nuk banon në vdekje
që vodhi andrrën e Lirisë
shaluar me mamuza t’ huaj
hingëllimash kali t’ hazdisur
trokut bixhoz e pushtet
Thembrave t’ përgjakura
gjithë jetën ecur kam gjurmëve
t’ mia autentike një vurratë
djalli nuskë
Kurrë nuk do t’i mbyllë
sytë për t’i harruar klithmat
as dhimbjet e të vegjëlve
që dhunshëm pushojnë
n’ harrimin dje
Jo as pas murit që ndanë
mishin nga shpirti tej pragut tjetër
do t’ju braktisë
n’ zërinë tuaj jam ëndrra që rri zgjuar
vargut që merr zjarr eshkë
ta djegim bashkë heshtjen mënxyrë
M’ falni nëse njëherë ju harrova…

The post Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/pak-miresi-njerezore-e-shume-dashni-shukrije-gashi/ Sun, 01 Nov 2020 08:12:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13920 Pak mirësi njerëzore e shume dashni prapa shpinës tënde është hija jote, je ti o...

The post Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak mirësi njerëzore e shume dashni
prapa shpinës tënde është hija jote,
je ti o njeri
Kot prita njeriun dashninë për njeri
para meje buzëqeshje e shtirur
gjithë jetën kërkove Thembrën
e Akilit në mua
zure në thua Prometeun
Nga smira vrave njeriun
në shpirtin tënd shëmbellimin
e tij
të pashë çdo ditë në sekonda
hëngre mbllaqitjet e helmit Tarantulë
jo kokën e tij
do ta hash vetëveten kurrë mua
në Mileniumin e Tretë
nuk ke frymëmarrje për t’prekë
as pragun
Sa mirë ndihem në fronin e
Mileniumit të Katërt në lëkurën time
Hiqe nga pesha smirën ha bukën
tënde dhe fli rehat n’shtrojat
e paqes me vetëveten
Shukrije Gashi

The post Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vishu me pikëllim – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/09/10/vishu-me-pikellim-shukrije-gashi/ Thu, 10 Sep 2020 18:04:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12255 VISHU ME PIKELLIM 8 shtator, 2018 ⚘😥 Nën mrizin e hijes tënde shplodhem e shkujdesur...

The post Vishu me pikëllim – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VISHU ME PIKELLIM

8 shtator, 2018 ⚘😥

Nën mrizin e hijes tënde
shplodhem e shkujdesur
nga ënderra me llahtari
natën e kaluar
Shiut vjeshtor nuk i mbajë
mëni për lotët rrëke
përplasur me fërfllazë
në dritaren time
veç mallit për kohën
e ikur fantazmës tonë dje
kurrë të grisur ecjeve
shekullit jetë në botën njeri
Në qiellin e shtatë
të gjeta dymijë vjet
më parë dhe nuk thash
Jehovai
Syrit të tretë të shohë
çdo perendim dielli
tek braktisë yllesinë
e kotësisë në tokë
Këmishën e shpirtit tim
shkopsitur nga malli
do ta gjesh te varur peng
ne qepalla vargu
po deshe merre dhe vishu
me pikëllim kohe
as nesër as kurrë
pajtohem me harrimin
per ty…

The post Vishu me pikëllim – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zbulesa e Ungjillit Eureka – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/zbulesa-e-ungjillit-eureka-shukrije-gashi/ Fri, 07 Aug 2020 20:52:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10861 ZBULESA E UNGJILLIT EUREKA+ (8 JANAR 2017) Ata që rezistojnë të parët i përpinë nata...

The post Zbulesa e Ungjillit Eureka – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ZBULESA E UNGJILLIT EUREKA+
(8 JANAR 2017)
Ata që rezistojnë të parët i përpinë nata
skëterrë
Te gjithë e dijmë ku rrinë fantazmat
e nuk flasim për to
terri paloset shtresë – shtresë
në frikën që nuk e mundëm
kurrë
Të parët i hanë furra ata që dinë
kush ishin dje rrugëtimit nepër
kohë mileniumit të parë, të dytë
dhe të tretë që të dijshëmit
e mësuan në mileniumin e parë
Krishtin e mveshën me kuarcën
e andrrës së pavdekëshme
Maria Magdalena në cilin Ungjill
ishte gruaja apo Nëna e Isait
Ata që vegjetojnë janë te vdekshëm
ecjeve nepër kohë pa emër pa nishan
pa sy pa veshë
Te parët që rezistojnë i përpinë heshtja
e të tjerëve që nuk flasin
Astriti është në Ungjillin e Zbulesës
Njeri
aty ku çakejtë e kanë ndry shtatë pash nën dhe
e ne vegjetojmë ecjeve kot shtegut
të harresës për dje e sot
Të pa vdekshëmit rezistojnë nuk e kanë
frikë terrin as ecjet para mileniumit
të parë shtigjeve të ritmit pagan
të diellit e hënës pa petkun e shenjëtërisë
për të shembur faltoret e territ që u ndërtuan
mbi varret tona dje
e sot një teatër meskin në emer të Atit, t’ Birit
e Shpirtit të Dreqit luhet pa pengesë
për të legjitimuar okupomin e popullit fantomë
sërish në mileniumin e ri
kush është Antikrishti e kush Jezusi
apo Hija e Tij
Astrit Dehari rri zgjuar hijerëndë soditë
heshtjen e popullit të hiqit
Të dijshmit i ha sëmundja e ndërgjegjës
brejtja e lëngatës pafuqi të vetmuar
luftojnë me djallin dhe hahen me vetëveten
para heshtjes Njeri
zgjohuni ta zhdavarisim terrin e çakejëve
ta nxjerrim gjakun e prishur
nga venat e coftinës vegjetim
ta çlirojmë Astritin nga pagëzimi
i vetevrasjes Zbulesës së Ungjillit EUREKA

The post Zbulesa e Ungjillit Eureka – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mikes time (Dije Lohaj) – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/mikes-time-dije-lohaj-shukrije-gashi/ Wed, 05 Aug 2020 11:31:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10681 Mikes time Dije Lohaj (22.11.2012) Mbi qepallat tua Mike vullkane të heshtura gjurmojnë atdheun e...

The post Mikes time (Dije Lohaj) – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mikes time
Dije Lohaj

(22.11.2012)
Mbi qepallat tua Mike vullkane të heshtura
gjurmojnë atdheun e ëndërrave tona dje
Strukur n’ bebeza malli
për më shumë dashuri për njeriun
dhimbja përplaset me harrimin
Ç’u bë kështu me ne
ANEMONË e peshonim jetën
prapa grilave Atdheu dremitej n’ përqafim
sot i janë thinjur flokët nga pritja
urave të qelqta tkurrur i janë kufijt
2000 vjet ecje askund t’i mbledhë
eshtrat shkaperderdhur trojeve coptuar
dje a nesër sërish me pahir
Bënë të ftohët atdheu më nuk fle n’ ëndërrat
e të gjithëve njësoj mbase kurrë…

Shukrije Gashi

The post Mikes time (Dije Lohaj) – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nokturno për dje – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/nokturno-per-dje-shukrije-gashi/ Sat, 01 Aug 2020 19:48:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10580 Nokturno për dje Ah, kur të ikim një ditë nga kjo botë Lamtumirën t’ua lëm...

The post Nokturno për dje – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nokturno për dje

Ah, kur të ikim një ditë nga kjo botë
Lamtumirën t’ua lëm miqëve pa pendesë
Sa e bukur do të jetë përshëndetja
Të qoftë i lehtë dheu
dhe kalimi tej pragut tjetër
qetë, qetë…

(23.07.2011

The post Nokturno për dje – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>