The post Bakllavaja – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>U ngrit nusja me saba
Të tërholli bakllava
Cau arra zuri brumë
Kur të tjerët flinin gjumë
Dhe filloi të hapi petë
Jo pak por tetëdhjetë
U tha njërzve të shtëpisë
Bakllavanë do ta qëndis
Edhe vjerra u gëzua
Mi mori terbjetet mua
Shiko tërhollsin fluturon
Petët nji nga nji i shtron
Nusja e shtëpisë mbaroi
Petët në tepsi i shtroi
Në sobë e vuri për ta pjekur
Edhe mëndjen e kish fjetur
Katër orë do të piqet
Unë po futem në fejzbuk
Se punët kurrë nuk kanë duk
Dhe filloi komunikimi
Fol me motër me vëlla
Dhe miket mbrapa si la
Po vinte dreka me ngadalë
Bakllavaja kish mar zjarr
Kur vajti e kontrolloi
Obo bo cfarë të shikoj
Gjithë petët bërë shkrumb
Ku shkoi gjithë ai mund
Vuri nusja duart në kokë
Gabimi nuk rregullohej dot
Vjerra erdhi dhe e pa
I tha nuses ” Nuk është bërë ndonjë hata”
Këtë herë për Vit të Ri
Do të ham shëndetli
Nga gabimi do mësuar
Mos lesh gjysëm punën e filluar
Cdo pune do qëndruar në kokë
Që kështu kurrë mos ta pësosh
The post Bakllavaja – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Trëndafili i Çamërisë! – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Më ra rruga të kaloj
Nëpër Çamëri
Ndalova të qëndroj
Në Paramithi.
Rrugës kur kaloja
Çamërisë time
Shpirti më gufonte
Mes qindra kujtimeve
Ato që më kish treguar
Nana edhe baba
Për vatanin e bukur
Që patën lënë prapa
Shëtita nëpër rrugë
Shëtita në korije
Anembanë kundërmonte
Aromë Çamërie
Celur nëpër bahce
Lule manxurani
Trëndafili kuq
Se cmë shëroi xhanin
Të celur ngjyra – ngjyra
Në këtë stinë pranvere
Në bahcen e shtëpisë time
Qëndronin aty mbas dere
U afrova me ngadalë
Një trëndafil këputa
Në xhepin e xhaketës
E mora dhe e futa
Nus time do t’ ja coj
Trëndafilin e Paramithisë
Ti sjellë aromën e vatanit
Atë të Çamërisë
Trëndafilin e kuq
Që nuja shpesh kujtonte
E mora me vete
Do t’ ja shpije sonte
” Kanë ngjyra tjera thosh
Janë më të feksur
Ata të bahces time
Që vetë i kisha mbjellur”
Po, moj nu e dashur
Kanë tjetër aromë,
Kanë tjetër bukuri
Rritur në Paramithi
Në vatanin tënd
Në të bukurën Çamëri.
The post Trëndafili i Çamërisë! – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post E vërtetë e përjetuar – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Një ditë më tha një e njohura ime
Zoti na e ka bërë me hile
Ju të bardhë fytyra ju ndrin
Ne me ngjyrë të zezë .njërzia kanë përcmim
Jo i them gabim shumë e the
Njëriu nuk vlerësohet nga ngjyra që ka
Por nga ajo cka zëmra brënda i mba
Në diell na ngrohë si neve dhe ju
Kalimtarë jemi në këtë botë
Njëriu mbahet mënd për vepra të mira
Dhe jo kurrë nga ngjyra
Prandaj hidhe hapin pa frikë
Kurrë mos u ndje në siklet
Njëriu mban mbi vete fisnikëri
Ngjyra nuk do të thotë asgjë për ty.
The post E vërtetë e përjetuar – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Miqësia – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Miqtë janë një pasuri
Kur respektohen e t’ respektojnë
Kur në jetën tënde e të tjerëve
Nuk t’ përflasin e nuk gërmojnë
Ku e gjen një miqësi
Me respekt sinqeritet
Gjithkush sheh jetën e tijë
Dhe të tjetrit nuk godet
Kanë ardhur kohë të vështira
Punët janë bërë rrëmujë
Mos i bëni që të vuajnë
Respektoni miqtë tuj
Se ndonjëherë kthehet së prapthi
Se kur hedh baltë mbi një mur
Njolla do ngelet aty
Dhe nuk do të fshihet kurrë
Respektoni njëri tjetrin
Një jetë kemi ta jetojmë
Me dinjitet e ndershmëri
Më pas kanë përse tna kujtojnë
The post Miqësia – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Fluturo Shqiponjë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ku je nisur moj shqiponjë
Ku ke ngrit folenë?
Në malet e Shqipërisë
Në më t’bukurin vënd
Në flamurin kuq e zi
Që me gjak është.larë
E dhanë jetën për liri
Me mijra atdhetarë
Që nga koha e Skënderbeut
U gdhënd mbi flamur
Shqiponja e zezë me dy krena
Dhe nuk u zbeh kurrë
Dhe në vitin
1912
Në atë Nëndor
Plaku Ismail Qemali
E ngre flamurin në Vlorë
Sa gjak shqipesh është derdhur
O flamur me gjak je larë
Në këtë Nëndor të kuq
Do të ngrem më lartë
Vijnë Nëndorët për cdo vit
Porsi një bekim
Mbajnë brënda historitë
E popullit tim
Lartë mbi maja lartësive
Ka folenë shqiponja
E gdhëndur rri në flamur
Është vec e jona
The post Fluturo Shqiponjë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Gjuha e Nënës – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ulur pranë e ëmbla mbesa ime
Mbas meje.në abetare
Sytë ngulur i mban
I prek me dockat e vogla shkronjat
Cuditërisht ndalon mbi Gërmën A
Vite e. vite nga atdheu larguar
Mes njërzëve ku flasin gjuhë tjetër
Vështirë e patëm jetën të përshtatsim
Mësuar me gjuhë e zakon tjetër
Dhe e vogla ime mbas meje vjen ulet
Me zell nji nga nji shkronjat ja mësoj
Që mos të harroj si flitet e si shkruhet
Dhe me asnji gjuhë tjetër ta ndërroj
Kur të përshëndes në gjuhën e nënës
Gjuha më e ëmbël .gjuhë plot me vlerë
Fëmijve ja u mësoni kudo që të jeni
Që kurrë mos ta harrojnë Atdhenë
Mos shuhet gjuha Shqipe
Në emigrim larguar
Fëmijve tua mësojmë
Gjuhën Shqipe
Gjuhën më të bukur në botë
Fëmijët.nipa e mbesa
Kurrë mos ta harrojnë
Se është gjuha e nënës
Është gjuha jonë
Të parën fjalë
Nënë kemi thënë
Kurrë Shqipen
Mos harrojmë
The post Gjuha e Nënës – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Lotët e pafajsisë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Lotët e pafajsisë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Janë Shqiptarë që vëndin lenë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Këtu po ju zihet fryma
Dhe liria u është.privuar
Ecin bredhin nëpër botë
Si këta zogj të harruar
Sa shumë për Shqipen
Është luftuar
Sa shumë gjak
Është derdhur
Sot po marrin arratinë
Vëndi s’ po i mban dot
Të mbledhur
Ikin shkojnë qeveritë
Për këtë popull kush mendon?
Po na plaket popullsia
Të rinjtë ikën nuk vijnë dot
Prap i lodhur vëndi im
Njërëz nëpër botë shpërndarë
Kur do vijë ajo ditë vallë
Që të gjithë të bëhemi bashkë
Gjuhën e nënës kanë harruar
Fëmijët e vegjël
E ngatrrojnë
E ëmbël është gjuha Shqipe
Këtë prindërit t’ ua mësojnë
O Shqipëri o Vëndi im
Këtë fat ce paske.pasur
Shtegtimin morën fëmijtë
Dhe jo pse s’të patën dashur
The post Janë Shqiptarë që vëndin lenë – Silva Alisa Xhemo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>