Silvana Cekici Rodi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/silvana-cekici-rodi/ Poezi Laberia News Sat, 30 Jan 2021 11:32:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Silvana Cekici Rodi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/silvana-cekici-rodi/ 32 32 Kur shikoj…! – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/kur-shikoj-silvana-cekici-rodi/ Sat, 30 Jan 2021 11:32:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16905 Kur shikoj !!! Kur shikoj të bukurën lule Shpirti i brishtë sa gëzon Si pikë...

The post Kur shikoj…! – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur shikoj !!!

Kur shikoj të bukurën lule
Shpirti i brishtë sa gëzon
Si pikë vesë parfum i tyre
Ëndrat e fjetura nga gjumi zgjon

Kur shikoj të voglin zog
Bashkë me cicërimat zemra zë këndon
Pylli i heshtur fillon gjallëron
Melodi e tyre jetën të shton

Kur shikoj të kaltrin det
Sytë e lodhur relaksoj
Simfoni e ëmbël e dallgës
Bregut më bën të vallzoj

Kur shikoj lindjen e Diellit
Sa shumë atë e dashuroj
Rrezet e tij plot ngjyra jete
Pikturën natyrën e bën të frymojmë

Kur shikoj ndriçimin e hënës
Errësirën e shpirtit më largon
Mirësia e yjeve tokën mbuloftë
Ndjenjat e shpirtit na i lartësoftë

Kur shikoj njerëz të gëzuar
Dyfish zemra lumturon
Se këtë dhuratë të çmuar
Zoti njëherë ta dërgon.

28.01.2021
S.R

The post Kur shikoj…! – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh sa mall… – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/21/oh-sa-mall-silvana-cekici-rodi/ Thu, 21 Jan 2021 13:38:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16752 Oh sa mall…. Mall për plitharët e shtëpisë së vjetër dhe për gurët e sokakut...

The post Oh sa mall… – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh sa mall….

Mall për plitharët e shtëpisë së vjetër
dhe për gurët e sokakut
mall për dashurinë e shpirtit
për të vdekurit dhe për të gjallët

Mall që kurrë nuk troket
as në derë as në dritare
por në zemër futesh shpejt
djeg si Diell …djeg si zjarr

Mall më trete si qiriri
edhe zemrën e zhurite
mall …jam akoma gjallë
më rrjedh gjak nëpër damar

Mall që djeg e përvëlon
sytë … lotojnë e gëzojnë
je pishtar që flakeron
shpirtn gjallë mban gjithmonë …

S.R.

The post Oh sa mall… – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra qëndisja… – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/11/endrra-qendisja-silvana-cekici-rodi/ Mon, 11 Jan 2021 20:09:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16512 Ëndrra qëndisja… Dikur më pëlqente të qëndisja rrija deri natën vonë me gjergjef, gjilpërë dhe...

The post Ëndrra qëndisja… – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra qëndisja…

Dikur më pëlqente të qëndisja
rrija deri natën vonë
me gjergjef, gjilpërë dhe fije
ëndrra rrinie thurja plot

Qëndisja çarçafin më lule shumëngjyrëshe zemra sa shumë më gëzonte
binte në sy një lulekuqe
shtratit një ditë do mbretëronte

S.R

The post Ëndrra qëndisja… – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Digjemi si meteorë – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/digjemi-si-meteore-silvana-cekici-rodi/ Sat, 09 Jan 2021 12:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16393 Digjemi si meteorë Dy gota trokitëm në mbrëmje vonë gjak Krishti u fut në damar...

The post Digjemi si meteorë – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Digjemi si meteorë

Dy gota trokitëm në mbrëmje vonë
gjak Krishti u fut në damar
shkëndija zjarri në shpirt u ndezën
gotat u zbrazën dhe u mbushën prapë

Se kjo e uruara e ëmbla verë
shkëndijat i kthehu në flakë
le të digjemi si meteorë
nga puthjet, përqafimet këtë natë

S.R.

The post Digjemi si meteorë – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti…! – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/shpirti-silvana-cekici-rodi/ Mon, 04 Jan 2021 08:38:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16269 Shpirti !! Shpirtin e dua të sinqertë ashtu e kam edhe vetë Se dua shpirtin...

The post Shpirti…! – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti !!

Shpirtin e dua të sinqertë
ashtu e kam edhe vetë
Se dua shpirtin hipokrit
muret e zemrës trondit
Një shpirt i tillë s’ka shumë jetë
Humbet , tretet si vala në det

Nuk dua buzëqeshje të shtirurr
Që zemrën e mashtron
Dua buzëqeshje të sinqertë shpirti
Që ëmbël të ledhaton
Të ngroh si dielli në çdo stinë
Lulen e shpresës të mbjell përherë

Në shpirt të mbretërojë dashuria
E djallin ta degdisë sa më larg
Se prej atij djalli të mallkuar
Shpirti bën gjynahe , futet në mëkat

Ndaj që të mbetet i pastër i bardhë
Ti ngrejmë sytë lart të besojmë në perëndi
Atje shpirti nuk ndryshket…mbetet flori
Në rrugën e së drejtës gjithmon të drejton

Këmbanat e gëzimit të bien fort
Jehona me tinguj jete të përhapet kudo
Të lajmërojnë ardhjen në jetë të një shpirti
Shpirt i artë lindur prej shpirti

03.01.2021
S.R

The post Shpirti…! – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/pac-kemben-e-mbare-o-vit-i-ri-silvana-cekici-rodi/ Sun, 03 Jan 2021 15:52:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16207 Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri Qofsh i bardhë Vit i Ri Paqe...

The post Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri

Qofsh i bardhë Vit i Ri
Paqe në shpirt të na sjellësh
Gotat që trokitëm i mbushën plot dashuri
Të na i bësh jetën më të mirë ,më të lumtur

Ditët e tua të jenë rreze dielli
Të ngrohësh çdo zemër çdo vatër
Të jetojmë të lirë pa pandemi
Jetës ti buzëqeshim , ti marrim nektarin

Ti shohim fëmijët tek luajnë me lodra
Dëshirat si balona ja u dërgojnë yjeve
Ditë pas ditë rriten endrrat e tyre
Mundohu të mos i zhgënjesh ,ti bësh realitet

Që kurr kemi qënë fëmijë
Jemi mësuar me dhurata
Një dhuratë duam të gjithë nga ty o Vit i Ri
Shëndetin ,gëzimin në çdo zemër në çdo vatër

Të takohemi të përqafohemi pa frikë
Të kapemi dorë për dore tja marrim një valle
Të ecim me besim tek e ardhmja
Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri

S.R
01 .01.2021

The post Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhjetori – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2021/01/01/dhjetori-silvana-cekici-rodi/ Fri, 01 Jan 2021 19:50:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16080 Dhjetori Me ditë të ftohta është dhjetori Paqe dhuron mes bardhësise Dritat shumëngjyrëshe qytetin zbukurojnë...

The post Dhjetori – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhjetori

Me ditë të ftohta është dhjetori
Paqe dhuron mes bardhësise
Dritat shumëngjyrëshe qytetin zbukurojnë
Atmosfera e festave na bën të ndihemi fëmijë

Muaji dhjetor është i veçantë
Krishtlindjen e artë festojmë plot gëzim
Ky yll i shenjtëruar rrugën na ndriçon
Me frymën e tij jetën na bekon

Pa fjalë me mençuri vitet ndërron
Dimrin që dremit nga gjumi e zgjon
Këmbanat e gëzimit të jehojnë kudo
Lumturia të rrjedhë në çdo zemër, çdo shtëp

Muaji i fundit është në kalendar
Mbi shpinë problemet e gjithë vitit mban
Nga gabimet nxjerr mësime
Të ardhmen me vizion me të mirë projekton

Festat e fundvitit festohen me madhështi
Gëzon plaku, i riu , fëmija çdo njeri
Kënga e jetës himn të këndohet fuqishëm
E nesërmja vërtet të vijë më e gëzuar më e mirë

Jashtë fryn erë mbase ka dhe stuhi
Të trokasim gotat dhe të urojmë gjithë mirësi
Gëzuar…gëzuar Vitin e Ri
Zjarrin e dashurisë të ndezim në çdo zemër
Në rrugën e shpresës të realizimit të ëndrrave të ecim përsëri .

23.12.2020
S.R.

The post Dhjetori – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti im – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2020/12/20/qyteti-im-silvana-cekici-rodi/ Sun, 20 Dec 2020 07:39:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15889 Qyteti im Malit të Thatë dielli syrin nxjerr Me rrezet e tij ndriçon mbi liqen...

The post Qyteti im – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti im

Malit të Thatë dielli syrin nxjerr
Me rrezet e tij ndriçon mbi liqen
I qetë është sot , si pasqyrë ngjan
Shkëlqimi i saj sytë të verbon

Agimi i mëngjesit është një magji
Ajri i freskët të mbush me frymë ,të ledhaton
Pulëbardhat ,zgalemët qiellit fluturojnë
Varkat e peshkimit kthehen mbushur plot

Liqenit të argjendtë mjelma nusëron
Bukurinë e saj të gjithë e shijojnë
Aroma e blirit të ndjek kudo shkon
Qyteti plot lule, dashurinë të shton

Buzë liqenit kujtoj fëmijërinë
Me valët dhe rërën luaja papushim
Shelgu aty pranë hije zë lëshon
Zogjtë përmbi të, këngës ja fillojnë

Qytet liqenor…pikturë e gjallë je
Nuk di ç’farë të shkruash më parë
Për malin, liqenin , njeriun bujar
Për parqet më lule, që jetën të zgjat

Më magjeps bukuria e qytetit tim
Natyra përrallore nga Lini në Tushemisht
Vargjet për të burojnë si lumë
Qytet të tillë,rrallë të shohin sytë

S.R.

The post Qyteti im – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashurinë zgjon – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/dashurine-zgjon-silvana-cekici-rodi/ Sat, 12 Dec 2020 10:23:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15565 Dashurinë zgjon Agimi i qytetit është një mrekulli pulëbardha, zgalemë , zogj krahëhapur fluturojnë papushim...

The post Dashurinë zgjon – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashurinë zgjon

Agimi i qytetit është një mrekulli
pulëbardha, zgalemë , zogj krahëhapur fluturojnë papushim
Maja e malit me borë akoma mbuluar
Vallzimi i valëve mbi liqen s’ka mbarim

Prej fushës fryn një fllad erëmirë,
zëri i luleve shpirtin ma deh
Rrezet e ngrohta të diellit ledhatojnë ëmbelsisht petalet,
nga përkëdheljet e dashurisë gonxhet shpërthejnë

Valët e liqenit jetës i këndojnë
më tinguj shumëngjyrshëm çdo zemër gëzojnë
Bregut e lumtur me valët vallzoj
ky liqen më ëndra të mbush dhe zë ëndëron

Koha vrapon, çdo ditë jeta zhurmshëm rrjedh
mallin nuk çmall dot në këtë qytet
parfum trëndafilash përhapet kudo
dashurinë brënda shpirtit ky qytet të zgjon

S.R.

The post Dashurinë zgjon – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule e zemrës – Silvana Cekici Rodi https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/lule-e-zemres-silvana-cekici-rodi/ Sat, 05 Dec 2020 20:48:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15463 Lule e zemrës Hajde vajzë si fllad pranvere Më erë mali më ledhato Ujitmë me...

The post Lule e zemrës – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule e zemrës

Hajde vajzë si fllad pranvere
Më erë mali më ledhato
Ujitmë me vesë mëngjesi
Buzën e tharë ma fresko

Hidhe hapin ti drejt meje
Më vështro më të bukurit sy
Falma të ëmblën buzëqeshje
Sillma diellin plot dashuri

Vajzë e hijshme naze plot
Gjithmonë më le pa gjumë
Ndalu pak në zemrën time
Dëgjo sa fort troket ajo

Fluturo në krahët e mia
Të të puth të përqafoj
Se kjo zemër po del vendit
Zemrën tënde pranë e do

Thuamë fjalën të dua
Shumë kohë që po pres
Të ndiej që jam gjallë ,rroj akoma
Dhuratë të fal një univers

Lulëzon në kopshtin tim
Dimër, behar në çdo stinë
Se të kam lulen e zemrës
Rrënjët ke në shpirtin tim

S.R

The post Lule e zemrës – Silvana Cekici Rodi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>