Sliver Sliver Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sliver-sliver/ Poezi Laberia News Mon, 24 Aug 2020 22:03:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sliver Sliver Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sliver-sliver/ 32 32 Margarita – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/margarita-sliver-sliver-2/ Mon, 24 Aug 2020 22:03:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11589 M A R G A R I T A Heroinës së popullit Margarita Tutulani –...

The post Margarita – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
M A R G A R I T A

  • Heroinës së popullit
    Margarita Tutulani –

Nga sythi i një dashurie të sapo çelur,
Në qiej ëndrrash, kohë tani kundërmon,
Një diell rinor në petale resh ka ngelur,
Si rreze të tij, tek e sotmja të kërkon.

Në moshën e çiltër atëherë të vajzërisë,
Kur ndjenjat shkriheshin pa pritur në zjarr,
Pulse i dhe, shoqe, zemrës së vegjëlisë,
Me besimin të ngutej, në të atdheut altar.

Se etjes për flijimin në kurmin e lirisë,
Shtat i duhej me dashurinë tënde të parë,
Të krenoheshin, dhe pse gri, vitet e rinisë,
Dhe pse çdo ëndërr ty ta kishin vrarë.

Margarita… tek bije, qindra tej dritare,
Beratit tënd i folën, të qendrojë zgalem,
Prapë u përlot ai kur një vajzë shqiptare:
“Jo!” – u tha plumbave atje në Mangalem.

Tash ai syth dashurie çel nëpër vite,
Vite të ashpra, shoqe, me erëra, rrebesh,
Por ti përmbi to shpërndan fjongje drite,
“Kokën lart!”, – thua e pastaj buzëqesh.

  • Sliver Sliver –
    Athinë 25 janar 2017

The post Margarita – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse… – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/perse-sliver-sliver/ Sat, 16 May 2020 19:43:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6415 P Ë R S E . . . Përse shfren, o popull dhe nuk ndjehesh...

The post Përse… – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
P Ë R S E . . .

Përse shfren, o popull dhe nuk ndjehesh i qetë?
Kaq vite “pluhur”*, s’të mjaftoi ty vallë?
Sot i hequr shumë si një anemik i zbehtë,
“Demokracinë” më s’cilëson si specie të rrallë?

Përse kur përbrenda mbart halle e derte,
Mjerimin gëlltit, çdo ditë gjithë pikëllime?…
Ti prapë kockë e lëkurë siç ishe mbete,
Pa “demokracinë” pranë dhe në hidhërime.

*) Pluralizmi. Ndryshimi politiko-shoqëror.

– Sliver Sliver –
Athinë, 14 maj 2020

The post Përse… – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lirika e rrugës – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/lirika-e-rruges-sliver-sliver/ Sat, 16 May 2020 17:27:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6393 L I R I K A E R R U G Ë S Kur ditë...

The post Lirika e rrugës – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
L I R I K A E R R U G Ë S

Kur ditë e re sapo çel, nga agimi ledhatar,
Përballë jetës, unë sërish, ndezur do të mbaj një zjarr.

Se në terr mjaft të rëndë, ai do duhet të ndriçojë,
Dhe me yjet shumë tok, njerëz të rinj do udhëzojë.

Tej në fushë vesa në bar, pa u ndjerë rrëshket e bie,
Motiv zgjimi i bëhet tokës, me buzë të etura dashurie.

Pranë meje lumi i vjetër, valë-valë kohën s’pret,
Shelgjet si dëshmi mbi të, t’i marrë me vete i thërret.

Ç’magji e bukur në këtë vend, në gjoks thellë më “trokon”,
Si kalë kohe, në udhën time, rend e rend e nuk ndalon…

Dhe në ditën që sapo bie, ja dhe dielli rrezear.
“Ti vazhdo!, – më thotë jeta. – Mos ndalo, o udhëtar!”

– Sliver Sliver –
Athinë, 13 maj 2020

The post Lirika e rrugës – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Margarita – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/margarita-sliver-sliver/ Wed, 29 Apr 2020 19:22:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5096 M A R G A R I T A – Heroinës së popullit Margarita Tutulani...

The post Margarita – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
M A R G A R I T A

– Heroinës së popullit
Margarita Tutulani –

Nga sythi i një dashurie të sapo çelur,
Në qiej ëndrrash, kohë tani kundërmon,
Një diell rinor në petale resh ka ngelur,
Si rreze të tij, tek e sotmja të kërkon.

Në moshën e çiltër atëherë të vajzërisë,
Kur ndjenjat shkriheshin pa pritur në zjarr,
Pulse i dhe, shoqe, zemrës së vegjëlisë,
Me besimin të ngutej, në të atdheut altar.

Se etjes për flijimin në kurmin e lirisë,
Shtat i duhej me dashurinë tënde të parë,
Të krenoheshin, dhe pse gri, vitet e rinisë,
Dhe pse çdo ëndërr ty ta kishin vrarë.

Margarita… tek bije, qindra tej dritare,
Beratit tënd i folën, të qendrojë zgalem,
Prapë u përlot ai kur një vajzë shqiptare:
“Jo!” – u tha plumbave atje në Mangalem.

Tash ai syth dashurie çel nëpër vite,
Vite të ashpra, shoqe, me erëra, rrebesh,
Por ti përmbi to shpërndan fjongje drite,
“Kokën lart!”, – thua e pastaj buzëqesh.

– Sliver Sliver –
Athinë 25 janar 2017

The post Margarita – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pamundësi – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/pamundesi-sliver-sliver/ Mon, 20 Apr 2020 10:51:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4609 P A M U N D Ë S I Bujë e poterë bëjnë disa fare...

The post Pamundësi – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
P A M U N D Ë S I

Bujë e poterë bëjnë disa fare kot,
Kohën nga themelet tejet të lëkundin,
Në botën që ligësisht kryet s’ngre dot,
Padrejtësisë t’i gjejnë ata fundin.

Përpiqen rreth vetes të mbledhin luftëtarë,
“Kaose” të sfidojnë furtunave me thëllime,
Por koha u rrëfen se me gënjeshtarë,
S’mund të përparosh për ideale e qëllime.

– Sliver Sliver –
Athinë, 13 prill 2020

The post Pamundësi – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’do më duhet – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/sdo-me-duhet-sliver-sliver/ Mon, 20 Apr 2020 06:03:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4590 E kam thënë e prapë do ta them:
Asnjë doktor s'dua përmbi kokë,
Nën një rrap të lashtë dua të jem,
Që rrënjët thellë ka në tokë.

The post S’do më duhet – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ D O M Ë D U H E T . . .

E kam thënë e prapë do ta them:
Asnjë doktor s’dua përmbi kokë,
Nën një rrap të lashtë dua të jem,
Që rrënjët thellë ka në tokë.

Në hijen e tij uji i burimit të rrjedhë,
Unë etjen të shuaj, në zheg, i djersirë,
Një dushk të më flasë, një lis a bredh,
“Ilaçin” të më japin mua më të mirë.

Të shihni si do të ngrihem i përtërirë,
Dhe le të më ngasë marazi shekullor,
Unë sakaq ujë burimi kam për të pirë,
S’do më duhet atëherë asnjë doktor.

– Sliver Sliver –
Athinë, 12 prill 2020

The post S’do më duhet – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’të them për një të vuajtur – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/cte-them-per-nje-te-vuajtur-sliver-sliver/ Sun, 19 Apr 2020 17:45:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4567 Ç’TË THEM PËR NJË TË VUAJTUR Ç’të them për një të vuajtur me halle e...

The post Ç’të them për një të vuajtur – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’TË THEM PËR NJË TË VUAJTUR

Ç’të them për një të vuajtur me halle e derte,
Kur vetëvetes, si një bashkudhëtar i flet,
Në botën e madhe me andrralla e siklete,
Ku me shkak, si të dojë, tinëzisht e nget?

Ç’të them kur ndjenjat sot janë bërë thërrime,
Dhe koha e harbuar ndryshon njerëz e veti,
Por, ndonëse vitet e lëkundin me trishtime,
Megjithatë shpreson të gjejë pak dashuri.

– Sliver Sliver –
Athinë, 11 prill 2020

The post Ç’të them për një të vuajtur – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdhe mos pritni – Sliver Sliver https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/atdhe-mos-pritni-sliver-sliver/ Thu, 16 Apr 2020 20:04:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4308 A T D H E M O S P R I T N I ....

The post Atdhe mos pritni – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A T D H E M O S P R I T N I . . .

Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheun e shitën si mall me vlerë,
Veç rafia bosh, tjetër s’lanë asgjë,
Asgjë më s’kujton dheun e mjerë.

Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheun e përlanë “peshkaqentë” e uritur,
Në ankandin global s’i mbeti gjë,
As historia e tij përmbi shekuj ngritur.

Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheu në mungesë nuk ka lavdi,
Më kot gjithandej mos ngrini zë,
Tash me të parë, të bëheni fli!

– Sliver Sliver –
Athinë, 07 prill, 2020

The post Atdhe mos pritni – Sliver Sliver appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>