Sylejman Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sylejman-qyqalla/ Poezi Laberia News Sat, 07 Mar 2020 06:29:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sylejman Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sylejman-qyqalla/ 32 32 Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/na-falni-o-deshmore-sylejman-qyqalla/ Sat, 07 Mar 2020 06:29:49 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1104 Sugjeruar nga Xheva Salihaj NA FALNI,O DËSHMORË Na falni,o dëshmorë,që fort na zuri gjumi e...

The post Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NA FALNI,O DËSHMORË

Na falni,o dëshmorë,që fort na zuri gjumi
e gjakun tuaj e përbuzëm,fare e harruam;
na falni,që Kosovën sot po e merr lumi
e në emrin tuaj,vodhëm,me hile u pasuruam!

Na falni,o dëshmorë… dhe dheun jua tundim,
me një flamur dreqi,që s’i ngjan askujt!
Na falni që Atdheun po e kafshojmë ku të mundim,
e tradhtinë tonë-jo ju-po s’e heqin as buajt!

Na falni,o dëshmorë-me turp po jua them,
(Gjumin ma prishi gjëma juaj në këtë agim!),
na falni,që leku mendjen seç na e bëri ujem…
të parët tanë s’i lanë kësi turpi brezit tim!

Na fal Xhevë… Antigonë…Tahir…na fal Tiranë,
na fal,Dukagjin,kullë e Adem Jasharit!
Na fal për ca djem kopila,që linde,moj nanë-
-e harruan Gjergjin-amanetin e të parit!

Na falni,o dëshmorë,që mbetëm si pulat në mjegull;
në udhëkryq na lanë shokët tuaj,që i besuam!
Pandehëm se ishin si ju dhe jo kështu, zemërlepur…
për njerkën ,nënën që na dha gji…e harruam!

Na falni,dëshmorë…jo,jo-kurrë mas na e bëni hallall;
ka shumë shekuj,plagët me gjak,kurrë s’na janë tharë!
Qajnë shqiponjat vajza,që për Atdhe ranë në mal…
mos na falni kurrë,që shkelim flamurin e rrezës së parë!

Na falni…për heshtjen tonë,neve që bëjmë sehir…
na falni…ndoshta vjen një ditë më e mirë!
Na falni,që Atdheun po e hamë pak e ngapak…
ne po flemë…ndoshta gjaku juaj do të marrë hak!

Nga Sylejman Qyqalla

The post Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Arbëria ime – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/29/arberia-ime-sylejman-qyqalla/ Sat, 29 Feb 2020 15:29:09 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=858 Sylejman Qyqalla ARBËRIA IME Mbi botë kaherë vezulloi Olimbia Kam një altar,që dritën dot s’e...

The post Arbëria ime – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sylejman Qyqalla

ARBËRIA IME

Mbi botë kaherë vezulloi Olimbia
Kam një altar,që dritën dot s’e fik.
Nuse mbi çdo mal-imja,Arbëria…
O pasqyra ime,mbi Jon e Adriatik!

Kush tha se e ke veç një shekull,unë i mjeri;
pa lëreni,vëllezër Diellin vetë të flasë!
“Nuk isha unë fare…as Hëna…as Qielli…
pas Arbërisë-ne erdhëm shumë më pas!”

Kush tha se e ke veç një shekull,i raftë pika;
pa lërini perënditë,o motra-vetë ta thonë!
“S’isha unë… as Zeusi as Erosi as Afrodita…
të gjithë ne,o motra…u lindëm shumë më vonë!”

Kush tha se e ke veç një shekull,o derëbardhë?
Nuk je kërpushë e flashkët,të bëhesh thërrime!
Ka miliarda vite kur përkunde djepin e parë
e nuse floriri mbi glob-u bëre,Arbëria ime!

Kush tha se ke veç një shekull-të marrtë të ligat
e të thotë:”Sa vonë na u lind Nëna jonë!”
Pyetini yjet:”Kush më i pari ua ndezi dritat?”
-Ishte Shqipëria…dhe do të jetë gjithmonë!

Kush tha se se ke veç një shekull-i raftë pika!
Pa lërini perënditë,o motra,vetë ta thonë!
“S’kishte as gjallesa…s’ishin Zeusi as Afrodita…
vetë Gjithësia,o motra-u lind shumë më vonë!

The post Arbëria ime – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>