tekste poezie Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tekste-poezie/ Poezi Laberia News Tue, 28 Jun 2022 12:45:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg tekste poezie Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/tekste-poezie/ 32 32 “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/bomba-zgjedhore-sevdail-hyseni/ Tue, 28 Jun 2022 12:45:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23446 Satirike “BOMBA” ZGJEDHORE Bomba në Strukar Na doli me bisht, Dikush po i fryn Zjarrit...

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

“BOMBA” ZGJEDHORE

Bomba në Strukar
Na doli me bisht,
Dikush po i fryn
Zjarrit qëllimisht!

Mjaft se na çmendën
Votimet në rresht,
– Nuk digjet jorgani
Vetëm për një plesht!

Nga zgjedhjet serike
Po na shkon vera…
Dhe aspak s’na vjen
E mira nga dera!

Lojërat pa kufij
Nuk i kap kalemi,
Edhe pse e dimë
Ku qëndron problemi!

T’ia vëmë shulin
Sa nuk është vonë,
Se nesër nuk dihet
Ç’na pjell në sezonë!

Urtia na mëson
Duke na këshilluar:
– Kush e sheh rrezikun
Është gjysmë i shpëtuar!

E ne po e shohim
Me dy sytë në ballë,
Dhe pa bërë hopa,
Kërcejmë nëpër shkallë!

Pa menduar mirë
Nganjëherë na kruhet,
E prekim arushën
Aty ku nuk duhet!

Prandaj edhe gjërat
Na shkojnë për dreq,
Në këtë botë mizore
Ka edhe më keq!

The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” ! – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/ska-vdekje-per-bilbilenjte-fetah-maliqi/ Tue, 05 Apr 2022 09:03:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22954 S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” ! —– Pse s’më le të qetë legjenda ? Kush kanë...

The post S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” ! – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” !
—–
Pse s’më le të qetë legjenda ?
Kush kanë qënë në të vërtetë ?
Thonë se zjarrin, kishin brenda
Thonë se “ flaka “..ishin vet .
—-
Mundet ,të kenë qenë më shumë
S’është çudi edhe më pak !
Mjekër rriturit , nën gunë .
Flokë shuprishurit….kaçakë !
—-
Ehhh ç’i hapët punë, Turqisë !
Nëna, një herë i’u pat lerë !
Kok’krisurit ….e Labërisë
Që hidheshit përmbi bejlerë !

Luftën.. se bëtë si Tafili
As dhe si Zenel Gjoleka
Tjetër lloj lindën Bilbilat
Nëpër hone,nëpër shkrepa !
—-
Kur qëllonit me pisqollë
Tundej dheu gjer në male
Kush e di se sa taborrë
E sa vezirë, i vutë në halle !
—-
Grisët rroba, e shajake
Ca nga drizat ,ca nga era
Mbas beteje ,hidhnit valle
Ju “kaçakë” ,me fustanella !
—-
Ç’pati Mali i Gjërë, që heshti ?
Çajupi me kokë mënjanë !!…
Hodrija sa shumë i deshi
Bilbilenjtë, të gjith’me pallë !
—–
Hajde Bilbil Shako, djali !
Bashkë me Bilbil Resul-në
Të trembëdhjetë… i tund litari
Vanë vet… se dot, si zunë !
——
Thonë ..në male shkriu bora
Borë e bardhë, që kishit mallë
Thonë.. se para këngës labe
Ndezët këmbëkryq cigarë !
——
Një nga një në degë të lisit
Me shpoti qeshët aganë
Në qafë vutë litarët vetë
Të rënët si…. në përrallë.
——-
Labëri vend i stërrallit
Ja pse qënke një legjendë !
Bijtë e tu në buzë të varrit
Vdesin sikur prapë kanë lerë !
—-
Pse bilbilenjte shkuan ne litare vet ?
Historia na tregon, se veziri i Janinës kapi te gjithe familjet e tyre me femije gra e pleq dhe u dëgoi lajm, se nese nuk do të dorëzoheshin, do ti vrisnin te gjithë familjet e tyre pa mëshirë.
Nese ata do te dorezoheshin, veziri do falte familjet dhe do dënonte “bilbilenjte”. Bilbilenjtë pranuan kushtin e fundit, prandaj thuhet, se shkuan në litare vet. Quheshin” bilbilenj” nga që në përberje te kesaj çete, kishte 2-3 kaçakë me te njetin emër Bilbil.

The post S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” ! – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërra ime – Bekim Kime Lile https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/enderra-ime-bekim-kime-lile-2/ Thu, 14 Oct 2021 18:50:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21802 ——Ëndërra ime—– Kujdes politikan! mbase nuk del,se ëndërra janë, vini trinitrinë nënë gjuhë, kush vuan...

The post Ëndërra ime – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
——Ëndërra ime—–

Kujdes politikan!
mbase nuk del,se ëndërra janë,
vini trinitrinë nënë gjuhë,
kush vuan na zëmëra nga ju,
….tek busti F.Nolit me kishte zënë gjumi,
erdhi nje ushtar i gardës dhe nga krahu me tundi,
largohu nga ky vënd,
sh.Enver po vjen për në Kuvënd,
u ngrita në këmbë e më ndriten syt,
sa shumë këtë cast kisha prit,
udhëheqësi i bukur,i qeshur,si dritë,
grushtim lart e kishte ngrit,
eja me tha,mi thuaj te gjitha atje ne Kuvënd,
kur hym brënda ngelëm pa mënd,
ku jan deputetët me tha Ai?
….ngrita supet,….këtu ishin,….tani se di,
u zhdukën te gjithë si me magji,
waaa o zot ku je,
të gjithë të shtrirë për dhe,
kur pa pritur e pa kujtuarë te gjithë në këmbë janë cuarë,
me një zë janë betuarë:
”PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERE,,
Sala e puthi i pari,
oh sa shumë me ka mar malli,
qante ndër gjunjë Salia,s’ka kala qe se mer partia,
kam hequr shumë sh.Enver,
këtë vend e kam dhjerë,
s’kam len gje pa shit e blerë,
bashkë me shokun Fatos,
tham u be deti kos,
ai iku mori dhen,
bashkë me Ismail Kadarenë,
unë te qëndrova besnik,
të gjithë me thoshin:ik..
po kujt t’ja lë pasuritë,
Likja i vodhi florinjtë,
nuk paguan dotë as qerat,
ngriti një pallat 5-katë,
dhe 1 vilë dy katëshe në bregdetë,
sa vila jote i bëjn 11 haletë,
është mbyllur brënda qan hallet tona,
nuk ja mban bytha as nga korona,
kurse unë me gjithë djalë,
me qytetarin dixhital,
do t’ja hedhim dhe këtë radhë,
se ai piktori Edi Rama,
qënka djalë që s’e bën nëna,
nga nëntori deri tani,
nuk ka vënë gjumë në sy,
si tërmeti dhe korona,
po na marin jetët tona,
po të isha unë në pushtet,
këmbë shqiptari nuk kish mbet,
mos më lër vetëm shoku Enver,
të lutem në Sharrë më mer,
ti i njeh shumë mirë dhe vetë,
nuk më duan fare ky shejtan milet,
janë mos mirënjohës të pa parë,
më shajnë më thonë kriminel,barbar,
na vodhe,na vrave,na ke përçarë,
sa shumë më vjen për të qarë,
kam shumë frikë,nuk dal në derë,
sa më kishte mar malli o shoku Enver,
flasë në gjumë nuk gjej derman,
kam frikë nga imperializmi amerikan,
ambasadorja Juri Kim më ka inat,
e shof në ëndërr çdo natë,
herë si djall,herë si luvgat,
do shkosh në ferr thotë me inat,
edhe Ilirin e ka zënë frika,
i shpëton shurra nga Amerika,
është futur në vrimë të miut,
nuk ju thotë më s’jemi Korea e Veriut,
çuditemi shoku Enver,
ky Edi Rama me se i ka blerë,
ç’thotë Ai bëjn këta,
të gjithë më kanë inat mua,
në vëndin tim vura Lulin të jetë i pari,
po ai s’di nga lidhet gomari,
më dëgjon vetëm Ilir Meta,
po dhe ai ka hallet e veta,
ka vjedhur shumë ç’është e vërteta,
unë kam hallet e mija,
mos më tradhëtojnë si ty,Ramiz Alija,
të lutem thuaj lali Erit një fjalë,
të më jap një vënd pranë teje në Sharrë,
ne komunistat jemi betuarë:
grusht bashkuarë dhe në Sharrë,
mu duk vetja shumë i fort,
po “Skënderbeun”se munda dotë.

The post Ëndërra ime – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deri kur kështu…? – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/deri-kur-keshtu-xhelal-hoxha/ Thu, 14 Oct 2021 18:33:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21794 Deri kur kështu?… “Neve e kemi të vështirë që të jemi krejtsisht të lirë… Ngase...

The post Deri kur kështu…? – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deri kur kështu?…

“Neve e kemi të vështirë që të jemi krejtsisht të lirë…
Ngase kështu siç jemi, është bukur e vështirë
Që ta ndryshojmë, ndërrojmë gjendjen e status-kaos që kemi…
Sepse, ose jemi oportunist, ose koketojmë me pushtetin;
Ose jemi opozitë e pa vlerë, e pa rëndësishme, për jetën e popullin;
Dhe e pa dobishme, për veten, kombin dhe shtetin tonë!

Prandaj, duart kryq rrimë, jemi kështu si jemi…
Kokat lart i mbajmë, rrimë në kokërr të shpinës
Andaj edhe punët e deri tanishme kështu i kemi,
Ngase shpeshhere punojmë e ndërtojmë si tinëz…

Neve shumë, e më shumë, mbështetemi tek turma fiktive
Që shkon qorr sokakut, sy mbyllur dhe i grumbulluar,
E kurrsesi nga idealja, realja dhe Kombëtarja
Dhe dija e mendimit kritik, progresiv e kolektiv
Ne do ta kemi të vështirë, që të jemi krejtësisht të lirë:
Deri kur kështu, populli im i mirë?!”…
Xh.H

The post Deri kur kështu…? – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/juve-edhe-te-vdekur-zemra-ju-kendon-kujtim-hajdari/ Fri, 08 Oct 2021 21:11:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21702 Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon ! (Dy miqve valltarë) Vitet fluturuan e më...

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon !
(Dy miqve valltarë)

Vitet fluturuan e më nuk u panë,
Ishin si dy vëllezër në valle e këngë,
Kur mori lajmin se ka shkuar matanë,
U nis vrap te varri me të madhen brengë

Çohu, more Dane, t’ja marrim njëherë,
I fërkoi foton me dorën që dhëmb,
Dukej do ta çonte vërtet si atëherë,
Kur vallen e hiqnin të dy këmbë mbi këmbë.

Çohu, more Dane, se është mbledhur fshati,
T’na spërkatin vallen me gota rakie,
Kanë dalur dhe pëllumbat jashtë nga hajati,
Të të sjellin lule mbi tënden takie.

Oshëtinte vendi, varret mbanin vesh,
Malli dridhte ajrin, dhimbja plaste gurin,
Këto fjalë zemre sa shumë kishin peshë,
Dukej se do hapnin, do çanin dhe murin.

Çohu, more Dane, pse më rri këtu,
Është sofra e shtruar në konakun tënd,
Kam ardhur të të marr, mos më shih ashtu,
Dikur kemi lënë përgjysëm një këngë.

Thonë se u hap varri, Dania filloi këngën,
Sa tundet kodra e lugina poshtë jehon,
Fshati për shumë vite u thuri legjendën,
Juve, bijë, dhe të vdekur, zemra ju këndon.

Kujtim Hajdari

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah…vendi. im…! – Laureta Poga https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/ah-vendi-im-laureta-poga/ Fri, 01 Oct 2021 15:30:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21639 Ah…vendi. im. !!!! Ika brigjeve te Jonit .. Pa kthyer koke… Me vrrull…me vrap… Te...

The post Ah…vendi. im…! – Laureta Poga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah…vendi. im. !!!!
Ika brigjeve te Jonit ..
Pa kthyer koke…
Me vrrull…me vrap…
Te ikja sa me pare ..
Nga kjo toke ..
Si e ndjekur ..
Me nje valixhe …
Mbushur me endrra dhe lote…
Te lashe dhe erdha ne tjeter toke…
VENDI. IM ..
Te lashe aty ..ne vetmi…
Pse, TI…me zbove…
MUA dhe BIJTE e TU ..
“I hengre, i coptove”..
Pa shprese, pa drite…
Si endacake ne shkretetire..
Pa TY !!
Ah .. VENDI IM. !!!
M’i ndrydhe endrrat e sapofilluara rinore ..
Me le nje trup pa jete ..
E merguar ne tjeter dhe…
Sa shume te dua…
Por, kaq te urrej…
Me bere te dashuroj
Nje tjeter toke…
Tani .. JETEN e kerkoj lemoshe .
Ketu .ne dhe te huaj ..
Pse …TI…
Me bere …
Te vuaj.!!!

The post Ah…vendi. im…! – Laureta Poga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qeshu o njeri ! – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/09/27/qeshu-o-njeri-landri-xhemalaj/ Mon, 27 Sep 2021 15:51:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21621 Qeshu o njeri ! Sa shumë urrejtje, smirë e xhelozi Po të ze frymën ,si...

The post Qeshu o njeri ! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qeshu o njeri !

Sa shumë urrejtje, smirë e xhelozi
Po të ze frymën ,si se kupton
Çliroje shpirtin, çliroje o njeri
Lere si një pendë që letë fluturon

Ndrysho pak ambientin, dil në natyrë
Shiko si zogjtë rrojnë në harmoni
Nxire jashtë dufin që të shkatërron
Jetoje jetën,qeshu o njeri !

Në ktë botë ke ardhur si ëngjëll, si bekim
Nëna edhe Zoti të falën dashuri
Mos e humb atë, ruaje me çdo çmim
Dashuri nga vetja,të falësh edhe ti

Çdokush që erdhi iku në amëshim
Si erdhi dhe iku,s’mori pasuri
Veç emrin e mirë, ler si trashëgim
Veç emri të mbetet,emri o njeri !!

Vlorë 26/09/2021

The post Qeshu o njeri ! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne nje rruge – Eva Zoto https://poezi.laberianews.com/2021/09/23/ne-nje-rruge-eva-zoto/ Thu, 23 Sep 2021 09:58:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21568 Ne nje rruge Ne nje rruge pa fund, pa krye hedhim hapat, coroditur kush si...

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne nje rruge

Ne nje rruge pa fund, pa krye
hedhim hapat, coroditur
kush si ne, nje greve urie
jetes, ia kemi gostitur.

S’dime kur duam, as kur s’duam
s’njohim falje, as gabime
vetem, te rrembejme mesuam,
ate himn, kishim per thirrje.

Ne shume rruge, patem kaluar
te gjitha, nje hapje shtegu
por askund, hapin s’e mbajtem,
fluturojme si plumb dyfeku.

As dhe koken pas, nuk kthyem
shtruar i lame ato, shtroja
renduar nga kohe e varfer,
kerkonim mjalte ne hoja.

Por as mjalte, e as koshere
s’gjeme, kudo qe shtegtuam
se guri rendon per vetiu
provuar, kur s’e kuptuam.

Tani eshte shpejt a vone
per tu kthyer, apo ndrequr
nje gabim i bere gjithmone
vizen duhet per ti hequr.

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Keshilltari – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/09/18/keshilltari-sevdail-hyseni/ Sat, 18 Sep 2021 20:29:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21469 Satirike KËSHILLTARI N’maje të bjeshkës Ndodhej një fshat, Ku krahas burrave Punonin dhe gratë! Mes...

The post Keshilltari – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

KËSHILLTARI

N’maje të bjeshkës
Ndodhej një fshat,
Ku krahas burrave
Punonin dhe gratë!

Mes hallesh t’shumta
Kishin një kësodore,
Si ta ndërronin llojin
E lopëve qumështore!

U mblodhën burrat
Te Logu në Vrik,
Vendosën në fshat
Ta sjellin një bik.

Një racë që s’e kishin
Asnjëherë më parë,
Mes lopësh të imëta
T’mbillej tjetër farë!

E sollën bizonin
Me brirët shigjetë,
Por, nga pamja e tij
Dukej shumë i qetë!

I hoqën litarin
Të lëvizte lirë,
Mirëpo, papritmas
Pëllet si egërsirë!

Me t’i parë lopët
Në fund të livadhit,
Hidhet me shpejtësi
Mbi majën e gardhit!

Ç’ka të shohin burrat
Nga ky gjedh epshor,
I mbetën të varura
Goglat si këmborë!

Njëri nga fshatarët
Tha me shqetësim,
Këtë bik duhet therur
Nuk vlen për çiftim!

Mosni!- tha plaku
Me stil kuvendar,
Këtë bik do ta mbajmë
Në fshat për këshilltar!

Që kur t’i sjellin
Gjedhët mendje-top,
T’mos e k’cejnë gardhin
Pa bërë një herë hop?!

Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)

The post Keshilltari – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dua pasuri! – Marjana Ninga https://poezi.laberianews.com/2021/09/17/nuk-dua-pasuri-marjana-ninga/ Fri, 17 Sep 2021 14:17:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21445 Nuk dua pasuri! Nuk dua jo pasuri! Dua vec pasurine e shpirtit, Ate me ka...

The post Nuk dua pasuri! – Marjana Ninga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dua pasuri!

Nuk dua jo pasuri!
Dua vec pasurine e shpirtit,
Ate me ka fal Zoti dhe vec me te jetoj,
E ujis me uje te bekuar,
E rrit nga dita ne dite dhe e shtoj.!
Nuk dua pasuri,jo,
As jete luksoze nuk dua,
Dua jeten e nje njeriu te thjeshte,
Qe me veshjen e nenes time ta vetkenaqem,
Dhe atyre veshjesh te ju rikthehem ti vesh,ti qep me duar.!
Vesa e mengjesit eshte e paster,
Ajo bie mbi bar te njome mbi lule,
Ajo jep pakez jete,sikurse nevojitet barit dhe luleve te bukura.!
Pastrohet mengjesi behareve,
Largon ligesite e nates tutje,
Sikurse pastrohet shpirti me namaze,
E gjendet lendines se luleve ne lutje,
Nuk ka pasuri me te madhe,se pastertia e shpirtit tend,
Kur lundron ujerave te argjendta,
Dhe lotojne lote te kristalt!
Jeto me shpirtin e pasur,
Me buzeqeshjen e embel ne buze,
Me fjalen e drejte ulur tek sexhdeja,
Me shikimin e embel ,te lindjes se diellit,
Jeto mes frymes se paster,
Ku te frymojsh gjithmone lirisht,
Te jetosh paankthe,papragje
Mes fjales se Zotit tend!
Nuk dua pasuri jo ,dua hakun hallallin e ndershem,
Ku me gezon c’do moment fakti,sepse vec me te jetoj plot jete dhe shendetshem.!
I ujis perdite ditet,
Ju shtoj bukurine e jetes,
Si lulja qe rritet ne lendine,
Me shpresen e nje te ardhmeje ,te paqte,te larmishme,te ndershme.!

&
Ju uroj jete praneverore ,Gjergjevica arome Xheneti! ⚘⚘⚘

The post Nuk dua pasuri! – Marjana Ninga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>