Teuta Shaqiraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/teuta-shaqiraj/ Poezi Laberia News Tue, 13 Oct 2020 15:13:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Teuta Shaqiraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/teuta-shaqiraj/ 32 32 Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/mos-ndrysho-nuk-ndryshoj-teuta-shaqiraj/ Tue, 13 Oct 2020 15:13:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13482 Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj. Edhe kur vala marramendëse e dyshimit të gllabërojë ec përpara ec,...

The post Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj.

Edhe kur vala marramendëse e dyshimit
të gllabërojë
ec përpara ec, me vështrimin mbërthyer të retë.
Herët a vonë rrjella do të shterojë e të
ndalet vetë
e penduar, por mjerane, me gjuhën jargavele
jashtë.

Edhe kur erërat e zhgënjimit zemrën ta thërmojnë
një ditë
mos u tremb, ajo është e fortë me diellin brenda
dritë jetë,
ajo prore do të rrahë, si flatrat e pëllumbit
në fluturim
në hapësirën katëroshe të dashurisë
deri në amëshim.

Edhe kur puthja gënjeshtare prej Jude, mbi buzën qershi
të ka rënë,
mos e tret buzagazin e ëmbël si konxhe trëndafili
vesuar
Ec, vrapo me mirazhin e oazit në shkretëtirë
më ëndjen e ëndrrës së pa fikur në horizontin
përflakur.

E nëse vështrimet ziliqare, dashakeqe duan një çast
të përpijnë,
ndiz me fort dritën e syve, si prush hiri mbuluar!
Aty le të përzhiten, të digjen e prapë të bien
para këmbëve të tua o grua, mbushëlli jete
shenjtëruar.

Moos ndrysho! S’dua, e s’mmund të ndryshoj e
kam thënë!
TË të ngjyrosin si një kopje famëkeqe e shpirtit
tënd te dlire.
Je e veçantë, jam vlerë e paparë, vërtetë një
pikë uji në oqean,
por jam pemë e sapo mbjellë, që zjarri i dashurisë
gjallë me mban.

Teuta Shaqiraj.

The post Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/une-dashuria-e-deti-teuta-shaqiraj-2/ Sun, 27 Sep 2020 13:02:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12846 Unë, dashuria e deti Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të vakët shtatori Jam unë, dashuria,...

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit .

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashikë
të përvëluar,
të luajnë me valët përjetësisht, simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten , n’dashurine e vjeter
malli seç i ndjek, nga njëri breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra tinguj
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/cast-idilik-teuta-shaqiraj/ Sun, 27 Sep 2020 08:35:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12828 Këtë peisazh è bëra 1 orë më parë , Poggio San Vicino. E më erdhën...

The post Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë peisazh è bëra 1 orë më parë , Poggio San Vicino.
E më erdhën disa vargje duke vërejtur atë

Cast ” idilik”

Trajektorja e rrezeve diellore më mahniti sonte ,
dy copëza stralli, c’shkëndija, shkrepëtimë dashurie,
me gjuhëz ti përpijë e ti djegë si ferrishte,
retë e dyshimit të varura në gjysem hije.

Unë dhe pejsazhi binjakë jemi tashmë,
veshim ngjyrat e stinëve prore , pa frak
Kur sytë e zemrës perflakur një çast
Mantel ndjenjash përzhitet , qielli digjet flakë

The post Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/14/une-dashuria-e-deti-teuta-shaqiraj/ Mon, 14 Sep 2020 19:35:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12425 Unë, dashuria e deti Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të vakët shtatori Jam unë, dashuria,...

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashike të
të përvëluar,
me valët luajnë përjetësisht Simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten n’dashurine e vjeter
malli sec i ndjek nga një breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra fjalë
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur syte marrin ngjyren e mallit – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/ajo-luante-piano-me-gishterinjte-e-tij-teuta-shaqiraj/ Thu, 13 Aug 2020 18:16:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11112 Ajo luante piano , me gishterinjte e tij E zeri i tij embel rrembente ato...

The post Kur syte marrin ngjyren e mallit – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ajo luante piano , me
gishterinjte e tij
E zeri i tij embel rrembente ato
syte ezi .
Ajo engjellush ishte bere ,
shpirtin peng lene
Ne bebezen e syrit nje rreze
t’arte gjysemhene ” .

Nga ekrani i zemres gjysme te
hapur
Dy sy ngjyreqielli me drite
dashurie veshur ,
Vorbuj ndenjash rrihnin ajrin , si
mullinje me ere ,
Vorboj kujtimesh sec bien mbi
te vjetren tastiere .

Me veshtrimin ngultas , pertej
horizontit
Qe mallin shperndanin me
stercala blu ,
Me buzet fergelluese si te
kuqet e afshit
Refren togefjaleshi , ” te kam
dashte dhe te du ” .

Eh sa vite kane rrjelle si lumej
me vale
Brigjet e shpirtit me dritejete
te lare ,
Si nje frymemarrje permes
udhes blu ,
Dashuria e pare dallgezonte
ende aty .

Teuta Shaqiraj giugno ,2020 .

The post Kur syte marrin ngjyren e mallit – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam dashuruaar me qiellin – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/jam-dashuruaar-me-qiellin-teuta-shaqiraj/ Thu, 13 Aug 2020 17:20:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11100 Jam dashuruaar me qiellin Me lini te kridhem ne blune qiellore te fundmet buzembremje qershori...

The post Jam dashuruaar me qiellin – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam dashuruaar me qiellin

Me lini te kridhem ne blune qiellore
te fundmet buzembremje qershori ,
pranverore ,
ne rene puplore zemra le t’mbeshtillet
si zambak i bardhe te ruhet te ,
te mos vyshket .

Brenda syrit tim , ylli polar le te shuhet ,
puhize e lehte mendja , mbi ajer te shtrohet
yjesia mendjemadhe ,si kripa le te tretet
ne goten e mallit,
ngjyrat e shpirtit le te derdhen .

Kjo buzembremje qershori si vashez tekanjoze
here me ndjell rrebesh e here fryn me naze ,
udhen hap deshira​ te te flere ne enderra ,
draperit henor , syne capken shkel vasheza .

The post Jam dashuruaar me qiellin – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Identitet në vargje – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/identitet-ne-vargje-teuta-shaqiraj/ Tue, 11 Aug 2020 16:17:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10993 Identitet në vargje . Cila jam unë në të madhen hapësirë universi ? E zëri...

The post Identitet në vargje – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Identitet në vargje .

Cila jam unë në të madhen hapësirë universi ?
E zëri i zemres si nota ” SI ” pentagrami :
” Je thermije meteori në qiellin e dashurise ” .
Ja përse unë u linda , e stinët motërore i kisha
paraprirë.

Si pikëz shi vere jam , që shkumëzon mbi buzë
e kripte , herë e ëmbël , per ty bëhem nje muzë .
Në cast lumej ndjenjash më lënë të vetmen fjalë
Jam ” lulja e Janarit ” ti oazi im i paqte

Jam gjethja e kuqërremtë që ngadalë bie përdhe
nga malli vjeshtak , në humusin e ngrohtë fle,
e ngjyrat vjeshtore filtrojne timin imazh
qielli fik e ndez yjet, kalimthi vjeshtën lë pas …..

Sythi i parë i bajames bulberoj të jem
me këngën e bilbilit të marrë krahë mbi gem,
lëndine e paane me të katërtat stinë,
në mua blerojne të tëra, përjetësisht jane shkrirë.

Teuta Shaqiraj.

The post Identitet në vargje – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si p-e-r-q-a-f-i-m-i – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/06/si-p-e-r-q-a-f-i-m-i-teuta-shaqiraj/ Thu, 06 Aug 2020 20:39:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10762 SI p-e-r-q-a-f-i-m-i Si ta mbush mallin me gërmat e tua P-laken orët,minutat e javët në...

The post Si p-e-r-q-a-f-i-m-i – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI p-e-r-q-a-f-i-m-i

Si ta mbush mallin me gërmat e tua
P-laken orët,minutat e javët në shtratin si thua .
Ë-mbël pikë e lotit shtegun bën në faqe
Rr-jedhin lirshëm varg , si mijra qafosje .
Q-yqan ky malli im , qelibartë i bukri sy
A -ta ndal edhe pak orën me shpresën tek ty ?
F-antazia merr udhën në bregun e Fildishtë
I -ulur në prehërin e hënës , dashuria sublime .
M-ora , mora malet në krahë ëndërrimesh
I- rrëmbeva ditët javëve , në net përqafimesh.

Teuta shaqiraj 2 agosto 2020

The post Si p-e-r-q-a-f-i-m-i – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>