Valbona R. Hadri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/valbona-r-hadri/ Poezi Laberia News Sat, 19 Jun 2021 12:33:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Valbona R. Hadri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/valbona-r-hadri/ 32 32 Zonjë meritore – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/zonje-meritore-valbona-r-hadri/ Sat, 19 Jun 2021 12:33:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20051 Zonjë meritore (Kushtuar znj. Madeleine Albright) E pashë në mbrëmjen e zjarreve Nurin e saj...

The post Zonjë meritore – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zonjë meritore

(Kushtuar znj. Madeleine Albright)

E pashë në mbrëmjen e zjarreve
Nurin e saj plot shkëlqim gruaje

Shikimi i saj më ngjante në rreze drite, që depërtonte në brendèsinë e gjetjes sê çelësit për t’i hap portat e lirisë.

Është një pamje madhështie e femrës e veshur me dinjitet, e mbështjellë me yjet e flamurit të
të plotfuqishmëve.

Prandaj, ajo ndërtoi shumë shtëpi ndër ne, shtëpi me dyer të hapura për zonjën çlirimtare.

Tani, në fillim dite dhe në mbarim nateje, para emrit të saj, në shenjë falënderimi falen gjithë të gjallët e shpëtuar nga dora e zezë, që mbillte vdekje gjithandej trojeve tona mbi Dardani.

06.06.2021
Valbona R. Hadri

The post Zonjë meritore – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësirë … – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/06/13/erresire-valbona-r-hadri/ Sun, 13 Jun 2021 14:48:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19991 Errësirë ….. Në kapèrdim të dhimbjes së zemrës fsheha pikat e lotëve Rrahjet e çrregullta...

The post Errësirë … – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësirë …..

Në kapèrdim të dhimbjes së zemrës fsheha pikat e lotëve

Rrahjet e çrregullta më merrnin frymën dhe më futnin terrinës së pafund.

Nën kokë paloja lutjet pèr ta qetësuar shpirtin e trembur.

Mendimet më silleshin vèrdallë dhe më çonin tek një det i trazuar në mua.

Prisja të paktën një zë të kulluar
Ta thente heshtjen e errësirès të natën së trisht

Por, të gjithë zërat e ëmbël flinin, pa e kuptuar aritmin e një nate ferri.

03.06.2021

Valbona R.Hadri

The post Errësirë … – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/10/sot-valbona-r-hadri-2/ Mon, 10 May 2021 17:52:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19512 Sot Doja një buzë gote verë të kuqe,ta shijoj ëmbèlsinë . E dehur me ndjesinë...

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot

Doja një buzë gote verë të kuqe,ta shijoj ëmbèlsinë .
E dehur me ndjesinë e saj
Në pèrqafim me dashurinë e harruar.

Prisja të shetisja në shoqëri me zogjtë këngëtarë
Me këngën e ngrohtèsisè t’i jap ngjyrim jetès time.

E desha një rrugètim të pèrbashkët. Nën ndjesinë e prekjes në mbyllje të syve pèr të hetuar pastèrtinè e etjes për jetën.

E prita në darkè buzë detit Jon
vallën e dritës së qirinjve
Nën tingujt e dallgēve mbuluar me puthjet e hënes e prisja e gëzuar. .

Prita njē kumt tē vjen shpètim nē ditën e veçantè
Ta pèrmbush zbrazëtinë time me ëmbēsinë e pa fund.

08.05.2021
Valbona R.Hadri

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/mos-mendo-qe-nuk-e-di-valbona-r-hadri/ Sat, 08 May 2021 10:40:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19467 Mos mendo që nuk e di E thinjur me shikim hijene të mbetur, përdridhesh kthinave...

The post Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mendo që nuk e di

E thinjur me shikim hijene të mbetur,
përdridhesh kthinave të zyreve duke lënë pas vetës jargët e kërmillit udhëve të humbura.

Taket e tuaja të përhënura
Imitojnë të ecurat e zonjës së hekurt.

Shpesh ndryshon imazhin e pështirë
Duke imituar të bukurën që s’je
Por kot, në ty është rrënjosur urrejtja për njeriun.

Ti vuan për elegancën e një zonje
Por kot, në ty nuk shijon asgjë e dukshme.

Ti e admiron gjuhën dhe stlin e të shprehurit,
por kot, ti nuk mund të dalësh nga rrjeta e merimangës së zezë.

Ti i mban për hunde dyfëtyrët e pist
Me një copë lëmoshe pranë vetës, zvarranikët mendojnë se bejnë ndonjë trimëri.
Të mjerët janë të nivelit tënd, shpirt sketerrë të zi.

Ti e humbura në ambis flet me vete, mallkon, fyen secilin që s’të shkon për qejfi.

A e din vallë sa vuajte të tjerëve u shkakton botkuptimi yt primitiv?
A nuk mendon që ka një Zot që do të ndëshkon?

Ata që në këtë formë përfitojnë
Me lajka e dredhèri udhësh të pa sy,
Mbi themele të kalbura ndërtojnë shtëpi.

Karma nuk harron të bie kah ti
Të gjen kah s’ta mendon mendja
E ti do mè dhimbsesh si grua, mendje e shpërfillur.

Ështè e zorshme do jesh e vetëm, mes njerëzve
Ata që s’kanë miq se kanë as vetveten.

Për mua është mëse e dhimbshme
Kur njeriut i’a derdh gënjeshtrën në sy
Ti mendon se nuk i kuptojnë trillimet tua
I kuptojnë të gjithë por, nga mirësjellja e tyre tè përshëndesin me buzëqeshje.

Valbona R.Hadri

The post Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/kujdes-se-koha-iken-valbona-r-hadri/ Sat, 08 May 2021 09:08:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19438 Kujdes se koha ikën Ku do të mbetësh ? Në kujtimin e përjetshëm Tê atyre...

The post Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujdes se koha ikën

Ku do të mbetësh ?
Në kujtimin e përjetshëm
Tê atyre që menduan ndryshe dhe të panë ndryshe.

Në arenë burrash me sy drejtuar nga t’i
Kujdes, sesi e mbyll skenën teatrale, mund të jetë imazh i dëmshëm për ty.

Nuk është forcë intelektuale
t’i shpalosësh të bëmat e shtëpisë
para publikut .
Çasja jote s’është gjë tjetër pèrveç se viktimizim.

Të urdhërosh nga karrigia,
nuk do te thotè mbështetje në siguri.
Nuk na duhen njerëzit e bezdishëm
Që kanë më shumë muskuj se mend.

Nuk të bëjnë njeri gradat as paletat.
Shkenca i do hulumtuesit e mirëfilltë.
Vetëm edukata, mirësjellja kanë qëndrim njeriu.

Për të ruajtur imazhin e shtëpisë
Gjeje formën e qortimit adekuat
Sepse çerrja jote nuk është burrëri
Forca e dialogut është mençuria.

Autoriteti nuk matet me ngritje zëri
Me përgojime e paragjykime kuturu
Ecja në teh thike nuk të vë drejtësi.

Mbaje mend,
në jetë, në punë, në luftê dhe paqe, ka vetëm njè fitimtar – I MENÇURI që nuk je ti.

Valbona R.Hadri

The post Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/04/18/sot-valbona-r-hadri/ Sun, 18 Apr 2021 08:23:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19155 Sot Kalimthi në të ikur dite M’u shfaqe ti. Nuk mund tè vazhdoja hapin mëtej...

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot

Kalimthi në të ikur dite
M’u shfaqe ti.

Nuk mund tè vazhdoja hapin mëtej
Doja ta ktheja kokën fytyrës tënde
Nga rrahjet e shpejta të zemrës
Sikur më ndaloj frymëmarrja e sosur.

Rrëbeshi i pikave të shiut mbi mua
Më bëri të ndaloj vetminë në mes të rrugës dhe të flas me të.

Me një mbyllje qepallash të lagura doja ta parafytyroja prapë atë dritë nuri që dikur ndrinte pranë meje.

Nga larg ndjeva një zë të më fliste
Ndalova në vend vura vëshët n’krah
Cepi i ombrellës më ra fytyrës
Më mbuloi një fragment floku të lagur.

Ishte një moment i ikur nga unë
Koha kur valoi nostalgjia ëndrrave
Me një rrëqethje shpirti u bëm njè me ëndrrën e ikur.

Atë ditë me lagështi gjethurinash
Mëngjesi ekzekutonte melodi
me tingujt e hershëm të një kënge prekse që më mori me vete
Së bashku me momentin e shumëpritur.

Valbona R.Hadri

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E njoha nurin e tij – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/04/17/e-njoha-nurin-e-tij-valbona-r-hadri/ Sat, 17 Apr 2021 13:16:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19111 E njoha nurin e tij E pashë tek ura e gurit Me ecjen e një...

The post E njoha nurin e tij – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E njoha nurin e tij

E pashë tek ura e gurit
Me ecjen e një burri fisnik
Fytyrndritur e shtathedhur
Me mendjen shkepur gjetktè.

Unë vazhdoj rrugëtimin tim
Me ëndrrën e dashurisë sê përjetshme
Më tha ai dhe mori hijen me veti.

Hëmmm….
E ndien që e ke pranë ?!.
Po, e ndiej çdo frymëmarrje tè saj
Mbytem në freskinë e aromës së flokut të artë

Po dhembjen e saj ku e fshehe?
E mora me vete të ta ndiej dhe unë
Nè thellèsinè e shpirtit e strehova
Më tha zëri i shtjerur nga dashuria
Dhe vazhdoi me kokën e lënë pas.

Sytê e vashès përcollen largimin e tij
Deri në zbehjen e imazhit të ikur
Më pas zuri librin t’i shfletoj fjalët
Të gjitha poezi kushtuar vashës.

Ajo zuri librin dhe shfletonte fjalët
Tinguj poezish ëmblake të kushtuara
Që aq bukur i kēndonin vashës së dashur.

Valbona R.Hadri

The post E njoha nurin e tij – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulëgjaku moj Kosovë – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/04/17/lulegjaku-moj-kosove-valbona-r-hadri/ Sat, 17 Apr 2021 12:53:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19093 Lulëgjaku moj Kosovë Qenke rritur moj lulegjaku Edhe shtat ke hedhur mirë Në ketë dimër...

The post Lulëgjaku moj Kosovë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulëgjaku moj Kosovë

Qenke rritur moj lulegjaku
Edhe shtat ke hedhur mirë
Në ketë dimër nē të sosur
Pret pranverën plot gjallërim.

Rrënjët tua gjak i mbjellur
Ujit tokën Perëndia për çdo ditë
Ta kesh bazën e Fortesës
Mbi themelet e DARDANISË.

Ngrihe kokën o nuse heroiné
Trimëreshë e kësaj toke Loke
Me Flamurin Shkabë qëndro
Mos harro 13 vjetorin ti Festo.

Valbona R.Hadri

The post Lulëgjaku moj Kosovë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pamja jote – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/04/17/pamja-jote-valbona-r-hadri/ Sat, 17 Apr 2021 12:43:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19087 Pamja jote Ti ike U bëre terr i papritur në sytë e mi Ike dhe...

The post Pamja jote – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pamja jote

Ti ike
U bëre terr i papritur në sytë e mi
Ike dhe lë hënën e plotë në mua
Ngjizjen tonë e pagëzova me të kuqen
Vetëm ta shohësh, ka pamjen tënde,
Dashuria për ty më jep dritë në sy
Për të të mos harruar kurrë, i dashur
As unë, as frutat tona aq ëmbëlake.

Valbona R. Hadri

The post Pamja jote – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli më ka marrë – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/04/17/malli-me-ka-marre-valbona-r-hadri-2/ Sat, 17 Apr 2021 12:15:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19067 Malli më ka marrë Librin e shfletoj me gishtin tregues Dua t’i lexoj fjalët e...

The post Malli më ka marrë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli më ka marrë

Librin e shfletoj me gishtin tregues
Dua t’i lexoj fjalët e kushtuara shpirtit tim
Unë tharë brenda jashtë digjem zjarr
Dua të shkruaj për mallin tim të vrarë.

Do ta mbledh vajin tim në një lotore
Lotët t’i bëj vargje rruazash për poezi
Gjithë mallin që kam për ty ta shkri
Ta bëj një përmbledhje pèr ty dashuri.

Shpirtin ta kam fal në ditën
kur të pashë .
Qè ta kesh gjithmonè n’brendi.

Nuk e di a e kujton lulen e çelur në mua
A po jam e tretur në harrimin tënd.

Dua të të shoh të të puth në ballë
Ta shuaj mallin për ty që më rëndon
Ta përcjell rrjedhën e lotit tim
deri tek buza jote e tharë.

Aty ku fillon njelmësia e ëmbël
Në shijimin e parë buzë më buzë
Ta kuptosh peshën e mallit që më ka marrë.

Valbona R.Hadri
13.02.2021

The post Malli më ka marrë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>