Valentina Todhri Lapa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/valentina-todhri-lapa/ Poezi Laberia News Wed, 20 Oct 2021 07:51:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Valentina Todhri Lapa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/valentina-todhri-lapa/ 32 32 Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa https://poezi.laberianews.com/2021/10/20/kam-ndier-kam-enderruar-kam-dashur-valentina-todhri-lapa/ Wed, 20 Oct 2021 07:51:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21905 ********** Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur , siç duan zemrat kur zërin e shpirtit...

The post Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
**********

Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur ,
siç duan zemrat kur zërin e shpirtit dëgjojnë.
Kam lodhur ëndrrat, agimet kam pritur,
Ofshamat e mia , qyteti mos dëgjojë…

Kam pritur gjatë, madaje ,shumë gjatë
Me lodhjen e pritjes pasquruar në fytyrë,
i ndukja buzët gjak i kam bërë
E lotët e nxehtë i kam lënë të lirë.

Kam ndier mbas shpine edhe psherërima,
të dala nga gojë, që s’dinë ç’thonë .
E kam pritur erën e ftohtë të detit mbi krahë.
Por ëndrrat e mia si kam lënë të shkojnë .

Valentina Todhri .

The post Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë, që ty me sy dyshues të shohin – Valentina Todhri Lapa https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/sa-here-qe-ty-me-sy-dyshues-te-shohin-valentina-todhri-lapa/ Fri, 15 Oct 2021 19:15:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21832 Sa herë ,që ty me sy dyshues të shohin e gjithmonë fajtore nxjerrin ty ....

The post Sa herë, që ty me sy dyshues të shohin – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë ,që ty me sy dyshues të shohin
e gjithmonë fajtore nxjerrin ty .
Sa herë që arsyeja … Pse? E humbet fillin ,
ti je e vetme, do s’do , hesht , e di .

Edhe nëse e qetë mundohesh të jesh ,
mes njerëzish , që shpesh logjikën humbin ,
në këtë botë , që asnjëherë qetësi s’gjen
Edhe ti … e lodhur …e humbet gjykimin .

Ku të gjithë janë dyshues e s’të përfillin
në ç’farë ti bën e ç’farë ti thua ,
Ku urrejtja, mbizotëron,gjithçka ku ti,dashuri ke ofruar
Në pritjet pa fund, në këtë jetë botë llastuar .

Atëherë me thjeshtësi e pa rënë ndesh
me kokën lart e dashuri mbuluar
Mundohu që jetën , buzëqeshur t’a shohësh .
Edhe pse tashmë”buzëplasura”me ty është miqësuar .

Valentina Todhri

The post Sa herë, që ty me sy dyshues të shohin – Valentina Todhri Lapa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>