Xheladin A. Çitaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheladin-a-citaku/ Poezi Laberia News Fri, 01 May 2020 15:50:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheladin A. Çitaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheladin-a-citaku/ 32 32 Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/heronjte-e-djallit-xheladin-a-citaku/ Fri, 01 May 2020 15:50:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5275 HAMEJTË E DJALLIT * Shpirtëra leckë bërë kinde, kinde grisur e shqyer nëpër kacavarje në...

The post Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAMEJTË E DJALLIT

*
Shpirtëra leckë bërë kinde, kinde
grisur e shqyer nëpër kacavarje
në maja kupolash ngjitur si xhinde
dynjanë poshtë e mbysin në sharje.

*
Hamejtë e djallit urrejtjen e bartin
smirën stivosin në pragje shtëpishë
snobë të egërsuar që vatrën e zhvatin
flatruar në ëndërra e ambicie dalldishë.

*
Orakuj zezone në këmbime fytyrash
zellshëm argatërinë bëjnë për satanan
kameleonë, në shëndërrime ngjyrash
besë e nder nuk njohin se nuk i kanë.

*
Neps i uritur ndër kohëra të shkuara
kur koha nuk ngopte as me kafshatë
ngjitur me vrull shkallëve të ëndrruara
ngeli në paterica kjo mendje e ngratë.

*
Syri i pangopur nuk nginjet njëherë
e shpirtngushtësia nuk njeh virtytin
nën lëkurë të robit gjallonë përherë
dhe hiqet zvarrë për ta njomur fytin.

xheçi.

30.04.2020

The post Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/harlisje-enderrimesh-xheladin-a-citaku/ Wed, 26 Feb 2020 11:05:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=725 HARLISJE ËNDRRIMESH * Mendimet vërdallisen në kohë e hapësirë kujtojnë ditëverën e përcëllimat në diell...

The post Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HARLISJE ËNDRRIMESH
*
Mendimet vërdallisen në kohë e hapësirë
kujtojnë ditëverën e përcëllimat në diell
dhe rendin fluturimthi, me hirë e pa hirë
tek plandosen në tokë dhe ngjiten në qiell.

*
Nga guvat e shpirtit, ndjenjat arratisen
marrin dhenë shfrenuar në krah ëndërrimi
nga shenjtëri tundimi, me dehje namatisen
shijojnë përkëdhelinë mikluar nga vegimi.

*
Petaleve të lules, zënë vend ndër pikëla vese
brishtësinë e futurës e pikturojnë me ngjyra
dhe n`afshin që përshkon ndër telaja shprese
e portretojnë mahnitjen tek i shëndritë fytyra.

*
Në tablonë e ëndrrës, kur vijëzojnë pasionin
përhumben, deliresh në melodinë e dehjes
kur intonojnë ndër tinguj ëndjen e vizionin
hidhen në ekstazë, ndër universe të prehjes.

*
Ndjesitë e harlisura, jeta nuk i bënë zap
as nuk i ndrynë dot në kafazin e molisjes
sikur feniksi nga hiri, do t`ringjallen prap
se nuk njohin kohët as rrugët e braktisjes.

xheç.

24.02.2020

The post Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>