Xheva Salihaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheva-salihaj/ Poezi Laberia News Mon, 09 May 2022 09:04:53 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheva Salihaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xheva-salihaj/ 32 32 E mira le të bëhet në heshtje..! – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2022/05/09/e-mira-le-te-behet-ne-heshtje-xheva-salihaj/ Mon, 09 May 2022 09:04:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23179 E MIRA LE TË BËHET NË HESHTJE..! Këtë muaj t’ramazanit njerezit shoqata te ndryshme janë...

The post E mira le të bëhet në heshtje..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E MIRA LE TË BËHET NË HESHTJE..!

Këtë muaj t’ramazanit njerezit shoqata te ndryshme janë solidarizuar jashtzakonisht shumë me familjet në nevojë!
Super..
Ajo që më ka bër të shkruaj sot eshte se :
Me nje litër vaj në dorë i bëhen 40 fotografi te gjorit sikur ta kishte mbyt Kryegjeneralin apo agjentin me te rrezikshëm RUS ..

Më e udhës do ishte që në të gjitha marketet në Kosovë te njoftohen per solidaritet dhe të vendoset një karrocë ku çdo konsumator dhuron diçka nga e vetja dhe aty nuk ka nevojë as nuk ka të drejtë të le emër e assesi të bëj fotografi per buj..
Mendimi Im

Keshtu vepron shteti Austriak ,prandaj kam frikë që do bëhemi ndonjëherë si shoqëri sepse VDESIM PËR TU DUKUR edhe kur ka dhimbje..!

Xhevë Salihaj
Austri

The post E mira le të bëhet në heshtje..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit i dashur! – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/me-prit-i-dashur-xheva-salihaj-2/ Fri, 25 Dec 2020 08:28:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15973 MË PRIT I DASHUR! Më prit,kur të dal ne orën 9 -të.. do te vij...

The post Më prit i dashur! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË PRIT I DASHUR!

Më prit,kur të dal ne orën 9 -të..
do te vij për një kafe bashkë.
Me prit të cepi i rrugës majtas,
aty te lokali me fasadë me lule
tek tavolina e fundit më gjen…

Do të vij, ashtu si jam…
Pa të kuq buzësh,
me flokë shpupurisur nga era
Me fustanin me pika të kuqe
që më rri pak mbi gju
dhe kopsat jo mberthyer deri sipër…

Kur të gjendesh para meje,
zgjatma dorën,tërhiqme pranë vetes e në vesh pëshperitme:
Ja ku më ke!
E unë do të skuqem tek dëgjoj akoma:
Sa e bukur je!!

Shikimin tënd nuk do e pengoj,
nëse ecën në imazhin tim si puthje e nxehtë..
Dhe, nëse nuk flas hyr brenda sytë të mi e lexo kodin e heshtjes që djeg përbrenda…

Nëse fustani i zberthyer të shqetëson,
Mos zgjat dorën ta mbërthesh,
Era ma këshilloi..
Ma merr dorën
e kështu flokë trazuar
fytyrë skuqur buzëcelur,fustanzberthyer
të arratisemi larg…
Larg nga kjo botë

Më prit.
të pres..erdhaaaaa…!!

Xheva Salihaj
St. Veit, 2019

The post Më prit i dashur! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit i dashur! – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/me-prit-i-dashur-xheva-salihaj/ Fri, 18 Sep 2020 19:24:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12524 Më prit i dashur! Më prit ,kur të dal ne orën 9 -të.. do te...

The post Më prit i dashur! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit i dashur!

Më prit ,kur të dal ne orën 9 -të..
do te vij për një kafe bashkë.
Me prit të cepi i rrugës majtas,
aty te lokali me fasadë me lule
tek tavolina e fundit më gjen….

Do të vij, ashtu si jam…
Pa të kuq buzësh,
me flokë shpupurisur nga era
Me fustanin me pika të kuqe
që më rri pak mbi gju
dhe kopsat jo mberthyer deri sipër…

Kur të gjendesh para meje,
zgjatma dorën ,tërhiqme pranë vetes e në vesh pëshperitme:
Ja ku më ke!
E unë do të skuqem tek dëgjoj akoma:
Sa e bukur je!!

Shikimin tënd nuk do e pengoj ,
nëse ecën në imazhin tim si puthje e nxehtë..
Dhe, nëse nuk flas hyr brenda sytë të mi e lexo kodin e heshtjes që djeg përbrenda…

Nëse fustani i zberthyer të shqetëson,
Mos zgjat dorën ta mbërthesh,
Era ma këshilloi..
Ma merr dorën
e kështu flokë trazuar
fytyrë skuqur buzëcelur,fustanzberthyer
të arratisemi larg…
Larg nga kjo botë

Më prit.
të pres..erdhaaaaa…!!

Xheva Salihaj
St. Veit
2019

The post Më prit i dashur! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna, rezistencë e dhimbjeve të forta – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/nena-rezistence-e-dhimbjeve-te-forta-xheva-salihaj/ Sat, 01 Aug 2020 10:47:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10457 NËNA, REZISTENCË E DHIMBJEVE TË FORTA Nënë o nënë ! Më thuaj si kështu, fare...

The post Nëna, rezistencë e dhimbjeve të forta – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNA, REZISTENCË E DHIMBJEVE TË FORTA

Nënë o nënë !
Më thuaj si kështu, fare pa pritur ike prej meje​
sëbashkë me engjëjt
në të pafundmin e kozmosit fluturim ?
Tashmë e mbuluar tërësisht
me vellon e bardhë të një reje
e lagur ajo, prej lotëve të shiut të saj,
por më keq dhe me lotin tim.

Unë tashmë nuk e di
kush ish ai që më dha mandatën,
Ahhh.. kjo mandata e vdekjes,
e rëndë simbol, fatkeqësie !
Veçse di që në ato çaste
pa pritur dita krejt u err e u bë natë
Teksa u nisa për te ty,
më kot të paskam pritur të më vije.

Deomos ti luftoje për jetën,
sikurse në jetë, na solle me të qara
Përmes dhimbjeve të tua ,
asaj i dhe, të madhin kuptim
Por ja që dhe ndodhëka
që të qarat e mia, dikur si foshnjë
Nuk mu ndanë së shoqëruari,
në më të madhin hidhërim .

Veçse jeta është e çuditëshme
me rregullat e rrepta të saj.
Ajo nuk më pyeti kurrë se ç’ndeja unë për ty
në timen zemër
Por me siguri, ti për mua për pak çaste
ndalove kohën e pastaj
Përmes lotëve që rreshkitën,
pa folur më thirre lehtë në emër

Ehh sa shumë e shumë gjera të pabesueshme
mbart kjo botë !
Mbase dhe sot se si ndodhi
nuk mund të kuptoj dot kurrësesi
Veç shpirtin nënat kurrë nuk e japin,
por dhe ai nuk del dot
Nëse nuk ndien mbi ballë, dorën e vendosur,
prej të vetit fëmi

Nënë ! Nuk e di, por me hijen e vdekjes,
pse mu duke aq e bukur?
Lotin e fundit teksa pashë të rrokullisej
ngadalë mbi të zbehtën faqe

Jo, jo nuk e fshiva aspak,
por në gjunjë u ula atë për ta puthur
Dhe pse luftove për jetën,
në emër të saj u prehsh o nënë në paqe !

Nënë e mira nënë !
Kushedi sa herë për ne, ty tu drodh buza te porta
Nënë e gëzimeve të mëdha,
por dhe rezistencë e dhimbjeve të forta!

Xheva Salihaj – Caka
22 maj 2020
Austri

The post Nëna, rezistencë e dhimbjeve të forta – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje për nënën – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/16/vargje-per-nenen-xheva-salihaj/ Thu, 16 Jul 2020 07:14:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9820 VARGJE PËR NËNËN Më ty nënë sa shumë që kemi ndentjur kemi folur qarë dhe...

The post Vargje për nënën – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARGJE PËR NËNËN

Më ty nënë
sa shumë që kemi ndentjur
kemi folur
qarë dhe qeshur
dhe gëzuar jemi bashkë
E mua aq pak më duket
prap se prap

Që atë ditë që u ndave
nga ne
qiellit e tokës sikur dhimbje i ra
Ndërsa mua me ngjau
se mbi supet e mija
u përmbys gjithëçka

E heshtur mbeta
pa asnjë fjalë
se si kaq befas
shpejt u largove

Për një moment
E tëra u kthye në mall
mall që m‘u bë sa një mal

Ikjën tënde
aq shumë e ndjej
sa qe vet jeta
e zbrazët më është
dhe se mungesa jote
aq shumë po më vret

Xheva Salihaj
St.Veit ,
Austri

The post Vargje për nënën – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O det – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/o-det-xheva-salihaj/ Tue, 14 Jul 2020 10:41:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9756 O DET Me merr rrembyeshem, o det! Në gjirin tënd më merr, Më fundos thellë...

The post O det – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O DET

Me merr rrembyeshem, o det!
Në gjirin tënd më merr,
Më fundos thellë e t’i harroj të gjitha vuajtjet,
Të lutem,veç për një moment.

Më merr, o det
Në kaltërsine tënde të lundroj,
Të shoh veç njëhere aty brenda
si jetohet,
Pastaj ,ngadale ti me lësho ,
T’i mar prap dhimbjet e të largohem
..
Tani jam mesuar,
Më janë bërë udhëtare të jetës.
Më kapën kaq furishëm ,ma lënduan..
Ma vranë , loçkën e zemrës.

Jeta ime, e mbushur
plot me vuajtje e trishtim,
Sa rënduar jane dhe retë.
Dua të të fut thellë në shpirtin tim,
Të lundroj mbi valët e tua qetë qetë..

Oh, sa shumë dua O DET!

Dua të derdhem në gjirin tënd .
Të iki larg nga hallet e mia .
Erdha të dëfrehem te ty,o det,
Të më marrësh ngrohtë, ngrohtë ,
Të gropos aty,ëndrrat e këqija.

Jam strehuar përgjatë lumenjve.
Nga dermimi,etja e tharë.
Tashme të lagem dua me ujin e kripur, të kristalte.
Dua të freskohem
Me të tënden valë.

Oh ,sa jam e etur,
për të freskur shpirtin ,
Me vite më mungoi ky fllad,
Freskia, sikur te unë e humbi rrugën ,
Ndaj të kërkoj e do të kërkoj pa u ndalë…

Xheva Salihaj
Velden am Wörthersee- Austri
Qershor 2017

The post O det – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për TY! – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/28/per-ty-xheva-salihaj/ Thu, 28 May 2020 21:54:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7247 Për TY! Ti më dhurove pesë minuta kënaqësi Unë që ç’do ditë e ndjej mungesën...

The post Për TY! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për TY!

Ti më dhurove pesë minuta kënaqësi
Unë që ç’do ditë e ndjej mungesën tënde!
Sa shpesh kemi nevojë ,për një fjalë të ngrohtë,
Sa shumë kam nevojë për ty!

Sa shpesh kemi nevojë për një perqafim, një shtrëngim duarsh
A një takim!
Unë të pres me c’do kusht
Të ngrohesh sado pak shpirtin tim!

Bëhu me i gjalle, përmes shpirtit tënd që ke.
Se një ditë do vdesim, nuk do rrijmë mbi dhe!

Xheva Salihaj!
12.Maj 2020,
14:43
Austri

The post Për TY! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>