Xhevdet Bajraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhevdet-bajraj/ Poezi Laberia News Mon, 01 Nov 2021 20:41:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhevdet Bajraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/xhevdet-bajraj/ 32 32 Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/burgu-i-dubraves-xhevdet-bajraj/ Mon, 01 Nov 2021 20:41:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22032 (Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)* GEFÄNGNIS DER DUBRAVA Jede Nacht zeichnete er ein...

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
(Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)*

GEFÄNGNIS DER DUBRAVA

Jede Nacht
zeichnete er ein Vogel
auf der Mauer seiner Gefängniszelle.
Doch am Morgen
fand er den Vogel nicht mehr dort.

Eines Nachts zeichnete er den Vogel an die Wand.
Er band ihm das eine Bein
mit einem dünnen Zwirnfaden.
Das andere Ende
band er an seine eigene Hand.

Am Morgen
blieb den Gefängniswärtern
die Spucke weg:
sie fanden die Zelle leer.

*Përkthyer nga Kurt Gostentschnigg, albanolog austriak.

BURGU I DUBRAVËS

Përnatë
e vizatonte një zog
në murin e qelisë së tij të burgut
por në mëngjes
nuk e gjente zogun aty

Një natë e vizatoi zogun në mur
ia lidhi njërën këmbë
me një fije të hollë të perit
dhe skajin tjetër
e lidhi për dorën e tij

Në mëngjes
gardianët e burgut
kishin mbetur gojëhapur
e gjetën qelinë e zbrazët

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni, 2021

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/10/03/sa-here-e-kujtoj-atdheun-xhevdet-bajraj/ Sun, 03 Oct 2021 15:57:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21656 Sa herë e kujtoj atdheun Është ujku i zbutur brenda peizazhit të xhunglës urbane që...

The post Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë e kujtoj atdheun

Është ujku i zbutur
brenda peizazhit të xhunglës urbane
që pikturoi një fëmijë demon
Sa herë e kujton atdheun e parë
brenda gjoksit të tij
zoti i ujqërve të zbutur ulërinë

Kjo këtu është një lule e egër
e cila edhe pse për herë të parë ka çelur
këtë e ka bërë në mënyrë të përsosur
Shumë shpesh e kujton atdheun
e kur ndodh kjo
e liron një aromë të përsosur

Ky këtu jam unë
për nevoja të mia e kam zbutur ujkun
dhe lules ia kam dhënë emrin e nënës sime
Sa herë ta kujtoj atdheun
e ndjej mëngën e majtë të vdekjes
duke ma fshirë gjakun nga hunda

“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni, 2020

The post Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Muzës – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/muzes-xhevdet-bajraj/ Thu, 01 Apr 2021 17:21:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18699 MUZËS Po të isha guri që e ruan zjarrin në fund të oqeanit apo lis...

The post Muzës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MUZËS
Po të isha guri
që e ruan zjarrin në fund të oqeanit
apo lis në pyje të pashkelura
që kurrë s`ka parë njeri
që i pret zogjtë
të cilët po ashtu kurrë nuk kanë parë njeri
Po të isha kafshë e egër që vrapon
pranë lumit
në një përrallë
që po ia tregon nipit
gruaja që jeton
në shtëpinë numër gjashtëdhjetë
në një rrugë brenda zemrës sime
Po të isha kokërr misri në arën e gjyshit
e cila në dimër do të shtrohej mbi sofër
Po të isha kokërr molle
që vazhdon ta ruajë kujtimin për parajsën
Apo të isha kafe e zezë e freskët
që pret t’u shërbehet
një çifti të dashuruar
A të isha
vath në veshin e gruas që ëndërron
e shtrirë mes vargjeve të mia
do të ishte gjithçka ndryshe
por jam vetëm një njeri i zakonshëm
në fund të aventurës që e quajnë jetë
dhe u ula të pushoj pakëz
ta pi një birrë
ta pi një cigare
Derisa gjethet e fundit të lisit tim të jetës
dridhen në erë
pres
t’ia heq vathët asaj gruaje
ta puth edhe një herë
e të vdes
“Unaza e Saturnit”, Sh. B. Armagedoni

The post Muzës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria…III – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/liria-iii-xhevdet-bajraj/ Sat, 05 Dec 2020 19:24:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15435 LIRIA… III Pesë orë e ka bartur mbi shpinë dritaren e shtëpisë së fshatit kur...

The post Liria…III – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIRIA… III

Pesë orë e ka bartur
mbi shpinë
dritaren e shtëpisë së fshatit
kur arriti në qytet
e vendosi në shtëpinë e re
i gëzuar hyri në dhomë
dhe po shikonte nëpër dritare
nuk e kuptonte
pse nuk e shihte peizazhin e fshatit
ishte e njëjta dritare
nëpër të cilën kishte shikuar
tërë jetën

Pas nëntë muajve
vdiq nga trishtimi

The post Liria…III – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur bota ishte tepër e madhe – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/kur-bota-ishte-teper-e-madhe-xhevdet-bajraj/ Mon, 17 Aug 2020 17:02:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11271 KUR BOTA ISHTE TEPËR E MADHE Mendonte se i duhej të thoshte diçka në letër...

The post Kur bota ishte tepër e madhe – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR BOTA ISHTE TEPËR E MADHE

Mendonte se i duhej të thoshte diçka
në letër
diçka të thellë
por nuk i binte asgjë ndërmend

Pas pak iu kujtua koha
kur luante me këmbë të zbathura
në rrugë
deshi të thoshte diçka në lidhje me këtë
kur bota ishte tepër e madhe
e ëndrrat tepër të vogla
Një sorrë krrokati në dritaren e hapur
uni lirik i tij i zgjati duart
dhe ia nxori kokën me rrënjë

Në pasqyrën në mur trupi i tij dridhej
para se të binte në tokë
pa kokë

Ca muzikantë rruge
e këndonin një këngë që kishte korr sukses
atë verë

Nga libri në dorëshkrim “Fishkëllima e vdekjes”

The post Kur bota ishte tepër e madhe – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë ta kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/sa-here-ta-kujtoj-atdheun-xhevdet-bajraj/ Sat, 15 Aug 2020 11:00:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11161 SA HERË E KUJTOJ ATDHEUN Është ujku i zbutur brenda një peizazhi të xhunglës urbane...

The post Sa herë ta kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SA HERË E KUJTOJ ATDHEUN

Është ujku i zbutur
brenda një peizazhi të xhunglës urbane
që pikturoi një fëmijë demon
Sa herë e kujton atdheun e parë
brenda gjoksit të tij
zoti i ujqërve të zbutur ulërinë

Kjo këtu është një lule e egër
e cila edhe pse për herë të parë ka çelur
këtë e ka bërë në mënyrë të përsosur
Shumë shpesh e kujton atdheun
e kur ndodh kjo
e liron një aromë të përsosur

Ky këtu jam unë
për nevoja të mia e kam zbutur ujkun
dhe lules ia kam dhënë emrin e nënës sime
Sa herë ta kujtoj atdheun
e ndjej mëngën e majtë të vdekjes
duke ma fshirë gjakun nga hunda

Nga libri në dorëshkrim “Fishkëllima e vdekjes”

The post Sa herë ta kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I çmenduri – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/i-cmenduri-xhevdet-bajraj/ Thu, 13 Aug 2020 18:57:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11121 I ÇMENDURI Dikush me një lëvizje fshiu yjet dhe hënën në qiell nata si bishë...

The post I çmenduri – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I ÇMENDURI

Dikush me një lëvizje fshiu yjet dhe hënën në qiell
nata si bishë e zezë rrëshqet mbi dëborë
pa lënë gjurmë
ka vetëm një dritë në një dhomë të qytezës
një burrë i veshur solemnisht
që e kishte krehur vetmia (kjo ishte aq e dukshme)
qëndron i varur në litar

Kur lindi dita e thinjur nga bora
një njeri fiku dritën në dhomë
dhe doli për të përhapë lajmin
njerëzit u mblodhën
dhe të gjithë të habitur
e panë tavolinën
dhe me cepat e syve trupin e pajetë
njëri prej tyre foli për të gjithë
qenka çmendur i shkreti
përnjëmend qe braktisur nga të gjithë
po ai ende kishte mbi tryezë
gjysmë shishe raki rrushi
dhe një kuti cigare pothuajse të plotë

“KUR QAJNË HARDHITË”, Armagedoni, Prishtinë, 2019
Xhevdet Bajraj

The post I çmenduri – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku i ke lulediejtë e tu Kosovë – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/ku-i-ke-luledjejte-e-tu-kosove-xhevdet-bajraj/ Sun, 21 Jun 2020 11:25:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8637 KU I KE LULEDIEJTË E TU KOSOVË Pranverës i munguan qengjat e engjëjt që i...

The post Ku i ke lulediejtë e tu Kosovë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU I KE LULEDIEJTË E TU KOSOVË

Pranverës i munguan qengjat
e engjëjt që i bartëm mbi supe
vetëvrasje bënë
kur ra shiu
që njëherë kishte qenë shi

Lulediejtë ku i ke Kosovë

Dhembja për ata që shkuan në parajsë
krushq prej balte na bëri
derisa liria si nuse pret
ta zbret dikush
nga kali i vdekjes

Ku i ke lulediejtë ore lulediejtë ku të mbetën

Kjo tufë resh që si dele mitike i është qepur qiellit
s’pushon së përtypuri
atë trohë fytyrë të trishtë që ka mbetur nga dita
para këmbëve të këtij fëmije që dridhet
nën këmishën e përgjakur që ia fali jeta

“Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, SH.B. Armagedoni, 2019

The post Ku i ke lulediejtë e tu Kosovë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një grua buzë lumit – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/fff/ Tue, 05 May 2020 21:05:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5671 NJË GRUA BUZË LUMIT Unë jam lumë që dridhem kur të shoh duke ecur zbathur...

The post Një grua buzë lumit – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË GRUA BUZË LUMIT

Unë jam lumë që dridhem
kur të shoh duke ecur zbathur në rërë
kah unë
Veç me të pa dridhem
veç me të pa

Eja
do të njoftoj me detin
do të çoj në qiell
dhe nëse nuk të pëlqen
do të kthehemi
me krahë engjëjsh

Xhevdet Bajraj”VITET QË NUK E SOLLËN PRANVERËN”, De Rada,
Ferizaj, 2018

The post Një grua buzë lumit – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/per-ata-ne-parajse-xhevdet-bajraj/ Thu, 30 Apr 2020 19:44:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5198 Sot, me 30 prill, mbushen 21 vjet nga dita kur më deportuan nga Kosova PËR...

The post Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, me 30 prill, mbushen 21 vjet nga dita kur më deportuan nga Kosova

PËR ATA NË PARAJSË

Duhet guxim i madh për të jetuar në kujtesën e të tjerëve
Miku im i shtrenjtë
Dhembjen e kam këmishë të përditshme
Me cigare të lira në xhepin e saj
Dhe një biletë autobusi që kurrë nuk e shfrytëzova
Për në Bellacërkë

Duhet guxim i madh të jetosh nëpër ëndrrat e të tjerëve
Miku im i vrarë
Unë shpesh dehem me raki e dhembje
Kafeneve të Mexico City-t
Dhe fle si i vdekur
Mbi ujërat e zeza të poezisë që i shkruan jeta

Kosova çeli si vezë shqiponje
Pa ty
Liria erdhi si fëmijë me vaj e me qyrra
Dhe ende pret pranë nevojtores së historisë
Të përfundojë lufta mes krimbave për kolltuqet
e mbushura me pasthirrmat e atyre që nuk janë më

“Blues në qiellin e indianëve”, Brezi 9, Tetovë, 2003

The post Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>