Ylli Pollogati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ylli-pollogati/ Poezi Laberia News Sun, 14 Nov 2021 10:10:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ylli Pollogati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ylli-pollogati/ 32 32 Nuk hesht – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/nuk-hesht-ylli-pollogati/ Sun, 14 Nov 2021 10:10:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22102 NUK HESHT Nuk hesht dot. Nuk dua të jem një përshkrues i gjuhës së mekur...

The post Nuk hesht – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK HESHT

Nuk hesht dot.
Nuk dua të jem
një përshkrues i gjuhës së mekur e dredharake,
që i ngjan një gjumi e lakmie…të vdekuri!

Dua të jetoj:
me gjallim “të egri”, me pohim “të verbëri”,
me rrahje zêmre,
që terrin ta godas me të shtëna thëmbre…
Që e vërteta kristal, të ndrijë e të rrjedhë,
si një lumë që s’ndal.

Shkruaj dhe gris, e prap…shkruaj,
për ata që na bëjnë pis.
Frymëmarjen dua ta qetësojë,
t’i jap ritmin e këkuar,
të një norme me vlerë,
që zbehje nga ligji ka marë…!

E shohim realen përditë,
na lëndon e na vret…
Ajo që kërkojmë na duket çuditëse, magjike!
Në vënd që ta presim na pret…melankolike!Pikërisht për atë,
mbi letër, hedh ca gërma në fjalë e në rreshta.

Merakosem për çdo gjë…për të varfërin, sidomos
(ku dhe veten shoh aty).
Që jetën ta jetojmë,
qoftë dhe me më pak lavdi,
veç të shihemi “sy më sy”!

Jooo, nuk dua
shtrembër të shihemi,
kur, me vargje, njëri-tjetrin trubullojmë…,
për të liqtë politikanë e pushtetarë,
të çdo lloji, kur abuzojnë…

Nuk më duket vetja rehat,
sikur jetoj në “krisje” kur nuk them atë që ndjej.
Se jam, ai që jam, kur thirrje i bëj Qiellit:
Të zgjohet kjo Tokë,
si vullkan të shpërthejë…

Vargun e dua, e lëshoj të lirë, pa pritur raste të mundëshme.
Më duken si kristale drite
në rrugën e të gjithëve,
ku bën pjesë dhe vetja ime …

Ylli Pollogati@

The post Nuk hesht – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/10/18/kostumi-i-fjales-ylli-pollogati/ Mon, 18 Oct 2021 15:06:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21881 Kostumi i fjalës! Në një takim shokësh Fola pak më shumë Mbi natyrën time dola...

The post Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi i fjalës!

Në një takim shokësh
Fola pak më shumë
Mbi natyrën time dola
M’u dukë se të kaluarën
E zmadhova…

Fjalës i vesha
ëndërrën,
kostum.
Kohën e tanishme
Se bindim si duam.
Hesht!

Veten s’po njoh!
Kisha rënë në dashuri,
atij pejsazhi
Me peshq të mëdhenj,
të frikshëm…

Këmisha e zbërthyer
më tregonte gjoksin.
Nuk them:
“Të hyftë vetja në qejf!”
Bosforit iu afrova
Dit’ tetori..
Një det i paqtë
Dritë të zjarrta
Shkunden retë horizontit…

Kokën tund i brengosur
Rrënjët të bukura ishin
dikur…
Koh e pasigurtë
Këmbë e të ligut shkeli
Të befason frika!
Pasionet, ëndërrat
I ka rrëmbyer heshtja.

Hapsira plotë yje në
ikje!
Kënga..
Çu bë me këngën?!
Se di…,
Si do këndohen…?!!

YP@Tetor 2021

The post Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/08/30/loti-pa-shkare-dridhej-ylli-pollogati/ Mon, 30 Aug 2021 14:23:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21049 Loti pa shkarë, dridhej! Rrugës së akullt ecja.. Me lajmin e hidhur: Zymtësia kapi qytetin!...

The post Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti pa shkarë, dridhej!

Rrugës së akullt ecja..
Me lajmin e hidhur:
Zymtësia kapi qytetin!
Ende ag…
Yje mbushur qielli!
Një vajze intelektuale..,
Ja dogjën ëndërrën!!!
Ditës me diell
Ecën si pa të keq
Vdekja dhe krimi!
Njerzit vetëm shohin
Me supet ngritur
E fjalët tjerrur!
Një muzg pikëllimi
Kishte mbushur cdo cep të qytetit!
Dëgjohej vetëm kënga
E mallit dhe trishtimit!
Qielli rrezonte yjet,
Trishtimi shtonte thinjat
Loti pa shkarë akoma
Dridhej, dridhej!

YP@Gusht2021

The post Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafimi – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/08/15/perqafimi-ylli-pollogati/ Sun, 15 Aug 2021 08:28:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20339 Përqafimi Palmën përqafoj! Ndihet e turpëruar! Ç’ka që ndihet e turpëruar?! Hije e saj mbanë...

The post Përqafimi – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafimi

Palmën përqafoj!
Ndihet e turpëruar!
Ç’ka që ndihet e turpëruar?!
Hije e saj mbanë peng përqafimin tonë…
Valëzimi i aromës lëkund vitet e mia me të rinisë
Cop e çik ëndrrat bënë…

Aty, tek palma
Nisi një jetë hije…
Buzëve vertitem
Qerpikëve folen ngre
Ta shoh ditës e ta shoh gjumit
Pa zë zbres, aromën rrëmbej
T’a kem e t’i jem pranë
Dita ditës mos i ngjaftë…

Sy pafjetura kjo, natë!
Natë shtegëtari..rrugë e gjatë
Lodhje kundërmonë, Kundërmonë mallë…
Kopjo dritash vezullojnë, këtu ku jamë
Pranverës së prishur temena i bëjnë…
Buzët e thara, lëkurën lëpijnë…!

YP@Qershor 2021

The post Përqafimi – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
İ verbêri! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/05/01/i-verberi-ylli-pollogati/ Sat, 01 May 2021 21:22:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19388 İ verbêri! Errêsirê! Rreth saj pêrpêlitet İ verbêr i mjeruar pranê mê vjenê. Drithêrim! Duar...

The post İ verbêri! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
İ verbêri!

Errêsirê!
Rreth saj pêrpêlitet
İ verbêr i mjeruar
pranê mê vjenê.
Drithêrim!
Duar tê ênjtura prej verbie
Fytyra rreshkur vetmisê…
Bêj t’a prek!
Kênaqsin e dikurshme tê fêminisê tê kujtoj…
Nuk fliste!
Errêsirês,
Sytê hapur i mbante,
tê pêrlotura!
E thêrras nê
emêr…
Heshtje!
Ajrin digjte emri i tij, thirrjes kafshuar.
Ecte..,
Verbêsisê sê tij!
Mureve tê qytetit mbahej,
Ngarkuar me trishtim
Kêrkonte, rreze tê diellta
Me zêrin e erês lidhte dashuritê…!
YP@ Prill 2021

The post İ verbêri! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulja e kuqe – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/01/15/lulja-e-kuqe-ylli-pollogati/ Fri, 15 Jan 2021 13:24:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16584 LULJA E KUQE Lulja e kuqe qê shkêlqenê plotê dritê Mê lidh me diellin, mê...

The post Lulja e kuqe – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LULJA E KUQE

Lulja e kuqe qê shkêlqenê plotê dritê
Mê lidh me diellin, mê lidh me perênditê!
Nê ngricên e madhe, nê dimrin e marrê,
E mora nê dorê, i fola ca fjalê!
E futa nê zêmêr si lulet nê mal!
İ fola pêr êndêrra, i fola pêr mall!
Petalet e lules, s’di pse lotuan!
Zêmra mê ngriu, fjalêt mu coptuan!

Ylli Pollogati/Janar 2021/

The post Lulja e kuqe – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli thahej syve – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/malli-thahej-syve-ylli-pollogati/ Mon, 04 Jan 2021 10:29:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16285 MALLİ THAHEJ SYVE Syve, mu fanit shtêpi e vjetêr Me kofshtin pushpurisur, Si njê êndêrr...

The post Malli thahej syve – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLİ THAHEJ SYVE

Syve, mu fanit shtêpi e vjetêr
Me kofshtin pushpurisur,
Si njê êndêrr e humbur…
Ecja rrugêve tê pêrgjumura
nên dritên e hênês, imazhet e dikurshme ndrinin syve.
Kudo, njerêz tê strukur pêrfund dashurive, pêrgjonin!
Eh..shtêpi e vjetêr, zêmêr madhe,
tê qeshte derê e dritare..
Mureve, skileti im skicuar,
lêvizte me numrat e kêpucêve, tê tharê..
Ngopje s’ndjeva
dhe pse myshku lulêzonte.
İ verbuar dridhesha, si gjethe e njê peme.
Prishej, heshtja e viteve..
Tinguj, vinin zêrat,
malli thahej syve,
doja t’i gjeja tê lênêt, si dikur..
Sytê, depêrtonin dritareve tê fshehta.
Xhamet, rrêmbente fryma.
Shkêlqimi i hênês kishte zbritur
me flokêt e gjata mê fshtolli.
Vera, nê pirje kishte shije tjetêr..
Pêrjashta, zogjtê
pêrplasnin krahêt pa e humbur virgjêrinê e vesês…

Ylli Pollogati/Janar 2021/

The post Malli thahej syve – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koh balte – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/koh-balte-ylli-pollogati/ Sat, 12 Dec 2020 12:07:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15612 KOH BALTE Nên pulitjen e dritave koha, pranê me ulet me gotên.. Kujtoj s’kuqjet ku...

The post Koh balte – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOH BALTE

Nên pulitjen e dritave
koha, pranê me ulet me gotên..
Kujtoj s’kuqjet ku mê dhuronin dashuri, puthje,
si vera buzêve…

Dehem, me mirsit e ikura, mbetura êndêrrave tê m’pira lên njerêzve tê mi dhe sulem nêpêr errêsir as i zgjuar, as i fjetur hedhur tê vêrtetês koh balte…

E vêrteta!
Ujê i kulluar kristal gishtrinjve tê zuzarêve..
Errêsirês, si vampirê gêrmojnê varret letêra me hesape intrigash e hajnash…

Enden, rrugê mê rrugê e pellgaceve i lag dita, nata u rêndonê dhimbje e mêkatje,
ndar mê dysh êndêrrave boshe…

Ej.. ti o njeriu im dhe ju tê tjerê tê tê njêjtês arrome, ku veni?!
Mos kujtoni, se s’u shohim e se dim, si kafshoni e ç’hidhêrim lini..
U thoni tê gjitha mosêve, mosê, se njê ditê do t’u njomi shiu i lotêve tê derdhura…

Ylli Pollogati/ Nêntor 2020/

The post Koh balte – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule e mistershme – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/lule-e-mistershme-ylli-pollogati/ Thu, 26 Nov 2020 20:29:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15004 LULE E MISTERSHME E mistershme një lule! Një kurm i kristaltê, Bjeshkët e përcillnin më...

The post Lule e mistershme – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LULE E MISTERSHME

E mistershme një lule!
Një kurm i kristaltê,
Bjeshkët e përcillnin më përzierje tingujsh.
Në nisje i ngjante verës,
Nga brënda si dallgë e godiste detin.
Sytë kur u panë u
kristalizuan.

Lule!
Aroma iu ndje dhe në tharje,viteve…
Farzat mundohesha t’i ruaja,
Erës i’a bëra dhurat t’ia shpërndante,

Atje ku korja kish nisur e jepte dhimbje…
Mbi rrymat e kohës mallkimin derdhja,
Për pranverat e lagura, ëndërat e zbehura
Dhe zëmrat e mjera të ftohta…

Ngacmim ndjeva kur shiu godiste gurët,
Më afronte sinfonin e kujtimeve të zverdhura…
Në ritmikën e tyre këmbët fillova t’i përplasja,
Me krahët fluturimthi të hapura.

Përziheshin kujtimet si dhimbje të turbullta.
Buzët kafshoja, të mos nxirrja zë,
Prej gishtave të mavijosura,
Melhem më bëhej puthja e parë…

Jetoja “gëzimin,“qê koha ma fshehu,
Si një bukuri shprese…
Por, s’do kishte më për mua dashuri!

The post Lule e mistershme – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulehëna – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2020/10/24/lulehena-ylli-pollogati/ Sat, 24 Oct 2020 13:09:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13755 LULEHÊNA Se di pse hêna nê lindje mu dukê e hirtê! Penxheres, si dylbi gêlltisja...

The post Lulehëna – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LULEHÊNA

Se di pse hêna nê lindje mu dukê e hirtê!
Penxheres,
si dylbi gêlltisja shikimin,
sa sytê mi rrêmbeu habia.

Hêna, nê duart e saja…!
Vezullimit, rrêshkiste bukuria
Era sillte nektarin e saj
Vesa, mêngjeseve pêrkêdhelte ndjenjat…

Erdhi ajo ditê,
qê kurr s’do e doja…
Rrugê e cdo gjê mbuloj brymshiu,
si kiamet
Zêmrên cênoj,
sa njê me tê u bên
sytê,
pa u parê morrên njomje…

Ajo brymê, mêngjeseve mbulonê xhamin e dritares
Shpirti rrinte mbledhur,
si lêmsh orteku,
dhimbja mbante emrin e saj,
u bê plag…

Largê…
Largêsin se pranonê largêsia, pranê, shumê pranê e ndjej
portreti saj,
si re mbi sytê,
zêmrês rrahjet dallgêzonê…
Ofshamat,
prushit plag i fryjnê,
tê ndezê zjarrin,
mallê…

Marrêzia mê mbêrthen,
mê bênê tê marr,
tê kthej agimet tê shndritêshême,
tê arta,
si tê zbritura qiellit tê pêrflakur…

Dashurinê thêrras…Lulehênên qê vetêtin nên puthje
Syve tê etur fluturonê,
si rrezatim êngjêllor…

Ylli Pollogati/Tetor 2020/

The post Lulehëna – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>