Ymrije Beqiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ymrije-beqiri/ Poezi Laberia News Thu, 14 Jan 2021 18:05:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ymrije Beqiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ymrije-beqiri/ 32 32 Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/mos-u-zemero-kitara-ime-ymrije-beqiri/ Thu, 14 Jan 2021 18:05:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16557 MOS U ZEMËRO,KITARA IME E dëgjove këngën për pianon Dhe ti nise direkt të këndosh...

The post Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS U ZEMËRO,KITARA IME

E dëgjove këngën për pianon
Dhe ti nise direkt të këndosh
Ia dije mirë asaj famën
E mua nise të më qortosh!

Për ty e dimë,moj mikja ime,
Me ty nuk ve asnjë tjetër,
Se ty të kam në zemrën time
E për mua je mikja më e vjetër.

E shikon bukuroshe,ku të kanë vendosur?
Përballë meje qëndron përherë
Asnjëherë s’t’i lë telat pluhurosur,
Të shohë përballë e fluturoj menjëherë.

Luaj me ty,lëshojmë tinguj mjaltosur
Dhe mjelmat në liqe ingrejmë në vallëzim.
Luten melodia të mos ketë të sosur
E bashkë me to lutet shpirti im

Mos u zemëro,kitarja ime,
Me ty luaj dhe nëse jam sëmurë
Se ti je pjesë e jetës sime,
Prej meje nuk do të ndahesh kurrë.

Ymrije Beqiri

The post Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/shko-dallendyshe-ymrije-beqiri/ Mon, 02 Nov 2020 09:53:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14080 Shko Dallëndyshe Shko dallëndyshe ti shko Shko tek ajo derë e vjetër Të lutëm shko...

The post Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shko Dallëndyshe

Shko dallëndyshe ti shko
Shko tek ajo derë e vjetër
Të lutëm shko mos u ndal
Mos ndalo diku tjetër mos

Shyje pak at dere lehtë
Ç’do ditë nana pragë me pret
Shko ti shko fluturim e thuj
Ndoshta nje ditë vjen fëmiu juaj

Erdha vëtëm letrën të ta sjellë
Mos rri nanë tek ajo derë
Se ftoht fryka ajo erë
Nana fëmiun po e pretë

Ka shumë vite iku në gurbet
U ban shumë vite e mujë
Fëmiu u tret ne vend te huj
Nana smur e dermuar

Dhe te pamuri e syrit u dobsua
Ju lodhë syri nga loti mjerë
Vdiq e shkoj tuj prit në derë
Kur po i kthehët fëmija një hërë.

Ymrije Beqiri

The post Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E bukura Dibër – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/10/26/e-bukura-diber-ymrije-beqiri/ Mon, 26 Oct 2020 21:22:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13812 E BUKURA DIBËR E bukura Dibër vend i bekuar, Vendlindja e Gjergj Kastriotit, Me trima,...

The post E bukura Dibër – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E BUKURA DIBËR

E bukura Dibër vend i bekuar,
Vendlindja e Gjergj Kastriotit,
Me trima, në beteja provuar,
Nga shpata e deri flaka e barotit.

Për ketë vend kanë thur këngë,
Besa besë për liri e për flamur,
Në fushë betejës mjekon plagë,
E pas ,mes beteje s u ktheve kurr.

Diber o vend me dijetar, e trima,
Bijët e tua çdo herë faqe bardhë!
Për ty, krenaria është dhe imja,
Nga Kosova, tek ti, unë kam ardhë

Ymrije Beqiri

The post E bukura Dibër – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Emrin tënd – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/emrin-tend-ymrije-beqiri/ Fri, 17 Jul 2020 08:13:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9891 EMRIN TËND E skalita emrin tënd E bëra gravurë Në lisin e njomë të malit...

The post Emrin tënd – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EMRIN TËND

E skalita emrin tënd
E bëra gravurë
Në lisin e njomë të malit
Dhe aty ta lashë
Më dorën time
Emrin ta gdhenda
Me tehun e thikës së bukës
Aty ushqyem njëri-tjetrin
Në mesin e petaleve të luleve
Çdo ditë të kërkoja
Do të vije në mesditë
E ti nuk erdhe kurrë
S’u ktheve më le duke pritur
Në çdo kallir te grurit
Me shpresë se do e sigurosh
Edhe bukën për dimrin e radhës
Që do të vinte me acarin!

Ymrije Beqiri.

The post Emrin tënd – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqiponja ka rrënjë – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/shqiponja-ka-rrenje-ymrije-beqiri/ Tue, 14 Jul 2020 20:31:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9779 SHQIPONJA KA RRËNJË Eh, shqiponja rrënjë ka lëshuar Në një vazo që mbaj në duar...

The post Shqiponja ka rrënjë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHQIPONJA KA RRËNJË

Eh, shqiponja rrënjë ka lëshuar
Në një vazo që mbaj në duar
Po e them fare pa frikë
Është kjo lulja që kam me rritë

Ti e di çfarë luleje dua
Çfarë petalesh janë për mua
Ndaj, rritu lart, moj lule- shqiponjë
E ujitur me gjak t’ njomë

Lule- shqiponjë, t’më kuptosh dua
Veç teje, gjë s’më kënaq mua
Të’ kam zemër, të fortë gur
Të të puth n’tonin flamur

N’gjunjë t’përulem, Lulja ime
E shqiptarëve je,moj trime
UÇK- tri shkronjat t’i dua
Janë të rritura në viset tua

Rrënjë të thella lulja ka lëshua’
Është lulja që shumë e dua
Për ty vdekja më duket pak
Për ty zemra më pikon gjak!

Ymrije Beqiri

The post Shqiponja ka rrënjë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kukësi – qyteti heroik – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/kukesi-qyteti-heroik-ymrije-beqiri/ Sun, 12 Jul 2020 06:00:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9628 KUKËSI- QYTETI HEROIK Sa kaloj Qafë-Morinën E lë pas tokën dardane Shkoj në Kukës,që ma...

The post Kukësi – qyteti heroik – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUKËSI- QYTETI HEROIK

Sa kaloj Qafë-Morinën
E lë pas tokën dardane
Shkoj në Kukës,që ma kujton
Mikpritjen e asaj ane

Prek qytetin heroik
Të mirpritjes,bujarisë
Nga eksodi s’pati frikë
-Mirë se erdhe,-i tha vllaznisë

Jemi bashkë vllazën e motra
Në ditë të vështira e ditë të mira
Gjithmonë të bashkuar
Do shporrim çdo armik

Takoj Kukësin mes dy Drinave
Që bashkojnë si damarë gjaku
Popull bujar,mikpritje e mirë
S’ka kufi më,jemi bashkë

Shoh aty shtigje lirie
Që trimat bashkë i hapën
Armatimet prej Shqipërie
Armiku nuk mund t’i përballonte

Rri në Kukës,takoj vllazninë
Bisedojmë për kohë të shkuar
M’duket vetja si në qytetin tim
Emocioni s’ka t’përshkruar

Ulem shtruar mes dy Drinash
Kërkoj fjalë me germa t’arta
Për Kukësin më burra trima
Qytet hero,mes malesh t’larta!

Ymrije Beqiri

The post Kukësi – qyteti heroik – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kafe të prita sot – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/ne-kafe-te-prita-sot-ymrije-beqiri/ Sat, 11 Jul 2020 12:26:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9568 ME KAFE TË PRITA SOT Kafenë ta poqa edhe sot Nën rrezet e diellit të...

The post Në kafe të prita sot – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME KAFE TË PRITA SOT

Kafenë ta poqa edhe sot
Nën rrezet e diellit të parë
Por filxhanin e mbusha me lot
Se syri akoma s’të ka parë

I lashë filxhanat mbi tavolinë
Dhe kafenë të ftohtë e lashë
Me shpresë prisja, ndoshta vjen
Mes torturash keqas rashë

Kurrë herë tjetër kafenë s’do e pjek
Pa më ardhë pranë sybukura ime
S’e shijoj,as ka lezet…
Qaj prej mallit,mbytur n’kujtime.

Ymrije Beqiri

The post Në kafe të prita sot – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të prita – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/te-prita-ymrije-beqiri/ Sun, 05 Jul 2020 11:30:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9282 TË PRITA Ne fusha të fshatit Aty tek guri i lartë në mal Të prita...

The post Të prita – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRITA

Ne fusha të fshatit
Aty tek guri i lartë në mal
Të prita me shpresë qe vjen
E nxitova kohë sikur akrepat e orës

Në fusha me kristale mbuluar
Nga lule pranverore
E pa dukshme me duket
Dhe flutorojmë vrapin tim

Sikur të vie të prita
Të hidhem në tëndin përqafim
Nuk erdhe as sot nuk erdhe
Kotë të prita…!

Ymrije Beqiri

The post Të prita – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njëmijë ëndrra kam – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/njemije-endrra-kam-ymrije-beqiri/ Mon, 08 Jun 2020 19:02:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7899 NJË MIJË ËNDRRA KAM Dikush mendoj se ëndrra m’u shua Pse u pengova diku, por...

The post Njëmijë ëndrra kam – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË MIJË ËNDRRA KAM

Dikush mendoj se ëndrra m’u shua
Pse u pengova diku, por n’tokë nuk rash
Tani i them se fort u gabua, u gabua
Ëndrrat veç m’u shtuan, ore mëndje trash!

Ëndrrat që i kisha i kam realizuar
Dhe ëndrrat e mija jo nuk kanë të sosur
Se vetë jeta më ka mësuar
Nëse nuk ke ëndrra, gjendesh e groposur!

Më mësoj jeta të ndjehem krenare
Dhe nëse diku rrugës kam gabuar
Të gabosh gjatë rrugës nuk është padije
Humbja të pret nëse nga gabimi s’ke mësuar

Vërtet u pengova diku n’rrugë të jetës
Pengesat i kalova një e nga një
Si lash ëndrrat të tretën kot
Nëse kisha qindra , tani kam njëmijë

Njëmijë ëndrra kam, për ato do luftoj
N’më dalshin pengesa, prapë do i kaloj
Se jam çikë dardane,ec me këmbë në tokë
Kam njerëzit e zemrës, kam dhe mike e shokë!

Ymrije Beqiri

The post Njëmijë ëndrra kam – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Ty të qofshim fal – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/nene-ty-te-qofshim-fal-ymrije-beqiri/ Sat, 06 Jun 2020 14:05:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7769 NËNË TY TË QOFSHIM FAL Jam Shkëlzeni nëna ime Jam djal nga Gllogjani Bijtë e...

The post Nënë Ty të qofshim fal – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNË TY TË QOFSHIM FAL

Jam Shkëlzeni nëna ime
Jam djal nga Gllogjani
Bijtë e tu kanë ba betimin
Këtu nuk kanë vend serbi!

Jam Shkëlzeni moj hyneshë
Askënd s’kam mbi ty
Ndaj përherë pranë do më keshë
Si në luftë dhe në liri

Nënë Ty të qofshim fal
Për trimëri n’a rrite
Ndër beteja do jemi n’ballë
Ti mbrojmë pleq e fëmijë

Do jetojmë pa zinxhirë
Në truallin amtar
Shqipja t’futuroj e lirë
Në qiellin kombëtar

U pajtum më vllaun Luanin
Dhe heroin tonë kombëtar
Në rafshim mos ia nisni vajit
Ne jemi çlirimtarë.

Në u vrafsha për liri
Këngë dua për mua
Për ata trima që u flijuan
Trojet tona me i bashkua

Ne jetojmë në mesin tuaj
Dykrenaren kemi në flamur
Aty jetojnë gjithë dëshmorët
Ndaj nuk vdesin kurrë!

Ymrije Beqiri

The post Nënë Ty të qofshim fal – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>