Zamira Agalliu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zamira-agalliu/ Poezi Laberia News Sun, 28 Feb 2021 09:29:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zamira Agalliu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zamira-agalliu/ 32 32 Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/kur-dashuron-qytetin-ku-jeton-zamira-agalliu/ Sun, 28 Feb 2021 09:28:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17682 Kur dashuron qytetin ku jeton Kur dashuron qytetin ku jeton I dashuron edhe retë gri...

The post Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dashuron qytetin ku jeton

Kur dashuron qytetin ku jeton
I dashuron edhe retë gri
Dashuron një zë e shpirti të vlon
Edhe gjurmët ku shkelje ti!

Dashuron, pikat e shiut mbi çadër
Ohh, ç’simfoni!
Dashuron, edhe pellgjet e lagjes
Ato që kapërxejmë hop, si femijë!

Dashuron Diellin kur lind mbi kodër
Edhe perëndimin që shtrihet mbi det
Dashuron Hënën dhe yllin e vogël
Dhe të duket vetja Mbret!

Dashuron, flokët e verdhë kaçurel
Dhe sytë e kaltër kristal
Dashuron buzët e ëmbla reçel
Dhe trupin e sirenës si valë!

Dashuron shtëpinë me gurë ndërtuar
Muret përrreth si kështjellë
Dashuron borzilokun që ze Nëna me duar
Edhe qepujkat e njoma kur mbjell!

Dashuron pragun e vjetër ku je rritur
Gërshërët e vreshtit të hardhisë
Dashuron aromën e dashur të Babait
Kur nxjerr nga llullani, ballin e rakisë!

E Dua shiun, erën, borën, lulet
Më mbushin krahët e muzës plot
Pastaj, Pegasi në gjunjë më ulet
Pastaj, fluturojmë pa adresë, ashtu kot…

………………………………………………
a@z 23-09-2020

The post Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotët e një burri – Zamira Agalliu https://poezi.laberianews.com/2021/02/26/lotet-e-nje-burri-zamira-agalliu/ Fri, 26 Feb 2021 23:18:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17656 Lotët e një burri Lotët e një burri janë të kristaltë ata rrokullisen njësoj si...

The post Lotët e një burri – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotët e një burri

Lotët e një burri janë të kristaltë
ata rrokullisen njësoj si ortekë
bien nga lartesitë e dhimbjes ngadale
e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetk …

Ata zgjedhin të bien në një zemër
që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj
ata zgjedhin një prehër e një emër
që di t’i mbaj të ngrohtë e t’i mbroj

Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje
që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re
lotet e një burri vijnë nga thellësitë
kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.

Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi
ata janë të fuqishëm e të nxehtë
Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi
Janë mishërim e madhështi e vërtetë..

…………………………………………………………..
a@z

The post Lotët e një burri – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>