Zejnepe Ali Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zejnepe-ali-rexhepi/ Poezi Laberia News Fri, 03 Apr 2020 21:47:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zejnepe Ali Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zejnepe-ali-rexhepi/ 32 32 Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/kitara-nje-melodi-trishtimi-zejnepe-ali-rexhepi/ Fri, 03 Apr 2020 21:47:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3224 Kitara… një melodi trishtimi (Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës) Në ritme amshimi derdh dhembjen liria,...

The post Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kitara… një melodi trishtimi

(Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës)

Në ritme amshimi derdh dhembjen liria,
pas kumtit të djallit nga tokë e largët nisur,
në duhmë gjaku, gdhiu një mëngjes janari,
kitara shpërndau nota trishtimi…
Dritat u shuan në ekuacione të panjohurash
nën flamujt e heshtjes mbërthyer prej kohësh.

Në sy, meteorë që rrinë ndezur…

Qielli ndjeu lotin me ftohtësi dimri,
tri yje shkëputur plandosen mbi dhe,
në drithma shpirti prek zëri i vëllait për vëllanë
rrëke gjaku përshkojnë Kadri Zekën,
fjala ngulfatet përtej çdo britme
mallkimi i Tokës ngjitet tempullit Ilir.

Një tis gjakimi ndez fanarë shpirti…

As shuhet, as tretet malli i nënës,
dashuria e nuseve fatprera shtegton me lotin…
Ç’janë ca gjeneralë, që pa ushtri bekojnë marshimin?!
Përtej zisë i ngrenë himne legjendës së vjedhur,
mbijetojnë në udhëkryqe të reja emër(t)imesh
hibride Karpatesh, s’i kapërthen as historia!

Të largëtat frymëzënie të vendlindjes!

Porosi jete gdhenden në epitaf…, Jusufi ngre zë:
Nëse këtë tokë e sheh ndonjëherë në ëndërr
lëri anash shenjtëritë dhe idealet e rastit,
në darka të gabuara mos u ul në sofër,
as në dialekte të përdhosura të gjuhës
fjalën tënde mos e thuaj kurrë, Bardhosh…

Heshtjes t’ia presim damarët e gjuhës!

Mos beso as në grimca lavdish,
emrin ruaje si drita e syve, Kadri Zekë!
Kosova, emër i shkruar në rrëfenja gjaku
është po i njëjti atdhe, ngritur mbi rrënoja
në sfond lulëkuqesh e shqiponjash…
mbretëria e dritës shtrin hijen më gjatë se jeta.
Të braktisën dallëndyshet me flatra diellore!
Kosovë…
Z.A.R

The post Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/03/22/dhe-dimri-po-iken-zejnepe-ali-rexhepi/ Sun, 22 Mar 2020 15:57:16 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2021 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poezi nga : Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi Gëzuar Ditën e Poezisë...

The post Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poezi nga : Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi

Gëzuar Ditën e Poezisë dhe Pranverës!

Dhe dimri po ikën

Ca ditë ruazore vargëzohen në mua
kur marsi të trokasë në portë
pranverash, e mbase ky behar
ka zjarrin e akullshkrirjes
mbi ngricën e zemrës tënde!

Ti hesht…
e akoma s’dukesh gjëkundi.

Në grimca malli t’u ndrydhën ëndjet
pranverave të hareshme më le
të shtegtoja e vetmuar ditëve të hirta,
shpresëhumbur
në imazhet e përthyera.

„Më mungon“ si kurorë fjalëyjesh
me ato të ëmblat tua pëshpërima
për dashuri…
për ne të dy,
harruar ecejakeve të kohës.

Pres t’më vish si një yll nga qielli shkëputur
a ndonjë grimcë meteori që sfidon rrëmbimthi
mungesat e mbrëmjeve të lodhura
dhe lutjet e mëngjeseve të brishta.
Më mirë me heshtjen tënde, sërish joshëse…

Edhe ashtu, dimri po ikën!

Z.A.R

The post Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>