Dërguar nga: Xheva Salihaj, Author at Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/author/xheva/ Poezi Laberia News Wed, 11 May 2022 04:56:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dërguar nga: Xheva Salihaj, Author at Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/author/xheva/ 32 32 Mos me vrisni shpirtin – Liri Leka https://poezi.laberianews.com/2022/05/11/mos-me-vrisni-shpirtin-liri-leka/ Wed, 11 May 2022 04:55:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23203 MOS ME VRISNI SHPIRTIN Mos me rrembeni shpirtin, mosni eshte hajnëri eshte pasuria ime qe...

The post Mos me vrisni shpirtin – Liri Leka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS ME VRISNI SHPIRTIN

Mos me rrembeni shpirtin,
mosni
eshte hajnëri
eshte pasuria ime qe kam
rritur me kujdes,
ujitur me lotë
me zjarr zemrash të njoma
qe nuk e gjen askund ne bote ,
Mos ma plagosni shpirtin,
mosni
eshte mekat
se eshte rrita ime
dhe nje dhurrate
falur nga këngët me iso,
nga lashtesite
nga buzet e diellit
nje urate.
Mos me cenoni shpirtin,
mosni
eshte pashpirtësi,
eshte melodi që larg jehon
peshperrime shprese
ne fluturim
që lartësitë zapton.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
nuk ka kuptim
se filize te rinj ai sharton
ne vrafshi nje, lindin te tjerë
dhe shpirti im
prapë lulezon.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
ju bej rixha
lereni te dergjet mbi lëngatë
te ngrihet e bjere mbi dhimjen time
si nje jehone,
e jo si pikellim.

Autore Liri Leka
SHBA

The post Mos me vrisni shpirtin – Liri Leka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/lufta-mbaroi-shefqet-dibrani%ef%bf%bc%ef%bf%bc/ Sun, 13 Feb 2022 07:38:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22627 Lufta mbaroi Lufta mbaroi Të gjithë u kthyen në fitimtar Edhe ata që betejat i...

The post Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta mbaroi

Lufta mbaroi
Të gjithë u kthyen në fitimtar
Edhe ata që betejat i sabotuan
Edhe ata që ishin në anën e armikut shekullor

Të tillët përvetësuan tokat e shtetit
Pallatet, fabrikat dhe gjithë pasurinë
Pastaj me epitetin “Hero i Gjallë”’?!” u zbukuruan

Të gjithë së bashku
Harbut dështakë dhe zuzarë
Festuan fitoren mbi varrët
E trimave të vrarë në fronte Lufte
Dhe mbi ato varre mbajtën fjalime të zjarrta

Luftëtari i vërtetë që luftoi në Luftë
Qëndronte kokë ulur përpara zuzarëve
Turpërohej kur ata blenin tokën e Atdheut
Për më pak se pesëdhjetë qindarka

Askush nuk e thotë, kush e shantazhoi Lirinë
Askush nuk e di cilët ishin kusarët
Por të gjithë e dimë se
Pasuria Kombëtare u shit lirë…
Më lirë se sa Liria që e solli Luftëtari

Skamja e kaploi popullin, dhe
Luftëtarin që në Beteja i la gjymtyrët
Ai s’ka para për t’i blerë ilaqet…
As bukën për t’i ushqyer fëmijet

Tash me paqen e fituar
Tallën dezertorët e luftës
Edhe ata që ishin në anën e armikut

Sot humbësit e luftës janë bërë milioner
Mercenarët diletant qirren në TV-të publike
Dhe tallen me LUFTËTARIN që na solli Lirinë

The post Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjesë… – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/ndjese-dhimiter-nica/ Sun, 14 Nov 2021 09:28:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22078 Ndjesë… Ju kërkojë ndjesë fëmijëve, që s’i bëra dot me shtëpi, ju kërkojë ndjesë prindërve...

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjesë…

Ju kërkojë ndjesë fëmijëve,
që s’i bëra dot me shtëpi,
ju kërkojë ndjesë prindërve
që s’u vete shpesh te varri…

I kërkojë ndjesë atdheut
(që në këtë tranzicion)
po ndërron njëri pas tjetrit
të marrë pas të marri…

Për fëmijët,prindërit,atdheun…
po e lë hapur zgavrën e gjoksit,
për ta patur strehë
e për të nxjerrë mallin…

© dhimnica,Selanik nëntor 2016.
Dhimiter Nica

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/burgu-i-dubraves-xhevdet-bajraj/ Mon, 01 Nov 2021 20:41:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22032 (Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)* GEFÄNGNIS DER DUBRAVA Jede Nacht zeichnete er ein...

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
(Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)*

GEFÄNGNIS DER DUBRAVA

Jede Nacht
zeichnete er ein Vogel
auf der Mauer seiner Gefängniszelle.
Doch am Morgen
fand er den Vogel nicht mehr dort.

Eines Nachts zeichnete er den Vogel an die Wand.
Er band ihm das eine Bein
mit einem dünnen Zwirnfaden.
Das andere Ende
band er an seine eigene Hand.

Am Morgen
blieb den Gefängniswärtern
die Spucke weg:
sie fanden die Zelle leer.

*Përkthyer nga Kurt Gostentschnigg, albanolog austriak.

BURGU I DUBRAVËS

Përnatë
e vizatonte një zog
në murin e qelisë së tij të burgut
por në mëngjes
nuk e gjente zogun aty

Një natë e vizatoi zogun në mur
ia lidhi njërën këmbë
me një fije të hollë të perit
dhe skajin tjetër
e lidhi për dorën e tij

Në mëngjes
gardianët e burgut
kishin mbetur gojëhapur
e gjetën qelinë e zbrazët

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni, 2021

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtimet – Petraq Kote https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/kujtimet-petraq-kote/ Mon, 01 Nov 2021 20:37:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22029 Kujtmet T’ më heqësh dhimbjet mua, vdes, ato më mbajnë gjall në jetë. …e ku...

The post Kujtimet – Petraq Kote appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtmet

T’ më heqësh dhimbjet mua, vdes,
ato më mbajnë gjall në jetë.
…e ku më pyetën dashuritë,
kur zemrën shpuan, ah, medet.

Një vuajtje që e paskam sot,
ka vjete me mua jeton.
o Zot, o Zot pse grinda ime,
ku rrinë ato gjithmonë kalon?!

@kotepetraq
Shtator 2019

The post Kujtimet – Petraq Kote appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa nishka` ndër sy .. – Zef Bardhi https://poezi.laberianews.com/2021/10/27/sa-nishka-nder-sy-zef-bardhi/ Wed, 27 Oct 2021 16:06:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21987 ~ .. sa nishka` ndër sy .. M’theri zemra nji nratje` vjeshtës së idhët, tuj...

The post Sa nishka` ndër sy .. – Zef Bardhi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
~ .. sa nishka` ndër sy ..

M’theri zemra nji nratje` vjeshtës së idhët,
tuj pa’ skaje udhve qytetse plluma të dekun,
si fmijët martirë vra Kosovës për jetë të lirë !

Thanë ishin viktimat e mjera të pandemisë,
– kishin ngranë thërmojna buke të helmëta,
-shpallim për flurimtarët e paqes ditën e zisë !

Mu kujtue fjala babës rritë jetim prej fminisë,
-njeriu duron sa banë zogu n’sy flokun` e erës,
mandej plas e thërmohet si palca e shpyrtit..!

ZNB. Mr. Alb.

The post Sa nishka` ndër sy .. – Zef Bardhi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/amaneti-i-perjetesise-ne-token-pellazge-sahit-ymeri/ Fri, 15 Oct 2021 13:02:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21825 E premte, më 2 tetor 2020, në orën 22:00 Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge...

The post Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E premte, më 2 tetor 2020, në orën 22:00

Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge

Kush na ishte ky personalitet?
Që la amanet, në Shqipëri të përjetësohet,
Amshohet më të bukurin vend të shqiponjave,
Aty ku soditet nga lartësitë, aty ku rrezatimi i diellit,
Zgjatë më shumë se në çdo vend tjetër, në Evropë.

Ishte, ky, ROBERT ELSIE,
Aty, ku pellazgët bënë jetën
Aty, ku ilirët shtruan qilimin
Aty, ku arbërorët bënë kulturën
Aty, ku Homeri thuri Iliadën

Befasi apo çudi, një kanadez kërkoi
Që në përjetësi të amshohet në tokën shqiptare
Vallë për çfarë, çfarë kuptoi, çfarë kërkoi
Çfarë punoi, çfarë ia përflaku zemrën këtij
Për truallin e përshpirtnisë së zemrës së tij

Kanadezi që prehet përjetësisht në Alpet Shqiptare
I mrekullueshmi i albanologjisë Robert Elsie
Antropolog prej mjeshtëri mahnitës, katedër e paemëruar,
Akademi e pashpallur, enciklopedik i vërtetë i Shqipërisë.

Në gjithë trojet e shqiptarisë bëri mrekulli
I studioi i mbëltoi libra e libra për secilin vend
Aty ku qëndroi, la begati, la amësi të shqiptarisë
Dialekt pas dialektit te të gjithave treva

Si në Çamëri e në Greqi arvanitasit,
Skaj i skajit të shqiptarisë në jug
Si dhe në Turqi arnautët që janë shqiptarët
Sa Gadishulli Ilirik, që u bëri regjistrime

Çdo pjesë e studioi, pikë për pikë, në veçanti
Në Shqipëri, aty ku koka e mendja, mu në mes janë,
Arbëreshët në Italinë e Jugut dhe në Dalmaci,
Atje ku tradita e Skënderbeut jeton e vepron

Në Dardani, ku e kishin okupuar sllavët,
që më 2008 u mëvetësua veçse gjysma
pa Medvegjën, Bujanocin e Preshevën
Sanxhakun e Nishit që ishin treva të shqiptarisë

Si dhe Pazari i Ri e në Mal të Zi e Serbi
Aty ku lanë gjurmë e u asimiluan nga ardhacakët
Në Maqedoninë e Veriut të sotëm,
Aty ku lindi Aleksandri i Madh

Krijoi antologji të prozës e të poezisë shqipe,
Nga të burgosurit shqiptarë, shkak i politikës ditore
Po pse ky albanolog danez e shkencëtar e deshi Shqipërinë?,
Po pse, ne, vetveten nuk e duam, si ky, Elsie?

Çfarë veçorie, çfarë krenarie e thellësie shpirti i tij pati?
Për merita të veçanta, iu dha edhe pasaporta e Shqipërisë,
si meritë e punës së tij të palodhshme.
Prehet në malet e Veriut tonë, pranë kishës në Theth.

Sahit Ymeri

The post Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natè dimnore… – Zef Bardhi https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/nate-dimnore-zef-bardhi/ Fri, 15 Oct 2021 12:59:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21823 Natè dimnore .. Thozash tè prefta si dalta kocish` t’hershme, shkèrmonte idhnuèshèm natès sè vonè,...

The post Natè dimnore… – Zef Bardhi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natè dimnore ..

Thozash tè prefta si dalta kocish` t’hershme,
shkèrmonte idhnuèshèm natès sè vonè,
shkruente unshèm dhelpna egèr e breshtès`

Lqenit zanave qi’ nisè ka qysh’ heret me ngrijè
nji fjalè t’pa thanè kurrè sermit akllit t’hollè ,
unè’ i vrej’ krejt florinit tè murdhizun vetmisè,

Tè dy lahena florinit t’hanès tu’u pa sy nèr’ sy,
qi’ stèrpik qjell e tokè dridhna unshèm njisoj,
tuj’pa troftèn pikaloshe si skepton me marr frymè !

ZNB. Mr. Alb.

The post Natè dimnore… – Zef Bardhi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Une e ti – Pjerin Ndreka https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/une-e-ti-pjerin-ndreka/ Fri, 15 Oct 2021 12:57:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21821 Une e t i Unë e ti i shkapërcejmë stinët dy ka dy Gjethet vdesin...

The post Une e ti – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Une e t i

Unë e ti i shkapërcejmë stinët dy ka dy
Gjethet vdesin e jeta ngrihet akull.
Po nji flakë e brishtë mbrendë në shpirt
ka me e shkri kujtimin n’pranverën që presim.

Pse t’i hapim guackat e dyshimit kur buzëqeshja del prej shpirtit!
N’tempullin e mëshirës asht pikturue buzëqeshja jote.
A ta marr si ikonë me u adhurue për ditë çdo të dalun dielli,
a si perëndi e rrejshme që të thrret drejt mkatit?!

Pier Kolond

The post Une e ti – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dita e fundit me nënën – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/10/09/dita-e-fundit-me-nenen-martin-cuni/ Sat, 09 Oct 2021 06:29:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21734 Martin Çuni Dita e fundit me nënën (Përcjellja në banesën e fundit) Nënë, po të...

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Martin Çuni
Dita e fundit me nënën
(Përcjellja në banesën e fundit)

Nënë, po të shoqëroj
Deri në vendlindjen tënde.
Askënd nuk e lejoj kësaj here
Të jetë më afër, pranë teje se unë.
Ke vuajtur shumë për mua nanoke,
Dhe kurrë s`u lakove as nuk u lodhe!
Kurrë nuk bëre if as of, hasjane,
Ballëhapur e stoike para furtunave.
Ballit rrudha që nuk u shpaluan kurrë!
Sa vuajte përjetove, për djalin
Si shumë nëna tona shqiptare;
Nga Adami shqiptar e këndej!
Dyerve të burgjeve,
Dyerve të zyrtarëve,
“Tanë” dhe të huaj;
Nëntë vite prite me durim!
Gjakove rrugëve e koridoreve të burgjeve:
Të Prishtinës, të Prokupjes e të Nishit!
Hej, nëntë vjet me trastë në shpinë!
E rrugëve të Prishtinës
Pas nipit e pas mbesës
E te këmba e nuses të djalit të vetëm.
E more edhe rrugën bjeshkëve të lirisë
Të zemrës së Kosovës – Ndrenikës-Drenicës,
Të vizitosh bijtë tu e tët bir ushtarë,
E u qëndrove te këmba Agronit e Teutës,
Kalvarit të shqiptarëve Prishtinë – Maqedoni!

Kësaj here, unë po të qëndroj pranë
Në rrugën tënde të fundit për vendlindje,
Të pushosh e qetë, në Ujzin e Hasit tonë.
Dielli do ta puthë atë copë toke
Ku do pushosh ti Nënaloke!
Dita e fundit në këtë botë,
Dita e fundit e nata e varrit
Në tokën tonë të të parit.
Të djegur , të përvëluar
Nga vandalët e kanibalët!
Nga tumula e fundit
Eshtërat i luajtën nga varri
Të ilirit të bardhë disamijëvjeçarë!

Nënë, të erdhën edhe shumë miqë
Shumë djem e vajza si tutë!
Shumë të afërm të gjakut e të gjenit.
Miqë vëllezër e motra
Nga Shkupi e këndej,
Nga Malësia e këndej,
Nga Presheva e këndej,
Shqipëri e diasporë.

Nënë lamtumirë të them
Vafsha rrugës tënde,
Me përcjellje madhështore si Ti!
E çfarë të tha biri i Drenicës,
Gjeneral Shaban Shala, këtë ditë?
“Kjo nuk është vetëm nënë e Martinit,
Kjo është nënë e të gjithë shokëve tanë,
Kjo është Nënëmadhe shqiptare”!

Nënë thoshe: “rrugët të çojnë gjithkah,
Po edhe rrugët janë gjithëfare!
Po hype në krahë të mizës
Ato të çojnë edhe në turp!
Lum ai që e merr të drejtën
Kurrë nuk do të humbet”!
*************
(Rrugë Prishtinë – Ujzi i Hasit, 04 tetor 2011, – në automorg.)
Publikohet në shenjë kujtimi të 10 vjetorit të vdekjes së nënës time.

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>