Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS ME VRISNI SHPIRTIN

Mos me rrembeni shpirtin,
mosni
eshte hajnëri
eshte pasuria ime qe kam
rritur me kujdes,
ujitur me lotë
me zjarr zemrash të njoma
qe nuk e gjen askund ne bote ,
Mos ma plagosni shpirtin,
mosni
eshte mekat
se eshte rrita ime
dhe nje dhurrate
falur nga këngët me iso,
nga lashtesite
nga buzet e diellit
nje urate.
Mos me cenoni shpirtin,
mosni
eshte pashpirtësi,
eshte melodi që larg jehon
peshperrime shprese
ne fluturim
që lartësitë zapton.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
nuk ka kuptim
se filize te rinj ai sharton
ne vrafshi nje, lindin te tjerë
dhe shpirti im
prapë lulezon.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
ju bej rixha
lereni te dergjet mbi lëngatë
te ngrihet e bjere mbi dhimjen time
si nje jehone,
e jo si pikellim.

Autore Liri Leka
SHBA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com