Abdi Përgjegja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/abdi-pergjegja/ Poezi Laberia News Sun, 15 Nov 2020 11:32:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Abdi Përgjegja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/abdi-pergjegja/ 32 32 Art kontemporan! – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/art-kontemporan-abdi-pergjegja/ Sun, 15 Nov 2020 11:32:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14644 Art kontemporan ! Keqas po e mashtrojnë njëritjetrin poetët, me nji formë “moderne të bukur...

The post Art kontemporan! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Art kontemporan !

Keqas
po e mashtrojnë njëritjetrin poetët,
me nji formë “moderne të bukur intelektuale”!
Mjafton ti lexosh si masturbohen nëpër komente,
kush të shkruaj ma shumë fjalë të pakuptueshme e të recitoj në forma teatrale !

Keqas
po e miklojnë poetet njëra tjetrën,
sa fjalori i lezbizmit është aq i varfër e mjeran !
Dhe kanë të drejtë kur thonë ke mbet me të vjetrën,
pastaj të shkruajnë sms :”ajo s’ka lidhje me artin la nam..”

Keqas
po gënjejmë lexuesin e vetveten,
demek ky na qenka arti bashkëkohor kontemporan !
Askush për be nuk shkruan as thotë të vërtetën,
a thua se nuk jetojmë në tokë por në Hanë !

Abdi Përgjegja
Shkodër.13.11.2017. — në Shkodër, Albania

The post Art kontemporan! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lura – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/lura-abdi-pergjegja/ Sun, 15 Nov 2020 11:08:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14636 Lura O zemra e vogël. Po bëhen tre muaj që erdhe në këtë jetë… Po...

The post Lura – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lura
O zemra e vogël.
Po bëhen tre muaj që erdhe në këtë jetë…
Po kaq që unë vuaj me ta qëndis me fjalë shpirti një vjershë.
E veç kur të rritesh do ta kuptosh pse e shkruajta me kaq vonesë..!
Prindërit e tu kishin frikë me të drejtë,
një mrekulli të tillë ta bënin publike në internet.
Çdo kohë vogëlushe ka Djajtë e vetë.
Tash jetojmë në kohën kur syri i keq
i merr mësyshë mrekullitë
e ti je Mrekullia që qesh.

Lura
Ende pa lind të kam dashtë..
Nuk është gënjeshtër ndaj mos qesh.
Ka edhe një Lurë tjetër
shumë herë se Ne më të vjetër,
më të lashtë.
Mrekulli natyrore
që në pak vjet syri i keq
e bëri eshkë.
Por ndryshe nga ajo
Ti je mrekullia njerëzore,
Mrekullia që qesh.

Je Jetë.

Lura
Kur të rritesh do të kuptosh.
Asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë.
As emri i Hajlës
As emri yt.
Dy emrat bashkë.
Dy motra,
Simbolikë e Kombit tonë të lashtë
Si dy Kokat tek Shqiponja.
Hajla në Kosovë
Lura në Shqipëri.
Dy në Nji
Bashkim
Liri.

Abdi Përgjegja

The post Lura – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hana si Nana – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/hana-si-nana-abdi-pergjegja/ Sun, 15 Nov 2020 10:45:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14625 Hana si Nana. Si nji bishtuk i vjetër me pikën e fundit të vajit, i...

The post Hana si Nana – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hana si Nana.

Si nji bishtuk i vjetër
me pikën e fundit të vajit,
i ndezi yjet hana kët natë.

Pastaj pa u ndjerë
ashtu si çapitet nana,
iku lehtë-lehtë me fjetë.

Kështu ban Hana
natë për natë sa herë
vjen në mramje terri.

Në nadje çohet heret,
mbledh yjet prej frikës
mos t’ja djeg dielli…

Prandaj
e ka emrin Hanë.
Kujdeset për yjet
si për fëmijët nji Nanë.

Abdi Përgjegja
Shkodër.14.11.2014.

The post Hana si Nana – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puthja e trëndafilit – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/puthja-e-trendafilit-abdi-pergjegja/ Sat, 14 Nov 2020 16:47:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14606 Lirikë. Puthja e trëndafilit. Do mërziteshe mikja ime, nëse të deklaroj me poezi. Shpesh shoh...

The post Puthja e trëndafilit – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lirikë.

Puthja e trëndafilit.

Do mërziteshe mikja ime,
nëse të deklaroj me poezi.
Shpesh shoh natën në vegime,
kur bashkë bëmë dashuri !

Mos u përpiq ta mohosh,
jam hutaq mirë se mbaj mend.
Më the:”mos do më lëndosh,
është herë e parë do më dhemb”.

Unë i sigurtë në pasiguri,
në çast m’u duk vetja poet.
Dhembje ka por se vuan ti,
e në gjoks mu ngul një gjemb.

S’ndjeja dhimbje prej delirit,
më lart u zgjata të të prek.
Kjo ishte puthja e trendafilit
s’di të gëzon më fort a vret.

Abdi Përgjegja

The post Puthja e trëndafilit – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Panair – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/panair-abdi-pergjegja/ Sat, 14 Nov 2020 12:30:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14553 Panair. Të gjithë e dimë çdo të thotë Panair, megjithatë hapa fjalorin. Tre shpjegime lexova...

The post Panair – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Panair.

Të gjithë e dimë
çdo të thotë Panair,
megjithatë hapa fjalorin.
Tre shpjegime lexova me një frymë,
të trija në thelb kanë pazarin.

Po fjala pazar
vallë të jetë shqip,
të rihap fjalorin prap m’u desh.
Ajo çka lexova lexues të mirë,
është pak të them më bëri të qesh.

Që ti shkojmë
deri në fund fjalës,
c’èshtè Pazari,apo Panairi.
Mjafton të kujtoni tregun e Zdralës,
shitet i pari kush është më i liri.

Abdi Përgjegja

The post Panair – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos gjyko… – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/12/mos-gjyko-abdi-pergjegja/ Thu, 12 Nov 2020 20:47:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14526 Mos gjyko… Nëse zbathur s’ke ecur ndonjeherë, e me lotin e njelm etjen s’ke shuar....

The post Mos gjyko… – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos gjyko…

Nëse
zbathur s’ke ecur ndonjeherë,
e me lotin e njelm etjen s’ke shuar.
Nëse s’ke trokitur kurre në një derë,
për ndihmë apo punë duke kërkuar…!

Nese
mokra e stomakut s’ka bluar gurë,
e prej diellit s’ke mundur me hap sytë.
Nëse ske provu të gushtit temperaturë,
por plazheve e ke kaluar duke u flladitë…!

Nëse s’di
ç’është fëmija e gruaja pa bukë….!
Mos guxo t’më gjykosh o i shkretë.
Vetëm kush s’ka gram truri në kokë,
e kalliri pa kokërra mbajnë kryet përpjetë.

Abdi Përgjegja
Shkodër.2012

The post Mos gjyko… – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Poezi pa tematikë” – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/09/poezi-pa-tematike-abdi-pergjegja/ Mon, 09 Nov 2020 21:15:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14390 “Poezi pa tematikë”.* Me një fletore me vjersha, u takuam për herë të parë. Kujtoj...

The post “Poezi pa tematikë” – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Poezi pa tematikë”.*

Me një fletore me vjersha,
u takuam për herë të parë.
Kujtoj si m’ngriu buzqeshja,
“për Partinë,s’lexova asnjë varg”.

U ndanë rrugët tona atë ditë,
secili mori rrugën e vet në jetë.
Poezitë e mia nuk kishin tematikè,
s’bëhej “llaf” për botim në gazetë.

Pas shumë vitesh në teatër,
e pash një natë rastësisht.
Nuk më foli e kaloj kaq afër
u ndjeva keq për herë të dytë.

Duke “lundruar” në internet,
emrin e tij e lexova në një vjershë.
Nuk i dihet kur bëhet njeriu poet,
ish miku u bë gjashtëdhjetë vjeç.

N’çast mu kujtua fletorja me vjersha,
“sekuestruar”me vargje rinore pa tematikë !
Gjithë qënien ma pushtoj buzëqeshja,
pakë më ndryshe kishin dalë në dritë !

Abdi Përgjegja

The post “Poezi pa tematikë” – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/fjala-gerryen-dhemballen-abdi-pergjegja/ Sun, 08 Nov 2020 10:24:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14325 Fjala gërryen dhëmballën . Dhëmballët po rrënohen një nga një, nga bluarja e fjalëve ndër...

The post Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala gërryen dhëmballën .

Dhëmballët po rrënohen një nga një,
nga bluarja e fjalëve ndër vite e dekada…
U nxinë e gërryen pa nxjerr kurrë zë
si pika gurin mi biroj me durim fjala…

Nuk po qaj me varg dhëmballët,
as dhimbjen kur shkërmoqen si gurë të djegur…
Jam në merak se si do t’ja bëj me fjalët,
kam frikë se në vargje do vijnë pa u pjekur…

Se fjala është si tulla që bën murin,
që të jetë i fortë muri duhen djegur mirë…
E një gojë pa dhëmballë e korit burrin,
se fjala pa u matur merr rrugën në hapsirë…

Tullë e padjegur e rrezikon shtëpinë,
mund të zënë brenda edhe vetë ndërtuesin.
Ashtu fjala e pamatur largon miqësinë,
viktimë bën një ditë edhe vetë shkruesin…

Abdi Përgjegja

The post Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër vetes ! – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/leter-vetes-abdi-pergjegja/ Sat, 07 Nov 2020 21:14:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14301 Letër vetes ! Kur vargu duket si qënie pa shpirt, e fjala në rresht sikur...

The post Letër vetes ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër vetes !

Kur vargu
duket si qënie pa shpirt,
e fjala në rresht sikur s’merr frymë !
Është koha të ndërrosh stil o Përgjegjë,
Arti nuk bëhet me vargje anemikë !

Kur vargu
duket sikur miqt i vret,
e fjala në rresht si ushtar pa kapele
Është koha të ndryshosh stil o Pergjegjë,
se po dukesh si dhia ndër dele..!

Kështu i thashë
vetes sot mbasdite,
tek rrekesha të shkruaj në mbrëmje.
Shpejt do të mbetesh pa miq e pa mike,
s’do kesh me kë t’ndash,kënaqesi as dhembje !

Abdi Përgjegja

The post Letër vetes ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje në shi – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/vargje-ne-shi-abdi-pergjegja/ Sat, 07 Nov 2020 17:46:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14257 Vargje në shi Asnjë kompozitor s’mund ta kompozoj melodinë e shiut, që luhet këtë mbrëmje....

The post Vargje në shi – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje në shi

Asnjë kompozitor
s’mund ta kompozoj melodinë e shiut,
që luhet këtë mbrëmje.
Asnjë poet s’mund ta shprehi me poezi.
Vetëm Retë e dinë që shtrydhen me dhembje,
e qiriu që shkrihet për të ndri.

Asnjë orkestër
s’mund ta luaj këtë melodi.
Asnjë këngtar s’mund ta këndoj këtë këngë.
Vëtëm një nënë që për foshnjën nuk ka gji,
mund ta këndoj me notat e dhimbjes këtë brengë.

As unë
s’mund të vazhdoj,
të tjerrë vargje pa muzikë të shkruaj.
Shiu siç nisi befasisht ndaloj,
ndoshta që këtë muzikë
me vargje as nota askush t’mos e luaj.

Abdi Përgjegja

The post Vargje në shi – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>