Vargje në shi – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vargje në shi

Asnjë kompozitor
s’mund ta kompozoj melodinë e shiut,
që luhet këtë mbrëmje.
Asnjë poet s’mund ta shprehi me poezi.
Vetëm Retë e dinë që shtrydhen me dhembje,
e qiriu që shkrihet për të ndri.

Asnjë orkestër
s’mund ta luaj këtë melodi.
Asnjë këngtar s’mund ta këndoj këtë këngë.
Vëtëm një nënë që për foshnjën nuk ka gji,
mund ta këndoj me notat e dhimbjes këtë brengë.

As unë
s’mund të vazhdoj,
të tjerrë vargje pa muzikë të shkruaj.
Shiu siç nisi befasisht ndaloj,
ndoshta që këtë muzikë
me vargje as nota askush t’mos e luaj.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com