Agim Desku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agim-desku/ Poezi Laberia News Sun, 26 Dec 2021 19:26:24 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Agim Desku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agim-desku/ 32 32 Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/ah-shqipni-mos-thuaj-mbarova-agim-desku/ Sun, 26 Dec 2021 19:26:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22396 AH…SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA ( Dervish Shaqa) Se nga shpata e Gjergjit sot e gëzon...

The post Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AH…SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA
( Dervish Shaqa)
Se nga shpata e Gjergjit sot e gëzon lirinë Evropë

Sot u nisa të eci udhëve që s’kanë fillim as fund
T’i shoh buzëqeshjet e atdheut
Të lëna metropoleve evropiane

Ka një mijë vjet që jam nisur
Rrugës Via Egnatia
Ta takoj Evropën plakë
Me albanët të përqafohem burrërisht

Pranë lapidarit të Herman Hese
Pi dhe dehem pak me vargun e tij

Buzëqeshjen nuk e harrova
Kur e dëgjova këngën

Ah…Shqipni mos thuaj mbarova

Isha i narrë apo hero
Që të ngrìta mbi re Evropë

Sërish nën të njëjtin diell jetojmë
Por të njëjtë nuk jemi
Si njërëz fytyrat na dallojnë

Unë luftoj për dashuri të lirisë
Dhe vrapoj pas teje të të shoh
Si të rri kryqëzimi
Që dikur Gjergji im ta fali

Nëse vdekja e jonë
Ishte liri për ty Evropë
Prapë dua të pi
Dhe të luftoi si luftëtar i lirisë

Eh,sa herë mendova
T’i shëroj plagët e ndarjeve
Që kurrë s ‘më lanë rahat

E di se do iku një ditë nga kjo botë
Mos harro se do ta them unë
Se nga shpata e Gjergjit
Sot Evropë e gëzon lirinë e plotë.
Shtutgard,23 dhjetor 2018 AGIM DESKU

The post Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/ne-drenikedrenice-te-baci-adem-agim-desku/ Thu, 11 Mar 2021 16:34:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18124 Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem Fli edhe sonte se Bac u Krye Kulla e Prekazit...

The post Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem

Fli edhe sonte se Bac u Krye
Kulla e Prekazit le të rri flakë e ndezur
Ëndrrat e marsit të më rrijnë të krisura
Dua të më thërrasin në dyluftim zotnat

Le të masën me zemrat tona
A kanë ende fuqi legjendat

Nëse kohët prapë ringjallën
Për të cilat u flijove Bac
Në cilën frymë shpirti ruhet
Nata e zjarreve

Sonte Nata e Zjarreve qenka mbushur
me miliona pëllumba
Fluturojnë me emrin tënd të lirë

Në Drenikë
krijuam një mbretëri pëllumbash të lirë
Që s´do të këtë më armik t´i zhduk nga qielli i shqipeve

Retë nëse nuk më sjellin shi
Le të mos sjellin as stuhi vrastare

Secilën pëllëmbë e tokës e lidhe me jetën burrëroe të shqipeve
Dhe shekuj le ta harrojnë se fuqinë e bashkuar do të na marrin

Kurrë nuk të mposhten ty as me fisin tënd bac Adem
Nuk harroj kur lodronin mbi trupin tim të gjallë
Dhe sa herë më pështyen sikur të isha unë palço

Nuk vdesim kurrë ma
Jemi shndërruar në pëllumba ozoni
Qielli dhe retë ende janë plagë e pesë shekujve
Kur perandorët dikur sundonin dhe asnjë zot nuk na kanë lënë për neve

Sonte jemi zgjuar bashkë me ëndrrat
Fluturojmë herë unë e herë atdheu

Nëse më është thënë
Para se të jetohet
Më mirë të luftohet

Jeto ose lufto
Vallë është e njëjta

E vërteta e dhembjes sonë mijëvjeqare.

Mars 2018-Mars 2021 AGIM DESKU

The post Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/nje-enderr-a-lutje-ndryshe-agim-desku/ Sat, 09 Jan 2021 09:52:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16365 NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE Sot u ndava nga zotnat që të mbijetoj toka ime...

The post Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE

Sot u ndava nga zotnat
që të mbijetoj toka ime e lirë

Në ëndrra nuk dua kurrë të dashuroj
Kur kam një copë zemre të ndarë padrejtësisht

S’kanë fuqi më perandorët
të ëndërrojnë mitet e lashtësisë
As yjët nuk bëhen mëkatar
në udhën për tek dheu i parë i shejtë.

Sonte krijova çelësin
e pentagrameve betoveniane
Të shndērrohem në lutje
Udhēs se kombit ,,Ibrahim Rugova”.

Toka dhe unë po ngritëmi në hymn të gjallë lulesh.

Dheun e saj e ruaj nga mallkimet qyqare
Peng i secilës dua të jem tërë jetën

Edhe sonte keni kohë të festoni
në dasmën e djajëve
Të gjithë demonët e botës bëhuni bashkë në lamtumirën e fundit

Lutjet i krijova sonte
për t’iu shndërruar në shkrumë e hi
Ndersa heronjtë i shndërrova
në emrin e horoinës Marie Shllaku

Ah,populli im
Sa shumë heronj i fale tokës dhe Zotit
Pēr dashurinë krijove donzhuan tē krisur

Lutjet për shërimin e dhembjeve m’i pranuan
Nëse kanë gjakun dhe gjuhën e Shote Galicës.

Kalf,O6 Janar 2019 -janar 2021 AGIM DESKU

The post Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dosja N – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/10/01/dosja-n-agim-desku/ Thu, 01 Oct 2020 20:33:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12964 DOSJA N Fshehtësitë t’i di Edhe nga cilët perandorë më vijnë E di jetën e...

The post Dosja N – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DOSJA N

Fshehtësitë t’i di
Edhe nga cilët perandorë më vijnë

E di jetën e bërë ferr të zi

Sa herë vimë në këtë botë
Aq herë na prangosëshin si robot

Kam besue të shoh në liri
Veç ditë të bardhë
Asgje nga ferri
As korba të zi

Pas lufte kam mendue
Në një Shqipëri të bekuar
Me shpirt e zemër të bashkuar

Ku bukës i thonë bukë
E ujkut ujk

Mezi e kam pritë ditën e bardhë
Kur çlirimtarët t’i puthim në ballë

Dhe pas pesë shekujve të betejave t’ferrit
Të ngritim dolli si dikur për një Shqipëri.

29 shtator 2020 AGIM DESKU

The post Dosja N – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Itaka – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/itaka-agim-desku/ Wed, 23 Sep 2020 18:45:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12685 ITAKA Nëse sërish i duhemi fjalës së artë Para syve të agimit të jemi t’zgjuar...

The post Itaka – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ITAKA

Nëse sërish i duhemi fjalës së artë
Para syve të agimit të jemi t’zgjuar
Me diellin do t’i pëlcasim zotnat
E marrë është Itaka pse u bë tokë e huaj

Nuk vdiçem edhe kur e vërbuan Homerin
Gjallë na mbajti flaka e qiriut të Naimit
Asnjë fuqi djajësh nuk na munden
Pse patëm besë e fe edhe para Krishti

Dhe një atdhe ku zot e mbret ishim vet

Asgjë e bukur nuk i përngjanë fatziut
Kur fytyrën e barazon më të tradhtarit
E na iku Itaka deri sa lindën luftëtarët
S’është vonë t’i mundim këta birë zagarët

Legjendat e thonë sa herë na ikën zotnat
Dhe ç’na vrau krenaria kur ishim vetë diell
U lamë në detin e plagëve të Gj.E.Alisë
Det kryqzimi i shpatave për çdo bajloz

Do të ju rrëfej brezave Lulin e Migjenit
Krenarinë e vdekjes burrërisht për Doruntinën
Kam besim në ngrohtësinë e diellit
Të eci i lirë Rrugës së Kombit tim.

23 shtator 2020 AGIM DESKU

The post Itaka – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thembra e Akilit – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/21/thembra-e-akilit-agim-desku/ Mon, 21 Sep 2020 16:11:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12634 THEMBRA E AKILIT apo e shfletoj historinë Larg e shfletoj historinë Pluhurin çdo ditë ia...

The post Thembra e Akilit – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THEMBRA E AKILIT
apo e shfletoj historinë

Larg
e shfletoj historinë
Pluhurin çdo ditë ia fshi

Kam frikë
nëse s’di ta ruaj
Të ma vërshoj
ndonjë lumë i huaj

Këmbëkryq
i rri historisë sime
E përqafoj
dhe e puthi n’ballë

Krenohem për betejat
që na i ka falë
Duke shërue plagë
deri këtu kemi ardhë

Pa i harrue betejat
e shekujve të Gjergjit
Që emrin tim
ta thërras të lirë
Agim

Më duhet ta mbaj
besën e Konstadinit
Ta shoh
a është gjallë

Apo rron veç thembra e Akilit.

21 shtator 2020 AGIM DESKU

The post Thembra e Akilit – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çfarë gote të ngriti – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/cfare-gote-te-ngriti-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 20:08:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12179 ÇFARË GOTË TË NGRITI Sot s’di çfarë gote të ngriti Mendova një gotë verë për...

The post Çfarë gote të ngriti – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇFARË GOTË TË NGRITI

Sot s’di çfarë gote të ngriti
Mendova një gotë verë për Çamëri
Një për Preshevë e Malësì
Për Mitrovicën e harruar do të dehëm

Në gotën time s’ka verë as raki
E kanë mbushur dhembje e mërzi
Bota s’çanë kokën nëse unë kam plagë
Çmendem a festoj për të është njëjtë

Gotës i paskan hedhur veç pak plagë
T’i dyfishoj plagët që s’kanë shërim
Si ta ngriti këtë gotë t’thyer copë e grimë
Seç i ngjanë atdheut jeta e poetit të lire

I kërkova gotës të mos mbushët çmendi
Edhe pse nuk do të jetohet pa këtë “liri”
T’i kisha grushtat e Migjenit e fuqinë e Prometheut
Valë deti t’i bëja dhembjet tua atdheut

Më duhet të qëndroj e të bëhem Promethe
Ikja s’më ngjanë në burrëninë time
Veç dashnia që mbajnë shqipet në gji
Më mbushin gotën e më falin liri.

The post Çfarë gote të ngriti – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqip t’bërtas – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/shqip-tbertas-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 19:57:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12172 SHQIP T’BËRTAS A m’i huazon motër nëntë plagët e Gjergjit Të ngritëm shkallëve për tek...

The post Shqip t’bërtas – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHQIP T’BËRTAS

A m’i huazon motër nëntë plagët e Gjergjit
Të ngritëm shkallëve për tek dielli
E di se kush më rri në atë pjesë t’botës
Të rr lart o të mbytëm në fundin e gotës

Mos u merakos për flakën nëse na djeg
Asnjë fuqi e stuhive s’ka për të na rrxue
Të bërtas sa n’qiell yjet më u ba bashkë
Pesë shekujt e ferrit n’dhe kam më i palue

Edhe ëndrrat kam në det më i gjue
Veç kujtimet n’dry më duhet më i lanë
Nëse sërish lind n’këto troje ndonjë zanë
Besë atdheu e fjalë hyjnish kam më i dhanë

Kam më të bërtit shqip si dragua
T’shoh luftëtare si e shuan etjen n’krua
Ah sa mirë e ruan besën e Konstadinit
E mbështjell me fjalë e trëndafila të prillit

Të bërtas më shumë se Erna s’kam fuqi
Në varg poeti si s’kllav më më qef rri
T’i them diellit digje atë botë të mëkatit
Mëkat që ia ndave në dysh dashninë fatit.

The post Shqip t’bërtas – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satelitët – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/satelitet-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 14:25:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12165 SATELITËT Satelitët s’kanë kohë të sillën rreth botës T’rrotullohen rreth meje thot babai Zenun Pa...

The post Satelitët – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SATELITËT
Satelitët s’kanë kohë të sillën rreth botës
T’rrotullohen rreth meje thot babai Zenun
Pa frikë thoshte se bota e vertet jam unë
I kam parë tek fluturonin me vet ufot

Thonë të sakrifikohen për diçka t’shejtë
E duan lirinë veç për fëmijë të lagjes t’vet
Të fluturojnë qiellit kanë frikë të digjen
N’ditaret e mbrëmjes janë lajme t’veçanta

Tani bota i ka hedhur satelitët në gjithësi
Nei kemi hedhur t’i gjujmë shtrigat n’liri
Njeriu sot jeton si fytyrë bardhë a i zi
Lgjet e fizikës na i humben ato të traditës

Mbretëri e tokës të mbesim u sakrifikuan
Edhe detin e bëmë me dhembje Titaniku
Nga çfarë ngjajmë ma askush nuk e di
Ishte natë kur kafshuam mollën e Adamit

Nuk u skuqem se ishim kalorës Venediku
S’di çfarë dhembje rrinte nën Titanikun
Zanat për një çast gjetën portën e ikjes
Mbetëmnë shoqëri me orët e liga.

The post Satelitët – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fundi i perandorëve – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/fundi-i-perandoreve-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 07:58:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12147 FUNDI I PERANDORËVE Sonte më mungon gjuha e Naimit Ajo kënga e bukur e Mjedës...

The post Fundi i perandorëve – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FUNDI I PERANDORËVE

Sonte më mungon gjuha e Naimit
Ajo kënga e bukur e Mjedës dhe e bilbilit
Ndoshta një ditë me vargje të flas
Atëherë dua deri në qiell i lirë të bërtas

Tkam kërkue leje për dritë të diellit
T
i dal n`ballë demonve të marrëzisë
Mos më ia lujtë kurrë ma plagët e Gjergjit
Perandorët këtu e kanë fundin e tradhtisë

Derisa fryma e Fishtës t’më mbanë gjallë
S’kam më pasë frikë më u ndi shqiptar
Kurrë pa i njohur pesë shekujt e tmerrit
Thua se nuk di Evropa jetën tonë të ferrit

Vallë a jetohet si popull i sharë e i ndarë
Sikur e humbem gjenin e bukur shqiptar
Por kësaj toke çdo ditë i lindin zana
Dhe disa jetojnë në qiell t’shndrruar n’diell

Kurrë të vetmuar pa e lenë si nënën
Në pllembë të dorës ia vizatojmë ëndrrën
E bëjmë nuse ma të mirën në mbretëri
Dua t’i ngjanë ma të bukurës hyjri.

The post Fundi i perandorëve – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>