Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AH…SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA
( Dervish Shaqa)
Se nga shpata e Gjergjit sot e gëzon lirinë Evropë

Sot u nisa të eci udhëve që s’kanë fillim as fund
T’i shoh buzëqeshjet e atdheut
Të lëna metropoleve evropiane

Ka një mijë vjet që jam nisur
Rrugës Via Egnatia
Ta takoj Evropën plakë
Me albanët të përqafohem burrërisht

Pranë lapidarit të Herman Hese
Pi dhe dehem pak me vargun e tij

Buzëqeshjen nuk e harrova
Kur e dëgjova këngën

Ah…Shqipni mos thuaj mbarova

Isha i narrë apo hero
Që të ngrìta mbi re Evropë

Sërish nën të njëjtin diell jetojmë
Por të njëjtë nuk jemi
Si njërëz fytyrat na dallojnë

Unë luftoj për dashuri të lirisë
Dhe vrapoj pas teje të të shoh
Si të rri kryqëzimi
Që dikur Gjergji im ta fali

Nëse vdekja e jonë
Ishte liri për ty Evropë
Prapë dua të pi
Dhe të luftoi si luftëtar i lirisë

Eh,sa herë mendova
T’i shëroj plagët e ndarjeve
Që kurrë s ‘më lanë rahat

E di se do iku një ditë nga kjo botë
Mos harro se do ta them unë
Se nga shpata e Gjergjit
Sot Evropë e gëzon lirinë e plotë.
Shtutgard,23 dhjetor 2018 AGIM DESKU

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com