Agron Jashari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agron-jashari/ Poezi Laberia News Mon, 21 Sep 2020 16:05:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Agron Jashari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/agron-jashari/ 32 32 Ti ke lind me fat – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/09/21/ti-ke-lind-me-fat-agron-jashari/ Mon, 21 Sep 2020 16:05:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12630 TI KE LIND ME FAT …të dëshpëruar, ata po flisnin mes vete; “Sa pa fat...

The post Ti ke lind me fat – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI KE LIND ME FAT

…të dëshpëruar, ata po flisnin mes vete;
“Sa pa fat kam lindur” tha i pari
“Ne kemi fatin e zi” thanë i dyti e i treti
I katërti rënd psherëtiu, sikur nga halli!

Ankoheshin, qaheshin,
Thonin se vuajtja s’iu nda kurrë
Nga sharjet e mallkimet s’përmbaheshin,
Thonin:”s’e kem gjuajt Zotin me gur”

Zoti kish qenë duke i dëgjuar,
Dhe i foli nga atje lartë, nga qielli,
“Zemrën dhe mendjën duhet pastruar,
S’ka fat dinaku dhe dembeli”

“Me fat e shanse, të gjithë i krijova,
Pa çka se fatet e shanset ndryshe ngjajnë,
Me t’njejtën dashuri të gjithë i bekova,
Por ja që fatin disa m’a shajnë!”

“Puno me mendjën, me zemrën puno,
Shpërlaji dhe mbushi përditë, përnatë,
Guxo, beso, dashuro, kupto,
Secili ka lindur me shumë fat!..

@gron.jashari

The post Ti ke lind me fat – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vlera – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/vlera-agron-jashari/ Thu, 27 Aug 2020 21:30:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11761 Vlera …dhe dielli s’ka sesi e ngroh, atë që gjithmonë rri nën hije, e çfarë...

The post Vlera – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vlera
…dhe dielli s’ka sesi e ngroh,
atë që gjithmonë rri nën hije,
e çfarë do mund ti bënte përshtypje,
një njeriu pa shije!?

nga ai, që as Zotit si përkulet,
mos kërko kurrë vlerësim,
fundja, kush mund ta bind një poçar,
sa vlerë ka një piano a një violinë!?.

@gron.jashari

The post Vlera – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mikja verë – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/mikja-vere-agron-jashari/ Thu, 27 Aug 2020 21:00:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11748 Mikja verë …a ma njihni mikën më t’mirë, që dhe Krishti e ka bekuar, që...

The post Mikja verë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mikja verë
…a ma njihni mikën më t’mirë,
që dhe Krishti e ka bekuar,
që s’të le vetëm e s’të braktis,
dhe kur miqtë të kanë harruar.

a ma njihni mikën besnike,
që një nga një, hallet mi vret,
që Muhamedi më ka premtuar,
se në parajsë ajo më pret!..

@gron.jashari

The post Mikja verë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/vajza-qe-udhetonte-me-tren-agron-jashari/ Sun, 23 Aug 2020 05:03:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11449 Vajza që udhëtonte me tren …në sy, ia sheh shpirtin asaj, të butë, të pastër,...

The post Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza që udhëtonte me tren

…në sy, ia sheh shpirtin asaj,
të butë, të pastër, mbushur dashni,
n’atë fytyrë të çiltër, të pa faj,
nuk përshkruhet ajo hijeshi.

për të, çdo ditë dal nga liqeni,
në orarin, kur ajo andej vjen,
dhe përtej xhamit, është kaq magjepse,
ajo vajza, që udhëton me tren.

s’e di, a nga qëndrimi, a nga fustanet,
a nga buzëqeshja e saj unikate,
s’e thërras në emrin e saj të bukur,
e quaj “zunjusha aristokrate”!..

@gron.jashari

The post Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Mikja” – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/mikja-agron-jashari/ Sat, 01 Aug 2020 09:27:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10432 “Mikja” një “mike” kam pasur dikur, që jeta e kish rrahur shpesh, më thoshte, se...

The post “Mikja” – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Mikja”

një “mike” kam pasur dikur,
që jeta e kish rrahur shpesh,
më thoshte, se unë i qetësoja dhimbjet,
se unë e rimbushja me shpresë.

pastaj një ditë, ajo “gjeti” lumturinë,
dhe më kurrë nuk u bë e gjallë,
asnjëherë më, s’më pyeti si isha,
në kisha gëzime, brenga a ndonjë hall!?

dhe pas një kohe, “mikën”,
e kish vrarë keq lumturia e vet,
dhe çuditërisht i kish kthyer kujtesën,
e shpejt adresën më kish gjet’.

  • eh miku im i shtrenjtë, – më tha,
  • mehlemi i plagëve të mia,
    a e di se tashmë kam vdekur,
    më ka vrarë dashuria!?

po e shikoja ashtu, pa folur,
dukej e humbur, e çorientuar,
po mendoja, çfarë epiteti meriton një njëri,
kur kujtohet për ty, veç kur e kanë poshtëruar!?

@gron.jashari

The post “Mikja” – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/ata-agron-jashari/ Fri, 31 Jul 2020 10:24:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10382 Ata ata nuk kishin lexuar “Rubairat”, dhe as që e njihnin Shekspirin, por si fëmijë,...

The post Ata – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata

ata nuk kishin lexuar “Rubairat”,
dhe as që e njihnin Shekspirin,
por si fëmijë, kishin lidh besë,
që të dy së bashku,
të bënin një fat.

mentaliteti absurd,
fatin e tyre e ndau në dysh,
koha eci më shpejt se ç’e kishin menduar,
pleqëria i kishte bërë të dy
të ecnin me shkop,
por dashurinë nuk ua kishte zbehur.

pas kaq kohësh ata u panë,
dhe menjëherë e njohën njëri-tjetrin,

vetëm me një shikim,
ata përsëri u bënë të rinjë,
dhe u ulën pas mullarit me kashtë,
e lanë, që dashurinë e tyre
ta rifillonin në parajsë.

@gron.jashari

The post Ata – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ke vendosur që të shkosh – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/29/ne-ke-vendosur-qe-te-shkosh-agron-jashari/ Wed, 29 Jul 2020 21:41:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10320 Në ke vendosur që të shkosh …në ke vendosur që të shkosh, sado t’më dhemb...

The post Në ke vendosur që të shkosh – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ke vendosur që të shkosh

…në ke vendosur që të shkosh,
sado t’më dhemb ky largim,
s’do kërkoj, ende të qendrosh,
se lutjet, se mbajn në jetë dashurinë

do të vij, të të shoh fshehtas,
sa herë zemra te ti t’më shpie,
do pranoj të mekëm nga malli,
po në gjunjë nuk do të bie.

kam dëgjuar për njerëz si ti,
që ikin fshehtas, nepër natë,
që shkelin premtime e betime,
e që s’mund të dashurojnë gjatë!..

@gron.jashari

The post Në ke vendosur që të shkosh – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja dallendyshe – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/26/eja-dallendyshe-agron-jashari/ Sun, 26 Jul 2020 11:53:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10264 EJA DALLËNDYSHE I Edhe këtë fillim pranvere, unë shetis në të njejtat vende, në lëndinat...

The post Eja dallendyshe – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EJA DALLËNDYSHE

I
Edhe këtë fillim pranvere,
unë shetis në të njejtat vende,
në lëndinat me plot lule,
dhe e pres ardhjen tënde.

dhe kur turmat e dallëndysheve,
shfaçen lartë, në qiellin blu,
mes atyre qindëra-mijërave,
unë kërkoj sytë e tu.

ti mos u sorollat nëpër dritare,
as nga streha në strehë,
eja ti në zemrën time,
se çerdhën tënde këtu e ke.

unë e ndiej se ti po vjen,
ardhjën tënde, mirë e di,
por s’e kuptoj pse po vonon,
mos vallë ke ndonjë vështirësi?

nëse rrugës të ka zënë stuhia,
mot i lig a shi i ashpër,
ma lësho vetëm një zë,
dhe menjëherë do më kesh afër.

II
jo unë kurrë s’do të hutohem,
krahët e tu mirë i njoh,
sikur ti, s’fluturon asnjëra,
sikur ti, asnjë s’më do.

le të vijnë dallëndyshet,
turma-turma e radhë-radhë,
po zemra ime do të hapët,
veç për dallëndyshen bardhë.

le të vijnë dallëndyshet tjera,
le të trokasin gjatë tek porta,
po në zemrën time s’do gjejnë vend,
se ajo është veç e jotja.

III
dhe posa ty, do të vërej,
fluturim mbi retë e bardha,
zemrës sime do i vë krahë,
që ajo të të dal përpara.

dhe në çastin që do të arrish,
do të them të çlodhesh pak,
në çerdhën tënde të paprekur,
në çerdhën që të priti gjatë.

të çlodhesh e të fitosh forcë,
e t’i harrosh ditët e vetmisë,
se një rrugë e re, neve na pret,
rruga jonë e lumturisë.

@gron.jashari

The post Eja dallendyshe – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Opsion i dytë – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/25/opsion-i-dyte-agron-jashari/ Sat, 25 Jul 2020 20:01:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10217 Opsion i dytë …kam bërë kilometra e kilometra, vetëm nga afër, një fytyrë për të...

The post Opsion i dytë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Opsion i dytë

…kam bërë kilometra e kilometra,
vetëm nga afër, një fytyrë për të parë,
kam përzgjedh fjalë, kam shkruar letra,
kam pranuar, se më përvëlon një mall.

i kam rënë telefonit sa e sa herë,
për të dëgjuar një zë, që m’dukej melodi,
në lokalin e lagjës së saj, mbështetur në derë,
me orë të tëra kam prit, gjersa ajo andej të vij.

kam zgjedh vargje, rima, metafora, me kujdes,
pa lajka i kam bërë, komplimentet më epike,
jam munduar ta bëj, të ndihej si princeshë,
jam munduar ta bind, se është femër unike.

e një gjë, s’kam mundur e lejuar ta bëj kurrë,
të përul dinjitetin tim, të veshur me krenari,
si ç’kam parë të bëj, një i dobët e një i paburrë,
gjoja për të dëshmuar një dashuri.

më është drithëru, fort e fort kjo zemër,
më është tharë goja, m’kanë ngec fjalë në fyt,
por kurrë në jetë, s’kam dashuruar një femër,
për të cilën kam qenë, opsion i dytë!..

@gron.jashari

The post Opsion i dytë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam pirë verë përsëri – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/23/kam-pire-vere-perseri-agron-jashari/ Thu, 23 Jul 2020 18:12:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10175 Kam pirë verë përsëri …kam pirë verë, përsëri, verë të pastër si kristal, e ç’më...

The post Kam pirë verë përsëri – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam pirë verë përsëri

…kam pirë verë, përsëri,
verë të pastër si kristal,
e ç’më jep një liri,
në këtë botë, plot me të marrë.

kam pirë verë, përsëri,
verë me aromë e shije t’mirë,
e ç’më jep një qetësi,
në këtë botë plot me debilë!..

@gron.jashari

The post Kam pirë verë përsëri – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>