Ti ke lind me fat – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI KE LIND ME FAT

…të dëshpëruar, ata po flisnin mes vete;
“Sa pa fat kam lindur” tha i pari
“Ne kemi fatin e zi” thanë i dyti e i treti
I katërti rënd psherëtiu, sikur nga halli!

Ankoheshin, qaheshin,
Thonin se vuajtja s’iu nda kurrë
Nga sharjet e mallkimet s’përmbaheshin,
Thonin:”s’e kem gjuajt Zotin me gur”

Zoti kish qenë duke i dëgjuar,
Dhe i foli nga atje lartë, nga qielli,
“Zemrën dhe mendjën duhet pastruar,
S’ka fat dinaku dhe dembeli”

“Me fat e shanse, të gjithë i krijova,
Pa çka se fatet e shanset ndryshe ngjajnë,
Me t’njejtën dashuri të gjithë i bekova,
Por ja që fatin disa m’a shajnë!”

“Puno me mendjën, me zemrën puno,
Shpërlaji dhe mbushi përditë, përnatë,
Guxo, beso, dashuro, kupto,
Secili ka lindur me shumë fat!..

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com