Ali Halim Tahiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ali-halim-tahiri/ Poezi Laberia News Sat, 19 Jun 2021 21:10:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ali Halim Tahiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ali-halim-tahiri/ 32 32 Gjaku t’dha emër liri – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/gjaku-tdha-emer-liri-ali-halim-tahiri/ Sat, 19 Jun 2021 21:10:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20135 Gjaku t’dha emër liri Duke ngarend në rrugetim për liri, ai nuk i shpëtoi rrëbeshit...

The post Gjaku t’dha emër liri – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjaku t’dha emër liri

Duke ngarend në rrugetim për liri,
ai nuk i shpëtoi rrëbeshit të snajperistëve kundërshtar.
Të shtënat e tyre vinin në drejtim të njerëzve të virgjër të lirisë së para prekur.

Operacioni Shigjeta,
kërkonte betejë me trima,
çë ata ti ecnin fitorës vertikalisht.
Këtu u lartësua n’flamur të altarit trimi Bafti Haxhiu,i pa gjunjëzuar kurrë familjarisht.
Ai shkoj përtej lavdie, me ata t’mdhajt e ajkës kombit.
E neve t’vegjlëve për t’naj lënë kujdestarinë e lirisë së bardhë.

Arif ty e shokëve tuaj,Baftiu ju porositi,t’vini me histori t’prekur,
nga Pashtriku n’Karadak.
Që malet e kodrat t’ua rrafin gjoksin e trimërisë.
Dhe gjithë fisnikëve t’vendit,çë kishit lindur n’kohën e duhur.
Për t’ju rreshtuar kalvarit të ushtrisë me tri shkronja t’arta,
për liri t’madhe të Atdhet.

(Kushtuar dëshmorit të kombit Bafti Nexhip Haxhiu
Skifteraj.Viti
I përjetsuarë në Pashtrikun e Shqipërisë së Re)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
26.05.2021

The post Gjaku t’dha emër liri – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimi me kurorë lirie – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/trimi-me-kurore-lirie-ali-halim-tahiri/ Sat, 19 Jun 2021 20:43:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20119 Trimi me kurorë lirie Nga Gjeneva prej mërgimi. N’flakë t’lirisë erdhe ti Kenan Halimi. Në...

The post Trimi me kurorë lirie – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimi me kurorë lirie

Nga Gjeneva prej mërgimi.
N’flakë t’lirisë erdhe ti Kenan Halimi.
Në moshë t’njomë na nderove.
Lirinë Kosovës ja ëndërrove.

Ti vigan i shenjtë Shqipërie.
Bir i shtrenjtë Dardanie.
Zemërmadh me forcë trimërie.
Pushka jote jehonë lirie.

Suharekë e gëzofshë çlirimin.
Në shumë mote paçë gëzimin.
Kështu ty ta dha betimin.
Lirisë madhe i dha kremtimin.

Skifteraj i yni gjithëherë faqebardhë.
T’freskët dëshmorin n’gji e mbanë.
Ta dha jetën edhe nderin.
Shkollës sonë ja fale emrin.

Babë Idrizi ballë krenar.
Biri yt u lartësu n’altar.
Me nam t’madh në histori.
Panteon drite në liri.

(Kushtuarë dëshmorit të kombit Kenan Idriz Halimi.
Skifteraj.Viti)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
13.06.2021

The post Trimi me kurorë lirie – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me sy kah lugina – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/05/23/me-sy-kah-lugina-ali-halim-tahiri/ Sun, 23 May 2021 12:25:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19776 Me sy kah lugina Kur u dha kushtrimi për liri. U rreshtove n’dy ushtri. Me...

The post Me sy kah lugina – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me sy kah lugina

Kur u dha kushtrimi për liri.
U rreshtove n’dy ushtri.
Me betimin për Shqipëri.
I madhi trim Nijazi.

Me pushkë n’krah me t’bardhin shpirtë.
Pas lirisë vrapove ç’do ditë.
Në shumë lufra e n’beteja.
Trim i rrallë si rrufeja.

Luftove burrë pa u ndal.
Me armikun ballë për ballë.
Me njëzetë e gjashtë mars dymijëenjë,n’Stanec t’Preshevës u ndal dielli.
Altarin e lirisë e puthe ti i madhi Nijazi Azemi.

Trimi i jonë mjekërr Skënderbe.
Hero i kombit n’epokë të re.
Rrallë si ti i lindin atdheut.
Me i marrë n’gji toka e mëmëdheut.

Pusho vigan n’qendër të Vitisë.
Me i ba dritë edhe Çamërisë.
Me shtatore t’madhështisë.
Luftëtar i zjarrit t’lirisë.

Morre nderin edhe namin.
N’mujin mars ke flakadanin.
Aty t’vijnë gjithë Shqipëtaria.
T’vijnë Shqiptarët nga Turqia.

Pusho i qetë n’tokë të Dardanisë.
Me gjak trimave të lavdisë.
Në qiell t’kaltër t’lajmron shqiponja.
Përjetësisht Kosova e jona.

(Kushtuar dëshmorit të kombit Nijazi Ramush Azemi-komandant Mjekrra)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
26.12.2020

The post Me sy kah lugina – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimi i Republikës – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/trimi-i-republikes-ali-halim-tahiri/ Sat, 08 May 2021 08:53:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19429 Trimi i Republikës O gjeneral-major i Malishevës s’Karadakut. Me t’bijtë e Dukagjinit t’Llapit e t’Gollakut....

The post Trimi i Republikës – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimi i Republikës

O gjeneral-major i Malishevës s’Karadakut.
Me t’bijtë e Dukagjinit t’Llapit e t’Gollakut.
Të Shalë Bajgorës t’Shqipërisë t’Iliridës e t’Malësisë të rreshtuar n’kalvarin e ushtrisë.
Ju dhat kushtrimin për tokën e Shqipërisë.

Liria e gëzoi kupen e qiellit.
Nga nëna Merrushe që dha dritën e diellit.
Me trimërinë e djalit të hoxhë Ramadanit.
Lirshëm shetismi edhe në buzë t’Vardarit.

Ti Kosovë me Shqipërinë mëmë.
Mbaj në gji gjithë dëshmorët e rënë.
E shtrenjëta Dardani dymijë vjet kërkove liri.
Për ti dhënë nderin t’lashtës Iliri.

Loti mos u ndaltë deri në amshim.
Abdulla Tahiri bir i kombit tim.
O hero argat i tokës sonë.
N’flamur t’përjetësisë të kemi gjithëmonë.

(Kushtuar dëshmorit të kombit heroit të Kosovës.Abdullah Ramadan Tahiri.)

Ali HalimTahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
Kosovë.

The post Trimi i Republikës – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lajmëtari i lirisë n’Gjilan – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/05/06/lajmetari-i-lirise-ngjilan-ali-halim-tahiri/ Thu, 06 May 2021 12:52:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19406 Lajmëtari i lirisë n’Gjilan I pa gjunjëzuar kurrë. N’beteja bashkë me flamur. E dashte Shqipërinë,ti...

The post Lajmëtari i lirisë n’Gjilan – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lajmëtari i lirisë n’Gjilan

I pa gjunjëzuar kurrë.
N’beteja bashkë me flamur.
E dashte Shqipërinë,ti i madhi burrë.
Zilinë ta kanë,dru e gur.

O nderi i kombit,mulla Idriz Gjilani.
Komandant i luftës,vigan legjendari.
Me pushkë n’krah e Kur’an n’dorë,prijës vatani.
Ti Rilindas i Dardanisë hoxhë dijetari.

Luftëtarë i betejës së Kitkës.
Bashkë me fatosat në ditën e shqipës.
Pushka e juaj i dha nderë Zarbincës.
Ti fanar lirie,ylli jonë i dritës.

Uragan i fjalës n’kohë të kryengritjes.
Pushka jote vulë,me plot besë.
Ti biri fisnik i Velekincës.
Trim,me gjoks fortesë.

Pesëdhjetë vjet më vonë.
Në Gjilanin e bukur,flamuri t’valon.
Shtatorja e jote n’shekuj do jetonë.
Ka flitet shqip,historinë ta shtrojmë.

Pusho i qetë,n’tokën me liri.
Amaneti i radhës gisht e sy n’Preshevë e n’Çamëri.
Bashkojmë gjeografinë edhe me Malësi.
Me Shkup e Tetovë, me nënën Shqipëri.

(Kushtuar,luftëtarit të Shqipërisë Etnike,heroit të Kosovës dhe gjithë Shqipëtarisë, mulla Idriz Hajrullahu-Gjilani.
Trimit të Karadakut legjendar,i cili nuk e lakmoi jetën e parë për as një çmim vetëm të jetësohet Shqipëria Normale)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj Viti
Shqipëri Veriore
O4.05.2021

The post Lajmëtari i lirisë n’Gjilan – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flas me diellin – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/05/01/flas-me-diellin-ali-halim-tahiri/ Sat, 01 May 2021 20:21:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19356 Flas me diellin Mi huazo rrezet n’trup deri n’kocka. Me ato t’mira që i ke...

The post Flas me diellin – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flas me diellin

Mi huazo rrezet n’trup deri n’kocka.
Me ato t’mira që i ke nga toka.
Paça dashuri për herë në ty.
Pa urrejtje e kurrë met fy.

Mos e bëjë ftyren si zjarr baroti.
Në kohëra të turbullta nëse t’ndyshon moti.
Njerëzimit nuk dua ti vjen mjerimi as edhe gjunjëzimi.
Idua n’shpirt të dlirë me dita gëzimi.

Ju planete të shumëta qiellore.
Ma ruani membranën tokësore.
Mos na bëni çë t’jem n’valle si ata lakmiqarë.
E urrej njerzimin nëse janë t’përqarë.

Pra kurrë n’kusari mos ndëgjofsha gëzime.
N’sy mos i pafsha kujt lot e hidhërime.
Koha t’faqoset me bohem t’zemrës.
Revoltë të tregoj vetëm maja e penës.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti.
28.04.2021

The post Flas me diellin – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush jeni ju – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/04/28/kush-jeni-ju-ali-halim-tahiri/ Wed, 28 Apr 2021 16:38:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19309 Kush jeni ju Pashë njëmijë ëndërra reale, në qytetin e njëmijë dritareve. Se përfundimisht gjeli...

The post Kush jeni ju – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush jeni ju

Pashë njëmijë ëndërra reale,
në qytetin e njëmijë dritareve.
Se përfundimisht gjeli n’karrocë ngordhi,për popullin e bardhë.
Më duket se po dridhet toka,në sh’pate.
Nga urrejtja patologjike,për popujt që nuk janë si ata.

Menduan,se nuk i takonim kësaj toke.
Aq më pak nuk e dinin veten,se ishin me flatra t’zeza.
Herakliti kur zbuloj zjarrin,gaboj rëndë.
Që nuk njohu,këtë popull kuajsh pa frena.

Ç’do kush që mendoj,me lavru n’tokën tonë djerrinë.
As që arriti kurrrë,të mbjelle e të hajë vetë.
Sepse djepi dhe toka jonë,janë puthë bashkë.
Dhe kurrë nuk do të ndahen,pa mbaru universi.

Për ate është bota e jonë.
Se kur u krijua,u ndërtu së bashku me ne.
Dhe ne do të jemi kujdestar,në spektaklin natyror.
Ndërsa atyre do ju dalin,sytë nga streha e ballit duka parë të kqijat e veta.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
25.04.2021

The post Kush jeni ju – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flaturoi n’janar t’lavdisë – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/04/21/flaturoi-njanar-tlavdise-ali-halim-tahiri/ Wed, 21 Apr 2021 20:55:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19209 Flaturoi n’janar t’lavdisë N’Janar t’acartë,te lagjja e Gavranit. Trim Reshat Ymeri, djalë i Zeqë Gjilanit....

The post Flaturoi n’janar t’lavdisë – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flaturoi n’janar t’lavdisë

N’Janar t’acartë,te lagjja e Gavranit.
Trim Reshat Ymeri,
djalë i Zeqë Gjilanit.
N’ilegale,është betu.
Për atdhe me luftu.

Në ç’do shtëpi,n’lagje po shkon.
Rininë mirë,po e organizon.
Dojmë me dalë në protesta.
Se Serbia po ban festa.

Me dhunë,naj morri kushtetutën.
Nesër n,magje naj merr bukën.
Na kështu s’bën me duru.
N’demonstatë,duhet me u çu.

Milosheviç i krajlit Serbisë.
Ne jem t’bijtë, e Shqipërisë.
Nuk durojmë,me u poshtru.
Se kem adet,me u dorëzu.

Poshtë Serbi po bërtasin.
Se ne shqip,këtu do flasim.
Se Kosova është e jona.
Gjallë për s’gjalli sta dorëzojna.

Valon shqiponja,me dy krena.
Nga lashtësia,këtu ne jena.
Kështu vlonë,gjaku te Shqiptartë.
Se n’Iliri jemi të partë.

Djalë i njomë n’trup i kalitur.
Nga nënë Eshtrefja ai i rritur.
Kështu at ditë ishte qëndisë
Si shtizë flamuri i lavdisë.

Atje ku tregohej trimëria.
Shpejtë po shkojnë milicia.
E dashti plumbi këtë engjëll n’kurorë.
Me ju ba Gjilanit dëshmorë.

Në flakë t’janarit,trimi shkon.
Kadriun,Nuhiun e Rexhepin,i takon.
Gjak të njomë i dha lirisë.
Për me shku te burrat e lavdisë.

Kalvarit trimave,ju bashkangjit.
Në Gjilanin historik.
Në Janarin,e njëzetë e nëntë,t’vitit nëntëdhjetë.
Ra Reshati,mos me vdekë.

Me trup t’njomë e ftyrë të kuqe.
E ke ba Kosovën nuse.
Je n’bust bronzi,o hero burri.
N’kodër dëshmorëve
t’valon flamuri.

(Kushtuar dëshmorit të kombit.Reshat Zeqir Ymeri.
Gjilanasi i cili fitoj pavdeksinë me 29.01.1990,duke kundërshtuar marrjen e autonomise së Kosovës,nga shteti gjakatar i Serbisë)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri.Veriore
19.12.2020

The post Flaturoi n’janar t’lavdisë – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po vjen era Shqipëri – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/04/21/po-vjen-era-shqiperi-ali-halim-tahiri/ Wed, 21 Apr 2021 18:54:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19183 Po vjen era Shqipëri. Me Flatrat e Veriut t’shqiponjës Kosovë e prekur. Prej Kukësit me...

The post Po vjen era Shqipëri – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po vjen era Shqipëri.

Me Flatrat e Veriut t’shqiponjës Kosovë e prekur.
Prej Kukësit me aeroport të ri.
Gjithëherë nga armiqtë e ndjekur.
Tani n’shtëpitë tona vjen era Shqipëri.

Ti shkëmb krenar i Gjeravicës.
Ma ruaj nderin deri në Veri.
Që ti shofë ata t’bijtë e shqipes.
Nga hapsira qiellore përmbi.

Kontigjenti nga Londra vjen me arkiv padrejtësishë.
Me u kthy borgji i pabesisë.
N’prag koha për korigjim kufijshë.
Fundi mi ardhë këngës së tragjedisë.

Kukës i egzodit të nëntëdhjetë e nëntes.
Kullë e lartë fortesë,bilbilat mi lirove nga ai kafaz.
Që robërisë t’i vjen fundi me këtë dhuratë.
Për ta parë me sy kalvarin e komandant Ademit n’Prekaz.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
18.04.2021

The post Po vjen era Shqipëri – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krisma e lirisë – Ali Halim Tahiri https://poezi.laberianews.com/2021/04/18/krisma-e-lirise-ali-halim-tahiri/ Sun, 18 Apr 2021 07:17:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19138 Krisma e lirisë Dole si vetëtima në mal. Për një ideal t’lirisë së bardhë. I...

The post Krisma e lirisë – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krisma e lirisë

Dole si vetëtima në mal.
Për një ideal t’lirisë së bardhë.
I bukuri sypatremburi Kemajl.
Para muzgut mëngjesor ende pa u zbardhë.

N’trekëndëshin Lubishtë,Dërnaglavë e Vërban.
Eh mik të mirë të kisha dhe prap të kam.
Ti kah herë e urrrje at tiran.
Shumë hër këtë mendim sbashku e ndam.

Dhe për ate të erdha i parë n’Vërban.
Që ta shof at gjak të njomë.
Gjoksin vullkan e shpirt vigan.
Lakmi të kam,hajde jetët ti ndrrojmë.

Malet ku krise pushkën,ta dhanë dollinë.
O Krushk dasmor i lirisë n’kalendar.
N’Vërban fitove graden dëshmorë me lavdinë.
Në motin e nëntë dhjetë e nëntës n’Qershorin me behar.

Idealin e përfundove n’krenari.
Arditit birit tuaj i dhurove mbi një milion dashuri.
Ballë hapur,në at të bukuren ushtri.
Atdheut t’shenjtën liri,me të ëmblen pasuri.

Kështu pëfundove mik Kemajl Azizi.
Me at lumturi nënë Sala të rriti.
N’histori i lartësuar me at shtat si lisi.
Me bekime e n’trimëri babë Hamdiu t’kaliti.

Tani e jona jetë është më ndryshe.
Me kalvarin e shokëve tuaj n’altar.
Ti kështu jetën e deshe.
I madhi Kemajl miku im Shqiptarë.

(Kushtuar dëshmorit të kombit Kemajl Hamdi Azizi,lindur
25.04.1970 Lubishtë.
05.06.1999 Vëban. #UÇĶ
#ZOK,brigada 173″Gursel e Bajram Sylejmani” Viti)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
17.04.2021

The post Krisma e lirisë – Ali Halim Tahiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>