Trimi me kurorë lirie – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Trimi me kurorë lirie

Nga Gjeneva prej mërgimi.
N’flakë t’lirisë erdhe ti Kenan Halimi.
Në moshë t’njomë na nderove.
Lirinë Kosovës ja ëndërrove.

Ti vigan i shenjtë Shqipërie.
Bir i shtrenjtë Dardanie.
Zemërmadh me forcë trimërie.
Pushka jote jehonë lirie.

Suharekë e gëzofshë çlirimin.
Në shumë mote paçë gëzimin.
Kështu ty ta dha betimin.
Lirisë madhe i dha kremtimin.

Skifteraj i yni gjithëherë faqebardhë.
T’freskët dëshmorin n’gji e mbanë.
Ta dha jetën edhe nderin.
Shkollës sonë ja fale emrin.

Babë Idrizi ballë krenar.
Biri yt u lartësu n’altar.
Me nam t’madh në histori.
Panteon drite në liri.

(Kushtuarë dëshmorit të kombit Kenan Idriz Halimi.
Skifteraj.Viti)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
13.06.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com