Ardita Lajçi-Gjocaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ardita-lajci-gjocaj/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 10:36:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ardita Lajçi-Gjocaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ardita-lajci-gjocaj/ 32 32 Ti – Ardita Lajçi-Gjocaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/ti-ardita-lajci-gjocaj/ Sat, 16 May 2020 10:36:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6253 Ti U rrita me buzëqeshjen mes lotësh, Me lumturinë që lulëzoi mbi dhimbje, Më trimërinë...

The post Ti – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti

U rrita me buzëqeshjen mes lotësh,
Me lumturinë që lulëzoi mbi dhimbje,
Më trimërinë që e mundi frikën.
Shuaja etjen më lotin tim të kripur,
E ngopa barkun më thërrmia shprese
Ujita shpirtin më djersën time!
Me ankth mbulohesha netëve të gjata..?!!
Rinia më ngeli nëpër rrugicat e fatit.
E ti sot, ma vret buzëqeshjen!
E ti sot, mi prangos ëndrrat!
Ti ..po po ti, që nuk ngopesh dot!
Ti , që më shikon më përbuzje e neveri!
Ti ,që fshihesh pas kollares!
Ti ,që ma rrëmbeve dheun ndër këmbë!
Pa më thuaj …?
A ta pata borxh !?
Aq sa ke të drejtë ti, kam edhe unë!
S’jam i varfër unë, që mbështillem me lecka,
Shpirti im ka thesar dinjitetin tim.
I varfër është shpirti yt, i tkurrur nga verbëria
Nuk të kam inat, as nuk të urrej!
Nuk e kam për zakon ta mallkoj vëllanë,
Më beso,më vjen keq për ty,
Për gjurmët e turpit, që i le prapa!
Të çmova,për atë që kam menduar se ishe!
Tani njoh vetëm portretin tënd, të akullt.
Uroj të zgjohet një ditë ndërgjegjja jote,
E t’i gris ëndrrat, që ndërtove mbi kurrizin tim!

Ardita L-Gj

The post Ti – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë – Ardita Lajçi-Gjocaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/edhe-gjakun-e-trupit-e-kisha-dhene-ardita-lajci-gjocaj/ Wed, 29 Apr 2020 19:36:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5110 Ardita Lajçi- Gjocaj Istog- Kosovë Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë, veç ta shikoj...

The post Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ardita Lajçi- Gjocaj
Istog- Kosovë

Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë,
veç ta shikoj lumturinë në sytë e tu.
Kafshatën e fundit në sofrën e zbrazët,
merre bir,
jeto në barkun e uritur t’jetës, por me nder.

Me gjak e lamë këtë vend
Këta frikacakët, që hiqen trima
me duar t’përlyera e rrjepën,
Duke u jargavitur mbi ardhmërinë tonë.

Sa u dhemb
kur ua përplasë të vërtetën fytyrës
mundohen këmbën në fyt me ta vënë,
me ta rrjepë lëkurën deri në asht.
Me mujt edhe ajrin ta ndalin,
nuk t’lënë ditë me pa.

Ti s’ke faj,
Zemra për ty po më qan
Më fal bir, nuk mund të tjetërsohem
Ta shkel fjalën e dhënë,
I jam betuar vetes, bukën e turpit nuk e ha.

Përbuzjet më vrasin,
dhimbjet i duroj.

The post Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ishe ti..? (Kushtuar femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë) – Ardita Lajçi-Gjocaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/ku-ishe-ti-kushtuar-femrave-te-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove-ardita-lajci-gjocaj/ Wed, 26 Feb 2020 15:17:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=742 KU ISHE TI? Ku ishe ti..? Trim i prapaskenave, që në fushëbetejë tjetërsohesh? Ku ishe...

The post Ku ishe ti..? (Kushtuar femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë) – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU ISHE TI?

Ku ishe ti..?
Trim i prapaskenave,
që në fushëbetejë tjetërsohesh?

Ku ishe ti?
Atëherë kur rënkimi im, ra n’vesh t’shurdhër
E nuk kisha një dorë fati t’më përkëdhelë.

Kur mizorisht u çnjerëzua dinjiteti im
Me njolla gjaku ma përlyen vellon pafajësisë,
Ëndrrat m’i grisën, në shpirt m’i kanë vrarë
Thërrmia shpirti m’u copëtuan para këmbëve,
U bënë copë-copë.

Më forcën e fundit çava mjegullat e fatit,
Në rrugët e shpresës u zvarrita këmbadoras.
Gjurmët e plagëvë në trupin tim,
Si hije do t’më përcjellin deri në amshim.

Tani ti, demon i ferrit tim,
Me vret dita-ditës ngapak
M’poshtëron më shumë se ç’jam poshtëruar
Si krimb gjurmon plagëve, që kurrë nuk u mbyllën.

E sheh,
kam vdekur brenda gjymtyrëve të gjalla,
Jamë lodhur nga indiferenca jote,
Mezi mbaj edhe lëkurën time.

Ti mund t’i dëgjosh rrahjet e zemrës
Por s’mund t’i kuptosh dhimbjet ne krahëror
Që ma kanë rrënuar shpirtin, deri në gërmadha
E m’kanë shndërruar në grimcë pluhuri pa jetë,
që veç sillet nëpër erë.

Ndër damarët ku rrjedh jeta,
ndjej veç dhimbjen,
që ma vret deshirën të jetoj.
Si qiriu shkrihem tretem,
e djeg veten dalëngadalë.

Tani,
më lër ndër të fshehta monopate,
të harruar pas mjegullës mortore,
Atje ku do të tretem e hi do të bëhem!

A. L-Gj

Kushtuar femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

The post Ku ishe ti..? (Kushtuar femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë) – Ardita Lajçi-Gjocaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>