Ardjana Dragoi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ardjana-dragoi/ Poezi Laberia News Sat, 30 May 2020 20:08:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ardjana Dragoi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ardjana-dragoi/ 32 32 Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/poeti-lind-qe-te-jetoje-ardjana-dragoi/ Sat, 30 May 2020 20:08:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7368 POETI LIND QË TË JETOJË Asnjëherë nuk dua të dëgjoj Kur vdes diku ndonjë poet...

The post Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETI LIND QË TË JETOJË

Asnjëherë nuk dua të dëgjoj
Kur vdes diku ndonjë poet
Atij , që fjala i gjëmoj
Atij , që shpreh një realitet.

Asnjëherë nuk dua ta pranoj
Që më në studio s’do ketë dritë
Kur shpirti i tij të fluturojë
Do qajnë dhe librat atë ditë.

Kur ta mësoni , mos ma thoni
Unë gjithsesi s’do ta pranoj
Iu them dhe ju : mos e besoni
Poeti lind që të jetojë!

ARDJANA DRAGOI

The post Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/ne-ardjana-dragoi/ Sun, 24 May 2020 16:16:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7017 NE Ne ishim grindur, disa herë Mëri na ndodhte të mbanim gjatë Vendimet krejt i...

The post Ne – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NE

Ne ishim grindur, disa herë
Mëri na ndodhte të mbanim gjatë
Vendimet krejt i merrnin prerë
Të dy rrebelë ishim në fakt!

Të dy i ngjanim një stuhie
Unë erë e fortë , ti cunam
Mes dy përplasjesh krenarie
Ato fituan , ne u ndamë!

ARDJANA DRAGOI

The post Ne – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo është e vërteta – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/kjo-eshte-e-verteta-ardjana-dragoi/ Sun, 17 May 2020 04:45:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6432 KJO ËSHTË E VËRTETA Mbaj ca vite mbi shpinë dhe një shpirt të trazuar Bëj...

The post Kjo është e vërteta – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KJO ËSHTË E VËRTETA

Mbaj ca vite mbi shpinë dhe një shpirt të trazuar
Bëj jetë të vështirë, me ëndërra ngarkuar
E desha këtë jetë dhe kur s’më dha gjë
Ia desha çdo rrugë , ku qava nën zë!

Jam përsëri unë , nuk mund ta besoj
Dhashë pak apo shumë , asgjë nuk ndryshoj
Lëkura m’u regj , tek mblidhja veç gurë
Në rrugët e jetës , pa bërë gabim kurrë!

Mëso dhe beso që t’ia dalësh vetë
Dëshira mos zgjo kur nuk iu jep jetë
Në sa rrugë ka jeta, ti s’mund të kesh fat
Kjo është e vërteta që ne e mbajmë largë!

ARDJANA DRAGOI

The post Kjo është e vërteta – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/optimizem-dhe-indiference-ardjana-dragoi/ Sat, 16 May 2020 11:37:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6284 OPTIMIZËM DHE INDIFERENCË Në rrugën e jetës nuk do shkoj trishtuar Sepse e di ,...

The post Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
OPTIMIZËM DHE INDIFERENCË

Në rrugën e jetës nuk do shkoj trishtuar
Sepse e di , që jeta është kjo
Të hedh e të pret , në qindra mënyra
E ti përsëri mbetesh po “Ajo”!

Në shiun e lotëve nuk strehoem
Bashkudhëtare , loti s’do më ketë
Tutelës së dhimjes s’i nënshtrohem
Sido që të më vish , e shtrenjta jetë!

Do të përqafoj me krahë shprese
Dhe shpenguar do të shkoj drejt fatit tim
Do të dashuroj , pa komplekse
Edhe pse ndonjëherë ti bëhesh rutinë!

Në stacione pritjesh , s’do të rrij vetmuar
Sepse e di që vetmia vret
Prandaj e shpërfill duke e sfiduar
Me optimizëm dhe indiferencë!

ARDJANA DRAGOI

The post Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/kete-mengjes-te-ndjeva-prane-ardjana-dragoi/ Wed, 29 Apr 2020 20:07:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5143 KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË Këtë mëngjes e përqafova Me një shikim mbi tavolinë Teksa...

The post Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË

Këtë mëngjes e përqafova
Me një shikim mbi tavolinë
Teksa e putha e lëshova
Në vend të vet fotografinë.

Këtë mëngjes të ndjeva pranë
Sikur atëherë , ishe në jetë
Ndonëse ky shpirt , nga brenda qan
Sa herë të flas edhe ti hesht.

Ta fshiva ballit , lotin tim
Që krejt pa dashje ra mbi xham
E lash në vend fotografinë
Këtë mëngjes , të ndjeva pranë.

ARDJANA DRAGOI

The post Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/bagazh-i-jetes-ardjana-dragoi/ Mon, 27 Apr 2020 18:12:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5021 BAGAZH I JETËS Bagazh i jetës, i ngarkuar Valixhja më nuk m’i nxë hallet Një...

The post Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BAGAZH I JETËS

Bagazh i jetës, i ngarkuar
Valixhja më nuk m’i nxë hallet
Një jetë me të kam udhëtuar
Ky shpirt e di , se si po mbahet!

Një dorë më dhemb, tjetra gjymtuar
Këmbët nuk dijnë ku të më çojnë
Mbeta stacioneve duke vrapuar
E përsëri , mbërrij shumë vonë!

Në rrugë takova dhe udhëtarë
Por si valixhja ime nuk kish
E detyruar e tërheq zvarrë
Këpucët fati po m’i gris!

Do hyp diku , në ndonjë tren
Të heq ca halle prej asaj
Kaq shumë të rëndë, të mos e kem
S’e kam një jetë që po e mbaj!

Autore,
ARDJANA DRAGOI

The post Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/jemi-vdekatare-ardjana-dragoi/ Wed, 08 Apr 2020 23:03:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3869 JEMI VDEKATARË Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë Kush e kush më parë, të...

The post Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JEMI VDEKATARË

Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë
Kush e kush më parë, të arrijë fronë
Përgjatë udhës sonë, nuk shohim ku shkelim
Nuk na bëhet vonë, as për dinjitetin!

Të shohim sa shtypim, qoftë vetëm një herë
Nuk mund ta përtypim, në fyt do na ngelë
Diku do ta vjellim, diku do pështymë
Do kujtojmë të verbërin, si ia nxorrëm synë!

Në lëkurën tënde , nuk dhemb plagë e huaj
Atë që ti shëmbe, tjetër do ta vuaj
Jemi vdekatarë , por mbi ne , një Zot
Për të gjithë një radhë , ndaj mëndjen në kokë!

ARDJANA DRAGOI

The post Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ishim, ku jemi – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/ku-ishim-ku-jemi-ardjana-dragoi/ Wed, 08 Apr 2020 20:36:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3815 KU ISHIM..KU JEMI Kanë vuajtur më parë, ish prej varfërisë Bukën patën ndarë në mes...

The post Ku ishim, ku jemi – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU ISHIM..KU JEMI

Kanë vuajtur më parë, ish prej varfërisë
Bukën patën ndarë në mes vllazërisë
Helm edhe gëzim , së bashku i pritën
Hallit të njëri- tjetrit, në sofër iu gjindën.

Po sot , çka po ndodh: ku ishim, ku jemi
Me mirësi plot , por të lumtur s’jemi
Jemi për të qarë dhe me shtatpalë lot
Hallin për të ndarë , ke vetëm një Zot.

Ti nis të qash torbën , të tregojnë thesin
Dikush tund veç kokën, pas krahëve të qeshin
Djalli ka arritur të prekë çdo shpirt
Ç’fytyra pe sot , nesër mos i prit.

Asgjë si më parë nuk është më tani
Kjo botë është shpëlarë, gjer në çmënduri
Me njerëz të ftohtë, distanca të tëra
Nuk dinë ç’është radha , nuk dinë ç’është sëra.

Ikonat e gjyshërve më vijnë ndër mënd
Me fjalët e tyre , ar edhe argjënd
Kur shoh këtë botë , me pasuri plot
Nga jashtë gjithë nur, brenda mos o Zot!

Nuk dimë çka po ndodh , as ku do qëndrojë
Realiteti sot është katran me bojë
Të gjithë në një hall , ndodhemi dhe jemi
Jetojmë në luks por bëjmë jetë qeni!

ARDJANA DRAGOI

The post Ku ishim, ku jemi – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do mbaj xhaketën time të vjetër – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/do-mbaj-xhaketen-time-te-vjeter-ardjana-dragoi/ Wed, 18 Mar 2020 18:52:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1706 Sugjeruar nga Xheva Salihaj DO MBAJ XHAKETËN TIME TË VJETËR Nuk e kam mund aspak...

The post Do mbaj xhaketën time të vjetër – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

DO MBAJ XHAKETËN TIME TË VJETËR

Nuk e kam mund aspak të shkruaj
Por edhe heshtjen ta kthej në zë
Krahëve nuk hedh xhaketë të huaj
Se dhe të dua, nuk më nxë..

Unë jam dikush që kam jetuar
Dhe dhimbjen e kam bërë gëzim
Unë jam ajo, që kur kam shkruar
Ju kam dhënë shpirtin me poezinë..

Nuk më vë poshtë , djall i zilisë
Dua dhe miqtë të kenë suksese
I ndaj të mirët nga të liqtë
Vetëm me anë të një bisede..

E di që bota është e egër
Para të lan, mbrapa të shan
Do mbaj xhaketën time të vjetër
Që të më njihni se cila jam!

ARDJANA DRAGOI

The post Do mbaj xhaketën time të vjetër – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puno fort – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/02/23/puno-fort-ardjana-dragoi/ Sun, 23 Feb 2020 08:39:17 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=519 PUNO FORT Puno fort , e me dëshirë Dashuro, gjithçka që bën Rrezato kur s’ndihesh...

The post Puno fort – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PUNO FORT

Puno fort , e me dëshirë
Dashuro, gjithçka që bën
Rrezato kur s’ndihesh mirë
Thuaj fjalë që duhen thënë.

Puno fort, e lartësohu
Vetëm djersa bën karierë
Gjithë të tjerat , janë një shou
Realitet që qelbet erë.

Puno fort edhe këmbëngul
Pa e lënë veten mbas dore
Ka mënyra , janë pafund
Që mos shkosh në rrugë qorre.

Për zilitë , mos e vrit mëndjen
Mbrekullitë bëji veç ti
Le të fryhen e të çmënden
Ti prej tyre , merr fuqi!

Puno fort që të jetosh
Dhe ndërgjegjia mos të vrasë
Do vijë dita , do të shkosh
Por ndër gjurmë do të lesh vlagë!

ARDJANA DRAGOI

The post Puno fort – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>